Plumbi gjendet në mollëz pas 12 vjetësh

Një shqiptare që u plagos ndërsa ishte në gjumë në 1997 jetoi për 12 vjet me plumb në mollëz, pa e ditur që e kishte deri sa i doli në një radiografi.

Mrike Rrucaj u plagos ndërsa ishte në krevat në kohën e trazirave civile në 1997.

Por doktorët në atë kohë i thanë se plumbi i kishte dale nga mollëza dhe thjesht ia mbyllën plagën.

E vërteta u zbulua një javë më parë kur ajo humbi ndjenjat nga dhimbja. Më pas u pa se ajo kishte një plum 2.8 cm të gjatë.

"Isha mbuluar në gjak dhe im shoq më çoi në spital ku kishte shumë të tjerë," tregon ajo për vitin 1997.

"Por doktori më tha se plumbi kishte dalë dhe më pastroi plagën. Unë isha 28 vjeç dhe nuk ndjeva asgjë për 12 vjet. "

Fatos Olldashi, kryekirurg në spitalin ushtarak të Tiranës nuk fajësoi kolegun e tij që duhet të kishte patur më shumë kujdes në 1997 kur afro 2000 - 3000 vetë humbën jetën si rezultat i trazirave.

"Gjëja unike rreth rastit nuk është operaiconi, por fakti që ajo nuk kuptoi asgjë për 12 vjet, " i tha mjeku agjencisë së lajmeve, Reurters.

9 Komente

Kujt i thonë mollëz në shqip tani?

 

Ti E je bo italione që kur ke shku në Itali. Ke harru ene gjuhën shqipe... Nesër do të sjell librin e këndimit dhe abetaren e klasës së parë të mësosh nga pak shqip..........

Më erdhi ndërmënd mollzat e gishtrinjve, por mu duk e habitshme që t'i kishte ngelur plumbi atje pa e vënë re smiley ... gjithsesi, edhe në mollëzat e faqeve më duket pak e pabesueshme që të mos ta kishte ndierë... nëse ka qënë ndonjë pjesë tjetër e trupit, i thonë mullaqe smiley

Ka qene tu fjet gjume, ka shku ke daktori, daktori i ka thone te ka dale matone, i ka pastru plagen, e ka cu ke shpija!

Gruse s'huj i ka dhimt koka gjith kto vjet! smiley

Une s'do dojsha t'isha ai daktori k'to dite!

 

Konga thote:

Dy sahati i notes

Te erdha te porta

Zonin ta nigjojsha

Thojshe po m'dhem koka

Desha t'sjell daktorin Efi

M'vinte zor nga bota! smiley

t'i japim pak ngjyra politike dhe te mos harrojme:

"... në 1997 kur afro 2000 - 3000 vetë humbën jetën si rezultat i trazirave."

eshte bota jeta njeriut si me qene peshq liqeni...asnje s`mbajti pergjegjesi per keto jete...u denuan vetem ca trapa si zani e kulla...

Kujt i thonë mollëz në shqip tani?

Mollza e faqes pjesa e rrumbullaket e fytyres, poshte syve.

Por doktoret ne ate kohe i thane se plumbi i kishte dale nga molleza dhe thjesht ja mbyllen plagen..

 

Dhe ku i vajti plumbi kur i doli nga molleza o doktor Aishtain,xhiro neper koke,apo u merzit atje dhe i futi njetron?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).