Përtej së majtës dhe së djathtës

A ekziston vërtet një rrugë e tretë politike? A kishte të drejtë A. Giddens kur fliste me aq entuziazëm për të? Obama e solli sërish në vëmendjen e të gjithëve një debat të lënë pas dore, kohë më parë. Ky debat, më shumë për arsye thjesht politike, ka marrë shkas nga problematikat globale, me të cilat po ndeshet çdo ditë bota e sotme. Madje, teoria e gjetjes së një rruge të re për të bërë politikë, duket se përveç kundërshtarëve të panumërt, ka dhe profilin e saj "trendy", pasi së fundmi është mjaft e debatuar në qarqet e intelektualëve dhe politologëve në botë.

Duke parë zhvillimin historik të kapitalizmit, sidomos dy dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX dhe fillimet e këtij shekulli, nuk mund të mos vëresh një varg tiparesh të reja që ka marrë shoqëria post-kapitaliste e që mund ta përkufizojmë ashtu sikurse e ka përkufizuar dhe Alain Badiou, si epoka e një Rilindjeje të dytë (e para u hap me Kongresin e Vjenës, më 1815 dhe mbyllet pas revolucionit të 1848-ës). Përveç arsyeve ekonomike e sociale, ky paralelizëm ka natyrisht dhe arsyet ideologjike. Në vitin 1815 u pa qartë se në ecjen përpara të politikës, nuk mund të bazoheshe më dot apo të ripropozoje "zgjidhje" dhe mënyra robespierane, as të propozoje jus-natyralizmin barazitar, as rusoizimin e as utopizmin komunist. Lufta politike nuk mund të mbështetej më në sulmin kundër makinave për t‘iu rikthyer artizanatit. Atëherë politika nxori në dritë, në mënyrë objektive, të djathtën (D.Cortesi) dhe të majtën (Marksi). Por, duke parë këtë restaurim të ri të post-kapitalizmit, natyrisht mendja të shkon se politologët dhe politikanët e sotëm, duhet t‘u referohen përvojave; pra të shikojnë veprimet e mesit të shekullit XIX, ku politika zgjodhi një rrugë krejtësisht të re, të profilizimit të saj. Sot mendoj se duhet vepruar po njëlloj. Nuk ka pse, për hir të traditës, të kapemi fort pas saj, kur ajo vetë tashmë është e kapërcyer në kohë, por dhe në hapësirë. Po sjell më poshtë disa argumente:

Referuar ndryshimeve historike, e majta dhe e djathta, kanë përcjellë në rrugën e tyre, të djathta radikale, konservatore, të qendrës, ashtu si edhe e majta ka sjellë të majtën socialdemokrate, të majtën e qendrës etj., etj. Kështu mund të thuhet se demoni i ekonomisë së tregut ka falimentuar të gjitha rrymat politike, të cilat çdo ditë mundohen të reformojnë veten, në raport me post-kapitalizimin e sotëm. Polet e ndryshme, aleancat e qendrës nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të gjetur një "rrugëdalje" të re për politikën. Dhe sa më të stërholluara të bëhen këto përpjekje, aq më shumë indiferente bëhet bota ndaj kësaj politike, madje nuk është e pavend të them se kjo indiferencë mund të çojë papritur në një revoltë të pallogaritur ndaj politikës së vjetër.

E majta dhe e djathta i kanë përafruar programet, aq sa e djathta është bërë shumë sociale dhe e majta reformatore. Por jo vetëm kaq. Kapitalizmi i sotëm është një proces integrues. Globalizmi i ka dhënë demokracisë zhvillim të gjerë. Pothuaj asnjë komb, që në vitet 1900, nuk gëzonte të drejtën universale të votës. Në fillimin e këtij shekulli, 62.5% e të gjitha kombeve e gëzojnë këtë të drejtë.

Për shkak të globalizimit, shumë njerëz në botë tani jetojnë më gjatë se përpara, kurse standardi i jetës së tyre është shumë më i lartë. Stenli Joshan shkruan: "Globalizimi ka zbutur ndjenjën e izolimit, që e ka ndjerë pjesa më e madhe e botës në zhvillim, dhe shumë njerëzve atje u ka krijuar mundësi më të madhe për dije, madje më të madhe se sa të njeriut më të pasur në cilindo shtet në shekullin e kaluar".

Por nga ana tjetër problemet e mbetura, tashmë jo vetëm ngrihen në një stad të ri, por bëhen detyrimisht probleme globale. Uria, varfëria, racizmi, armatimi bërthamor, janë probleme po aq globale, sa dhe kriza ekonomike. Të gjitha së bashku i kanë dhënë politikës mundësinë e afrimit të së majtës e së djathtës. Dhe natyrisht po detyrojnë politikën të gjejë një rrugë tjetër për t‘ju përgjigjur kohës. A nuk po prodhon post-kapitalizmi i sotëm teori globale për t‘iu kundërvënë teorive të pacenueshme "të ekonomisë së tregut"?

Kapitalizmi po kritikohet nga të "djathtët" (E. Pound) apo nga të majtët (G. Lukacs) në një mënyrë pak a shumë të ngjashme, sepse problematikat janë tashmë të tilla. A është kjo një rrugë e tretë? Nuk ka rëndësi. Por me siguri do të jetë përtej traditës së majtë e të djathtë.

Le të vijmë në Shqipëri. Shqiptarët janë lodhur nga lojërat e politikës elitare me emërtime të majta apo të djathta. Konfigurimi majtas apo djathtas duket më shumë simbolik se sa real. Por Shqipëria ka përpara sfida të mëdha, të cilat nuk kanë as ngjyrën e kuqe, dhe as blu. Këto sfida janë lufta ndaj varfërisë për të siguruar standardet evropiane të jetës, arsimin dhe zgjidhje për problemet madhore kombëtare, si zhvillimi ekonomik i vendit dhe shfrytëzimi racional i resurseve natyrore etj. A nuk kërkon një konsensus kombëtar politika për t‘u dhënë zgjidhje këtyre sfidave? A nuk ka nevojë qytetari për t‘u ndjerë mirë në familjen e tij, me një jetesë të sigurt e me standard? Sigurisht! Këto sfida nuk janë në rrugën e së majtës, por nuk janë as në rrugën e së djathtës. Për këto, qytetari ka nevojë për një politikë tjetër. Ja pse një pakt kombëtar i politikës do të ishte ajo që vërtet u duhej shqiptarëve dhe jo thjesht rotacioni politik.

15 Komente

 në raport me post-kapitalizimin e sotëm

e? :O

Shpejt e shpejt:

1) Mungojne hollesite ne shkrim, permendet ne fund "pakti kombetar" por mbetet i paqarte.

2) "Paktin kombetar" e kemi tashme per ceshtje te medha; jemi te gjithe dakort per perfshirjen ne BE dhe per zbatimin e nje modeli demokracie sipas modelit te propozuar nga BE.

3) "Pakt kombetar" te metejshem s'mund te kete sepse pavaresisht se mund te biem dakort mbi perparsite, eshte teorikishte e pamundur qe te biem dakort per zgjidhjet (perndryshe do kishim vetem nje parti).

4) Politika s'kerkon dhe s'ka nevoje per "konsensus kombetar"; partite politike kane nevoje per "konsensus" per zgjidhjet e tyre nga votuesit.

Per cdo pike te zamires mund te behet debat -).

paras se te flitet per konsensu eshte mire qe keto te behen tema diskutimi

psh si mendon vete zamira per shkallen e taksave,privatizimet , shkallen esherbimeve publike etj

ne bote kete uk jane ceshtje debati vetem politik , po dhe sindikatash, botes akademike etj

po i lame konsensusin vetem politikes e hengrem

Kështu mund të thuhet se demoni i ekonomisë së tregut ka falimentuar të gjitha rrymat politike, të cilat çdo ditë mundohen të reformojnë veten, në raport me post-kapitalizimin e sotëm.

 

Si tha ai i sapo dalmi prej burgu: "O zonje, pse ajo metoda e vjeter nuk perdoret mo?"

Sa per pollitiken ne Shqiperi: Do vjedhesh ti apo te vjedhe une, apo ta bejme me rradhe - kjo eshte ceshtja.

 

 

 

 

 

Robo,

Shume i prapambetur me dukesh!!! C'eshtje te tilla jane zgjidhur me kohe. As vec e vec dhe as me radhe, por te vjedhim ne te njejten kohe (Delijorgj e Xhillare i kane emrat e seksereve) ose sic eshte proklamuar me shume elokuence: Përtej së majtës dhe së djathtës...

Dmth te hame me te dy duart hesapi, pse vetem me te djathten apo te majten. Ne fund te fundit, koha ecen dhe zanatet perfeksionohen.

Atehere kot lodhet zonja, edhe pakti qeka qenis - tha.

prape me marksin kjo ???

Na moj zoje, nderro model mashkullor,qy athere kane lindur dhe George Clooney, Jony Deep, Brad Pitt, Keanu Reeves etj smiley

Prof. Cavo, ashtu si me artikullin e "liderit" edhe ketu kam rezerva per menyren e trajtimit.  Behen lemsh shume koncepte qe per me teper lihen te paperkufizuara. 

Po e nis nga paragrafi i fundit.  Bie dakort me ju qe "e majta" dhe "e djathta" ne Shqiperi jane thjesht simbolike, dhe pa nje program te qarte ideologjik perkates.  Por ideja e nje "pakti kombetar" politik/partiak, eshte utopike dhe jo-reale.   Sfidat ekzistojne vertete, por per mua, si lexuese, do te ishte me me interes sikur t'i kishit dedikuar me shume se nje paragraf mikro-politikes ne Shqiperi, sesa makro-politikes nderkombetare.  Ne Shqiperi nuk mund te kerkosh nje rruge te mesme, kur nuk jane shkelur rruget e tjera.  E kuptoj "dobesine" qe keni per LSI, por ajo perfaqeson rrugen e mesme po aq sa PD apo PS perfaqesojne te djathten dhe te majten.  

Ndersa per makro-politiken e rruges se mesme, disa kushte qe jane sjelle per argumenta mund te kundershtohen, apo argumentohen ndryshe.  Ju mund ta shikoni si shoqeri post-kapitaliste, por ne fakt, mund te themi qe kemi te bejme me dicka tjeter, fenonemin e kapitalizmit shteteror.  Ne 20 vitet e fundit, nje "dukuri" ne rritje eshte "soverign wealth funds" apo "fonde pasurie sovrane" te cilat sot kane 1/8 e portofoleve investuese globale dhe kjo figure vazhdon te rritet.  Ne tregun e naftes, edhe pse mendja te shkon direkt tek multi-nacionalet, ne te vertete ato prodhojne vetem 10% te naftes boterore, dhe kane vetem 3% te rezervave.  Kompanite shteterore kontrollojne 75% te prodhimit dhe rezervave. 

E pare nga ky kendveshtrim mund te debatohet roli i shtetit ne fuqine motorike te kapitalizmit, por jo si nje "trend" post-kapitalist.  Dhe aq me pak si kundervenie e "ekonomise se tregut." 

Madje, teoria e gjetjes së një rruge të re për të bërë politikë, duket se përveç kundërshtarëve të panumërt, ka dhe profilin e saj "trendy", pasi së fundmi është mjaft e debatuar në qarqet e intelektualëve dhe politologëve në botë.

Jo, nuk eshte debatuar hiç fare. Zero absolute. E ashtuquajtura "rruga e trete ne politike " ka vdekur dhe varrosur ketu e 10 vjet perpara. Disa majtista romantiket, sikur jane gjalleruar pak, pas kesaj krize financiare, por kjo histori ka mbaruar.

Eshte e kote te rrish e te citosh ne cdo paragraf theniet e ketij apo atij. Tregon dembelizem mendor e paftesi te ndertosh nje mendim tendin. Kultura e treguar ne rastin konkret eshte si lekura e leopardit. Njolla-njolla. As Marksi nuk eshte babai i se majtes, e cila lind me levizjet sindakaliste ne Angline industriale dhe as e djathta nuk ka nevoje per aprovimin e Ezra Pound.

Tani nese e majta ne Shqiperi nuk ekziston apo ka problemet e vet, nuk eshte e nevojshme te terheqi me vete PD ne batakun ideologjik ku ka rene.

i like this:

Eshte e kote te rrish e te citosh ne cdo paragraf theniet e ketij apo atij. Tregon dembelizem mendor e paftesi te ndertosh nje mendim tendin.

Eshte e kote te rrish e te citosh ne cdo paragraf theniet e ketij apo atij. Tregon dembelizem mendor e paftesi te ndertosh nje mendim tendin.

SUPERTHENIE!!!

gre, e vuna me harfe te mufatme ket! e meritonte, dhe e kapa ne saje te komentit tuaj! Flm!

Kush do ta aplikoje kete politike te re pertej se majtes e se djathtes ne Shqiperi, E Rama? Me ke?Me G Rucin,N Doklen etj etj. qe akoma nuk jane

shkeputur nga nena PPSH. z Rama flet per politike te re dhe propozon

gjera te vjetra,e ben thirrje per bojkotim e prishje zgjedhjesh,o kartatat falas o i veme zjarrin.Kjo nuk eshte politike e re por ekstreme majtiste.

 

Madje, teoria e gjetjes së një rruge të re për të bërë politikë, duket se përveç kundërshtarëve të panumërt, ka dhe profilin e saj "trendy", pasi së fundmi është mjaft e debatuar në qarqet e intelektualëve dhe politologëve në botë.

po c'na hy ne xhep se ca llapin politologet 'ne bote'? shteti yn osht ala cerek, me kombin e ndam ne 6 shtete. ne vec i rruge kena para dhe ska nai lidhje me boten, se jemi ala cerek shtet

politika boterore po shkon drejt nje ndryshimi ne ne fokus te saje te jete e perfshire e gjith shoqeria dhe jo grupe te veqanta interesi. ky ndryshim sjell nje eficence me te madhe ne qeverisje dhe sherbim me te madh per qytetarin.

pra politika e re pertej se majtes dhe se djathtes eshte nje politike gjithperfshirese

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).