Perseri mbi taksat vendore dhe dokumentat themelore.

Rama nuk u lejon qytetarëve aplikimin për Karta nëse nuk kanë paguar taksat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po pengon jo vetëm mediatikisht procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, por është angazhuar konkretisht në këtë nismë me anë të së cilës synon mbi të gjitha cënimin e standardeve zgjedhore. Nëpërmjet një urdhëri lëshuar për njësitë bashkiake, Rama u ka kërkuar punonjësve të Gjendjes Civile të Tiranës të refuzojnë kërkesat e qytetarëve për pajisjen me kartat e identitetit pa paguar më parë taksat e Bashkisë për vitin 2008. Është pikërisht njeriu që propagandon dhe çirret çdo ditë për standarde zgjedhore që bëhet pengesa kryesore ndaj realizimit të këtyre standardeve. Nga njëra anë në shëtitjet e tij nëpër fshatrat e Shqipërisë, Rama kërkon shpërndarjen e kartave të identitetit falas, kurse nga ana tjetër, në kryeqendrën e vendit ai i përdor ato si mjet presioni ndaj qytetarëve për të paguar taksat e Bashkisë, të cilat punonjësit e saj janë të paaftë t`i vjelin në mënyrat e tjera. Pavarësisht se qeveria ka ulur në minimum çmimin e kartave të identitetit për disa shtresa, në Tiranë qytetarët po hasin pengesa të njëpasnjëshme për t`u pajisur me dokumentet e reja për shkak të urdhërit të Ramës.

 

 

Qytetarët e Tiranës pohojnë se pas këtij urdhëri, atyre u duhet të paguajnë mbi 10-shin e çmimit për t`u pajisur me dokumentin e ri, gjë që ka demotivuar jo pak kryeqytetas nga procesi. Ata shprehen se është e palogjikshme që të kushtëzohet aplikimi për kartat e identitetit me pagimin e taksave vendore. "Ne dimë që, Edi Rama do që ne të mos i marrim dokumentet e reja, pasi ai do ta përdorë këtë për qëllimet e veta, por është e pakonceptueshme të sillesh me qytetarët në këtë mënyrë. Bashkia duhet të gjejë forma të tjera për të detyruar qytetarët të paguajnë taksat dhe jo të shfrytëzojë këtë proces që është shumë i rëndësishëm për lëvizjen tonë të lirë jashtë vendit", thekson një qytetar i Tiranës. Situata bëhet më e rëndë veçanërisht, duke patur parasysh faktin se ndodhemi vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Është e qartë, se me këtë urdhër Rama kërkon të arrijë alibinë që trumbeton çdo ditë në televizionet e kontrolluara prej tij, se nëse vetëm 15 mijë qytetarë mbeten pa karta identiteti, PS nuk do të hyjë në zgjedhje. I mbërthyer nga paniku për humbjen e sigurtë, në zgjedhjet e qershorit, Rama po përgatit terrenin për bojkotimin e zgjedhjeve me pretekstin se ka ende qytetarë që nuk kanë dokumente për të votuar. Sipas llogarive të Ramës, ky kontigjent qytetarësh, të cilët nuk do të mund të pajisen me kartat e identitetit do të plotësohet në njësitë bashkiake të Tiranës, ku qytetarët duhet të paguajnë gjobën e Bashkisë në rast se duhet të pajisen me dokumentin e ri.

5 Komente

Shume lehte zgjidhja. Te lejohen qytetaret te marrin karten identitetit ne cdo bashki apo minibashki. Database i njejte eshte. Ajo e drejtuar nga Gerdi Bogdani mund te pranoje kerkesen e cdo qytetari, pa i detyruar te paguaje taksat e pastrimit te skaduara.

 Pavarsisht se kete artikull e ka shkruar RD, eshte e vertete se shum qytetare nuk mund te merrnin çertifikaten personale apo familjare pa paguar taksen e vitit 2007, 2008, 2009. Une vete pagova 170 euro, kotsekoti, megjithse banoj prej vitesh ne perendim, dhe kur vij ne Shqiperi si turist, letren e byrekut apo te donerit e hedh ne koshin e plehrave, nderkoh qe bashkombasit e mij shqiptare e hidhnin ne toke.  Tek mua, si emigrant, nuk qendron problemi tek 170 euro, por tek burokracia qe megjithse ti i bindesh rregullave, nuk mbaron pune. Kjo eshte me se vrastare, diçka e poshter, vet guzhine e gatuar nga Sali Berisha dhe Edi Rama.

Deklaratë për shtyp e Ministrit të Brendshëm Z.Bujar Nishani. Dt 10.04.2009

Jam sot këtu për të informuar qytetarët se zyrat e aplikimit për letërnjoftimin elektronik do të jenë të hapura edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.
Gjatë të gjitha ditëve zyrat do të punojnë deri në orën 18:00 për t'u dhënë kështu të gjithë mundësinë qytetarëve pa pasaportë për të aplikuar për  letërnjoftimin.

Së dyti, do t'u bëj përsëri thirrje qytetarëve që nuk kanë pasaporta për jashtë shtetit të paraqiten sa më parë për të aplikuar, pasi ulja e çmimeve nga qeveria për kategoritë që kemi përcaktuar është e vlefshme deri në fundin e muajit Prill, më pas ata nuk do ta përfitojnë uljen dhe të tjerët do të kenë sanksionet që ne kemi parashikuar, që do të thotë se nuk do të marrin asnjë shërbim që u duhet nga zyrat e shtetit.

Së treti, asnjë punonjës i zyrave të Gjendjes Civile të mos kushtëzojë dhënien e çertifikatës me pagesat e taksave lokale. Në çdo rast që do të identifikohet kjo praktikë ndaj punonjësit të gjendjes civile do të merret masa administrative e pezullimit nga puna. 
 

Nuk e mora vesh nese ishte urdher, vendim, deklarate, paralajmerim apo nai gjo tjeter.

Jo per gje po duhen vene pikat mbi I.

 

 
 

Kercenim, do thosha....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).