Për të influencuar premtimet elektorale

Unë i kam zët premtimet elektorale. Në fakt jam pothuajse i bindur se premtimet janë elementi më i bezdisshëm i fushatës, fjalë të llogaritura mirë për t'i dhënë popullit më fukara shpresë boshe. Zakonisht premtimet më të fuqishme politikisht janë ato që kanë më pak lidhje me realitetin dhe rrjedhimisht, ato që janë më të paarritshme.

 

Po, s'kemi ç'bëjmë. Fushatë pa premtime s'ka, dhe vështirë të ketë sukses një politikan që nuk thotë se do të bëjë dimrin verë. Premtimet, si shumë gjëra të tjera në këtë botën tonë jo-perfekte, janë ca të këqija të nevojshme. 

Por diçka mund të bëhet. Sidomos nga ata prej nesh që nuk kanë poste për të fituar a humbur nga zgjedhjet e ardhshme. 

Pra, në vend që të ankohemi për premtimet gjatë kësaj fushate elektorale, mund të jetë më e frytshme t'i japim zë kerkesave tona. E thënë ndryshe, në vend që të jemi spektatorë pasivë të premtimeve spektakolare të njërit krah apo tjetrit, është më mirë që të ngremë zërin e të kërkojmë atë që duam që qeveria e ardhshme të bëjë për ne. Kështu mund të influencojmë se për se do të flitet në fushatën elektorale të muajve që vijnë, dhe rrjedhimisht mund të kemi pak influencë në politikat e së ardhmes. (Sigurisht që influenca do jetë, në rastin më të mirë, minimale.)

Atëhere, çfarë premtimesh do të doje të dëgjoje ti nga fushata elektorale e këtij viti? Mendohu mirë, se siç thonë anglofonët, mund të marrësh atë që kërkon. 

22 Komente

Dua te me premtojne se "mbjellja e vjelja" e taksave nuk do te jete me dicka arbitrare si sot.

 PO NUK DI KUSH MUND TE PREMTOJE NJE GJE TE TILLE.

Gene, mos ma merr per kritike, po do ishte mire sikur kerkesat per premtime ti kishim specifike. Se premtimet e pergjithshme behen edhe lehte dhe s'ka nevoje te mbahen. 

Une do kerkoja qe te premtohej nje plan i detajuar per te informatizuar dhe lidhur ne Internet Shqiperine. Jo vetem ca kompiutera neper shkolla, po plan per te perdorur internetin si menyre per te mbajtur qeverisjen transparente dhe plan per te rritur aksesin e e publikut te gjere ne Internet. 

Mendohu mirë, se siç thonë anglofonët, mund të marrësh atë që kërkon.

Kjo eshte e bukur, se nje shprehje italiane  thote: "Kur Zoti do te te ndeshkoje, te ploteson deshirat" A thua valle, gjithe keto vite nuk na jane plotesuar deshirat?! smiley

Une listen time te deshirave ia kam nis Plakut te Vitit te Ri... po sic duket, ai nuk do te me ndeshkoje, ndaj nuk me ploteson asnje deshire... smiley

p.s. edhe une i kam zet premtimet elektorale, po druaj se ne prape s'kemi gje ne dore.

enderr me sy te hapur dhe ne mes te dites me diell.

1.S.arsimor , vecanerisht filtrim i universiteteve, se jane bere koke e kembe bashke.

2.S.shendetesor, kushtet ne spitale dhe testime per punesimin e mjekeve se vashdojme ende te jemi ne mesjete.

MENDJE E SHENDOSHE NE TRUP TE SHENDOSHE.

SWEET DREAMS BABY.

e keqja me duket se qendron ne faktin jo se ka premtime elektorale por se behen shume premtime nga me te cuditshmet dhe njerzit harrojne shpejt se cfare eshte premtuar

Atëhere, çfarë premtimesh do të doje të dëgjoje ti nga fushata elektorale e këtij viti?

Une do doja qe te gjitha partite politike te premtojne solemnisht, qe ne rast se fitojne zgjedhjet, te nxjerrin nje ligj me te cilin te ndalohet emerimi i shkollave, spitaleve, parqeve, rrugeve, qyteteve, fshatrave etj me emrin NATO!

Po ashtu, ky ligj te ndaloje vendosjen e emrit NATO tek femijet e porsalindur, por te lejohet qe nje individ mbi 18 vjet te lejohet ta nderroje emrin ne NATO, nese e ndjen veten aq te entuziazmuar!

 

Nuk do ishte me mire te dime premtimet e tyre, se me thane te drejten s'kam nder mend ti bej '' programin ndonje partie''  qe frekuenton peshkun, e keshtu rrezikon te vidhet.

Teme e mire Penar!

 

Ne sondazhet qe jane zhvilluar krahas preferencave per partite politike, jepen edhe ceshtjet apo problemet qe shqetesojne me shume qytetaret. Kete e bejne edhe emisionet e drejtperdrejta televizive ku ballafaqohen alternativat e ndryshme politike, ku shikuesit dergojne sms, vecanerisht kete e kam vene re shpesh ne "Opinion".

Papunesia, shendetsia, rruget, arsimi, korrupsioni etj., kane qene shqetesimet e shprehuara nga qytetaret ne sondazhe apo ne emisionet televizive.

Mire do te ishte qe edhe lexuesit e ketij blogu te kerkojne nga partite politike qe kerkojne voten e qytetareve premtimet dhe zgjidhjet per gjera qe keta i konsiderojne me primare.

Qeveria aktuale ka shprehur qe dy agjendat me te rendesishme gjate mandatit te ardhshem jane Shendetsia dhe Arsimi.

Jam plotesisht dakort. Shendetesia qe ka te beje direkt me jeten e njerezve, me shendetin e tyre, kerkon nje reforme te plote, nje permiresim te ndjeshem te sherbimit qe ofrohet aktualisht. Duke filluar qe me sherbimin e emergjences qe ka rol kryesor per te shpetuar jete njerezish dhe me rradhe me te tjerat, spitalet, sherbimi etj.

Arsimi gjithashtu eshte I rendesishem, farketon te ardhmen e kombit dhe I jep njerezit e kualifikuar qe bejne progresin e duhur te vendit. Megjithe nderhyrjet qe jane bere, kerkohet shume me teper.

E treta qe vjen pas ketyre eshte infrastruktura, vecanerisht rruget.

 

 

Te premtohet se do mbahen te gjitha premtimet e bera ne fushate blegtorale...dmth elektorale... te premtohet se do zgjidhet nje here e mire problemi i pronave, dosjeve, korrupsionit, energjise, shendetesise, arsimimit, infrastruktures....po i le te tjerat per zgjedhjet e ardhshme smiley...

Sa per gjithe gallatat me NATO, pavaresisht se si u perdor situata, le te mos hedhim edhe femijen me ujin e barres, ky eshte pa dyshim nje lajm i mire po te kemi parasysh historine tone te larget dhe te afert. Se pastaj ashtu sic jane disa te merzitshem e qesharake kur e shesin NATOn si zgjidhjen e gjithe problemeve, edhe ne behemi te tille kur themi qe nuk ka vlere. Pra le te mos luajme lojen e preferuar te gjithe politikaneve ne Shqiperi te titulluar 'Po e bera une eshte mrekulli, po e bere ti eshte pacavure'.

Une s'dua shume, thjesht ca gjera te vogla smiley 

1) Nuk do te kete rritje te metejshme taksash (TAP apo TVSh)

2) Do te shtrengohen ligjet per qarkullimin rrugor

3) Do te krijojne struktura te posacme dhe te perhershme ligjore te perkushtuara ndaj korrupsionit.

po ik o futja gjumit, ne tre te nates dashka ligje per qarkullimin ky smiley

Epo c'ti bej kur mi bene nervat kacurrele ca capacula me makina nga ato qe ne ShBA i blejne vetem 50 vjecaret me pare, ndersa ketu i ngasin ca kellufa mustaqepadirsur. Shto edhe mungesen e vendparkimit kur mberrita ne shtepi, si mund te mos nxehesh

 

P.S. Ne zyre je ti akoma? smiley

hehehe, te kam thone gjithmone mos dil me makine se s'gje vend parkimi kur te kthehesh smiley

I mora gjonat ne shpi sot, sa mbarova dhe thash po i hudh i sy kush ankohet knej verdalle smiley

Une dua qe partia qe do te fitoj te nxjere nje ligj ku  te shpalle veten e saj dhe partine kryesore te opozites te jashteligjeshme. Te fuse ne burg kryetarin e   partise fituese dhe ate te opozites dhe te zhvilloj zgjedhje te reja.

Behet kjo????

Kjo eshte teme shume e mire Penar. A mund ta veme sticky ne krye ca kohe? Nese secili vetem sa jep kerkesen e vet me duket shume interesante te shohim c'duan njerezit vertete.

Per mua punesimi dhe ekonomia jane ceshtjet qe duhet te adresohen.

...prona

arsimi (profesional)

siguria e jetes

 

 

perpara se te "kthehen" pronat tek "ish pronaret" te verifikohet si u perfituan dhe pastaj te kthehen te gjitha jo me shorte ne parlament qe i fiton jozefina

te demshpreblehen shqipetaret per 45 vitet e punes ne komunizem

te demshperblehen per kursimet qe iu vodhi shteti i ri demokratik me vendimin e pashkos (i hoqi nga nje 0)

te demshperbehen per parate qe u humben ne piramidat e mbeshtetura nga shteti

te demshperblehen te gjithe ata qe blene shtepi te rregullta, per vleren qe humben nga hyrja ne treg e ndertesave abuzive te "legalizuara" (rritet oferta ulet cmimi)

te demshperblehen te gjithe ata qe blene shtepite e vjetra nga shteti dhe qe pastaj iu hoq arbitrarisht e drejta e prones mbi truallin (qe kishin blere ligjerisht) e iu zevendesua me nje fare te drejte siperfaqeje.

rradha e demshperblimit te nise nga ata qe jane prekur drejperdrejt e te perfundoje tek ata qe demshperblehen ne emer te katragjyshit.

 

Ne fund fare te behet nje mbledhje dhe te vendoset nese shteti meriton nje "amnisti"

 

 

Ti ulen taksat biznesit se po mbytet. Vetem ne Shqiperi ben vaki qe shteti mbledh VAT (20%) sapo malli mberrin ne Shqiperi, kur nuk eshte shitur akoma. Cfare ndodh me mallin qe nuk shitet???? Gjithashtu te ulen edhe doganat te cilat bashke me VAT i cojne taksat ne nivelin katastrofik mbi 40%. Si te mos jene cmimet e larta ne Shqiperi? Nuk e ka fajin biznesi, e ka fajin shteti. Ulja e taksave do conte ne me pak kontrabande dhe ndoshta do i stimulonte bizneset te paguanin 100% ndershmerisht, ne vend te kerkimit te rrugeve ilegale sot.

TVSH qe pagueht ne dogane eshte kreditore treni. Dmth qe i kthehet biznesit nese malli nuk shitet (ne teori kjo).

Shume e mire eshte kjo me siper Treni; duhet kaluar ne tatim te paparagjykuar dhe pasfitimit.

Ll.

ke msu me bo humor te holle ne ti llukan smiley

humor fiskal hihiihi

gene, ne teori eshte ashtu si thua ti, ne Zvicer ashtu funksionon. Ne Shqiperi nuk ben vaki te te ktheje shteti gje, vertet e mendon te mundur????? Nese nuk ke dijeni, po ta them une, asgje nuk te kthen shteti shqiptar. Ate humbje tek TVSH e parapaguar, tregtari do e transferoje tek cmimet qe fryhen dhe demtojne konsumatorin dhe gjithashtu edhe tregatrin qe nuk shet dot mallin per shkak te cmimit te larte. Por shteti shqiptar eshte i babezitur dhe zullumqar, e shed mireqenien e vet vetem tek taksat arbitrare kur ne fakt demtohet nga shume ane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).