Ora e vdekur

I ri duhet të jetë në zanat ky njeri i kokoshkave, përderisa përtyp lëndën e tij si klient i rastit.

Më bëj 200 lek - i them.

Dhe nxjerr në çast monedhën e fundit, e cila këmbehet me një pyll kokoshkash aromatike, mbledhur - kaush me  një shkresë ministrore.

Aty pranë është lokali për ku jam nisur. Në dimër e mbështjellin me plastmasë si në karantinë. Zanate të dëshiruara më magjepsin, ndaj po shkoj fill në lokalin ku ka gjasë të vijë Ajo, aktorja.

Ngutem, gjithmonë mbërrij gjysëm ore para, që t’a kem pirë një gotë të rëndë dhe pamja ime të duket krejt shpërfillëse në sytë e saj, njëri jeshil e tjetri blu.

Kaloj kindën e plastmasës dhe kamerieri më sheh shtrembër, mbase nga prania e kaushit të kokoshkave në dorën time. Apo jo, dale, u kujtova:

“Nga rreziku që unë paraqes karshi klientes së tij të preferuar”.

Ulem dhe porosis sypërdhe atë gotën e rëndë me J&B. Jeshil dhe Blu janë sytë e saj.

Pesha e kësaj dite po më zë frymën, ngjarja e madhe kombëtare më duket se është i vetmi shkak që më bëri të fshihesha këtu. Sikur ajo të vinte do të ishte një pasojë e bukur, por kurrësesi shkaku i dehjes në këtë orë të vdekur!

“Nuk ka për të ardhur, shfaqjet mbaruan” - dëgjoj kamerierin që lë gotën e rëndë mbi tryezë dhe shpagimin e  tij mbi shpinën time. Unë paguaj - ai shpaguaj. 

Nga sqima e lëvizjeve trupore duket i rrahur në zanat. Por ky njeri nuk e përtyp dot lëndën si klient i rastit. Është në kërkim të një arratie, si unë që vetrrëfehem. Po përse vallë do puqeshim në të njëjtin shteg?

Njeriu i kokoshkave, i vetmi rast fatlum i kësaj dite po i vjen rrethepërqark lokalit me karrocën  e tij prej qelqi dhe metali. Kokoshkat pas shpërthimit kanë rënë në një paqe të thellë.

“Është orë e vdekur dhe mund të bëjmë paqe edhe ne si ato kokoshka. Edhe në ardhtë Ajo, është e jotja -  i them kamerierit - e meriton”.

Dhe rrotulloj akujt përfund gotës së rëndë.

E mendoj vërtetë. Kjo është Ora e Vdekur, që paqton çdo paudhësi, çdo profesion, çdo dashuri, çdo rrugëtim, ora e takimit tim më syrin jeshil e blu, e takimit të tij, ora e njeriut të kokoshkave, në karantinën ndaj ngjarjeve të mëdha, në avullin e një malli metropolitan.

-Xheke-

24 Komente

Kokoshkat pas shpërthimit kanë rënë në një paqe të thellë.

5! flm xheke & flor! ene respekt te thelle! shum! (pesa e dyte eshte e imja, qe ta dallosh nga te tjerat)

Rrofsh Em, m'bohet qejfi qe t'ka pelqy.

çfarë me pelqen tek pjeset e Xhekes eshte lehtesia e stilit, si shkumë mbi kapuçino.  Dikur- dikur, duhet përzier që ti shkosh deri në fund.  Osht i omël dreqi smiley

Kjo është Ora e Vdekur ... në karantinën ndaj ngjarjeve të mëdha, në avullin e një malli metropolitan.

Nuk se eshte e re si kapje, ta them edhe se ku e kam pa (do ishte mungese sqime vec ne komentet e nji pjese kaq te bukur), por eshte sjelle aq me harmoni, aq "limpido", sa qe siperon cdo menim tjeter. Shume e bukur!!!

ne nje roman shqiptar; pershkruhet nje ndeshje boksi; dhe flitet per castet e pushimeve midis perplasjeve te medha, kur palet marrin fryme thelle dhe izolohen para se te fillojne te marrejapin goditjet normale. Po kjo s'ka te beje fare me pjesen, Flor. Ishte e njejta ndjesi qe u gjeneru te une kur e lexova. Xheke s'ka pune fare me c'ndodh te nji lexues, te merremi vesh.

(A po t'kujtohet, nuk di a po t'kujtohet): Në dy kohë të ndryshme (por reale) dy trena niseshin nga Durrësi, Em.

Njoni ishte kinez dhe kishte ca ventilatore te medhenj për verë (alla Havana) ne kupolen e tavanit. Tjetri ishte polak dhe kishte compartimente me dyer të ngrohta për dimër.

Të dy shfrynin drejt Tiranës, Em...

Ehhh, Havana, c'ma kujton? Kur pinim birre me Robert Redford-in, flisnim per bixhoz, per ligjin e numurave shume te medhenj dhe fshihnim xhelozite per kubanezet e nxehta si asat nen menge...  smiley 

Mire. Por nuk e pashe shume "dobine" e kesaj pjese. Ose me mire te them, nuk e pashe domosdoshmerine e saj ne boten e rastesive.

Por do te kaloj ne nje pike tjeter. Nuk arrij ta kuptoj ngulmimin e shkrimeve shqip ne nje te shkruar pa krye. Kryefjale, e kam fjalen.

Ja nje shembull i fjalive qe me cakerdisin trurin :

“Është orë e vdekur dhe mund të bëjmë paqe edhe ne si ato kokoshka. Edhe në ardhtë Ajo, është e jotja - i them kamerierit - e meriton”.

KUSH MERITON CFARE ?

Kamarieri meriton Ate, apo Ajo meriton kamarierin ?

Mos valle duhet qe lexuesi t'i futet lojes sudoku per te zberthyer nje fjali prej 8 fjalesh ? Pse keqtrajtohet lexuesi ne kete menyre ? Pse nuk i thuhet me mire : o lexues, une as qe e caj koken se c'do te kuptosh ti nga fjalia ime, rendesi ka qe une qe e shkruaj e kuptoj ?

Shqipja romaneske, me vjen keq ta them, por eshte nje gjuhe tejet E PASAKTE ; gjithfare perafersish, asnje gje e sakte, asnje fjali qe te mos lere vend per keqkuptime.

E megjithate, shqipes nuk i mungojne fjalet. Mund te thuhej : ti e meriton. Ose : ajo e meriton. Dhe keshtu lexuesi nuk lodhet neper softe (if YES, than go to 12, if NO, than go to 14), por perqendrohet thjesht te pertype mendimin e shkrimtarit (pse e meriton ai ? pse e meriton ajo ?)

Sa seriozisht e paske marre oren e "vdekur". Erdhe me vrap me manual orendreqesish.

Megjithese Xheke, keto te Hurbinek jane komplimenta. Po s'te shau ky dije qe s'ke qullur gje.

Hurbinek, sepse ne letersi, jo cdo gje funksionon me precizion matematik smiley

LIRI mendimi...totale; si nga shkruesi, dhe nga lexuesi...prandaj quhet art (me duket)

per pak harrova...

Xheke, te perfytyrova tek ish bar West i viteve '96-'97...tek cepi i rruges kishte perhere nje kokoshka, geshtenja, paqeta, shkrepse, cumcakiza etc shites...

Mu me pelqejne keto veterrefimet e autorit, jane shume te bukura dhe te duket sikur edhe ti je pjese e ketyre rrefimeve.

5*

Hurbinek, po ajo eshte shume e qarte se kush e meriton. Nuk ka arsye te futesh ne labirinthe per ca gjera qe kuptohen vetiu.

Ketu nuk flet Ajo, ketu flasin vetem dy njerez, personazhi yne dhe kamarieri, te dy te dashuruar pas Asaj, ose pas syve te saj me mire... dhe personazhi yne, thellesisht i bindur qe ajo s'ka per te qene kurre as e tij, e aq me pak e kamarierit esnaf, ndoshta zemergjere nga pija, mendon se ai ( kamarieri) e meriton Ate. Te pakten, ai i sherben, i avitet me prane, mund ta shohe drejt ne sy, kur ajo porosit, madje ajo dhe mund t'i buzeqeshe atij, ndersa personazhit tone i mbetet thjesht te sodise nga larg i pervuajtur... duke rrotulluar akujt ne goten e rende!

Mua per vete me pelqen shume! smiley

Po pse mi Aida i jep shpjegime...Leje mi (largqoft&eumlsmiley "t'vdesi injorant"  smiley

fh,e para nuk pranon kritika dmth te ka hyre vetja ne qejf,dhe aq me keq dhe ironizon,atehere deri sa te eshte mbushur mendja qe je i pa korrigjueshem dhe i pa gabueshem shtrije me pak kembet jasht jorganit dhe mos e guacko talentin tend te padiskutueshem ketu tek peshku,jo per gje po mu mbush mendja qe eshte tregim i mire me qe i pelqeu dhe Aides.

Honig, shaka po bejme, e premte, ka nevoje robi me u çtensionu smiley

Hubirnieku e kupto shakane, padyshim qe ka te drejte ne verejtjen tekniko - redaksionale, dhe me sa kam pare eshte i vetmi qe i kap keto gjera.

Ne kete prurje nuk duhet te shpetoje nje detaj shume i vogel.......kaush me  një shkresë ministrore.....smileyKjo fjali e shkurter permbys ne menyre drastike te gjithe veprimtarine e sukseseshme te QEVERISE . Bile ajo duhet hetuar si "nxjerrje sekreti" ku autori perfshihet ne nje grup subversiv, duke komunikuar me "rezidentet" e tij ,nepermjet gjoja blerjeve te kausheve me kokoshka ! Ne teresi pjesa tjeter po te shihet me vemendje mund te kete edhe detaje te tjera te kesaj natyre qe masakrojne lexuesin ! Ndersa si pjese Letrare...... perseris eT!

Bravo xheke smiley

note nuk po te vendos se jam paragjykuese ndaj shkrimeve mbushur me pesa

Miredita,

Ju mund te shkruani si te doni. Te gjitha verejtjet qe bej ketu, jane verejtje prej lexuesi. Nqs ju e vleresoni lexuesin per te cilin shkruani, atehere mund t'i lexoni verejtjet e mia. Nuk vrasin njerez, nuk plagosin, jane te pademshme. Jane kritika jo dashalige. Dmth, te nisura thjesht nga pervoja ime si lexues, asgje me teper.

Nejse.

Do te doja ta perforcoj idene time me nje tekst tjeter qe lexova ketu : behet fjale per nje tekst te shfaqur ne blogun e tiranacalling, te titulluar "Bibloteka".

Vetem ne fillim te paragrafit te 4-et, dmth ne rreshtin e 28-te, marrim vesh, dhe madje terthorazi (nga fjalet e nje tjetri), qe te gjitha veprimet e pershkruara deri aty (shkoi, hoqi, veshtroi, etj. etj.), jane te kryera nga NJE PERSON I GJINISE MASHKULLORE (plako !).

OK, sinqerisht, nuk e di ku shkohet ne kete menyre. Gjithsesi, gjithkush shkruan sic e ndjen dhe ska pse jep llogari, as lexuesit madje. Ky i fundit merr hak lehte : NUK TA BLEN LIBRIN. Lexuesi nuk te vret pse nuk shkrove bukur, por thjesht te kthen krahet. Kaq eshte hakmarrja e tij. Por nuk e di pse, qysh nga koherat kur eshte filluar te shkruhen romane apo tjeter, kjo hakmarrje eshte quajtur nder me djegeset. Sepse te shkruash per nje lexues qe nuk ndillet asnjehere, nuk ia vlen.

Por eshte e ditur gjithashtu se cdo shkrimtar ka lexuesit e vet. Sipas te gjitha vleresimeve serioze, llogaritet qe nje shkrimtar boteror, qofte dhe Nobel, ka rreth 200 LEXUES TE PANDARE, dmth te ethshem. Lexuesit e tjere jane rastesore, ose te ndjellur nga nje liber tek-tuk, ose nga fjale veshi, e keshtu me rradhe.

Nese ky shkrimtar shkruan vetem per 200 lexuesit e tij (dishepuj), atehere OK. Por nese ai i nenvlereson lexuesit e tjere qe terheqin kembet zvarre andej-kendej, atehere te mos i vije tharte kur keta te fundit te mos paraqiten asnjehere.

Sidoqofte, suksese te dyve, xhekes dhe kumes.

@Hurnijek. Nuk ke faj. Te te bej nje pohim te madh por mbaje sekret e mos e ndaj me gjithkend. Edhe une i shoh shume gjera nen driten e mungeses se KRITIKES se vertete. Prej kur s'mbahet mend, kritika nuk ka kaluar nga viset tona. Kete mungese e kemi plotesuar me çna ka dashur zemra e me çna ka mbajtur kurrizi. Më ngacmon ideja se si do te jete reagimi i te pamesuarve me te ne diten kur te mesojme se ne baze te legjendes mbi kritiken ka disa te verteta.

Deri ne ate dite (duke perfituar nga koha që na dha djali) le te testojme cilesine e lirise tone. 

Me pelqen se si  rrèfen ky Xheke... ka style...

me pelqeu,kendshem.kam disa rezerva persa i perket disa pikave ku kishte akoma vend per aludime me te thella,por gjetja,sipas meje eshte e suksesshme,te jep material per te fantazuar,idealizuar,menduar.eshte nje moment i kapur holle dhe tregon shenje krijmtarie ose moment  te frytshem frymezimi(nuk e di i rastesishem ose jo)smileyidoqofte,nje skice letrare e gjetur,urimet e mia autorit.

 Tregim i nisur bukur, me ate shkresen ministeriore. Duket qe autori mund te jete nje tregimtar letrar i zoti, ndonse i ri, mesa kuptova nga psikollogjia qe paraqeste aty.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).