Odë mbi biçikletë

>smiley>>smiley>***

Njëri ndjek me sy renë e tij në qiell
Ai që ka qiellin ankohet për renë e huaj
Dhe mallkon shiun që tjetri e ka pritur gjatë.
Çfarë shohin ata që nuk janë të verbër
Tek dashuria, që ne të verbërit e pranojmë me frikë
Si një re të larguar nga kopeja e huaj
Një njollë sylagshtuese në dritë.

>smiley>Oh, botët tona rregullisht çrregullohen
Të tjerët janë ata që nuk  i shohim
Të tjerët jemi ne që nuk na njohin
Dashuria ndahet në copa të pabashkueshme
Univers, lagjia ime me shtëpi të pabanueshme.

>
smiley>>smiley>***

Koha, më e çmuar se jeta ime
Koha, borxhi që çon në vetvrasje
Koha, dhurata me njëqind bishta
Unaza që ngushtohet në gishta
Duarsh vrastare në dukje të brishta
Koha, shkëmbimi poshtërues
i respektit për njeriun dhe vlerësimit përgjithësues

>smiley>Patetike është ngjyrosja e kohës
Blerja me të e lavdisë së përjetësisë
Të hiqesh i lirë, të hiqesh i lumtur
Bashkjetesë e ndaluar me një gënjeshtër të bukur
Ninullë anestetike pothuaj hipnozë
Gjak i errët shkelur në bulevardin rozë
Gjurmë më gjurmë shpërndarë në çdo shtëpi
Mungesa i jep kohës një dimension të ri
Mbijetesa, mbijetesa, mbijetesa përsëri
Instinkti i kafshës gjysëm-njeri
Gjysëm-gur, gjysëm-mish, gjysëm-perëndi

>
smiley>Thonë: Koha është flori
Prandaj jam i varfër
e di…

smiley>

>smiley>***

Psikozë
Rozë
Kolektive
Vindiktive
Fiktive
Kacidhe
Me erë
Pa nder
Kacidhe
Në kapelen përmbys.

____________________

Emrëues i përbashkët nën thys.

>smiley>>
smiley>

***

Dritës i këndoj
Që s’e pa kurrë minierën
Metalin e çmuar në dorën e zezë
Frymën e munduar dhe rrezatimin
E pikës së syrit në dashuri.

Dritës i këndoj
Që vesh në ringjallje
Trupin e humbur e të gjetur përsëri
Nën 100 ton gurë. Në kishën e madhe
Një listë e gjatë pritjeje për një shpirt të ri.

>smiley>Dritës i këndoj
Në havaritje të marrë
Dritës që djeg mallin, dashurisë që përflitet
Kaq shumë jetë merr, prej kujt pa u parë,
Prej kujt pa u ditur.>smiley>>
smiley>

 

***

Liri
Naive
Obsesive
Në bangën e të rinjve
Liri
Në gjuhë të huaj
E huaj
Freedom.>smiley>>
smiley>

 

***

Numëroj symbyllur
E kërkoj ku jam mshehë.

Ma me ty nuk luj
Vetja ime e huj

Pthuj, pthuj, pthuj!>smiley>

 

6 Komente

awesome! Flm qe i ndan me ne (edhe) ketu.

p.s.- sille dhe ate te Xhojsit se ishte perle - shume surprize e kendshme per mua smiley

p.p.s. - "Pthuj, pthuj, pthuj" shume e gjetur/bukur/goditur.

Fh,

Nese me lejohet te bej nje kritike pa kurrfare ligesie, thjesht per mbarevajtjen e krijimtarise tende (gjithmone sipas meje) :

"Nje njolle sylagshtuese ne drite", PER MUA, eshte nje teoreme Abeli per nje nxenes te klases e peste. Krejt e pakuptueshme, krejt e paçashme, as sakica, as teslica si ben derman. Po qe se ke mundesi, per te miren e krijimtarise tende qe nuk eshte per t'u lene menjane, rri larg kesaj semundjes se rrezikshme qe ka molepsur POETET SHQIPTARE : semundja e "kaperthimit". Kjo semundje qendron ne idene ABSOLUTE (qe ska bir nene ta luaje vendit) se POEZIA NUK MUND TE SHKRUHET ME FJALE TE THJESHTA.

Semundja e poeteve tane eshte se ata jane ende ne GJUETINE E FJALEVE. Poetet tane, me sa kam pare une lart e poshte, nuk e marrin gjuhen shqipe per dicka te mireqene, por per dicka qe duhet rishpikur. Nuk e di ku do t'i coje kjo rruge. Por kam nje parandjenje qe ajo do t'i coje ne nje cirk ku zakonisht shkohet per te qeshur. Po te kisha nje keshille per poetet, do te ishte kjo : shkruani NE FILLIM poezi me keto fjale shqipe qe kemi, dhe nese ndodh qe mendimet tuaja e kapercejne cakun e shqipes, VETEM ATEHERE kerceni dhe gjurmoni fjale te mballosura andej-kendej. Por persa kohe qe nuk e keni thare shqipen, mos u hardallosni.

Pika e dyte qe dua te prek : kam frike se poezia e pare ka nje moral teper gjysmak dhe te kufizuar. Kjo poezi ka vlere, besoj une, vetem per disa qe mendojne si ti, dhe qe jane te shumte, se : gjithkush ka lakmi tjetrin. Mirepo, ashtu sic eshte paraqitur, kjo poezi e ka hapur krahun pak si teper. Duke mos i vene poezise ca kufinj kohore dhe hapesinore, ajo vjen tek ne si dicka e perbotshme. Por ja qe kjo nuk qendron : ne bote, nuk besoj se njerezit jane ne piken e "kerkeses per t'ia hequr lopen tjetrit". Une mund ta kuptoj fare mire qe ty te ka bere pershtypje nje dukuri TIPIKE shqiptare, por kjo nuk do te thote te kalohet ne trehapesh per ta shtrire ne mbare boten.

Dhe pika e trete : nese doni ta mbani kete vend si nje hapesire te pershtatshme per kritika te shendetshme (dmth, ndonese te padrejta, asnjehere te liga), atehere do te duhet qe vete poetet te heqin dore nga "shoqerite" e zgjeruara. Jam krejt i bindur qe arti nuk kerkon as shoqeri, as vellazeri, as interesa te tjera. Nese nje miku im shkruan nje poezi, dhe mua me ngazellejne gjithmone poezite e tij, atehere kete ia bej te ditur menjane, ne kanalet e mia, dhe kurrsesi me duartrokitje sheshit. Po qe se e kam mik vertete, do ta lija ta perballonte kritiken e te tjereve krejt i vetem, pa brohoritje dhe lote gezimi.

Une mund ta kuptoj deshiren e cdokujt qe te shprehe gezimin e vet, por ajo qe s'kuptoj eshte qe kur behet fjale per miq e shoke, nga ana e tyre kerkohet nje vetepermbajtje, qe e cila, te lutem ma beso, te ndihmon shume me teper sesa thirrjet dhe ushtimat.

Sidoqofte, me sa te kam ndjekur, ca nga poezite e tua jane vertete te mira dhe meritojne te dallohen. Dhe te uroj te kesh sa me shume te tilla.

Lost, flm. Edhe une u habita, se disha (per Xhojsin). te presim i here, mos ishte aeroplan..

Hurbinek, falemnderit. Pa asnje dyshim i mirepres kritikat, dhe vend per to ka gjithmone e gjthkah ne krijimet e MI(J)A. Po prej meje mos kalo tek poetet shqiptare ne pergjithesi, se me ben fajtor ndaj tyre... Sidoqofte flasim.. Me shume respekt.

fh,

te rrefenj se qekursesi e ke hequr hallken e blogut nga grepi i peshkut, ne kete pellazgjishte eshte ndier mungesa tende.

ndaj edhe une s`mundem ta ndalonj ngazellimin vetanak, ne kanale private ose jo, sa here qe lexoj poezite e tua, te perbotshme apo te pervecme.

kritikat e shendeteshme, (ndonese te padrejta ?!) c`kritikohen klinikisht aty ku e kane dhe vete pragun, mendoj padrejtesine. Perndrieshe jane zbavitese kritikisht, ekumenikisht dhe dialektikatroresisht ne po ate mase qe jane te sakta gramatikisht.

Ja te (ju) pacim!

afersisht.

fh , sa bukur te te ri-shohim ketu!

shume shume kull sidomos dy poezite e fundit.

falemnderit enka...sidomos falemnderit qe i ke shku deri ne fund smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).