Obama, plane për eliminimin e armëve bërthamore

Presidenti Barak Obama tha sot në Republikën Çeke se prania e armëve bërthamore është "trashëgimia më e rrezikshme e Luftës së Ftohtë".

Presidenti e shpalli strategjinë e tij për eliminimin në të ardhmen të arsenalit ekzistues bërthamor para dhjetra mijë njerëzve në sheshin e Kështjellës së Pragës.

Zoti Obama bëri thirrje për një marrëveshje mbi një traktat të ri për pakësimin e armëve me Rusinë këtë vit, dhe njoftoi plane për të bindur Senatin amerikan të ratifikojë Marrëveshjen e Ndalimit të Përgjithshëm të Provave Bërthamore.

Presidenti Obama e quajti shkelje të rregullave lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut. Ai tha se ka ardhur koha për një përgjigje të fortë ndërkombëtare.

Zoti Obama përsëriti propozimin për kontakte me Iranin për të ndalur programin e tij bërthamor, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë planet për instalimin e një sistemi mbrojtës nga raketat në Europë për sa kohë Irani të mbetet një kërcënim.

Më pas, në komentet mbi takimin e nivelit të lartë Amerikë-BE Presidenti Obama bëri thirrje për bashkëpunim në ndërtimin e marrëdhënieve me Rusinë. Ai rikonfirmoi ndërkohë mbështetjen për Gjeorginë dhe kundërshtoi idenë e sferave të ndikimit.

3 Komente

€T, te shofim tani, "after-woards". Me hajer!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).