Një në dy shqiptarë me llogari bankare

Sistemi bankar ka penetruar fuqishëm në tregun shqiptar, falë shërbimeve tepër efikase, jo vetëm për biznesit, por edhe për individin. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit është regjistruar një numër rreth 1.6 milionë llogari bankare, si dhe nivel i lartë veprimesh në sportele. Në raport me popullsinë, i bie që një në dy persona, kanë llogari bankare, kurse si kosto, duke marrë tarifën një euro në muaj, llogaritet që shqiptarët shpenzojnë rreth 18 milionë euro vetëm për këtë shërbim. Llogaritë bankare janë mjete të nevojshme për të kryer pagesa të ndryshme, në varësi të shërbimit. Pavarësisht mesatares një në dy, BSH raporton që shumë individë kanë 4-5 llogari bankare, të hapura në varësi të punës, qëllimit dhe valutës.

Statistikat e BSH-së paraqesin një panoramë të plotë të përdorimit të bankave nga individët, përfshi dhe bizneset, kështu, gjatë vitit 2008, janë regjistruar rreth 56 mijë transaksione në 16 banka që operojnë në treg, me një vlerë totale rreth 5 trilionë lekë. Numri më i lartë i transaksioneve është kryer te "pagesa për klientët", duke zënë 51 për qind të totalit ose një vlerë totali veprimesh në rreth 485 miliardë lekë. Si vlerë transaksionesh, Banka e Shqipërisë regjistron nivelin më të lartë, rreth tre trilionë lekë, duke zënë 59 për qind të totalit.

Pa përmendur emra, BSH raporton se tri nga 16 bankat që janë gjithsej në treg, kontrollojnë 51 të sistemit të transfertave.

Edhe numri i përdorimit të kartave elektronike është rritur ndjeshëm. Kështu, për vitin 2008, Banka e Shqipërisë raporton një numër të kartave që shkon në 735 411 (me një rritje në krahasim me vitin 2007, në rreth 17 për qind), ku pjesa dërrmuese u takon kartave debite. Në vitin 2007, në treg vepronin 635 248 karta, nga të cilat 621 mijë ishin debite. Gjatë vitit 2008, kartat e kreditit kanë pësuar rritje të ndjeshme, duke regjistruar nivelin e rreth 53 për qind. Po në këtë periudhë, janë regjistruar rreth 8.2 milionë veprime me kartat elektronike, me një qarkullim vjetor rreth 93 miliardë lekë. Më së shumti, kartat elektronike përdoren për të tërhequr para cash, deri në masën 90 për qind. Kjo tregon nivelin e ulët të tyre në përdorimin e kartave për blerje artikujsh të ndryshëm.

9 Komente

Nje nder dy shqiptare me llogari bankare,po nji kryq lekut me pagu kartat e identitetit si kane!!!!

 

reklame !

 

kjo sdo te thote qe sjan debitor

Titulli "Nje ne dy shqiptare me llogari bankare" eshte aspak i vertete. Vete me poshte artikull shkruesi e thote se ka shume individe qe kane 4 ose 5 llogari bankare, te hapura ne varesi te punes, valutes apo qellimit. Nga ana tjeter nje pjese llogarish bankare (kryesisht per punonjesit e administrates publike ose buxhetoret sic i quajme rendom) jane krijuar me urdher dhe sasia e lekeve qe kane ne keto llogari eshte pothuaj e paperfillshme. Keto llogari funksionojne per dhenjen e pagave mujore, te cilat terhiqen menjehere nga poseduesit. Pavaresisht faktit se aktualisht kemi rreth 1.6 milion llogari bankare, keto i perkasin vetem 30% te popullates.  

Pertej statistikave, duket qarte se sistemi bankar ne Shqiperi, persa i perket llogarive rrjedhese dhe ATM-ve, ka bere hapa gjigande. Vetem 5 vjet me pare situata ishte krejt ndryshe.

Sot, edhe ne qytetet me te thella te vendit mund kryesh operacione terheqje. Internet banking ka filluar gjithashtu te perdoret. Kjo jo vetem qe perben nje komoditet, por edhe ka ndryshuar menyren e menaxhimit te parase nga ndermarrjet dhe nga qytetari i thjeshte.

Me se fundi te vjen radha per te mbaruar hallin tend ne banke dhe perkrah teje shikon edhe 2 a 3 te tjere qe bejne muhabet me punonjesen e bankes?!?!, (po vija e verdhe a ka filluar te respektohet ne banka?.

Nje plake nje dite ne nje situate te tille me tha: "pse me cuno nona paret e tuja ka per te vjedh, un po boj i cik muhabet se e kom komshije"

po mire te ka thene, mo enea, c'faj kishte nona shkrete se ti s'e kishe komshije ate gocen, apo se s'ta kishte qejfi me bo i cik muhabet... Po nona ku ta shtynte kohen? po goca t'merzitej t'u punu e t'u ju sherby njerezve? Dashke me mbaru pune shpejt e shpejt ti! smiley

Scherzi a parte, punonjesit e bankave jane vertet te sjellshem dhe vihen ne siklet nga turlisoj njerezish qe s'dine as rregullat me elementare te edukates, si te pershendetesh, psh. S'po flas pastaj, per te shpjegu ca halli kane, se i bine nga Kina per te dale ne Qerret, dhe ne qe presim radhen, na ka mbi mjekra!

 

O Lis ( se Liz me duket se babygirl smiley ) ti paske qellu me fat, mor cun, ajo e paska gjet abonene, po ka ca qe kthehen dhe n'shpi se kane harru... ku e di une, buzekuqin, psh., dhe pastaj mbasi s'e gjejne ne shpi, kontrollojne prape ne cante dhe me nje buzeqeshje engjellore te thone: "Uff, sa hutaqe jam ku e paskam pasur!" Mendo, kur me behet mu nervi kacurrel, s'e imagjinoj dot nje djale c'mund te beje... Comunque, as une s'e di cfare mbaj ne cante, po i rras te gjitha brenda se s'i dihet dhe canta ime gjithnje peshon sikur ka bomba brenda, sado e vogel te jete... smiley

Sa per ate tjetren, te betohem qe e kam degjuar me veshet e mi nje histori te tille dhe  nga nje mikesha ime qe une e mbaja shembull te pavaresise se burrit nga gruaja... Ne familjen e tyre i mbante llogarite e vjehrra dhe nuk i linte nuses as nje 10 mije leksh, por i jepte perdite ka i 2 mije leksh... dhe ajo s'hapte goje, e shkreta, se s'donte sherr me burrin... Lere, lere fare...

 

 Nga te dhenat qe gazetari na ka sjell ketu, mua nuk me duket ndonje fakt per tu gezuar, perkundrazi. Kendej ne perendim , numri i llogarive ia kalon numrit te popullsise, jo vetem ngaqe prinderit ju hapin femijve numra llogarie (per libreze kursimi, sepse nen 17-18 vjeç as banka nuk ta perfill per karte perdorimi), por edhe ngaqe shum veta kane nga dy-tre numra llogarie, per shkak te mentalitetit/psikollogjise se frikes se X Y banke mund te falimentoje.  Edhe numri i transaksioneve nepermjet bankes (56 mije ne mos gaboj) mua me duket i varfer ne krahasim me kendej ku numri i transaksioneve eshte me miliona, nje tregues i qarte i rregjistrimit te ter qarkullimit te mallrave, jo si ne Shqiperi ku qarkullimi i mallrave  regjistrohet ne masen 50% (plus-minus).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).