Nje ekspres t'lutem!

S'po me mbante vendi deri sa dola per nje kafe. S'po duroja dot ate atmosferen e shtepise me komshinj qe i binin deres qe ne oren 5pm per te negociuar se kush do ta bente kafen e mbasdites, po ate mbasdite. Aty… tek kafja e perhershme. Eshte mire ketu, s'ka shume njerez dhe shef pak sfilate. Tek e fundit per kafe kam ardhur, dhe kete te fundit e bejne te mire. S’dal asnjeher nga shtepia pa degjuar nje kenge tek MTV shqiptare, kjo per te pasur nje teks karagjoz qe ta bluaj dhe te shtyej rrugen, deri sa te arrij tek kafja.

Po edhe per te pasur shijen e pershtymes te fresket, se e harrova pakon e cumcakizave ne shtepi. E kam dhe 50 lekshin per ta blere po meqe me duhet nje kart Vodafone po e ruaj, se tek hyrja bllokut rritet standarti dhe me kushton 1050leke karta rimbushese. Mbasi e kam bere rrugen si nje makin me 20km ne ore me navigator sigurisht, ku ka e ku s'ka gropa dhe me cd-n time ne mendje (fatkeqsisht jo format mp3) mberrita ne destinaicion. Navigatori sme kishte bere numra. Takoj nje miken time. i heshtur, me nje qetesi qe rrall e disponoj dhe me mirsjellje e perqafoj. Filloj internerari i pyetjeve baze te nje dialogu made in Albania. Vajza ishte sapo e diplomuar dhe e lumtur per 5 sekonda tek e citonte. Pyetja rradhes ishte: Po pune ke gjetur… zere se 5sekondat nuk ekzistuan dhe u pertyp per te me thene me xhestin e kokes qe jo, kerkoke shume nga jeta ti robo tha. Me buzeqeshje e percplla kerkesen time te jetes. Un s’jam diplomuar akoma dhe kur e citoj, u mbusha si vrull duke menduar qe vetem te vine ato provimet po do jam maksimumin tim. Por qe kur erdhi kjo pyetja e punes, u ndjeva mire dhe i lumtur qe jetoja diku larg nga shiqiperia me nje burse minimale. Tek e fundit thash, qofsha perher student me burse. Faktikisht, dita filloj pak si e zymte, siç ishte dhe koha ate mengjes fundmuaji… edhe pse afersisht 270 dite te vitit klima ne tirane eshte me djell. Ndihem mire ne keto dite te zymta pasi dimri me pelqen. Mora gazeten dhe nisa ta lexoj edhe pse i kam bere xhiro gjithe shtypit shqiptare keto dite qe kam ardhur, pasi i kam blere te tera gazetat per te pare se ça shkruhet, por sdi te kem mesuar ndonje gje. Me duket sikur lexoj ta njejten gazete perdite. Edhe pse druhem te shpenzoj shume, mengjesin me pelqen ta gostis jashte shtepise. Pak dite me kane ngelur ne tirane, dhe iki per te rinisur studimet… seriozisht nuk di fare se çfare do ti tregoj miqve te mi per pushimet ne atedheun tim. Mbase per mrekullit e durresit, ose per karshillikun e vlores. Neper rruge edhe pse sahati tregon 9:30 e mengjesit njerizt kane filluar te dalin xhiro, pa dallim moshe. Ti shofesh jane te gjithe duke ecur, askush nuk shpejton. Mbase nuk kan pune si une qe jam cuar qe me nate per orarin qe me karakterizon. Menodova se Tirana ka perhere jete, dhe si rrjedhoj xhiro nuk eshte si tek Vollga me orar. i pa fokusuar dhe pa bateri tek navigatori im me duhet te gjej rrugen per te shpejtuar ne nje takim.

Zgjedhje me e mire eshte te ecesh ne rruge, pasi ne trotuar nuk behet llaf, te gjithe e kane me nge… Mbase troruari eshte bere xhiro dhe rruga per te “vrapuar”, dhe un ngatarroj konceptin, se di. Edhe keshtu bera… nisa te ecja ne rruge per te arritur ne orare. I hutuar shifja qytetin e zhurmshem tek gdhinte ne ate mengjes te fresket, kamarier qe me tabaka ne dore i duhej te kalonte rrugen me tre korsi dhe te pa vizuar per ti cuar kafen shitesit tek dyqani, njerez qe ulerinin per te therritur nje mikun e tyre qe banonte ne katin e 5-te, te tjere qe i binin borise se dikush kishte parkuar keq dhe i kishte zene rrugen e makines…etj. Te vetmit njerez te qete qe me zune syte ishin disa shitese te reja tek pastronin me fshese shkallet e dyqanit. Mirmengjes degjova nga hyrja e lokalit… i trapllepsur me veten me duket se i fala nje buzeqeshje parafoleses. Ulem dhe vezhgoj nje tavolin ku te ulur jane nje grup miqsh piktore ne tirane. Mendova sa pune te mire kane keta, punojne per shpirtin e tyre, dhe morra frym thelle deri ne fund te fjalise. Po s’ishte rasti im, un pikturoj vetem per ditelindje. Tek sa pastroj syte nga ndonje sklep i pabindur nga uji ne mengjes kamarieri i sjellshem e solli kafen pa i dhene porosin. Tashme jam bere i shtepise mendova, dhe nderkohe i pergjumur e falenderova me koke. Pas pak shof te vi miku im, si perhere asnjeher ne orar. Ska faj dhe ai, kam pershtypjen qe askush nuk eshte korrekt ne kete vende ku korrektesen e kethjne si virtyt te tangerllikut dhe te interesantit. Askush s’te vjen fiks ne orar per ditelindje, as per dasem! Nderkohe qe per dike tjeter korrektesia tregon shume. Si bera ze, se me keq se ç’pash gjate rruges deri sa te mberrija tek kjo kafe, ky ishte lule. Pastaj mendova qe boll me keto imtesira qe me kap truri e syri dhe u mundova qe t’ia ktheja diellin dites sime. Pergjithesisht njerzit mendojn se po hape syte zgjohesh tek e fundit seshte e gabuar, po un edhe pse syte mund ti kem hapur duhet te me zgjohet truri. Jam esell. Pasi shkembeva 2sms, isha i zgjuar. Haberet kete rradh ishin te “zeza”. Taksirat te kullosja syte tek ndonje cep a vend qe te me pelqente dhe te gjeja pak ngjyra per shikimin tim. Shof nje foto bardh e zi dhe personi qe kishte dal me ngjahu me veten, ferkova syte dhe e ripash mu duke i njejte. Thash mos e kane marr nga interneti foton, edhe pse seshte se kam ndonje portofolio… kam vetem gjendje civile, dmth facebook. Kur me flet ky shoku im qe per momentin e kisha humbur fare qe e kisha ne tavoline. Filloj dhe diskutoj me te per nje projekt qe ishim te lodhur qe po na e zvarritnin. Levizem nga lokali, jashte binte shi, çader skishim. Ishte e kote te pyesje ndonje qe shiste cadrat ne cep te rruges per cmimin se ne ate moment kushtonte 10fish, thua ti se shiu nuk do pushonte. Megjithate nuk e gjeta ngjyren qe preferoja ne rradhet e çadrave kshu qe shkelem gazin mbi kembe dhe nxituam disi. Sigurisht edhe pse shi, shefat qe kerkonim nuk ishin ne zyre, edhe pse orari ishte mese i pershtatshem, 11:00am. Na mbeti te uleshim perseri ne kafe per te kthjelluar idet se kush ishte hapi i rradhes. Mezi gjetem nje vend tek blloku, ne nje kafe buze rruges sepse edhe pse e merkure shiu, lokalet ishin plote. Bateria e celularit me ra dhe skisha me ca te merresha. Gjithmone kur me duhet, asnjeher, se kam me bateri.

Faktikisht e perdore shpesh per te komunikuar me ane te sms, duke pare qe tarifat skan ndermend te ulen me gjithe ato kronika televizive qe u ben si proteste kunder operatoreve. Po skane faj, thuhet qe po nuk dole te protestosh tek sheshi nuk zgjidhe gje. Mendova tere ato forume, ata qe shkruajne dhe te tjere qe nuk shkojne tek sheshi paskan bertitur kote deri me sot. Pastaj me nje mendje te lehete per t’iu larguar stresit qe ste leshon qe kur hap syte thashe, hajde se edhe pak dhe do futemi ne bashkimin europian dhe si rrjedhoj cdo gje do rregullohet. Mendimi pasoj mendimin. Jam me fat thash do e perjetoj dhe un me voten time, mbase hyrjen per ne bashkimin europian. Pastaj pyes kete shokun time, kur mendon se do futemi ne BE…? Edhe pse cun lagjeje nga mentaliteti i te menduarit, prisja nje pergjigje gallat. I sinqert me pergjigjet ne 2015. Sdo ishte keq thash me vete, si moshe do isha tek te 30-tat. Llafi jote ne vesh te perendis tham te dy ne nje ze. Duke pare nga rruga persona te ndryshem nga ata qe qarkullonin me x5 e deri tek ata femije nen moshe te cigarave & lajthive thash… Ne mo plake kujtojme se te hysh ne BE do te thote te kesh drita e uji 24ore. Qerova zerin dhe peshtyva si harbut ne rruge. Kamarieri pa dashje e zbrazi tabakan me gota ne shesh. Nga zhurma qe u krijua, meditimit tim ju shkeput filli. I skuqur, cunaku, kerkoji falje… Don’t try this at home! (vetem ne kafe)

4 Komente

BEAUTIFUL!!!

Per ne qe jemi shkeput prej anej qysh heret - priceless.

PS Student shqiptar "qe kthehen ne shtepi". Motiv gjithmone "cool".

Me pelqeu shume, bashkohem me emigrantin, falenderoj ate qe e ka shkruar, e lexova me kenaqesi, ndoshta ngaqe jemi larg dhe na pelqejne te tilla shkrime.

ecni me shpesh ne atdhe qe mos habiteni..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).