Niku

Kush është ky Niku ?!

Ai pianieci që e ka shpin' te Oxhaku ?!

Apo ai lapraksi që iku me vaporr në '90-ën dhe u kthy me Hummer në 2001-shin ?!

Apo ai tjetri, ai çuni' lagjes që e ka shpin n'fund t'rrugicës, ai që i ngre flokët lart dhe i fikson me xhel, që babi i puno ke i firm', që mamin e ka shitse, tezen parukiere, gocën e hallës shefe, i motër kurv', i çun xhaje drogaxhi', që ka carac n’oborr t’shpis, që ka shok Lirin i cili pi birr' me Çim' hajdutin dhe Titin e Meremes që ka pas' dashnore Enkelejdën, që shkon n'stadium me Timin e Sanijes që rrafi Xonin për punën e Gentianës, që bën gara me makina me Gonin dhe Gimin me 240 në orë te pista e Gjadrit, të cilët i ka shok' t'ngusht, sepse ata të dy, bashk' me nji tjetër mahalleli që Niku e ka komshi, kan’ bër' ushtrin' bashk’ ?!

Jo !

Këta Nika ku m'i gjen. Këta janë luanër që s'mposhten, tigra që s'përkulen, yje që s'shuhen. Pa këta nika si drita, Albania do rënkonte dhe qante si Angola.

Nick-u i Internetit !

Shkurtimi i çuditshëm, ky përçudnues dhe përdhosës i emrit, i quajtur Nick i Internetit, që një tufë shqiptarësh skllevër të virtualitetit, kuturisës të forumeve, brejtës të Ueb-it, e bëjnë gjoja në emër të lirisë dhe ruajtjes së privacisë, është një shëmtim rrënqethës i pashoq.

Nga cila vrimë doli ky mi ?! Kush e solli këtë murtajë ?! Nga mbiu kjo fëlliqësirë ?! Pse duhej kjo fantazmë ?! Kush e pruri këtë kolerë ?!

Cili është shqiptari që ngrifet me Nik në Internet ?

Është adhuruesi dhe robi i veseve, mosnjohësi dhe penguesi i mbrothësisë njerëzore, grindaveci i bodrumeve të metropoleve, ai mjerani i emigracionit që me një laptop përpara përmes gromësimash ortografike nxin ditët e lodhjes dhe zbardh netët e vetmisë, qyqari rënkues i kudo ndodhur që përmes Internetit rreket të shkarkojë epshet e mungesës së identitetit, tuhafi dhe i pa afti që kujton se me Nik mund të bëhet i famshëm, vanitozi që ngutet të faktorizohet përmes hijes, skllavi i ngushtësisë së mëndjes, superficialitetit, kalbjes cerebrale, mungesës së fantazisë, thatësirës shpirtërore, mjerimit intelektual, moskuptimit shoqëror. Pra fundërrina e shoqërisë; frikacaku, burracaku, gjysmaku, çereku, i devijuari, horri, shkurt; bërllogu i Kombit.

Edhe mund të përdoret Nik në Internet. Ta zemë nëse je i sëmurë me zgjebe, dhe, meqënëse s'gjen rehat nëpër doktora dermanin e kërkon tjetërkund. Për këtë, futesh në një forum ku flitet për sëmundjet ngjitëse, pas zgjebes i ngjit vetes edhe një zgjebe tjetër, pra një Nik, komunikon pak, orintohesh disi, lehtësohesh paksa, dhe del. Por jo Nik kot, pa asnjë shkak !

Kombinacionet ortografike më të përçudnuara të Shqipes, të cilat ditëzinjtë t'anë i sajojnë për Nik, të lënë pa mënt.

Çfarë bëjnë morracakët me Nik ?!

Vetëm shajnë-shajnë-shajnë të tjerët me emër, dhe mburrin-mburrin-mburrin veten me Nik. Asgjë tjetër !

Ndër shekuj shqiptari i ka folur tjetrit edhe me dredhi edhe me frikë. Por kurrë kaq pabesisht, duke u fshehur i tëri.

Sot, qefi më i madh i shqiptarit me Nik, të përdhosë shqiptarin me emër ! Pa harruar asnjë ! Të gjithë shqiptarët me emër. Nga më i shquar, tek më modesti.

Sa qesharake ! Dhe sa e pështirë !

Po pse ?! Me cilën të drejtë ?! Sipas cilit Kanun ?!

Pa asnjë të drejtë. Kot, vetëm sepse ashtu ua do...sëmundja.

Sa të mjerë !

Gallatë e madhe është kur në ndonjë forum mblidhen si lugetër një tufë nikaxhinj hije dhe rreken të përdhosin njerëz të gjallë me gjak ndër deje dhe emër e mbiemër të shpallur.

Po çfarë thonë or' aman ?!

Tepër e vështirë ta përmbledhësh çfarë thonë. "Idetë" e nikaxhinjve mitomanë në kërkim të ethshëm të namit përmes përdhosjes së tjetrit, nam që s'e arrijnë kurrë, ato kombinime verbale të improvizuara nga më të përciptat, janë gjërat më pa lidhje, më pa fill, aq të shpëlara, të pështira, e të shpifura, sa zorrët t'i nakatosin.

Për të dhënë vetëm një shembul se ç'katranosin këta budallenj, ja një paradoks i lezeçëm; Kur nikaxhiun a nikaxheshën mitomane e zë frika e kotë se mund t'i zbulohet emri, sajon një Nik të ri ! Një Nik të Nikut ! Një hije të hijes së vet ! Këtë, në mënyrë që, atij apo asaj, t'i mundësojë të vazhdojë të llomotisë tinëz nga një bodrum tjetër edhe më i errët nga ai ku ishte futur me Nikun e vjetër. Aman o Zot !

Hijet me Nik, që s'lën kusur për tjetrin me emër, s'para  flasin keq mes vedit. Shtrëngim rradhësh hijesh ?! O Perëndi ku je ?!

Si njihet në jetën e përditëshme shqiptari me Nik në Internet ?

Nga surrati ! Por ka edhe një mënyrë më të sigurtë. Nëse dyshon për ndonjërin, afroju dhe pyete; A përdor Nik në Internet ?

Pe që u gjallërua nga pyetja, i shkëlqyen sytë, dhe të tha "Po" gjith' qef dhe me vendosmëri ? Sipas takatit dhe frymëzimit të momentit, nga neveria si dhe për tu hakmarrë që të mori për të ngjajshëm, bëj njërën nga këto; futi një shpullë, pështyje në surrat, thuaji idiot, dhe ik.

Po t'u përgjigj mëc-mëc me gjysma, shaje budalla dhe mbathja.

Ama po e pe se për Nikun nuk ka asnjë ide', dhe sinqerisht dhe pafajsisht ngre supet e picërron sytë me habi', që të mos ndodhi të hash ti ndonjë shpullë për pyetjen pa kuptim, mos e lër pa i rënë një herë shpatullave dhe pa i thënë; Hallall qumështi i nënës, o shqiptar i vërtetë !

A të ketë vallë një zanafillë kjo zezonë e hedhjes së gurit dhe fshehjes së surratit nga pisa buburrecë që shkapërdhehen rregullisht pas ndeshjes me të parën sfidë elementare reale ?!

Nick-u i Internetit të shqiptarëve ka, jo vetëm zanafillë e spjegim, por edhe histori dhe traditë. Madje të begata të dyja.

Ngjajshmëria e Nikut dhe spiunllëkut bën mu, ulërin ! Prandaj Niku i Internetit dhe Pseudonimi i Sigurimit janë e njëjta gjë e aplikuar në dy kohë nga e njëjta rracë shqiptarësh bastardë. Gjyshi apo babai me Pseudonim në kohën e shkuar, nga njëra anë, dhe trashëgimtarët e tyre të denjë për të tilla punë, nipi apo biri me Nik në ditët tona, janë një realitet më se i qartë vetëm një sy po të hedhësh kazanëve të plehrave virtuale, të ashtuquajtura forume.

Lumturimi rrënqethës që edepsëzit me Nik j'a garanton fshehtësia, lehtësimi që palaços së lindur i jep mungesa e turpit, papërgjegjësia që rrjedh nga kultura e munguar, papërmbajtja që j'a fal dobësia e karakterit, mungesa e edukatës familiare, këto e të tjera të zeza, gjallojnë të gjitha në ato tre gërma.

Heroizmat inekzistente të luftës dhe pas luftës nëpër libra me turli biçimsëzër mburravecë që gjoja mbrojnë Shqipërinë nga të tjerë shqiptarë që demek Shqipërisë duan t'i bëjnë varrin. Fotot e Diktatorit që s'shkulen e s'shkulen nga muret e filmave ku me mënçuri dhe urtësi proletare kërrusur mbi tavolina paraardhësit pseudonim-bartës të Nikut të sotëm zbërthejnë intrigat e armikut. Ndërlikimet haluçinante me sabotatorë të fshehur si gjarpëri nën gur që mezi ç'presin pushtetin popullor ta përmbysin dhe partisë t'i bëjnë varrin. Rrëfimet e jargëta të xhaxhait oficer, lehjet e kushuririt Hero i Punës, ngrehjet e pafundme të artistëve dhe aktorëve "titanikë" shumica me pseudonim. E plot të tjera si këto ndyrësira, janë kordoni ombelikal mes dy kohëve simbiotike, i cili kordon, nga e kaluara tek e tashmja, mbush me llum kazanin e turpshëm të zëvëndësimit të emrit të natyrshëm me Nikun e neveritshëm.

Hajt shëndet e me t'mira ! S'ka tjetër spjegim për këtë pikëllim modern. 


87 Komente

Hemm, mbaruan shkrimet per Mero Bazen? Po te mendohet se do vazhdoje me te njejtin ritem i bie qe se shpejti te kete shkrime me carje kafkash te "nikeve" smiley

E paska pasur per ne me duket ky Ypi!

 

 

 

E lexonka edhe PPU. smiley

Kesaj radhe shkrimi i Ypit eshte madheshtor. Megjithese ma ka fut thelle muve dhe shume te tjereve edhe ketu tek PPU-ja, duhet ta pranoje dhimbjen me kenaqesi. Ngushellohem me faktin se dhimbje te dyfishte, te trefisht e me tej, ndjejne ata/ato qe i ndrojne nick -at si mbreti grate.  hahahahahahahaha  Moza, Nexhi, Desdemona, Tushja .....................

 "...mitomanë në kërkim të ethshëm të namit përmes përdhosjes së tjetrit..."

Ky Ypi mos i rafsh ne dore. Ka vuajtur shume ky djale dhe ka shume haqe per te marre. Dhe nuk ma merr mendja te sherohet me. 

Jam i lumtur qe nuk kam ndonje hasm se do me vinte keq tja lija ne dore ketij Ypit.

 

Ky shkrim nuk me pelqeu aspak, per me teper duket si i bere me porosi.

Hajt me duhej shkruar, se edhe Ypi duhet te haje buke......

Ky njeri perdor fjalen ashtu sic Pollock perdorte bojrat. Vecse eshte pakez i dhunshem per nje gazete kombetare.

më duket se është kapur paksa kot me Nikun Ypi.

Niku është një kontribut i vyer që shqiptarët i kanë dhënë internetit. për të qënë më i saktë një shqiptar. një shqiptar nga shqipëria e veriut. në gjak me Prengën, i detyruar të ndërronte shpesh emrat, ia propozoi këtë Billit.*

të kish qënë turk shpikësi i Nick-ut, do të thuhej :

put your Mahmut here.

të kish qënë kinez do të thuhej:

put your Hu here.

të kish qënë rus :

put your Vallodgja here.

etj..

etj..

* Billes Gates

në rastin e gjak'sorit të prengës nuk do quhej nik-u, por nikë-a

mirë, mirë por Billi nuk e njeh ë-në

Ide e mire, kjo e ngritjes se problemit te "Nikut" , por ama vetem ideja, terheqja e vemendjes permbi kete problem eshte per tu lavderuar. Cfare mekati pastaj qe artikulli nga fillimi deri ne fund  eshte nje pacavure e vertete.

Gjithsesi per mos ta zgjat do ti sygjeroja ketij  idoiotit ( Sot, qefi më i madh i shqiptarit me Nik, të përdhosë shqiptarin me emër)   te mare cekanin dhe : caja kafken modemit ne shtepi dhe ne zyre bashke, te shpetosh. 

 

 

s'paska ca me i bo gamarit ypi e i bika samarit. ca niku perdor ypi ketu te peshku di kush gje?

se qenka me mire ata nikerat qe permend ne fillim te shkrimit. i semure. e paskan sha, i paskan bo noj kritike edisonit. edison? shqiptar? nga e gjeti kete nick i ati i edisonit apo nuk ia ka vene edisoni eshte shpikje e tij e koheve moderne? shqiptar? me bon me lol. kuku.

nejse, te shkruarit me nick ka nje te mire. une kisha ne gazeten ku punoja nje dike me mbiemer ngjela, te cilit i rrinte ne dispozicion e gjithe gazeta. ckado qe te shkrujte. ndersa keshtu me nick te pakten dicka nga nepotizmi qe ypat&co kane ndertuar ne shqiperi eliminohet. deri sa te merren vesh emrat e nikeve. dhe jemi te gjithe barabar (deri diku).

nje miku im Petrit Nika botoi nje liber dhe e di si e quanin keta te mdhojt, pjeter nika se ishte nga puka. e petriti s'ka pase askan spiun e komunist e kurrgja qe te ishte sot ne majat atje ku asht ypi&co dhe ka mbete mesues letersie ne fier.

keshtu zoti ypi. ata spiunet dhe te tjeret jane atje ku je ti. ta dish.

te perdoresh nick do te thote te mos keshe nevoje per koracen qe te krijon emri me baballare e gjysher spiuna brez mbas brezi por te jesh ti e vetm ti qe flet.

ah, une jam hekuran koka prej shkinaku te kukesit. baben kostar, nanen punetore, gjyshin coban dhensh. fis i kokeve ne caje, nga ata qe mund te quheshin fisnike nese s'do ishin qene ata legenet qe ende sot shkruajne neper gazeta qe e shkaperdhyen fisnikerine shqiptare.

e paska qa ket shkrim. ene sa shum i paska djeg cave... keq fare

sa Nick t'gjat qi ke zgjedh mer Yp smiley

apo emri shkurter Nicku i gjat smiley

lum si nona per ty mi goce. ju paska bo ypi me fol me vete

Eduart Ypi,

.. cfare te ka bere Niku qe shqetsohesh?

Ta ka nxi jeten a ?

 

Une lexova shkrimin e mesiperm dhe me thene te drejten nuk ju  besoja syve. Si ka mundesi nje njeri te hedhe kaq balte te tjereve. Ku e mori kete te drejte, ndoshta nga injoranca e tij.

Interneti eshte nje nga zbulimet me te medha te koheve te fundit. Ne se ke ndonje referat te mbash ne shkolle per ndonje teme nuk ke nevoje me te vesh ne biblioteke por shkon ne internet. Ne se ke ndonje problem teknik ne pune shkon konsultohesh ne internet ( kuptohet duhet te dish disa gjuhe te huaja ). Ne se ke ndonje problem me shendetin shkon ne internet te konsultohesh. Ne so don te shofesh nipin qe nuk e ke pare ( punedhenesi nuk te jep leje te shkosh ne Shqiperi ) e shef ne Skype. Ne se do te shofesh nenen e semure dhe uloke me shume se nje here ne vit e shef prap ne internet me Skype etj, etj. Ne se don te marresh nje informacjon mbi vendin ten ( kur je jashte shtetit ) shkon ne internet.

Mendoj se shkruesi e ka kuptuar gabim funksionin e internetit. Ai nuk eshte vetem per te share dhe njollosur te tjeret, ai eshte edhe per te shkembyer mendime, per te mesuar nga njeri tjetri. Une p.sh. nuk dija c'fare te beja me 10.000 franga ( i kisha terhequr se kisha frike nga bangat ne Shqiperi) dhe njerez te ketij forumi me shpjeguan shume mire duke me dhene edhe varjante te ndryshme se si te veproja.

Une mendoj se ne qe jemi ne kete forum duhet te jemi krenare me vet-vehten se neve nuk ofendojme ose hedhim balte mbi njeri tjetrin. Ne shkembejme thjesht mendime si njerez te  civilizaur. Une personalisht kam mesuar mjaft nga ky forum.

Eh mer Plak... Ypi nuk vjen tek peshku që të shkëmbejë mendime... Ypi vjen që të shesë (mënd sipas tij smiley )

Aman mos i bino fort Ypit se do i jepni material atyne te Klan per te ba Opinion smiley

Ypo qe e ke 10it e ke 10it ske qa thu smiley

Yp, ne rregull, po pranoj te marr te mireqene nje pjese te shqetesimit tend. Pra po pranoj te komentoj, por pa pathos negativ si i joti, OK? Nuk me djeg asnje mize ketu, se nuk kam fare kesule.

Nikun, pervec pseudonimit te sigurimit te shtetit, kerkoje edhe te letrat anonime, te Jovan Bregerit e cdo kohe, te ndikimet anesore te kurseve te analfabetizmit, te fakti qe shqipja si shkruhet edhe lexohet, cdo tingull ka nje shenje, psh "gamor" thuhet, "gamor" shkruhet, POR sidomos te karakteri anonim i thashemnajes popullore, i "ger-merit" shekullor (marre kjo fraze prej e di ti me mire se cdokush tjeter se ku). Ka nje tautologji dhe okismoronizem ne gjithe linjen e shkrimit tend, dha ja se ku: niku mbulon nje te vertete, nje identitet ala gjendje civile, i.e., artificial, per te nxjere jashte e zbuluar ate identitetin e vertete, te brendshmin, gjendjen shpirterore edhe pse te pa civilizuar. Pra jo rralle cfare ka barku, e nxjerr niku, jo bardhaku, ne sajberspejs.

Niku nuk eshte e thene te jete fshehje identiteti. Nje nik konstant e i qendrueshem, eshte po aq identitar sa nje emer qe ta kane dhene pa te pyetur fare. Nuk them qe s'eshte bezdi kur sheh te njejten dore qe nderron nik vetem e vetem per te (te) sulmuar pa princip dhe per te dhene pershtypjen sikur kauzen e tij, te drejte ose jo, po e perkrahin shume veta.  Ama sa realitete i pranojme me gjithe bagazhet qe sjellin. Do thosha, TE GJITHA realitetet. Niku i perdorur keq eshte nje arme e perdorur nga nje vrases. S'ka faj arma, pra. Ajo mund te ishte edhe per vetmbrojtje. me duket qe demin s'e ke kapur per briresh ketu. Simptomen e ke vene ne qoshe. Kupton? Dhe mos harro nje fare paranoje qe e shoh jo rralle te ata qe shkruajne nga Shqiperia, lidhur me identitetin. Mbase s'kane edhe faj mer, nuk e di, une nuk e kam mbi lekure realitetin aktual shqiptar, mbase e kane nje arsye me teper per ket gje. Nuk kam asnje te drejte te mendoj qe kush jeton ne Shqiperi eshte me skuth se sa nje qe jeton jashte Shqiperie.

Dhe nje pyetje te fundit: pse gjithe forumet perendimore, ku nuk ka patur sigurim te shtetit shqiptar, funksionojne me nik?

Em, pergjigje cilesore per nje shkrim jo dhe aq cilesor. Me sakte, pergjigje dashamirese ndaj nje shkrimi pak a shume dashakeq.

Mua me ka bezdisur vazhdimisht anonimiteti i njerezve ne Internet, dhe e kam sjelle kete shqetesim tek Peshku (Mbi anonimitetin, 26 janar 2008). Por e verteta mbase eshte tek kjo: 

Mbase s'kane edhe faj mer, nuk e di, une nuk e kam mbi lekure realitetin aktual shqiptar, mbase e kane nje arsye me teper per ket gje.

faleminderit Emo

me nxore merakun si mund ti pergjigjesha Ypit

Asnje fjale me teper

Me ben shume pershtypje Ypi, ka nje gershetim shkrimesh qe te cudit me paqendrueshmerine e tij, here shkruan si gazetar me G dhe here shkruan me aq mllef saqe shnderrohet nenje g...uc. Rremuje hesapi ky shkrim.

Hajd i gezum qofsh ne hallet e tua dhe ta gezosh honorarin.... E mer Yp te paca fatin...Me tru mesjetari mer pare Demokracie smiley Nji shkrim perpara sikur dhe shenja qe ishe kuruar me sukses. C'te gjeti ? Shife dhe nje here kuren mos ta kane ndrru  ata te Gazetes qe te botojne smiley

kjo me duket se paska qene kshu..sa per te praktiku doren. Ca grushta e ca shkelma ne ajer sa per rujt formen... smiley

ahahahaaa....  sa po u bojsha gati me u zhyt prape ne numra... po qesh me zo....  smiley   shum vizual je!!!!  ika  ika  smiley  

 

http://thesparkinthedark.com/sketch/wp-content/gallery/karate-sketches/annalisa-color-fix.jpg

S'kam per ta kuptuar ndonjehere kete "gazetarin" qe shkruan me dashakeqesi dhe urrejtje ndaj personave qe e kritikojne here me te drejte dhe here mbytja kot. Por, nje gazetar profesional, nuk do shprehej keshtu sado e mrephte dhe e thelle te jete ngulur "thika" nga ana e lexuesit apo komentuesit.

Ypi per mua nuk hyn ne listen e gazetareve profesionale dhe ka shume mangesi ne te shkruajtur.

Shpresoj, qe kur ta lexoje kete koment te mos dali me nje shkrim ne gazete edhe te japi leksione sesi duhet t'ja punojme atyre qe na flasin te verteten edhe pse ne virtualitet.

Kush eshte Niku e morem vesh nga Ypi, po kush eshte Ypi kush do na e thote...

(Ypi - e kam ditur Nick name)

Zafmet e keni me lene opinione eeee.... direkt ta gjykojme, edhe shemtuar madje! Artikulli ishte "interesant", edhe se ka dal pak si ne "mode" ky zhargoni i artikujve. Mesa kam kuptuar un, ne si "shqiptar" e kemi cik ndryshe.... nese aplikojm me emer mbiemer dmth qe duam te dukemi, ca themi ca shkruajtem... madje dikush na ka inat dhe mund te hedhi dhe dher mbi ate ckemi shkruajtur! Kurse niku i jep buzqeshje atij qe te ka inat... Besoj se mendimet skan fund, kshu qe mos gjykoni ypin por c'eshtjen e nickut, po problemin... jeni gati ti nxjerrim kokat... smileysmiley?! 

Ypi ti dhuroj 5min. artikullsmiley!

S'po habitem me Ypin, po me gjithe ata qe kane pasur durim dhe deshire ta lexojne deri ne fund!:O Si ju ngeli kuriozitet per te lexuar çfare ka me poshte paragrafit te pare?

çfarë kishte pas rreshtit të parë Iris ?

 posi, mos bej sikur s'e lexove smiley

hmmm ,

jo me kot i kishim mendjet e ngjashme ne moj.

dhe une kshu thomi, ky shkrim meritonte vec injorim, injorim te pakushtezuar smiley

Ne shume komente qe lexohen ketu tek PPU, vihet re mospelqimi per kete zoterine. Kaq i nxehur sa me duket ky mua, ka shume mundesi te kete lexuar peshkun me kujdes smiley

po ta vesh re reagimet jane ne fakt te gjitha ose mos me dal "jasht turmes" ose direkt psikologjike. kto te dytet e vujn shum vallaj - dhe thelle

Po cfare thua, pash Zotin! Vete, per shembull, Ypin e kam pas ne rreth te ngushte fare autoresh te simpatizuar, dhe une kur me pelqen nje autor, as e kam per problem hic ta mbroj edhe kunder te gjitheve ketu. Te jap shembuj po u desh. Por thuaji Edisonit, ne mos qofsh ti vete ai, qe bej or gjera me brume dhe qe ti qendrojne logjikes formale. Artikuj si ky per shembull, apo ai per Meron, apo ai per ate artisten ala BBF (jo "Rrofsh Inis", se ate e ka bere per se mbari, po nje tjeter me pas qe s'i mbaj mend emrin tani), kshu budalliqesh e kam fjalen, te ngelin ne dore mer. As per hater e per simpati nuk shtyhen.

sidoqofte duket sikur jeni bo me hije per ca gjona. po ju mor kshu si kallup i her. pik spari, cne qe kujtoni qe une qekam ypi apo qe e njof. gjys pike mas spari, as qe mhy npun autori apo e kalumja e tij per t'u mor me i shkrim konkret qe lexoj simas rasti, gjo qe s'duket se praktikojn shum knej me ckom pa, se vec ad hom shef ne cdo tem neper forume shqip ne internet. nai pik tjeter per sport, as thelbin s'i keni kap asaj qe po thoshte, se vallaj me asi ven sduket robi se po sha internetin apo anonimatin si zgjidhje teknike ne internet. robi po merret me i fenomen te caktum qe shfaqet rondshem ne forume/blogje shqip, meqe ato i paska ra per hise me lexu, dhe paragrafet i ka ne shenjester. aq mshenjester i ka sa dhe faqja ktu me komentet ka mrapa duket si dejavu e asaj qe ka thon ne shkrim. dhe funja kjo osh dhe me komikja e gjith situates, the lomsh psikologjik qe karakterizo the robs mas the niks - gjo qe pickerisht e ve ndukje shkrimi

Drejt fitoreve, këtu tek peshku, dmth në këtë moment, i vetmi që gëzon karakteristikat e Nikut që flet Ypi, jeni Ju... sepse për mirë apo për keq, të gjithë të tjerët që po komentojnë në këtë moment, e dinë se me kë po flasin (dmth që kanë kohë që e njohin njëritjetrin nëpërmjet debateve të bëra këtu).

Askush nuk të uroi mirseardhjen, ashtu si askush nuk tu vu me gure për ato që the e thua, por, derisa të njihet koherenca e nikut tuaj, askush nuk do t'ju marrë seriozisht... meteora që vijnë vetëm për të komentuar gjysëm ore ose vetëm tema të veçanta, nuk është hera e parë që ndeshim e që do rindeshim... ato po që janë Nike.

uuu, toga mblidhu

paske bo ene Zbor, mer qafir/e?  smiley  apo Zborin e ke me te tregume and/or lecitje... 

PS Ed-o, ne mos past qen Ypi, ky nicku "drejt fitorjeve..." ("...te ra&quotsmiley qeka i lezetshem ne muhabet, mgjthse nuk me duket fare peshk/e i/e ri/e mu ky/kjo...  smiley 

Em, sido që ta mendosh ti për ktë "drejt fitoresh", personalisht, pas komentit të tij të fundit, e konsideroj karagjoz(e) që nuk meriton të harxhosh kohën për të bërë muhabet me të.

Nuk e mora vesh se pse duhej mbledhur toga? Kush e shau apo e sulmoi??? nëse vuan nga mania e persekutimit... le të vrasë vehten me duart e tija: Nuk dua që të jem unë shkaktari i keqsimit të gjëndjes së tij shëndetësore.

e. t'lutna shume se deri tani e kena pas pa zarar kete englendisjen.  Mos co ujra nga mulliri ku s'bluhet gje, t'lutna shume smiley

Ka harru germen "J" te ai nicku. Qe i jep gjiF lezetin...  smiley 

Ore meqe ra fjala, e ke par' gje J-ene?

duhet te kete ardhe ne shqiperi per pashke, si gjithe katunaria mbare qe vjen nga gerQIa smiley

Mire mire, kur s'o rrotull ai, bo si trime ti, se kur J. eshte online, ai i shtin dridhat gjiF Rumelis'...  smiley 

po po

dhe pasi me shtin te dridhat une i thom : ik boj cicin smiley

 

ti nderro batute. se je bo bloze. e te kam thone, fshikezen e urines e kam lene rrugeve te athines. smiley

duku njehere ketej pa ta tregoj cicin une smiley.

 

e., dhe ate e bere? edhe nikun cungove? Shif c'po behet mer per pune nikash, i forte paske qene smiley .  Per nje "j" qe t'i s've nga mema shitese, te behet tezja parukiere smiley

ps: eh mer emo, ngene e nikave ka J.-ja lol.  Po pi vere permeti ne atdhe e po ha veze pashke (ateizmin e ka per llafe, se kshu te tha piten per festa) smiley

po po... rroft' Marxi dhe sebepi...  smiley  

vere and whiskey J&M. smiley per me i bo qejfin kapitalisteve si puna jote smiley.

p.s vezen e ka bo pula ene eshte 100% pagane. Po nderroj fe... smiley

Veren per Dionisin. smiley .... ene per disa anetare te peshkut pak.

 

 

ja te kontrolloj canten smiley

paska paska, po sta them ne publik smiley smiley

ketu ketu jam. smiley ja se po ju jap xhevap te gjiFeve. Sidomos asaj Desdemones... qe ma ka bo borxh ma ka bo....

Emo, rrofsh qe kujtohesh ama gjete ke me pyt smiley.

 

Monda, në këtë moment, tek Peshku është një shkrim i Emigrantit, një shkrim i Luljan Kodrës, artikulli i Bellës, i Enit... dhe një shkrim i Yti smiley ... Po të ishte se mblidhemi vetëm për t'i bërë qejfin njëritjetrit, kaq komente sa i harxhova mbas ktij bilmezi, do t'i kisha lënë tek juve (qoftë edhe thjesht për të thënë që i lexova).

Kta lloj robsh, që bëjnë si profesora, (se ç'është një emër apostafat për ata që futen në forume vetëm për "sherr", por nuk më vjen ndërmënd) vijnë dhe pas asnjë arsye fillojnë të konsiderohen si të sulmuar prej... HIJEVE të Ypit.

T'vje keq po t'ju thojna rrotlla n'shqip? Anagrama pothuajse perfekte smiley

e. mos e vri mendjen kaq shume mer lal, duhen ene keto ndonjehere per prishje syni a per englendisje smiley.

PS: flm per Y-ne smiley 

 

 Tregimet e Edison Ypit me pelqenin dhe i lexoja me endje, mirpo kur beri ate shkrimin kundra Meros (jo se dua te mbroj Meron) me kafke te çare e te pa kallur, sikur me vuri ne mendime, se diçka nuk shkonte tek Edisoni. Tani lexoj kete shkrimin tjeter, dhe vertet me ben te mendoj se Edisonin e ka kapur diçka si makth, nje semundje qe i kap njerzit ne vendet e nxehta siç eshte Shqiperia. E kam vene re dhe ke vetja ime, kur jam ne Shqiperi, sa me gjate rrij aq me i eger behem dhe llogjikoj ter emocione, i shoh problemet ter zjarr. 

Une do ti rekomandoja Edisonit te nxehur kotsekoti, te kaloj kendej ne Europen veriore, ti ftohet pak koka dhe emocionet,  le te regjistrohet dhe ne nje kamp azelantesh, s'ka problem se do te haj sup, pilaf, patate,  rendesi ka qe do qetesohet dhe do ti shohi problemet me nje sy me te qarte.

Ka qene i' kohe qe ne katunaria knej e kishim qejf shume kete Ypin. Po ai erdhi duke u rendu, doktor po helbete s'un i cojshim dot, k'shu qe u detyrum me i vone vizen! _____________________________ <------viza, psh. smiley

Kupto ti per shemell c'om tuj t'thone?

 

 

Po të kishte folur për Nikun që

 e ka shpin n'fund t'rrugicës, ai që i ngre flokët lart dhe i fikson me xhel, që babi i puno ke i firm', që mamin e ka shitse, tezen parukiere, gocën e hallës shefe, i motër kurv', i çun xhaje drogaxhi', që ka carac n’oborr t’shpis, që ka shok Lirin i cili pi birr' me Çim' hajdutin dhe Titin e Meremes që ka pas' dashnore Enkelejdën, që shkon n'stadium me Timin e Sanijes që rrafi Xonin për punën e Gentianës, që bën gara me makina me Gonin dhe Gimin me 240 në orë te pista e Gjadrit, të cilët i ka shok' t'ngusht, sepse ata të dy, bashk' me nji tjetër mahalleli që Niku e ka komshi, kan’ bër' ushtrin' bashk

Vështirë se do të kishte patur kritika Ypi, por tani i është mbushur mëndja që ështëedhe psikolog... dhe jep edhe ai sentencat e veta.

Sipa "thashethemeve", Ypi është një lexues i rregullt i Peshkut... nëse është kaq lexues i rregullt vështirë se nuk ka komentuar, por edhe nëse ka komentuar,,,, nuk ka komentuar me emrin e tij => (nga ku) JA ka fut si peu kalës (ose e thënë frëngjisht: Ja ka fut pordhës kot! )

 

Ike ere pirdhu. Nuk e shan dot anonimatin e te dalesh palare, se "anonimati as qe nuk ekziston." E di kush e ka thone? Njoni qe kishte shume nicke. Trap. Aty fillo. Edhe nji gjo. iksetekomdhjestatusin.com Nuk e dije eee? Eshte loje nickesh. Ia keshtu, qe u dhjesin statusin tellalleve gryknxjerre. S'ke ci bo. Cirru po deshe nga inati.

Qyqja, c'i ka bo internetit djalka smiley

Adetet i beri ne fund ama, shnet e me te mira nikave te peshkut, nga nje mik qe na do te miren smiley

Ehhh, c'vete, s'po dine as te zotet nga u piko catia ...

kot me pyt i her, ca paragrafi ju dogji me shum?

e mir, turqeta ene ti pra. eshte nga uji...

Mua me dogji artikulli, ty te dogji artikulli....po Ypin ça e dogji??

p.s: ec lozim me " e ke" tani. Neve (po marr te drejten te flas ne emer te 100%-shave mendjengjashem) na dogji ky paragrafi ketu :

"

Lumturimi rrënqethës që edepsëzit me Nik j'a garanton fshehtësia, lehtësimi që palaços së lindur i jep mungesa e turpit, papërgjegjësia që rrjedh nga kultura e munguar, papërmbajtja që j'a fal dobësia e karakterit, mungesa e edukatës familiare, këto e të tjera të zeza, gjallojnë të gjitha në ato tre gërma."

sepse lumturohemi rrenqethshmerisht. smiley

Iris, ke ftyre me kerku llogari e me genjy dynjane, pastaj.  Nike e poshter smiley

Po pse mi thua qe s'lexove pertej paragrafit te pare? Ti e paske lexu me laps ne dore e ke nenvizu dhe pikat e rendesishme rrenqethesisht smiley

 Une lexova fjalen e pare te çdo paragrafi per tu pergjigjur kush me dogji.Kjo me lumturi me terhoqi smiley, ça ti bej, keto rrenqethjet e lumturise jane te parezistueshme per mua dhe 100%-shat.

p.s: Monda moj Monda ça komedi te bukur kishte ne teater smiley

Mburru mburru me 100%, po ne ke Tushe dhe J. ti, une kam desdemona qe aty aty eshte me 100%, e qe ua merr ne kthese te dyve smiley.  S'prishet puna per 3% a 2% vetem ne je G99 smiley

ps: Je ne atdhe dhe po bredh thiatrove he?  Ma trego n'vesh ca po bo, se ne me nika me germe te madhe, na gje belaja me fol n'pellgace smiley

Drejt fitorjeve, te gjitha paragrafet na dogjen. Pse ca kujtove ti. Nuk ia fut kot Ypi jo. Megjithese eshte poet komik (jo gazetar) dhe si i tille ia fut gjithmone kot.

Ypi or kokerr palle. Te them, sic te kam thene dhe me pare, qe je nje cope gomar, dhe kete e bej me autoritetin qe me jep Nick-u, dhe fakti qe nuk paguhem si ty per shkrime gazetash. Perkundrazi, ma vjedhin kohen hajvanet me emer e mbiemer si puna jote. Po lexon apo jo? Po s'e lexon me trego qe mos te lodhem te te shkruaj.

Ky ka te drejte me ate qe thote n.l.m. kete mykjen e virtualitetit shqiptar; nje mykje qe pasqyron shpirtin e shqiptarit me app. 2+1 me liri personale dhe privacy zero, shqiptarit i cili akoma s'ka mesuar te balancoje ate sens lirie qe sollen vitet e fundit. Interneti eshte nje pjese e kesaj lirie.

vallaj nfun ka me dal qe jo vetem qe e keni lexu..

Jo vetem e kena lexu, po dhe po e vujm shpirterisht biles, une s'po e perballoj dot stresin qe me shkakton perballja per here te pare me faktin qe rrjedh nga nje familje pa edukate dhe qe jam nje pis buburrec qe shkerdhehem me te paren sfide te jetes reale smiley

vallai , me duket se vetem une se paskam lexu  ket smiley

po ca nevoje ka me e lexu merrrr ????

smiley

vallaj te forte jeni qe lexoni i kyt tipin.

duket qe qYpi nuk e ka haberin e sajberspejsit, jane bere me qindra kerkime shkencore per impaktet sociale te kesaj hapesire.

Per mua psh Lulian Kodra apo Penar Muasarj jane thejesht nik ashtu si emigrant apo Monda apo e. apo Idris apo ku di une, identiteti i personit nuk me intereson fare, me intereson ideja, ka nike qe as nuk i lexoj fare ca shkruajne ose ka nike qe nikun e tyre i thone te gjitha.

Miqt e mi i kam me emer e mbiemer ne jeten reale, ne ate virtuale ca rendesie ka emri dhe mbiemri.

Nuk e kupton palla qe ene ata te gazetes tallin trapin me te, te ishte ne amerike do kishte institucione qe do merreshin me seriozisht me te pas gjithe ketyre simptomave qe shfaq.

Me te urte Ypo...Po qe se je ai me Fitorje...NDRRO KUREN ose DOZEN. NUK je MIRE . Po qe se nuk je ai me FITORJE ,kur ta lexosh se cfare mendimi kishte toga per ushtarin kujto kete dialogun ....(prap me te urte sa pa te ardhur rradha e artikujve ose pergjigjeve ne imitim te shkrimeve te tua smiley

"Shoku USHTAR perse je mbrapa" ??? Nuk jam mbrapa une komandant , ka ecur TOGA para "

Me te urte Ypo ...ndrro kuren ose dozen ose kontrollo shokun qe te rekomandon "ilacet ".

 Ky Yp-Xhixhi me kujtoi nje histori me Curcillin.

Gjate Luftes se II, Hitleri kishte deklaruar qe do i hapte lufte Anglise. Edhe parlamentaret angleze ishin mbledhur ne salle dhe degjonin deklaraten. "Ne do ti djegim te gjalle te gjithe anglezet dhe do ti bejme sapun", bertiste Hitleri,"do ta bombardojme Angline kaq fort sa nga ishull do ta bejme arqipelag"...etj, etj.

Ne salle nuk fliste njeri. Sado i cmendur, prape Hitleri kishte treguar se sidoqofte duhej t'ia kishe friken, ndaj dhe te gjithe prisnin se si do mbaronte kjo pune. Ne mes te asaj heshtje dhe zerit te Hitlerit qe u cingeriste nervat te gjitheve ngrihet mengadale Curcilli. Nxjerr nje puro nga xhaketa, nxjerr cakmakun, e ndez, e terheq njehere, nxjerr tymin me psheretime nga gjoksi dhe pa iu drejtuar askujt, si te fliste me vete thote:

- Ky djale duhet martuar! - dhe mes shkrehjes te te  qeshurave te burrave te tjere, doli jashte per nje shetitje ne kopesht.

Hallall peshku, "me ke vjedh mendimin"

- Ky djale duhet martuar!

me sa inat dhe mllef e paska kapur ky djali, gjynah! kush e di si e ka hallin? aq verberisht e paska shkruar kete me lart, sa mendon se niku limitohet vetem tek shqiptaret (emigrante, te vetmuar, deshtak apo sido qofshin). po te kishte pare paksa me larg, ndoshta do kishte kuptuar shume gjera. c'po me dhimbset koha e humbur per t'a lexuar...qe e pac haram ore!

 

e di ca me pelqe me shume, ai 'algoritmi' qe shu komentetet kshu si me stil. klasike

duhet te jete kshu funksion plotesues i recdep

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).