Në ndihmë të poetit Xhevahir Spahiu

Poeti i mirenjohur shqiptar Xhevahir Spahiu prej disa ditesh vuan nje gjendje teper te rende shendetesore. Mjeket neurologe mendojne se ai vuan nga nje ishemi-cerebrale e shkaktuar nga tensioni i larte. Mjeket mendojne se zgjidhja me e mire per kurimin e poetit eshte dergimi i tij jashte vendit. Kolege dhe miq te poetit kane gjetur nje klinike te pershtatshme ne Itali, por ne mungese te financave pernsonale dhe mbeshtetjes nga shteti ata i bejne thirrje te gjithe artdashesve dhe opinionit publik te kontribuoje financiarisht per shpetimin e Xhevahir Spahiut. Numrat e telefonit per te kontribuar jane: 068 20 15310, 069 20 39222, 069 20 20563. Per telefonata nga jashte prefiksi eshte 355 dhe shmanget 0 ne fillim te numrave celulare.

 

10 Komente

Me sa duket duhet te telefonojme pastaj te na udhezojne per veprime te me tejshme p.sh ndonje llog. bankare?  

Po shteti ku eshte?

Apo i kane ra ne kurriz hallet e NATOs tashme?

Une punoj ne nje istitut rehabilitativ ne Rome.Ky eshte privat ,i konvencionuar nga shteti,qe do te thote kushdo mund te shtrohet istituti merr parat nga shteti.Shumica e rasteve te trajtuara jane aksidente e fenomene ischemike.Nuk e di ne ç'gjendje eshte Spahiu....He per he me mire te mos e levizin.....Jo ne çdo rast mund te nderhyhet kirurgjikisht ne tru...Ka raste qe absorbohet vete.Ne rast se vjen si qytetar i thjeshte me vize normale mund te shtrohet kudo e te kete te gjitha te nevojshme nepermjet pronto soccorso apo urgjences.Per eksperience personale di raste te tilla.Madje nderhyrje te rendesishme si ne zemer e veshka nga qytetare te ardhur per vizita turistike....Keto te holla ,ku do i duhen Spahiut??Sa vjeç eshte sot?E mira do te ishte ti mbajne nen kontroll pressionin e koagulimin e gjakut .Ne rast se eshte ne gjendje kome apo kome farmalogjike me mire te rrije ne Tirane deri sa te stabilizohet.

Zane xhan,

Xhevo eshte aq i madh sa na nderon te gjitheve.

 Ti fol me gjithe sa ke mundesi. folu sa i madh eshte, tregoju sa i i dashur eshte ai njeri nder shqiptare. Ketu ka kafshe qe harxhojne 200 000 per te cuar 30 veta ne Strasburg per  NATO dhe asnje kacidhe per Xhevon.

Uleri Zana nese ke mundesi,

Xhevo eshte ai qe ka shkruar kete :

O zemra ime, o vetmi,
të pimë sonte, gjithsesi.
Një mall, një dhembje dhemb atje
ku jemi dhe nuk jemi ne.
pas muresh kokë më kokë kurthojnë
harrimin e harrimit tonë.
Po qoftë në Dajt a Monparnas
një shishe vere të ndjek pas.
Sa vlen një gllenjkë e saj nuk vlen
as fama, as froni që shkëlqen.
E tha s'e tha Omar Khajami,
stacioni i fundit: Varri i Bamit.
O zemra ime, o vetmi
Te pime sone, gjithesesi..

....

Une e bera pjesen time SOT , ti beje atje ku je.

Sa e permenda para pak ditesh ne nje bisede, qe e kam ne listen time te shkurter te shkrimtareve shqiptare qe preferoj .... Jam pa fjale, per gjendjen ne te cilen eshte lene ky xhevahir i letersise shqiptare ... smiley

I thane fjales: tani je e lire
Po fjala s’ kish fuqi t’u thosh : nuk me duhet
E c’ me duhet
kur s’ u thashe atehere kur duhet?
Kam mbetur pa krahe ,
Kam mbetur pa qiell,
Jam jete pa enderr,
Jam enderr pa jete.
I thane fjales: je e lire
Veshtire, tha fjala sa veshtire
Te besosh se je e lire;
Pasi ke ngrene rrokjet e tua,
Pasi ke mbetur cung
Dhe liria behet burg .
I thane fjales: liria jeton.
Fjala ua ktheu :
S’jam si Kostandini qe pas vdekjes udheton
I thane fjales: ti je liria
Per ta kuptuar kete duhet fare pak
Ajo e besoi,
Ajo hapi gojen,
Por ne vend te tingujve
Prej saj doli gjak

Pa dhene nje llogari bankare s'kemi cer te bojm fare. Une nuk e njof familiarisht qe ti coj gje doraz, E kam taku ne person, jemi patriote, pale qe poet shume i mire - te gjitha behen bashke!  smiley 

Xhevo, kurajo, se do kaloje!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).