Ndodh çudia, 90% e pacientëve të kënaqur me shëndetësinë

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor publikon shifrat e studimit të fundit

Shërbimi shëndetësor parësor ka bërë hapa të rëndësishëm, madje mund të themi se është reformuar. Pavarësisht kushteve të infrastrukturës, mungesës së sallës së pritjeve, problemeve me ambientet apo pastërtinë, pothuajse të gjithë qytetarët shqiptarë janë të kënaqur nga sistemi shëndetësor. Janë të kënaqur për marrëdhënien pacient-mjek dhe për shërbimin që u ofrohet.

Një studim i fundit i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor raporton se psikoza e pacientëve për pagesat nën dorë në këmbim të shërbimit, për mungesën e pajisjeve apo për komunikimin mes mjekëve dhe pacientëve, tashmë është venitur.

Rreth 1 mijë pacientë të pyetur teksa kanë lënë poliklinikat, qendrat shëndetësore, pas trajtimit apo marrjes së përgjigjeve, kanë qenë të mendimit se shërbimi i ofruar është i kënaqshëm dhe marrëdhënia, komunikimi me mjekët ka qenë pozitiv.

Studimi

"Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka bërë një studim për të parë efektin e reformës, sikurse te qendrat shëndetësore, edhe te pacientët dhe nga të gjitha rezultatet e dala nga pyetësori i organizuar del se pacientët që janë marrë në pyetje janë në masën 92 për qind të kënaqur me shërbimin që marrin në qendrat shëndetësore", tha drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana.

Sipas saj, ky shërbim është falas dhe paguhet jo te mjeku, por nëpërmjet sistemit të ngritur. "Do t‘u bëja thirrje të jenë më të vëmendshëm ndaj paketave të shërbimit, në mënyrë që të dinë se çfarë ata vërtet duhet të marrin te mjeku. Ne aktualisht kemi një paketë shërbimesh në parësor, e cila është mjaft e detajuar dhe për të qenë tërësisht transparente, brenda pak ditësh do të afishohet në çdo qendër shëndetësore", sqaroi Hana. Janë pyetur gjithsej 756 pacientë lidhur me marrëdhënien mjek-pacient, si dhe për përshtypjen lidhur me ofrimin e shërbimit në qendrat shëndetësore. Rreth 76 për qind e pacientëve të pyetur se si e cilësonin shërbimin e ofruar në sistemin parësor janë përgjigjur: "mirë". Rreth 4 për qind e të intervistuarve i kanë dhënë notën "çka", etikës së mjekëve dhe shërbimit të ofruar.

Ndërsa 20 për qind e pacientëve ishin më shumë se të kënaqur nga mënyra se si ju shërbehet gjatë kohës së qëndrimit në qendrat shëndetësore. Plot 92 për qind e pacientëve të pyetur janë përgjigjur se janë të kënaqur me shërbimin që ofrohet në poliklinika, qendra shëndetësore.

Reforma

Një element tjetër që tregon ecurinë pozitive të reformës është edhe fakti se 250 mijë veta e kanë frekuentuar qendrat shëndetësore në 2 vitet e fundit më shumë se në vitin 2006".

"Ne u bëjmë thirrje pacientëve që të kenë një vëmendje më të madhe në momentin që marrin shërbimin në qendrat shëndetësore të parësorit dhe spitalor, për të njohur të drejtat e tyre", sqaroi kreu i ISKSH-së. Qendrat Shëndetësore janë institucion juridik, publik, jobuxhetor, jofitimprurës me llogari bankare të veçantë. Në sistemin parësor tashmë është vendosur koncepti i pagesës bazuar në performancë dhe cilësi shërbimi.
 

12 Komente

Reklama e MasterCard e pershtatur per Qeverine:

1) Te emerosh nje te aferm te familjes si drejtoreshe te ISKSh-se: 2 jave dhimbje koke nga shkrimet ne gazeta

2) Ta mbrosh nga sulmet ne gazete te nje ish "krahu te djathte":   10 jave dhimbje koke.

3) Te te nxjerri sikur me ne fund ke rregulluar mjekesine Shqiptare dhe i ke hequr njerezve friken nga mjekesia ne vend: FREAKING PRICELESS!!!! smiley

Me kto ritme ne votime do marrin pjese 99,999999% e popullsise! hajd te na rroje partia!

Sa interesante kjo puna e pacienteve te kenaqur!

Pa lidhje (po jo shume) me kete temen...

....degjoja para ca ditesh ne radio per hallet e emigranteve nga Eritrea ne Itali!

Te shkretet ato, ngaqe qeveria e vendit te vet, ka spiuna ne cdo cep, keta emigrante nuk guxojne te kerkojne strehim politik ne Itali, por vetem "strehe te perkohshme ekonomike"!

Arsyeja?

Sepse ne mesin e emigranteve eshte shume i perhapur besimi se shume perkthyese jane ne te vertete spiune te qeverise se Eritreas! smiley

Rrezik edhe keta t'knaqmit t'tone, i  kane pvet,  kur kane pas ndonje doktor a infiermere rrotull! smiley

Eshte si puna e vizites tek dentisti, sapo i afrohesh studios se tij, nuk te dhemb me dhembi.

P.S_ para zgjedhjeve, apo siete su scherzi a parte

Ky po me duket si 90% -shi i PD-se ne zgjedhjet e 96' smiley

Po amani ore, na lini ore ta shijojme artikullin e gazetes, dhe te kenaqemi me faktin se SHQIPERIA PO NDRYSHON. Mos e beni edhe ju kaq tragjike sikur ju aty po vuani dhe po vdisni. He se me mire jeni se ne ketej ne emigrim, me shume ja beni qejfin vetes po he, ngelet duke u ankuar. Me thene te drejten nqs sherbimi shendetsor eshte rregulluar aty ne shqiperi, une qe neser kthehem. Vetem kjo gje me vret aty jo se kam hallin tim po te femijve qe jane linde dhe rrite ketu.

 

Kthehu Ketlina, kthehu. 92% te te pyeturve thone qe ka ndryshuar sistemi shendetsor, ti pse s'beson? smiley

Po juve zoteri a futeni tek ky 92%???

Komentet tuaja na frikesojne me thene te drejten, sdime kujt tu besojme gazetave apo komenteve.

Me respekt.

Një element tjetër që tregon ecurinë pozitive të reformës është edhe fakti se 250 mijë veta e kanë frekuentuar qendrat shëndetësore në 2 vitet e fundit më shumë se në vitin 2006".

Hajde festojme se na jane shtuar te semuret! Apo keta 250 mije vete qe vizitonin qendrat ne 2006-en jane semurur me shpesh? Apo meqe dy vitet e fundit jane 2 vjet, i bie ti kene vizituar qendrat 'me shume' se gjate nje viti?

Apo meqe dy vitet e fundit jane 2 vjet, i bie ti kene vizituar qendrat 'me shume' se gjate nje viti?

Hahahahaha! smiley

Besoju gazetave, Ketlina, me mire, se ato thone gjithnje te verteten.... Une e kam provuar ne kurrizin tim se c'do te thote te semuresh ne Shqiperi, e te siguroj qe s'eshte aspak e lehte. Mund te shkosh ne te gjithe mjeket specialiste dhe po i gjete 2 mjeke qe te te japin nje diagnoze te njejte, do te jesh e lumtur, se te pakten, me se fundi, e di se cfare ke.

Aida  mqs jemi tek doktoret po te tregoj nje rast shume te fresket ketu ne USA. Shkova cova djalin se ishte me temp. tek doktori i familjes, e kontrolloi dhe me tha ska asgje. Ok ne rregull shkoi ne shtepi djalit si zbriste temp. Naten vone shkoi ne emergenci, nuk po i llogaris ato 4apo 5 ore qe prita(emergenci i thencin) e viziton doktoresha dhe thote ka veshin. Mmmmmmmm! Valle infeksioni tek veshi u fut brenda dites thua???? Keshtu e dashur mos kujto se edhe ketu cdo gje eshte perfect. Nuk them se futa doren ne xhep per ti dhene nje bakshish doktoreshes, po te them qe me erdhi billa ne fund te muajt qe me kujtonte pagesen.(thnx God jemi me insurance, te cilen e paguaj ne cdo check).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).