Nazistë, komunistë, dashuri dhe intrigë

Një ish-gazetar i Boston Herald ka bërë të pabërën: ka shkruar një roman të bazuar mbi fakte me amerikanë e gjermanë, nazistë e komunistë, spiunë të të gjitha llojeve dhe qershia mbi tortë, me vetë Enver Hoxhën. Libri titullohet "Balkan Caesar" dhe është nga autori Peter Lucas.

Një kërkim i vogël në Google tregon se Lucas është me origjinë shqiptare dhe se ka shkruar më parë për Shqipërine, më saktë për veprimet e shërbimeve sekrete amerikane në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Në një intervistë, Lucas shprehet se pret që libri i tij (i pari) të bëhet "big news" në Shqipëri. Libri i dytë duket të jetë i bazuar në të dhënat e marra nga i pari.

Flm mrrokllës për njoftimin.

7 Komente

Pa lexuar librin s´ke cfare komenti te besh... (smile)

Mqs qenka "bazuar mbi fakte" duhet me u lexu, dhe akoma,  mqs eshte shkruar nga autor me origjine shqiptare.. duhet me u kèrku..... (prap smile)

Kopertine e bukur smiley

Kur te dali ne Shqiperi do e marr 1 kopje

Vuajtem qe vuajtem... te pakten te bejme ndonje leke! smiley

Urime autorit!

Ik shikoni tek TV KLAN.TV Opinionin e te Enjtes, ku Blendi Fevziu ka intervistuar gazetarin Italian i cili ishte i pari i huaj qe u lejua te bej nje Reportazh TV. SHikoni dhe Reportazhin, i bere ne vitin 1979, kur Shqiperia sapo ishte "prishur" me Kinen ... shume interesant

ti e bere qe e bere kishe ven nje link se un kam cerek ore spo e gjej dot o0, smiley

o roman, o histori. dajeni menjen me ato kategorite

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).