NATO-n na e dhuruan, BE-në duhet ta meritojmë

Shqiptarët e zakonshëm - të gjithë e dimë këtë gjë - nuk janë në gjendje të bëjnë arsyetime e konsiderata të stërholluara lidhur me çështje të politikës së jashtme. E, megjithatë, mbi 90% e banorëve të vendit të shqipeve kanë dëshiruar prej kohësh (dhe po e mirëpresin këto dit&eumlsmiley një prej zhvillimeve më interesante gjeostrategjike e gjeoushtarake në favor të atdheut të tyre, d.m.th. anëtarësimin në NATO. Në mënyrën më paradoksale e më fatlume, mungesa e dijeve dhe njohurive ka dhënë e ka nxitur (po legjitimon e po përshëndet gjithashtu) të njëjtin orientim e aspiratë gjeopolitike, që do të përcaktonin dhe dijet e njohuritë e plota të çështjes në fjalë. Është e qartë pra, se edhe arsyetimet më nazike të natyrës akademike do të çonin ujë në të njëjtin burim. Një vend si Shqipëria ka shumë qar e pakëz qeder (e ky qeder merr rëndom e kryesisht formën e një palo fature financiare, gjë që na bën të mos e përfillim fare) nga anëtarësimi në NATO. Një vend i madh e i rëndësishëm edhe mund të mos ketë arsye për të demonstruar shumë entuziazëm në një rrethanë të tillë, por Shqipëria nuk është as vend i madh, as i rëndësishëm; përveç kësaj, vende të tjera kompakte në pikëpamje etnike e religjioze dhe solide në pikëpamje të formimit të tyre historik e kombëtar edhe mund t‘i lejojnë vetes ndonjë naze apo vickël në rrugë e sipër drejt anëtarësimit në NATO, ndërsa shqiptarët, për arsye që kanë të bëjnë me energjitë e tyre nacionale ende të hapërdara, nuk mund t‘ia lejojnë vetes këtë luks.

Por, avantazhet e anëtarësimit në NATO nuk fillojnë e mbarojnë me përsiatje të kësaj natyre. Ka të mira të tjera kjo punë. Dhe e mira e parë ka lidhje me faktin që ne po bëhemi pjesë e klubit ushtarak më të fuqishëm të botës. Në terma më konkretë, kjo do të thotë se ushtarakisht Shqipëria bëhet po aq e mbrojtur dhe e sigurt, sa edhe një vend tjetër i së njëjtës organizatë, sidozot Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të thotë akoma që Shqipëria do të ketë tash e tutje një koeficient lëndueshmërie e cenueshmërie të barabartë me zero. Epo, të dashur miq, ky është një zhvillim epokal; Shqipëria, qysh nga momenti i krijimit të shtetit e deri disa vite më parë, ka fqinjëruar frikshëm me rrezikun e pushtimit e të copëtimit të vet të mëtejshëm. Tash e tutje ky rrezik nuk ekziston më; përkundrazi, ekzistojnë shanse të jashtëzakonshme të një afirmimi progresiv kombëtar, gjë që do të na bëjë më të zëshëm e më të begenisshëm në rajon e paksa më gjerë.

Më tej, nuk duhet të na dalë nga mendja që ky klub ushtarak është gjithashtu një klub demokratik. Kjo do të thotë se NATO është një aleancë mes vendeve më demokratike të botës. Dhe është gjë e bukur ta mendosh, që një nga këto vende është Shqipëria. Shqipëria është vend demokratik? - mund të ngrejë pyetjen ndonjë demokrat tepër qibar. Sigurisht, ne që jetojmë këtu e dimë fare mirë se Shqipëria nuk është një demokraci liberale, se në Shqipëri nuk ka rule of law, nuk ka institucione, nuk ka rregulla të lojës etj., etj., e megjithatë nuk ka arsye të shqetësohemi prej faktit që Shqipërisë i është dhënë badge-i i një vendi demokratik; nuk ka arsye të shqetësohemi, pasi ky anëtarësim, të paktën në teori - megjithëse ne shqiptarët s‘e kemi për gjë t‘i bëjmë karshillëk të gjitha teorive të botës - do të vërë vetvetiu në lëvizje ca skrupuj më shumë tek establishment-i politik; kjo do të sjellë një qasje të re ndaj rregullave, ndaj normave, ndaj ligjeve, ndaj institucioneve, ndaj kushtetutës etj. Në këtë kuptim, anëtarësimi në NATO, ndonëse nuk ngrihet mbi arritje demokratike, në fakt i nxit dhe i promovon arritje të këtij lloji. Ah, nëse nesër qëllon që - fjala vjen - të prishen zgjedhjet, kjo nuk do të thotë se anëtarësimi në NATO nuk ka fuqi të censurojë energjitë negative e vullnetet e këqija të politikanëve të një vendi; përkundrazi, kjo do të tregojë se një takëm politikanësh shqiptarë janë në gjendje të mundin çdo kontekst historik, jo vetëm duke dëmtuar veten, por edhe vendin. Të presim e të shohim! Me shpresën që të mos shohim asgjë të kësaj natyre.

E, në qoftë kështu, qari i këtij anëtarësimi do të preket ca më shumë prej shqiptarëve. Pas kësaj, Shqipëria do të shihet prej investitorëve të huaj si një vend që prodhon siguri për të tjerë e që garanton siguri për vete. Të jesh anëtare e Organizatës së Paktit të Atlantikut të Veriut do të thotë të kesh marrë një alamet patente të besueshmërisë në arenën ndërkombëtare. Afërmendsh, investitorët e rëndësishëm të botës nuk janë aq budallenj sa të kushtëzohen vetëm prej këtij fakti (ka edhe indikatorë të tjerë me peshë, mbi bazën e të cilëve vlerësohet fuqia ndjellëse e një vendi për kapitalin e huaj), por nuk mund të mohohet amá që anëtarësimi në NATO na nxjerr përfundimisht nga harta e zonave, ku bëhen luftëra, apo nga harta e zonave - kjo pak më pak - që pësojnë efektet e luftërave.

Dhe do të jetë ky anëtarësim që, i shoqëruar - me shpresë te Zoti - me zhvillime pozitive në oborrin tonë, do t‘i japë një ritëm të ri procesit të anëtarësimit në organizatën tjetër ndërkombëtare, në Bashkimin Evropian. Ky është objektivi i madh i shqiptarëve, për arritjen e të cilit do të duhet më shumë kohë e më shumë prova pjekurie. Anëtarësimi në NATO - nuk duhet harruar kjo - na erdhi në radhë të parë e mbi të gjitha si një gjest "bujarie" nga ana e të mëdhenjve në ca koniunktura të caktuara ndërkombëtare e rajonale, ndërsa anëtarësimi në BE do të jetë një proces që e përjashton një "zemërgjerësi" të këtij lloji e të këtyre dozave. Shkurt hesapi, anëtarësimi në NATO erdhi kaq shpejt edhe prej tekave të rrethanave ndërkombëtare, ndërsa anëtarësimin në BE do të duhet - në një masë shumë të madhe - ta fitojmë ne vetë. Dhe është e sigurt që ky anëtarësim nuk mund të fitohet në kushtet kur vendi drejtohet jo nga ligjet e nga institucionet, por nga ca klane e tribu, që këtej nga anët tona ne nuk e kemi për gjë t‘i quajmë partira.

16 Komente

shyqyr dhe mustafai qe u kenaq nje here se ngeli vetem duke u ankuar

Muc, ketu me ke kujtu Mucin e vjeter, ate good old Mucin, qe shkruante me logjike tejet te admirushme.

ps. he pra, shyqyr, se na hongre me ato budalliqet "ala damixhan rakije ne corovode". qofte per mbare kthesa, Muc!

Shqiptarët e zakonshëm - të gjithë e dimë këtë gjë - nuk janë në gjendje të bëjnë arsyetime e konsiderata të stërholluara lidhur me çështje të politikës së jashtme.

 

you sure? kjo me ngjan me nje veteposhtersi qe nuk durohet... think again after what you declared just a day ago. shqipetaret jane me te zgjuarit.. nuk u ha qeni shkopin.. do behen yll bote!

yours forever,

PA

Paska degju fjalimet e Jozefines ne Dajc e Kallmet smileysmiley

nderroi rruge edhe ky u ba me Berishen smiley 

Nano ben ca kapercime trehapeshi alla nxenes gjimnazi.

Nano mendon se hyrja ne Nato do te thote investime te huaja sepse tashme e tutje qenkemi te mbrojtur nga te gjitha anet !

Mirepo Nanua nuk e di se investimet e huaja nuk kane ardhur nga frika mos Shqiperine do ta gllaberonin Italia, Serbia apo Greqia, por ngaqe Shqiperia nuk ishte e sigurte nga BRENDA !

Dhe nga vjen kjo qe Shqiperia nuk ka zgjidhur asgje ne kete punen e sigurise kombetare ? Vjen ngaqe Shqiperia mund te ndahet ne 300-copash po qe se Rama apo Nano apo Berisha iu hipin kuajve te vet mbrapsht.

Mjafton nje fishkellime e Nanos apo Rames, dhe katundari i Corovodes ia mesyn me pushke e me mushke ne mes te Tiranes. E nga e di une kete ? Po e di shume mire sepse e kam pare njehere kete film, xhiruar ne 97-en, vitin tim, nga regjizori i mirenjohur shqiptar Fatos Nano.

Shkurt, hyrja ne NATO nuk ka ndryshuar gje ne sigurine tone, vetem nje qorr nuk e sheh kete. Siguria jone eshte e brishte sa nje fije bari mbi te cilen ulet nje brumbull i madh. Mjafton nje thirrje e peshkut pa uje dhe te gjithe peshqit e thate ngrihen ne brohorima dhe parulla per permbysjen e pushtetit fashist. Hidhuni nje sy postimeve te ca liqeneve e ca artianeve, e ca berbereve e ca zdrukthtareve, dhe e merrni vesh per c'e kam fjalen.

Pa me thoni, c'do te beje NATO-ja e shkrete kur berberi te marre dyfekun e te kundershtoje rezultatin e zgjedhjeve ende 5 ore para perfundimit te tyre ?

bamiresi??? nuk dua te merrem me gjera te vogla e te parendesishme sepse ne pergjithesi me pelqeu ky artikull.. por.. bamiresi??? nuk e dija te ekzistonte ky koncept ne gjeopolitike.

Që nga krijimi i saj në 1949, NATO është zgjeruar nga 12 anëtarë themelues në 26 vende anëtare sot. Zgjerimi i saj vazhdon të bëhet në bazë të nenit 10 të Traktatit të Uashingtonit, që thekson se anëtarësimi i ofrohet çdo shteti evropian që është në gjendje të respektojë principet e Traktatit dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut Verior. Kushtet kryesore kërkojnë që vendet aspiruese të kenë integritet ushtarak, ekonomik, politik dhe demokratik që çojnë në siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm jo vetëm në Evropë.

>>

> >

lace wsmileyt="on">Polace> cilat kanë qenë hapat që çuan në këtë afrim pozitiv?>>

> >

Marrëdhëniet e deritanishme të Shqipërisë me NATO-n kanë qenë të përqendruara kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe reformat për sigurinë. Bashkëpunime ka pasur po ashtu në reformat institucionale dhe demokratizimin e sferave ku përqendrohet Traktati i Atlantikut Verior. Shqipëria u bë pjesë e Partneritetit për Paqen në vitin 1994; pjesë e Planit të Anëtarësimit në vitin 1999; mori ftesën zyrtare në samitin e Bukureshtit në Prill 2008; mori pëlqimin e anëtarëve me nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në 9 Korrik 2008 dhe përfundoi procesi i ratifikimit nga parlamentet e të gjitha vendeve në datën 18 Shkurt 2009.>>

> >

Sipas deklaratave të ardhura nga zyrtarët e NATOs dhe nga Ministria jonë e brendshme, gjatë kësaj periudhe një vjeçare para-anëtarësimi, Shqipëria është përfshirë maksimalisht në një sërë aktivitetesh të Organizatës, që ka vazhduar po ashtu t’i japë mbështetje dhe ndihmë shumë-anëshe edhe nëpërmjet Planit të Anëtarësimit. Përveç reformave në ushtri dhe në mbrojtje, bashkëpunimi ka vazhduar me të njëjtin intensitet edhe në operacionet e udhëhequra nga NATO, në të cilat Shqipëria ka filluar të kontribuojë që në vitin 2003, me dërgimin e trupave shqiptare në Afganistan, apo edhe më herët, në 1996-ën në Bosnjë-Hercegovinë.>>

> >

Në kuadër të Planit të Anëtarësimit, Shqipëria ka hartuar edhe planin reformues dhe afate kohore për t’i bërë ato në çështje kyçe si politika, ushtria, mbrojtja apo siguria. Prioritetet sigurisht që edhe pas anëtarësimit do të vazhdojnë të jenë arritja e standardeve, mbështetja për të luftuar të përhershmin problem të korrupsionit dhe atë në reduktim të krimit të organizuar, reformat në drejtësi, përmirësimi i mëtejshëm i administratës publike dhe promovimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. NATO vazhdon të jetë e pranishme në hartimin reformave, njëjtësisht sa edhe në ndjekjen e zbatimit të tyre.>>

> >

E me një mbikëqyrje dhe ecuri të tillë, rruga e Shqipërisë nën ombrellën e NATO-s bëhet më e afërt dhe më e sigurt për në Bashkimin Evropian. Gjenerimi i sigurisë do të çojë patjetër më shpejt nga c’mendojnë skeptikët në një strehëz të gatshme për t’iu bashkuar edhe politikisht e për t’u inkurajuar ekonomikisht nga organizmat drejt të cilave Shqipëria aspiron pa asnje hezitim.

 "Shqiptarët e zakonshëm - të gjithë e dimë këtë gjë - nuk janë në gjendje të bëjnë arsyetime e konsiderata të stërholluara lidhur me çështje të politikës së jashtme."- jo more, ne shqipot e zakonshem nuku marrim vesh gje, vetem Nanua (M) na merrka vesh. Lesh. Sa per te nxjerre kunjin me Olsib, qe ne menyre dashamire me kritikonte pse nuk vleresoj Nanon. 

e vetmja gje qe me ka pelqyer nga Nano eshte ajo puna e kazanit te rakise, i cili pa ndukur "xhaketat e vjetra" apo "po*dhet e vjetra" mund te vihet ne nje vend tjeter nga ai qe propozon Muçi.

Gjithsesi, shkrimi eshte i sakte dhe i dobishem. Nano, edhe pse me limitet e tij, eshte gazetar i ndershem dhe jo nga ata qe e dredhin ne  menyre te pafytyre. 

 

MUc,

me kete shkrim ti verteton qe je nje injorant i klasit te pare.

Sot hyri ne fuqi MSA qe per ta lexuar dhe kuptuar nje takem si puan jote qe ben analize te ketij lloji

Afërmendsh, investitorët e rëndësishëm të botës nuk janë aq budallenj sa të kushtëzohen vetëm prej këtij fakti (ka edhe indikatorë të tjerë me peshë, mbi bazën e të cilëve vlerësohet fuqia ndjellëse e një vendi për kapitalin e huaj),

nuk i mjafton vetem nje jete. Shiko tytkun dhe lexo perse behet fjale dhe cfare konseguencash ka ajo marreveshje dhe qe disa biznese ne Shqiperi do i shtrije per toke brenda nje viti.

A di pse te them qe je kaqol dhe i klasit te pare bile se do te duhesh vetem te kishe lexuar 5 faqet e para te asaj marreveshjes per te kuptuar qe Shqiperia nuk eshte vend i investitoreve te medhenj edhe per nja 50 vjetet e ardhshem.

Sepse o kaqol i klasit te pare para botes nuk eshte me problemi se si te investojne jashte vendit te tyre por se si ato vende pune qe jane jashte vendeve te tyre te kthehen perseri  ne ato vende sepse kjo o trangull perkthehet vende te reja pune per te papunet e tyre.

Natyrisht ato qe munden te kthehen po kjo puna e investimeve te raja, pra 15 fabrika cimento ne nje vend, apo 10 TEC-e buze Adriatikut duket se te ngataron keq , po aq keq sa as qe dhe e mendon dot.

Mjafton ai paragrafi i fundit dhe keto te tjerat mos i permend se duket qe lexon vetem gazeta per turpin tend dhe per bezdine tone qe te lexojme.

Kur merr persiper te flasesh mundohu mos besh figurantin ose te pakten mos fol fare, po fare, fare , fare.

P.S. Dhe nje e si shtese : ka mbaruar koha e promovimit  ndaj kur mer tastieren dhe e perdhunon ne kete fare feje kuptoje qe nuk te lexojne vetem ne Vendreshe smiley

Po e kam dicka rreth komentit!

Pyetja ime eshte: Ku mendon te shkojme keshtu sic e kemi nisur?

Ti nuk po i ve ne pah difekteta atij. Ti po e shan "nga nona" praktikisht.

Kur s'te pelqen Muci dhe kjo u mor vesh... lere fare.. c'e lexon?!

Apo thuaj... si mund te rezistojme pa vjell cik vrer.

Muci, s'di te shkruaj! Ti di te shash! Bravo... bravo!

 E verteta eshte se shume shtete qe kane hyre ne NATO dhe BE nuk kane hyre se kane arritur kushtet qe ju jane vene por nga vendimet politike te ketyre organizatave.Nese Shqiperia do ti plotesonte te gjtha kushtet qe i jane vene per ne BE atehere ajo nuk do ta kerkonte fare kete anetaresim pasi do te sihte shume mire.

Per te vertetuar tezen se anetaresimet jane vendime politike mjafton te permendim hyrjen e Spanjes,Greqise,Bullgarise apo Rumanise ne BE kur standartet e tyre ishin pertoke.Ndersa Kroacia qe eshte 100 here me mire se shtetet e mesiperme vazhdon te jete jashte BE.

Edhe Shqiperia do te hyje ne BE jo se do te plotesoje standartet por sepse do te merret vendimi politik per te hyre.Ne kete ndikojne shume faktore por edhe qeverita aktuale te Shqiperise jane nje nga keto faktore.Pra kjo qeveri ka te drejte te krenohet per kete arritje.

97!

Nje nga aresyet qe berberet,idrizat,liqenet dhe zdruktharet po qajne sot eshte se qe sot nuk mund te marshojne dot me ne Tirane.

Shkruar me mend!

Pse, çudi, mundet!

Muçi me kete artikull paraprin rezultatet e zgjedhjeve!

Do jete inatosur Edvini!

Olsi,

Po pse te duken aq te veshtira per t'u kuptuar detyrimet qe permban MSA-ja? Nuk eshte aspak dere qe hap investitoret. Eshte vertet celes qe i shtrengon deri ne falimentin bizneset e nje fare lloji.

Po kur nuk e merr mundimin askush t'i tregoje Mustafait se c'eshte vertet MSA-ja, nuk ka per ta lexuar vete ai e te nxjerre perfundime ketu. Se po ta kishte lexuar marreveshjen dhe detyrimet qe rrjedhin prej saj, nuk do te kendonte kaq 'untuned".

Edhe dicka per Naton....dhurate e mendoja edhe une para se te lexoja tete raporte te tete viteve qe qevrite shqiptare kane dhene llogari ne Bruksel qe nga shtatori i 2000-es e deri ne Prill te 2008-es. Ka pasur dashamiresi, lehtesi e ndihme per ndryshimet, por po te ishim njelloj, do ishim anetaresuar qe ne 1997-en. Ca gjera nuk shihen shume lehte me sy, por ndjehen, edhe pse me veshtiresi. Prandaj kjo dhurata nuk eshte aq e paqme sa c'pretendon Nano.

Me qe e do prurjen te shoqeruar vetem nga parrulla Solidarnostesh me permbajtje Policore ...Urime Familjeve te Ushtarakeve per rritje te rrogave dhe standartit te Jetese. Te tjeret me Mucin le te kenaqen me prralla me mbret smiley ose me Fitorje e ngjarje Epokale smiley

Nje shtese per Ju e nerume t-red. Ne politkat e Natos ka disa PERPARESI dhe AFATE ....dhe ato perupnohen e zhvillohen vetem nga NATO ! Mos u beso shume raporteve qe ke lexuar "per tete vjet ". Gjendja konkrete tregon se jemi me KEQ se ne 97 pavaresisht se nuk jane shtruar te njejtat rruge per zgjidhje . Populli eshte mencuruar aq sa per te kuptuar  "Gjithnje e kane perdorur si MISH per TOP "

Nuk me duket se thashe se objektivat, perparesite, planet e veprimit dhe afatet nuk vendosen nga NATO, Idris (po aq i nerum smiley  )

Varet c'fare perdor si mase krahasimi per te thene qe sot jemi me keq se ne 97-en. Une jam dakord qe krimi i organizuar eshte bere shume i sofistikuar dhe tashme flet me gjuhen e miliardave, monopoleve e perqendrimit te pushtetit ne shume pak duar, por per aspekte te tjera te sigurise, nuk mund te bie dakord.

Populli mund te jete i mencur vertet, po ja edhe Muci, popull eshte, edhe ia ka futur kodra pas bregut ne artikullin e tij.

Zgjedhjet e bera nuk jane thjesht rastesore, Idriz. Nato nuk do ishte treguar fare krahehapur po te mos i kishte pergatitur terrenin vetes.

Nejse, peshku nuk eshte vend per te diskutuar seriozisht, keshtu qe me mire po e le edhe une me idene se populli do e ndjeje shpejt se ky djathi, ne te vertete eshte sapun 15 leksh.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).