NATO, kreret e Shqiperise ne Strasburg, e paftuar Topalli

TIRANE-Krerët e lartë të shtetit nisen sot për në Strasburg, për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga NATO me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë. Ftesa zyrtare e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Shefer, i është drejtuar presidentëve të shteteve dhe kryeministrave të qeverive, por jo kryetarëve të kuvendeve të dy shteteve të anëtarësuara rishtas. Por në delegacionin shqiptar është shtuar edhe kryetarja e Kuvendit, megjithëse protokolli i samitit nuk ka të planifikuar vendin e posaçëm për të. Në ftesën e tij, njëherësh edhe përshëndetjen për këtë moment, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Shefer, shkruante dy ditë më parë se:

“Ne mirëpresim krerët e shteteve dhe të qeverive të Shqipërisë dhe Kroacisë, si anëtarë me të drejta të plota të NATO-s, në samitin e kësaj jave”.

Pra në ftesën e Sheferit nuk ftohen kryetarët e parlamenteve të shteteve të sapoanëtarësuara. Ndërkaq presidenti i Republikës, Bamir Topi do të niset sot për në Strasburg në krye të një delegacioni të lartë shtetëror, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet sot dhe nesër me pjesëmarrjen e krerëve të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut. Gjatë punimeve të këtij samiti, Presidenti Topi do të mbajë fjalën përshëndetëse në prag të anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në këtë organizëm. Në delegacionin zyrtar të Shqipërisë do të jenë përveç Topit e Berishës edhe Topalli, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, dy kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së. Në fakt sipas burimeve, protokolli në samit ka një vendosje të tillë dyshe-dyshe, të planifikuar për dy krerët e shtetit, ministrat dhe më pas krerët e grupeve parlamentare dhe nuk ka të planifikuar vendin për kryetaren e Kuvendit.

Shqiperia te shtunen anetare me te drejta te plota te NATO-s

Shqipëria, zyrtarisht anëtare e Aleancës, përfaqësohet me autoritetet më të lartë të vendit, të cilët sot në mbrëmje do të marrin pjesë në darkat e punës që do të mbahen në Baden Baden. Takimi, në të cilin pritet të merren vendime të rëndësishme për vetë Aleancën, Afganistanin por dhe marrëdhëniet me Rusinë, do të jetë në trysninë e protestave anti-NATO, të cilat kanë nisur dhe kanë provokuar edhe përplasje me policinë në jug të Strasburgut.
Në sesionin e së shtunës, ku Shqipëria do të ulet si anëtare, do të jenë rreth tryezës së Natos Presidenti dhe kryeministri. Autoritetet shqiptare kanë bërë të qartë se dëshirojnë t'i përgjigjen shqetësimeve të Natos, duke konfirmuar angazhimin e bërë publik nga kryeministri Sali Berisha gjatë takimit në Uashingtion me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton, për të rritur praninë në Afganistan edhe me një tjetër kompani. Aktualisht, Shqipëria ka atje 135 ushtarakë të saj në Kabul dhe Herat.
 

24 Komente

Pas me shume se 500 vjetesh copetimi te trojeve shqiptare, mbase eshte hera e pare qe kufijte e vendit jane te sigurta.

Sa per titullin e GSH:  NATO, kreret e Shqiperise ne Strasburg, e paftuar Topalli

duhet me teper impenjim nga ana e mediave te Edi Rames per te ndyre edhe kete hap historik. Ku di une, psh.  vjedhja e ores te Obames (ops harrova, e kane perdorur nje here me Bush)

Hunter eshte hera e trete qe kufijte e ketij vendi kane qene te sigurta. Hera e pare me Skenderbeun, e dyta me Traktatin e Varshaves dhe e treta me Naton. Historia nuk behet sic ke qejf ti.

Unë mendoj që kanë bërë shumë mirë që kanë ikur. Problemi është se si do të ulen 3 vetë në 2 karrige??!!

ulet jozi te "gjuri" sales 

Unë mendoj që kanë bërë shumë mirë që kanë ikur. Problemi është se si do të ulen 3 vetë në 2 karrige??!!

Shume kollaj, ai i teperti, ne preher!

E bën Sala brënda natës Shefe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura shqiptare... kështu s'ka nevojë që të hyjë si Kryetare  e Kuvëndit, por si Ministre e Luftës.

...ça paskan qen per te udhetu e per te bo qef, ne kurriz te popullit mer jahu...

Epo pike e zeze, do qe te kapardiset me pahir buçja !!

Plehra !

Po pastaj shqiptaret e kane zakon, po jete e mot, qe sa here udhetohet jashte, cojne njerez me shume se plani. E pamundur, cdo here ky muhabet. Katunare safi ngelem gjithe jeten.

Ik Jozi dhe ket radhe ne strasburg, ik me vrap se po te rreshqet toka neper kembe dhe kushedi se kur ke per te shku prape.

Tushe, kane dale llafe qe ka marre buke me vete. smiley

buke me sallam turist ?

smiley

po ti tushe cilin preferon?

Sallami turist osht i mire per Jozin se nuk prishet kollaj!  smiley

ca te bej edhe ajo e shkreta.. njeri eshte.. nje cike histori do edhe ajo... nqs s'e hypin ne vagon te historise ajo i ngjitet rrotes!

Anëtarë të NATO-s me 26 të vdekur dhe 300 të plagosur.................

pastaj topalli thot kshtu "une spo shkoj se po antaresohet shqiperia... une po shkoj se ka ditelindjen NATO.. do vini ju?"

E rendesishme eshte qe Shqiperia po hyn ne Nato...Per merite te shqiptareve te ndershem e doni apo s'doni edhe per merite te qeverise se sotme.....Te tjeret le te shohin pertej....se majtes....Ah te ishe gjalle....

E mer Zana...... keshtu shihnin pertej se djathtes smiley kur anetaresoheshim ne Trak .Varshav. smiley . Gjithsesi urime USHTARAKEVE per rritje ylefeje dhe permiresim kushtesh te jeteses individuale e familjare. Duhet te shqetesohemi per Gjozken se mos e "kape dhe nxjerre per zhelesh perjashta...... dhe  nuk hyn ma" smiley Dhe nje akt protokollar do e ndyjne me babzi smiley

ndoshta gaboj por nga lajmet mesa degjova edhe Jozefina ka vajtur

se bashku me delegacionin

ky lajm i gazetes shqiptare sic duket eshte i pavertete si ne shume raste te tjera qe spekullon me te verteten

Sa primitiv shtet qe kemi!!  As te festojme nuk dine! Vetem ne shqiperi degjon "festime" nderkohe qe shtypi i huaj as qe i kushton nje rresht sa per sy e faqe antaresimit te Shqiperise ne NATO.

 

 

 

 

 

O polic di ndo pak anglisht? Lexo nga linku qe solle!

Her Albanian counterpart, Aleksander Sallabanda, said Albania was "ready to take up all the challenges and responsibilities that participation in the alliance entails".

"In this context, we will work with responsibility and constructively with our partners to strengthen the... alliance to protect our common values," he added.

 

Eshte per ceremonin ne Washington, jo per mbledhjen ne NATO qe po merr pjese Sala me Presidentin! Lexo mire frazen e dyte dhe nese kupton ndopak nga stili gazetaresk anglez do kuptosh qe shqip do te thote "tallje bythe" me antaresimin e Shqiperise!

Une jam ne zi, se qe sot Shqiperise do ti duhet te shpenzoje 200 milione euro ne vit per ushtrine ( NATO) te detyrueshme! Nderkoh qe ne disa zona mesimi behet ne stalla lopesh, spitalet jane te shekullit te kaluar dhe njerez po vetvriten cdo dite nga varferia dhe mjerimi!

Futi nje google tjeter mbase shpreson te gjesh nje fjali per shqiperine sot!

Po nxjerr gja prej xhepit ti Liqeno,qe po ankohesh per 200 melona € ???

Leni mer burre fjalen atyne ne Shqiperi te ankohen ose gezohen e te thone ndonje gja, se ne jashte plasem tu dhane mend keshtu ne pergjithesi, po asnji ska b....te kthehet e te jetoje atje e te beje ndonje gja te mire.

O Cen durimadhi une jetoj edhe ne Shqiperi edhe ne Angli.. Edhe ne Angli edhe ne Shqiperi! D.m.th.  me thjeshte akoma kam b... te jetoj edhe ne shqiperi edhe ne angli..  smiley  Bej ndonje gja  te mire edhe ne Angli edhe ne Shqiperi.. 

Nese ti Cen ke vendos "bar te hash" po vetem ne NATO te jesh fillo festen aty ku je! Mos ndalo festen per mua ti.

 

 

Po mer po qengji i mire pi dy nena, po ashtu ek ek po nxjerr gja nga xhepi qe po ankohesh??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).