nadia

Isha mire. Doja nje mashkull, dilja e gjeja nje e rrija nje nate me te e ne mengjes e nisja per ne te s’emes, e mbaroi. Kisha kohen time, kisha shtepine time, kisha vajzat e mia, kisha jeten time.”
Keto tha ndersa iknim me makine per ne nje nga qytetet prane qytezes ku jetonim, ajo e lindur aty, une i lindur ne shtet tjeter, te dy te huaj. Te huaj per njerezit, te huaj per vendin, te huaj edhe per njeri tjetrin. Po benim nje perpjekje te thjeshte per tu miqesuar, duke e ndjere se njeri tjetrin mund ta kuptonim, por duke e ndjere se dikur mund te kishim qene edhe mundesi per te kaluar naten bashke. Po tash rrjedha e jetes ka ece e jemi ketu, duke pase nevoje per nje dike prane te cilit me qa, duke e dite se dhimbja kur ndahet eshte me e lehte, e ajo qan, e une hiqem i dashuruar me dike tjeter, qe te kem edhe une diçka per te qare, qe te kem edhe une nje mundesi per tu larguar, per te pase nje mburoje karshi burimit te ndjenjave te saj, apo me mire, te nevojes se saj per dike, per nje burre, per dike qe te jete per te me shume se facolete per lotet. Por sonte me mjafton te jem facolete. E kuptoj, me vjen keq, po te mundja te ktheja boten mbrapsht, do te beja qe shume nga çka i ka ndodhur te mos i ndodhte, por e ardhmja eshte shume e shtrenjte per te mundur ta sakrifikojme per dike, e per me teper per dike qe tash eshte i pamburoje para nesh. Ajo e don nje mashkull, ka nevoje te rrepte per dike, por ai dikush nuk gjindet, meshkujt jane per momentin te zene mbas bishtit te femrave qe ne sy kane deshire per loje, e qe nuk kane nevoje per me teper se nje aventure, femra qe te bejne te kuptojsh se jane usa e geta, e une jam i huaj, nje aspirant shkrimtar qe kerkon personazhe per tregimet e tij, kur per te kaluar naten ne krevat me dike nuk behet gje.
“Burri im ikte nga shtepia e kthehej vone, nuk kthehej fare, e shihnin me gocat e huaja, me thonin e une nuk dija si te beja. Kisha vajzat per te rrite. Dikur ai nuk erdhi fare ne shtepi e une nderrova krejt shtepi e çelesa, e ika te jetoj diku me vajzat e mia. Ishin te vogla, por jam munduar ti rris sa me mire qe kam mundur. Jam munduar te mos u mungoje asgje nga ato qe shoqet e veta kishin, jam munduar te mos u mungoje asgje nga dashuria e prinderve, nuk u kam folur njehere keq per te atin, e desh u bera skllave. Por nje dite nje djale ne rruge me ben nje kompliment. Atehere nuk ka mbaruar gjithçka per mua them. E si mund te kish mbaruar gjithçka kur une isha ende njezet e tete vjeç, kisha dy vajza si yje e nje trup qe edhe i lene pas dore ende ruante forma te bukura. Pse te mos e jetoj jeten time them. Te e fundit po punoj, me pak shkathtesi ben qe te te paguajne darken, e te te paguajne birren, ti hiqesh e dehur, ata te hypin siper e ti ndihesh grua, ata burra, e ne mengjes ngrihen e ikin, a ngrihem e ik, duke kujtuar ata se me kapen mua, une se i kapa ata, e duke vazhduar gjithsecili jeten e vet.
E kisha pak problem te gjeja nje djale ne qytezen time, sepse para se te me pyesnin se çfare mendoja une per ta me pyesnin se çfare mendonte familja ime, familja ime qe ishin burgaxhi e te forte te katundit.por nisa te dal ndonjehere mbremjeve ne qytete te tjera ku nuk me njihnin, ku flija nje nate e ne mengjes vazhdoja te isha askushi. Ndersa isha dikushi per vajzat e mia.e mendoja ti rrisja, ti edukoja per se mbari, ti mesoja se çfare eshte jeta, e çfare eshte vdekja, e çfare eshte ikja, e çfare eshte ndarja, e çfare eshte dashuria, e pse s’ka kuptim urrejtja, mendoja ti beja te forta qe te trija se bashku te mos e kishim problem te ecurit perpara ne jete. Por ku e dija une!”
Nje pike loti i rrjedh ne sy. Une mundohem te gjej se per ke qan, per vajzat, per jetn, apo per dashurine e saj, apo per idete e saj te pavertetuara...
“Por nje dite e thyeva rregullin. Ishte ky djale nga qyteza ime, qe me njihte se kush isha e prape me vinte rrotull. Dikur vendos te fle me te, vendos ti jap edhe çelesat e shtepise, vendos ta mbaj afer. Vajzes time te madhe nuk i pelqente qe dikush tjeter hynte ne jeten time. E nuk e donte. Por ai ishte kembengules. E gjeja shtepine plot me lule, kurva e mutit, po i gjeja pjatat e lara, gjeja dyshemene e pastruar, kur kthehesha nga puna. E si mundet qe nje djale te beje kaq per ty nese nuk te dashuron, nese ti per te nuk je me shume se sa krenaria... a munet qe dikush te ule veten per nje loje. E une ndjehesha femer, per se dyti e rilindur, ndjehesha mire ne krahet e tij, ndjehesha mire te zgjohesha e te kisha dike prane,dike qe me bente te ndjehesha e lumtur. Dikur ai me kerkon te ikim bashke, te ikim prej ketij vendi te mbyllur, te ikim e te jetojme diku tjeter, e ikem siper, atje ne veri ku ben ftohte e njerezit s’kane kohe te merren me hallet e tua, thonim, por e vertetea eshte se diku ku nuk te njohin ndjehesh me i qete kur ben diçka qe mendon se njerezit nuk e duan. Je me i qete me vetveten. E i lashe vajzat, vajzat e mia, te madhen qe me urrente e te voglen qe donte mamin e saj, i lashe te dyja e ika me te, ika atje ne emer te dashurise, ika qe te jetoj edhe une, te jem edhe une nje nga te gjithe, edhe pse te gjithe nuk e njohin dashurine, ate dashuri qe une e njoha, te gjithe jetojne ashtu, te lidhur me njeri tjetrin vetem sa per te qene te lidhur me dike, pa e njohur dashurine, e pa u lodhur te mendojne se çfare eshte dashuria, duke u ndjere te lumtur kur dikush qe te dashuria beson, shembet e bie, kur vertetohet se te gjitha çka thuhen per dashurine jane perralla. Sepse per njerezit dashuria nuk duhet te egzistoje, duhet te jete diçka si trendafili blu, e paarritshme, diçka qe ia vlen ta enderrosh, por qe nuk mundet te realizohet kurre. Eshte nje tip kufiri, nje maje teper e larte per tu arritur, nje cak deri ku ne nuk duhet te shkojme, sepse po shkuam atje fillon fundi, eshte si teli me korent te dobet neper livadhe qe nuk duhet kaluar se ndryshe dridh, eshte diçka qe jo kushdo mundet ta arrije, eshte diçka unike si endrra... e dikush qe e kerkon dashurine duhet te jete i çmendur, ose siç i thone njerezit, i perdale, duhet te kete nje vide manget, e une viden manget e kisha, kisha nje jete manget e doja jeten time, doja te jetoja, hé nanen, e kisha manget me shume se nje vide...”
Nje lot tjeter i rrjedh faqeve te vishkura, nga merzia e nga tymi i hashashit qe tymos, po eshte e bukur, ka nje nur, nurin e mamave ne prag te lindjeve, e une pyes veten se si do te jene tani gjinjte e saj te fryre, pyes veten nese sonte mundem te bej dashuri me te, apo ta le fare, te flas per dashurine time te paaritshme, te hiqem edhe une viktime e kesaj jete, nderkohe qe si une si ajo jemi akoma tiger e jo zeber ne xhunglen e jetes, ndonese ajo eshte tiger i plagosur, po prape sulmon, e kjo e ben te bukur, e ben te deshirueshme, sepse ende nuk eshte dorezuar, ka ende jete ne venat e saj. E une e deshiroj edhe pse ka nisur ti duket barku i fryre, perpjekja e saj madhore per te ruajtur dashurine e saj, dashurine qe tashme ka humbur, por qe kujtimi eshte shume i forte per ta harruar. E loti qe i rrjedh faqeve nuk eshte nje lot nenshtrimi, eshte ende nje lot idhnimi, nje zemerim i fshehur, nje mospranim i idese se edhe dashurite mbarojne, dashurite mbarojne siç mbaron gjithçka. Jo me kot i quajne dashurine e vajzat lule, sepse si lulet nje dite vyshken. E duhet te kujdesen qe ate dite ti kene shpatullat e ngrohta pamvaresisht se çfare u mbete pa jetuar, ndjenjat apo te tjera si keto. Jane mall qe kushtojne, e duhet te kesh per ti pasur. Une nuk jam i mbrojtur ndaj rri larg dashurive, e as ajo s’eshte e prandaj tash gjendet ne nje situate te tille...
“E nje dite i telefonuan nga shtepia dhe i thane se duhej te kthehej e te martohej se tashme i kishin gjetur nje vajze per se mbari, e di ate vajzen qe ne gjimnaz doje, e ai ndoshta i ngopur me mua, vrapoi atje ku prinderit i thane, e me la mua vetem. Vetem fare, me qerane e shtepise per te paguar, me nje jete te copetuar. E me telefonon per te me thene se do martohej, a mundesh me kuptu, do martohej e se une mund te ndertoja nje jete timen, e si mundja une te ndertoja nje jete timen kur ai jeten ma shkaterroi, si mundja une te kisha nje mundesi tjeter kur e gjithe shpresa ime kishte qene ai. Kam braktisur vajzat e mia per te, kam turperuar shtepine, kam lene pas gjithçka sepse besoja se ai me donte, e tash me duhet te jem vetem, ne shtepi te prinderve, qe kur ta marrin vesh gjendjen ne te cilen jam, do me hedhin perjashta, e do mbes ne mes te kater rrugeve, shyqyr qe kam kete makine sa per te mos mbete pa pune. Po nuk mundet te mbaroje keshtu, ai do te kthehet, ai eshte kthyer gjithnje, jemi pare deri para nje jave, sepse ai me do mua, me ate tjetren e kane martuar me zor, ai nuk donte, por per te mos u prishur qejfin te tijve e ka bere, po ai me do mua. Tash qe ne barkun tim rritet nje pjese e tij, nje jete qe se bashku e kemi nise, ai do te kthehet, s’ka se si. Por une nuk mundem te pres...”
Por e di mire se ai ndoshta nuk do te kthehet kurre, nese nuk e detyron te kthehesh, nese nuk ben diçka teper te madhe, teper te rendesishme. E di mire se ai e ka si dashnore, ai mendon se ajo eshte me e forte, e se nuk eshte per tu martuar, se vajzat qe duhen martuar nuk kane aq pasion ne shtrat, nuk i dine te gjitha stilet, e per me teper nuk tymosin hashash, edhe pse e kane tymosur bashke, nuk eshte per tu martuar nje dikush qe per dashuri le mbas dore vajzat e saj, e ke nuk do te linte me pas ajo. Ajo e di mire se ai nuk ua prishi qejfin prinderve, ndersa ajo e ka prishe krejt rregullin e shtepise se saj, se ajo per hater te tij, rrezikon te mbetet vetem. Ai jeton jeten e tij, e nganjehere i bie telefonit te saj, e i kerkon te shihen, diku ku gruaja e tij si sheh, gruaja qe nuk i behet vone se ai iken me te tjera, te e fundit kopili i mbete ne dere femres, e mahalla kurve femres i thote, mashkullit i thone trim. Ajo e di se kur ai vjen vjen per te ikur, e edhe pse e di, gjithnje gjindet atje ku ai thote, e tash pret femijen e tij, femijen qe duhet se s’ben te jete lindur prej dashurise se ndrush s’ka pse. Femijen qe ndoshta do ia bjere ne shtepi ate burre, po qe nuk do e leje vetem...
“Sepse une nuk eshte se doja po nje dite pilula nuk funksionoi, e pas tre muajsh ne nje feste volla. E shoqet qe kujtonin se isha e dehur, po e dehur nuk isha, e dija mire, ndaj shkova te doktori, e ai me tha, po zonje, urime, urime muti, ju prisni nje femije. Nje femije. Po pra. Tash vajza e madhe do te kete edhe nje motiv tjeter per te me urryer. Vajzat e mia, qe kam tre jave qe nuk i shoh. Po une nuk e di nese ai u ka treguar familjes se tij. Do te doja ta di si do e presin e ema e motrat e tij, si do e prese ajo gruaja e tij. Burri qe ka nje femije me nje tjeter. Sepse une vendosa e e mbajta kete femije. Se jam çkado po vrasese nuk jam. Dikur do te me gjendet krah. E nuk do te jem vetem. Nese ai nuk kthehet. Sepse nese diku ka Zot ai do te kthehet. Do te kthehet te femija e tij, te dashuria e tij.”
Keto tha e te tjera. Pime kafene, shetitem rrugeve, fola per dashurite e mia, e per faktin se une ende besoj te dashuria, ndonese nuk i thashe se ndoshta nuk kam besuar asnjehere, e ajo me uroi te jem i lumtur...
“Se te habita sonte me te ngaren e makines, po mos u çudit, zakonisht nuk ngas keshtu, po sonte nuke di se çfare kam. Mos ma ver re...”
E me ktheu ne shtepi me vone. Me la te dera e une ia putha te dy faqet. Ajo çka mund te beja une sepse nuk mundem te bej me shume. E di se ajo tash nuk ka me interes te dije se kush do jete me te, e di se ka humbur besimin te dashuria, e se mundohet ta risjelle pas ate qe i shkaterroi jeten duke kujtuar se po jetonte nje aventure. Asaj i duhet nje burre, po ai burre nuk jam une, edhe une jam njeri nga ata qe duan nje nate te bukur, por te pakten une nuk kembengul ne ekstreme koti. Dashuri ne driten e henes, ne nje makine te mbyllur po, po jo te lesh jeten per dashuri. Shpesh ka shume gjera qe vlejne me shume se dashuria, aq sa shpesh pyes veten nese dashuria eshte nje cak, apo mjet per te arritur nje cak...
Ketu ne jug mesnata eshte e bute e une ndalem ne ballkon ndersa shoket flene. Ne telefon kam thirrjen e asaj vajzes qe une i them se e dua e se di se sa e dua, e qe ajo u thote te gjitheve se e dua, edhe pse e ndjen se as une as ajo nuk e dime. Tej tutje ne det anijet vene e vijne. Dikush ende punon per te mbajtur me buke ndoke tjeter...

_________________

10 Komente

ky shkruka si shkinakliu. me pelqejne keto lloj historish, e me pelqen ky lloj narracioni!

Nje faqe e zymte sociale, per shume nga ne e panjohur dhe si e tille te jep nje ndjenje irreale.

Me pelqen forma ne te cilen thur nje koncentrat ngjarjesh nderkohe qe nje shkrimtar tjeter do thurte nje liber te tere me keto qe ke paraqitur ti.

 

mire shkinas.

m'pelqeu !

Me pelqen shkinas.

Megjithse te gjitha historite qe ti sjell ketu jane te veshura me nje mantel te hirte , prap te uroj per stilin . Bravo

Te verteten, Shkinaks? Ka momente qe me pelqen, ka momente qe jo. Sec ka dicka qe ngec, qe e ben nje histori te rendomte...  Por me pelqen menyra e narracionit qe nderthur mendimet e tua me fjalet e personazhit. Kam lexuar dhe gjera me te bukura nga ty, Shkinaks.

p.s. meqe ra fjala, c'ne me mbiemer Koka nga Shkinaksi? Une e di qe jane vlonjate.

impegnativo_Kam lexuar dhe gjera me te bukura nga ty, Shkinaks.

pershendetje!

mua me pelqen nadia. nadia, luigji ndonje poezi ndonje shkrim tjeter jane nga sicilia. kam vite qe jetoj neper itali, ne shume vende, por cuditerisht me siciline sikur kam rene ne dashuri. sikur kam arritur ti hy ne zemer. te me hyje ne zemer, ta kuptoj edhe pse ndoshta s'me ka kuptuar por me ka respektuar.

e bukura besoj une eshte relative. varet nga si e duam nje dicka dhe si e kuptojme. mua me pelqen shume nadia, e kam shkruar kur kam degjuar te dashuren e nje kusheririt tim (e fejuar me nje cun tjeter) ti thote "quella puttana" nje gruaje te ndare qe kish ngelur shtatzene me nje burre jashte martese. ketu eshte hera e dyte qe e nis dhe tani ka kaluar. dmth nuk pelqehet kushedi sa.

sincerisht edhe une e kam vene re se ka plot gabime neper shkrimet e mia, nga ana gjuhesore nuk jane perfekte, hidhen nga nje dialekt ne tjetrin, fjalite jane teper te gjata dhe kur mbarojne fjalia tjeter vazhdon me lidhez. sikur kam nje ngut te mbaroj sa me pare. e ve re edhe une se shpesh jane teper te ngarkuara, me vjen te tregoj vetem esencialen por kjo le shpesh pa shpejguar plot gjera te tjera. por kam provuar ti korrigjoj dhe dalin te shpifura. booh!

aida: koka ka ne shkinak, ne caje, ne kalis, ne kala te dodes, ne fushe aliaj, ne novosej, ne letaj te hasit, (ata te zones time), ne tropoje, ne fan te mirdites, ne shkoder fis i madh, ne golem te durresit jane boba, kryetare e me tej, ne himare jane ata te gjergj kokes(george tenet), ka ne cameri e ka ne mitrovice. u habita qe ne listen e mbiemrave me te perdorur ishin aq poshte. me duket se ku ka shqiptare ka mbiemer koka. me pelqen te mendoj se mund te kene qene kokat e vendit dikur. edhe pse kokajt e himares sikur kane nisur te ndjehen greker.

Hekuran, më shumë se hekur je...acciaio speciale.

Në një kohë që o jemi ujqër për njëritjetrin, o jemi zebër apo luan, thellë në ndonjë skutë të zemrës ka akoma ndonjë ndjenjë njerëzore që shpërthen ...

Shkinaks-mos u merakos shume per gabimet gjuhesore,mbase kur te vendosesh te botosh librin tend te pare 1redaktor letrar do te kujdeset per ate pune.

Rendesi ka qe tregimi ishte scorrevole,dhe i kendshem.

ps:edhe nje fakt tjeter se ajo ndjenje qe rendom e quajme dashuri,nis gjithnje duke genjyer veten dhe perfundon duke genjyer te tjeret.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).