Moody's përsërit vlerësimin B1 për Shqipërinë

www.minfin.gov.al

Shqipëria vlerësohet sërish me B1 dhe opinion “stable Outlook” nga një prej tre kompanive më të njohura të vlerësimit Moody’s

Agjensia e Vlerësimit (rating agjency) Moody’s (New York, USA) një ndër 3 agjensitë më prestigjiose në vleresimin e korporatave dhe vendeve) ka vleresuar së fundmi me B1 vendin tone me opinionin (stable outlook).

Është shumë e rëndësishme të evidentohet se edhe pse në kushtet e përkeqësimit të tregjeve financiare globale, krizës që ka përfshirë pothuajse të gjithë boten vendi ynë ruan dhe konsolidon një vlerësim të qëndrueshëm. Vlerësimi i dhënë nga  Moody’s është një dëshmi e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për të vlerësuar besueshmërinë dhe efektshmërinë në qeverisjen e vendit si dhe është gjykimi më i qartë e i paanshëm i modelit pro reforme, pro biznes dhe pro integrim evropian në politikat ekonomike të ndjekura.

Ky është një vlerësim konstant në krahasim me vlerësimin e parë në Qershor 2007. Në argumentimin e këtij vlerësimin jepen këto fakte dhe argumente që mbështesin opinionin e tyre për këtë vlerësim të qëndrueshëm dhe me këto karakteristika pozitive;

1. Performanca e mirë e ekonomisë me rritje të qëndrueshme të PBB-së për vitet e fundit
2. Niveli i ulët i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe që është me i ulët se cdo vend tjetër në tranzicion
3. Masat ligjore fiskale me orientim pro biznes dhe drejt uljes së taksave vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike si dhe  reformat pro BE ofrojnë incentiva për investimet e huaja.
4. Në një fare mënyrë ambienti shqiptar ekonomik ka patur një lloj mbrojtje nga kriza botërore për arsye të mungesës së sofistikimit të sektorit financiar.
5. Përpjekjet që po bëhen në kuadrin e integrimit europian përbën një bosht orientues të politikave të zhvillimit ekonomik duke përafruar legjislacioni, institucionet, etj
6. Investimet publike në tërësi, ai i rrjetit infrastrukturor në veçanti e sidomos i kushtohet vemendje e posaçme aksit rrugor Rrëshen – Kalimash si një investim për të gjithë rajonin Kosove - Shqipëri dhe me i madhi i ndërmarrë ndonjëherë nga shteti shqiptar.
7. Përmirësimi i situatës energjetike në vend nëpërmjet menaxhimit më të mirë si dhe situatës hidrike të favorshme. Gjithashtu këtu theksohet edhe privatizimi i segmentit të shpërndarjes së KESH - it si një sukses për të rritur eficencën në këtë sektor si dhe investimet e mëtejshme në energjetikë. Kjo vihet në dukje si sukses në kushtet kur tregjet ndërkombëtare të kapitaleve kanë përjetuar situata jo të favorshme.
8. Është forcuar supervizioni në sektorin bankar e financiar nga Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër përmendën një sërë cështjesh që duhet të tërheqin vëmendjen e politikëbërësve dhe institucioneve në Shqipëri për të ardhmen;

1. Ulja e remitancave dhe përmiresimi deficitit të llogarisë korente
2. Forcimi i institucioneve dhe rritja e parashikueshmërisë së politikave që ndiqen
3. Zgjerimi i bazës së eksporteve dhe ulja e riskut të bilancit të pagesave.

Si mendim i përgjithshëm për vlerësimin (rating) gjykohet si rezultante e peshës relativisht të larte të borxhit dhe nivelit ekonomik e institucional kundrejt prospektit të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm të bazuar në angazhimin për politika pro tregut.
 

1 Komente

Kta po flasin per borxhin ne valute, se ai ne lek duhet te kete vleresim me te larte (duke qene se qeveriu mund te shtype lek sa ti doje botha)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).