Meta dhe Nano nisin bashkëpunimin

Bëhet e ditur se Fatos Nano i ka premtuar Ilir Metes mbështetjen e tij të plotë gjatë zgjedhjeve. Sipas zërave të brendshëm, Nano duket se, mbi të gjitha, i ka siguruar Metës votat e asaj pjese të elektoratit që i rri akoma besnike. Nuk është bërë akoma e qartë se cfarë i ka ofruar LSI Fatos Nanos në këmbim për këtë bashkëpunim. Takimi i fshehtë është mbajtur dje në Hotel Rogner dhe ka ngjallur shqetësim në kampin e majtë. I pyetur sot, Edi Rama ka thënë, se në kampin e Partise Socialiste po i ndjekin ngjarjet me shumë kujdes. „Në vazhdojmë të insistojmë, - tha Rama, - se Partia Socialiste do i fitojë zgjedhjet pa patur nevojë për koalicione të panevojshme“.

 

29 Komente

Nuk besoj qe zoti Nano t'a beje kete per ndonje perfitim personal. Besoj se shikon tek Ilir Meta te ardhmen e Shqiperise ne Nato, ne BE, ne Nasa e ne SuperMario, te gjitha struktura demokratike ku na presin me krahe hapur.

Po partine e re te Petro Kocit, Partia Socialiste e Vertete ku e late? Nuk do ta mbeshtese Nanua kete? Ej, sa parti socialiste jane bo, se e humba fillin... smiley

Akoma me keto , skutherira ju andej nga PS. Jo u takuan ne rogner, fshehurazi jo andej jo ketej.

 

N.q.s Nano do i japi mbeshtjetjen e tij Metes do ja japi, sepse keshtu i vjen per shtat atij, me politikat e veta, e jo per bamirsi. Edhe ska pse te beje skutherira si thoni ju. Se ajo do te jete publike.

 

 

Njs. Rroft Nato.

E majta po vuan se ka shum predentente per kryeminstra.

Nga ky sherr do perfitoje Sali Berisha pasi te djathten e ka vu ne rrjesht

dhe nuk ka konkurent

ne?! smiley

me zor i qelloj keto figurinat, po nuk doli eshte nje gjuhe... aq perfitojme ne...

Me vjen keq per komentaret siper: 1 prill nuk eshte vetem per admin

"Meta dhe Nano nisin.."   -   osht rrena e dites

Desaparacidos edhe ti pertendon per kryeminister?Perfito nga kjo rremuje e krijo nje parti mbase behesh!.........

ky peshk vjen era njiprill

mos eshte peshk prilli ky lajm?!

S'mbaj mend ca qyfyri me politike u vu vjet per 1 Prill.

Ore peshq ore truthare po ju kujtoj se sot eshte 1 Prilli-dita e genjeshtrave, prandaj mos u nxitoni te komentoni pa u siguruar edhe nga burime alternative. Apo Jo?

O Peshq osht 1 Priiiiiiiilllllllllllllllllll, dita e renave!!!!!!!!!

nje gje nuk po kuptoj keta para dy vjeteve u ndane dhe u shane tani perse po bashkohen a qendrojne edhe sot ato qe kane thene per njeri tjetrin atehere

Nqs. sharjet dhe ofendimet transformohen ne instrumenta politike atehere c'te keqe ka qe dy rivale te te shkuares te kthehen ne aleate?!

Eshte pjese e asaj menyre te se berit politike.

Kur u bashku Sula me Tosin e pse te mos puqet Tosi me Lirin? Politika ne fund te fundit kurve eshte.

Kush eshte burimi i ketij lajmi?  Pasi mua me duket si stisje e G99 qe njeriu i saj ketu ne PPU e sjell per te demtuar politikisht LSI-ne.

O Polic ti mir ben qe je dyshues, por me pak intuite duhet ta kishe kapur qe sot eshte data 1 Prill, dita e Sules, pra e genjeshtrave. smiley 

Pak e veshtire te besohet kjo, po te kemi parasysh qe Meta e Nano nuk shkojne bashke. Nese do te ishte e vertete , kjo do te ishte mendjelehtesi nga ana e Metes.

kujt po i intereson se jane taku apo jo keta te dy. deri per zgjedhjet do jene nda e do jen sha, e prape takuar e prape harruar, na 1000000 here.

i vertete eshte ky lajm njehere?

 

Fatos Nanon po mundohen ta shtyjne deputetet Idrizi dhe Harasani (aka Bashkim Kopliku) qe te heqin qafe Edi Ramen dhe ti vere ne pushtet. Koherat e vjetra kur vidhnin kur ishin ne pushtet nuk harrohen kollaj...U mbaruan leket dhe Nanos  dhe Metes... Duhen leke tani....

E bukur shakaja.. mgjthse Shqiperia eshte vendi i cudirave keshtu qe mbase nuk eshte shume larg te vertetes.

Nano the Meta bashkepunim? Me mbani se po bie, c'fare cudie sensacionale e paimagjinueshme!... Me gjithe mend, akoma mendohet se kjo perben lajm dhe se nuk parashikohej?

Mendoj se nga Nanua dhe Meta mud te presesh cdo gje ata jane ne sherbim te destabilitietit te vendit , mendoj se ky bashkpunim qe dhe mund te behet do te thot te lesh Berishen dhe 4 vjet te tjera ne pushtet qe mua me duket absurde dhe e demshme , Berisha u konsumau shpejte po keshtu duke qene se ai ka nje te rruge te dyshimete ne politiken shqiptare duke u nisur se ka ardh nga Komuniste ku nga ka ardhe dhe Nanua tani nuk duhet te jen me ne politik por komunistat te mesuar me pushtet nuk e leshojen vendin te rinjeve dhe kjo eshte e demshme . si perfundim Berisha dhe Nanua por deri diku dhe Meta duhet te lan politiken dhe te punojne ne bizneset e veta qe i kan me shumic dhe te len rehat shqiptaret te qeverisen vet.

 Gezuar 1 prillin!

Me vjen mire qe politikanet kane nje dite ne te cilen mund te bejne pushim nga profesioni i tyre. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).