Meqë po flisnim për vetëvrasjet...

Rastisa sot në këtë hartë të vetëvrasjeve, që na jep një perspektivë interesante pas shkrimit të Blendit të para disa ditëve mbi të njëjtën temë. Sipas këtyre statistikave nga 2008, Shqipëria renditet relativisht mirë në krahasim me Kinën, Indinë etj, etj. Për më shumë, shikoni uicideRates.PNG">Wikipedia-n.

16 Komente

po i bejme shume reklame me duket...

Sidoqoftë, Penaro, do të ishte me interes të krahasoheshin të dhënat për atë që quhet "suicidalitet", pra dëshirën për t'u vetëvrarë, që është diç e ndryshme nga kryerja e vetëvrasjes. Nuk është e thënë që të dyja të ecin dorë për dore.

 

Hmm. Po si mund te matet deshira per suicidalitet? 

Mua m'u duk interesant fakti qe Kina dhe India jane ne kete nivel. Sepse nuk mbahen si vende ku deshira per te jetuar eshte e ulet. Perkundrazi. Dhe statistikat siper thone qe e kane mbi 40 per 100,000, nivelin e vetevrasjeve. Qe i bie te jete shume...

Tjetra qe m'u duk interesante, ishte qe ne (Shqiperia) kemi me pak vetevrasje sesa zonat perreth (Italia, por edhe Ballkani).

Unë e kam goditur internetin për këtë punë, por nuk kam gjetur gjë me vlerë. Sidoqoftë, më duket jo pa rëndësi ndarja midis dëshirës për t'u vetëvrarë dhe suksesit të një vetëvrasjeje, që kushtëzohet nga shumë rrethana (të jetuarit vetëm për shembull, në raport me njerëzit që nuk jetojnë vetëm, etj.)

 

Ndërsa për punën e shifrave, a di gjë se kush është burimi i nurmit të vv në Shqipëri? Jo për gjë, po jam i bindur që, për shembull, në INSTAT ka akoma njerëz që besojnë se rritja ekonomike sivjet do të jetë 5%-7%, nuk e di a më kupton?

Po, te kuptoj. Me duket se Wikipedia ka si burim WHO, qe ka nje PDF per Shqiperine tek kjo faqja. Po eshte e 2003-it...

Penar,  Wikipedia?????

Ta thom une qe s'qenkemi ne nje mendje hic smiley

Burimi eshte Organizata Boterore e Shendetit (WHO). Monda me duket se  e keqlexove Penarin. Wiki paraqet te dhenat e WHO. Dakord, per keshtu numrash nuk do te ishte burimi i duhur...po gjithesesi I luv wiki.

Ok, Blend, I give u that (not the luv for wiki) smiley

Por sipas Penarit, statistikat jane te 2003.  Gjashte vjet me vone, ma do mendja ka luhatje. 

si dhe me vone se 2003 ....vendet qe kane lidhje te forta familjare, dhe familjet e ateisteve kane me pak vetvrasje ...ka shume fe qe akomodojne jeten pas vdekjes, gje qe ua ben me te lehte.

Mediat duhet te ndershkohen ...dhe njerezit (popullata apo ato qe jane ne rrisk) te edukohen dhe te ndihmohen te kalojne krizat psiqike apo ekonomike qe ata mund ti marrin si shkak

familjet e ateisteve kane me pak vetvrasje

Ok, si t'thush ti ...

Po pse ja fusni pordhes me si ne 4 te mengjesit....."Shqiperia eshte ne shifra pozitive ne krahasim me Kinen dhe Indine" hahahahahaaaaa po pse more gazetar trimi Shqiperia ka te njejtin numur popullsie me Kinen dhe Indine?!

Menyra e te shkruajturit eshte si ne kohen e xhaxhit i bejne krahasimet me vitin '38

O Daniel mendjendrituri,

Statistikat jane per capita. Qe do te thote se te lejojne te krahasosh sa vetevrasje ka per cdo person ne vendet ne fjale. Ne kete rast ato numrat qe shef ti aty jane per cdo 100,000 persona.

Capisc?

Penar, duhet te falesh danielin qe mendon ne nr. bruto e jo perqindje, dmth qe i dhimbset me shume per 6.5% te 100mije (te 3mil e ca apo sa eshte nr i sakte ne Shqiperi, minus emigrantet) se sa per 6.5%-13 te 100mijeve te 300 e ca milioneve ne US, apo te miliardit ne Kine smiley 

 Ne shqiperi  nuk ka statistika te sakta te vetevrasjeve,ashtu si ne cdo sektor tjeter,numri i vetevrasjeve ne shqiperi duhet te jete shume i madh,dhe kap te gjitha moshat ,nga 15 vjec deri ne 65-70 vjec.!Me shume jane meshkujt ata qe vrasin veten.

E vecanta e shqiperise,eshte se shkaku i vetevrasjes jane kushtet e keqia ekonomike dhe ndryshimet demografike ,sociale, si pasoje e te cilave shume vete nuk jane te afte te integrohen me realitetin e ri.

Ne shqiperi eshte rritur dhe numri i te semureve mendor.,ka shume raste ne shqiperi qe vellai vret vellane, motren ,djali vret babane,babai vret vajzen , gruaja vret burrin, ..nuk e di por ne shqiperi pak qeshin,me shume shikon fytyra te ngrysura se te qeshura,ndoshta nga hallet ,nga shpresat tek politika, a ku di une, apo ja futa kot per kete ?

Te ben pershtypje kjo gjendje e keqe  eshte ne rritje,por sic dihet, askush nuk ka ndermend te shqetsohet ....Kush pyet per vleren  jetes ne shqiperi?

Kjo eshte nje teme shume e gjere,dhe ja vlen te diskutohet.

 

 

Ceshtja e vetevrasjes eshte nje shqetesim i madh kudo ne bote e vecanerisht ne ate europiane e perendimore ku ne me kaq ngazellim duam te jemi pjese. Ne nje shkrim te meparshem lidhur me kete ceshtje, dhe ne mungese te shifrave reale zyrtare dhe mungeses totale qofte te interesit apo edhe njohurive ne kete fushe, behej fjale per numrin e vrasjeve te publikuara ne median shqiptare dhe me nje kalkulim qe bera ne ate kohe ne mos gaboj i binte qe numri i te vetevrareve ne shqiperi ishte diku mes 15 apo 20 per 100 000 banore qe eshte nje numer i frikshem po te mendosh qe jo te gjitha vetevrasjet mund te publikohen ne shtyp. Nuk ka shifra zyrtare per kete dhe ajo qe i rreferoheni ketu per vitin 2003 eshte nje shifer ne ere, e pabazuar ne asnje studim apo statistike serioze gje qe eshte karakteristike per institucionet tona dhe qe fatkeqesisht sduhen marre shume per baze. Eshte shqetesuese ky numer qofte per shkaqet qe cojne gjithmone e me tepr shqiptar drejt rruges se veteflijimit,  qe ne pergjithesi eshte edhe mjaft i dhunshem,  si dhe per gjetjen e mekanizmave per te parandaluar dhe trajtuar ne mneyren optimale dhe me strukturat e duhura shendetesore sa me shume persona qe gjenden ne situata te tilla ku eleminimi i vetvetes dhe veteshkaterrimi i qenies eshte i vetmi mjat apo rruge qe u ka mbetur.

Eshte shume thjeshte te kesh numra te sakte per keto gjera pasi kudo ne bote nje vetevrasje trajtohet si nje ceshtje e dyshimte nga policia dhe duhet te eleminohen cdo mundesi te ndonje krimi si dhe duhet te gjenden nga ana e mjekut patolog aresyeja e bdekjes - keshtuqe edhe ne ligjin shqiptar cdo rast i tille duhet ti nenshtrohet post mortem apo autopsise dhe personat qe e pengojne kete ndiqen penalisht. Pra sherbimet policore dhe menistria e shendetesise duhet te kete shifra plotesisht te sakta per keto dhe nese si kane do te thote qe dikush duhet te mbaje pergjegjesi. 

Shkaqet qe cojne njerezit ne vetevrasje jane te shumta dhe shpesh te komplikuara dhe ndryshojne nga rasti ne rast por dihet qe faktore te tille si varferia ekstreme, papunesia, humbja e nje afermi apo i nje personi te dashur, humbja apo mungesa e lidhjeve shoqerore apo ato familjare, izolimi fizik e shpirteror dhe ne pergjithesi humbja e shpreses dhe vizionit per te ardhmen jane faktore te njohur kudo ne bote dhe ne pergjithesi sherbejne si indikator per te kerkuar apo referuar tek sherbimet e specializuar qe ne shqiperi mesa di une nuk ekzistojne. Por ne mbi 90% te rasteve aresyet e vetvrasjes lidhen me nje semundje mendore qe eshte e trajtueshme dhe si e tille vetevrasja eshte e patrandalueshme. Ministria e shendetesise nuk duket qe e ka kete nje piroritet te saj dhe per kete aresye perseri zyrtari i saj i rradhes duhet te mbaje pergjegjesi.

Rroli i medias pastaj eshte padyshim i turpshem dhe aspak profesional duke u bere viktimave te vetevrasjes, familjeve te tyre e publikut te gjere disfavorin dhe fyerjen me te madhe duke treguar mungese te plote sensibiliteti dhe pergjegjesie profesionale

Ju lutmi shume! Ne dashamiresit e 'kanabis sativa' nuk para e kemi shume qef kete teme se na ben paranoidesmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).