Media mundëson epidemitë e vetëvrasjes

“I ka dhënë fund vetes me një plumb në gjoks”, “63 vjeçari piu një dozë helmi”, “Vogëlushi u vetëvar në dhomën e tij”, “Gruaja mbi komodinë u kishte lënë një letër, ku shkruante: "Mos mërziteni për mua. Dua të shkoj tek vajza. Më varrosni pranë saj"… Këto copëza të kobshme të kronikës së zezë nuk janë vetëm disa prej mijra raportimesh si këto (qindra që shumëfishohen në dhjetra media) të cilat mbushin faqet e gazetave dhe valët e transmetimit për të bombarduar publikun me histori tmerri. Në të vërtetë, është puna e medias të informojë për sa ndodh në vend, por është gjithashtu e vërtetë se vetëvrasjet shkaktojnë vetëvrasje, si një epidemi që përhapet, e për të cilën media fatkeqsisht luan rolin kryesor. Jo rastësisht emri i substancës “fotoksinë” njihet edhe nga fëmijet.

Nuk mendoj se më duhet të bëj shumë punë për të bërë t’ia bërë të qartë lexuesit panoramën e sotme mediatike të mbushur me lajmërime vrasjesh dhe vetëvrasjesh, shpesh të përshkruara në hollësi lemeritëse, të gjitha të përmbledhura breda kornizës që njihet si “Kronika e zezë”.  Mjaft të bëj një kërkim të shpejtë për “vetëvrasje” në një nga portalet kryesorë të lajmit në Shqipëri dhe përfitoj një listë të gjatë titujsh si këta:

Vret veten me armën e shërbimit ushtari i Gardës  13/11/08
Tiranë, dy vetëvrasje brenda 24 orësh. Hapen hetimet  21/11/08
Librazhd, një19 vjeçar vetëvaret me litar nëdhomën e tij  13/01/09
Tiranë., vetëvritet 31 vjeçari, shkak depresioni  18/01/09

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë vitit 2008 në Shqipëri u regjistruan 331 vetëvrasje, një rritje prej 28% krahasuar me vitin 2007, 150 raste të tjetë fatmirësisht mbetën në tentativë. Ekspertët këmbëngulin se ekziston një subkulturë e vetëvrasjes, e përbërë nga një grup shoqëror shpesh i varfër dhe akoma më shpesh i depresuar i cili gjen si zgjidhje të problemeve dhënien fund të jetës.

Sociologu David Phillips i Universitetit të Kalifornisë ka kryer një studim i cili provon përfundimin se kronika e zezë shërben për të shtuar rastet e vetëvrasjeve dhe krimeve të tjera. Studimi i Phillips përfshiu disa gazeta kryesore në Kaliforni dhe doli në përfundimin që pas çdo vetëvrasjeje të publikuar në gazetë, në ditët që pasojnë regjistrohet një rritje në numrin e vetëvrasjeve deri në 8.1%. Në raste të vetëvrasjeve të njerëzve të njohur kjo tendecë ështe akoma më e fortë. Pas vetëvrasjes së Marilyn Monroe në Shtetet e Bashkuara pati një rritje prej 12% të vetëvrasjeve në nivel kombëtar. David Phillips arriti në përfundimin se njerëzit që vrasin veten njëfarësoj bëhen leje-dhënës, duke u treguar shtegun e dhënies fund të halleve dhe problemve të tjerëve që gjenden në kushte të ngjashme depresioni. E thënë më shkoqur, vetëvrasja nuk është një xhest por një gjuhë. Është një mënyrë për të komunikuar zgjidhjen e mundshme të vështirësive të jetës.

Sigurisht që shumëkush prej nesh në gjendje të mirë mendore nuk arrin t’i lexojë këto mesazhe në aktet e dhënies fund të jetës, dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Kjo e vetëvrasjes është një gjuhë të cilën shumica prej nesh nuk e kuptojmë, madje as ata gazetarë që raportojnë kronikën e zezë nuk janë të ndërgjegjshëm për mesazhet që përcjellin kur shkruajnë lajmin.

Shqipëria është e mbushur me njerëz që jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike për të cilët përditshmëria është kthyer në një betejë të egër për ekzistencë. Prindër që nuk ushqejnë dot si duhet fëmijët, e fëmijë që stigmatizohen nga shokët e mandej varin veten për shkak se kanë vetëm një palë pantallona. Vendi është plotë me të sëmurë mendorë dhe depresivë të cilët nuk përfitojnë shërbimin e nevojshëm mjeksor. Janë po aq të shumtë pensionistët e vetmuar për shkak të emigracionit të fëmijëve, të cilët vuajnë shpirtërisht mungesën e të dashurve të tyre në vitet e fundit të jetës. Ka disa grupe njerëzish pra, të cilët i shtyjnë ditët me dhimbje dhe vështirësi që shumica shoqërisë e ka të vështirë t’i kuptojë e jo më t’i ndjejë.

Këto grupe, apo subkultura janë ata të cilët janë më delikatë ndaj streseve të përditshme dhe njëherësh më të ndjeshëm ndaj mesazheve leje-dhënës që media përcjell me kronikën e zezë. Janë ky grup që tek vetëvrasjet e shumta që publikohen nuk shohin thjesht lajmin por reklamimin e mënyrës për t’i dhënë fund halleve. Në këtë mënyrë, prirja e mediave tona për t’i dhënë një rol qëndror lajmeve të vetëvrasjeve dhe kronikës së zezë në përgjithësi bëhet katalizator i vetëvrasjeve të tjera, duke e kthyer këtë në një modë të frikshme. Përshkrimi i hollësive të vetëvrasjeve i kthen faqet e gazetave në një manual de-facto të mënyrës për t’i dhënë fund jetës.

Duhet kuptuar se tendeca për ta shitur vdekjen si një mall mediatik arrin të bëjë pikërisht këtë. Vetëvrasjet do të ekzistojnë gjithmonë por kthimi i tyre në dukuri të përhapura i kushtohet mediave të cilat bëjnë të mundur kthimin e dukurisë në një epidemi të vërtetë dhe të tmerrshme, e cila mund të kontrollohet vetëm atëherë kur njerëzit e mediave të bëhen të ndërgjegjshëm për rrolin e tyre dhe të kuptojnë se edhe pse jo dretëpërdrejtë përgjegjës, kanë edhe ata kontributin e tyre konkret në numrin e lartë të vetëvrasjeve në vend. E në rast se dëshirojmë që kjo kurbë të ulet, një pjesë e përgjegjësisë na bie pikërisht ne që shkruajmë dhe shprehemi në mediat.
 

18 Komente

na lodhet me keto kritikat

Ke ndonje propozim ti bledo

Psh nje propozim do ishte qe media mos te kishte fare kronik te zeze

mos te shkruante fare nese vetvritej dikush, apo nese ajo vajza pa patent shtypi dike dhe e la te vdekur

DO tishte me e drejt kjo?

o Ilir po nuk tha Blendi qe te mbyllen kronika e zeza ...thjesht ai e ka kuptuar rolin e kronikes se zeze te medias shqiptare. Neper libra te sociologjise thuhet se sa me shume ti japesh kohe lajmesh, ta besh si lajm normal, apo te japesh menyra vetevrasjesh aq me shume shtohet ai fenomen. ne Wells ndodhen vjet disa vetevrasje ne nje kohe te shkurter ne nje zone te vogel, dhe te gjithe (police, ato te komunes, socialet) bertisnin qe nuk jane normale qe media u jepte kohe ne TV ose gazeta, dhe qe nuk eshte ndonje gje per te mbushur gazetat per shitje

ne Shqiperi jane bere shume lloj gazetash (dhe "gazetare" te rendomte) qe nuk kane si ti mbushin faqet per shitje keshtu qe vazhdojne me lajme te dobeta anti-shqiptare

Dikur nga fundi i viteve '70 (nuk mbaj mend sakte se kur) ne Angli pati disa raste vetevrasjesh me zjarr (self immolation). Vitin pasues numri i vetevrasjeve me zjarr u rrit me 82%. U be ne mode t'i vije flaken vetes...

Duket pothuajse plotesisht e sigurte se ekziston nje komunikim midis atyre qe vrasin veten. Dhe ky komunikim nuk e ka te nevojshme te jete i drejteperdrejte pasi eshte i pandergjegjshem, prandaj kronika e zeze e kryen kete funksion ne menyre te perkryer.

Blendo, lexo "The Assault on Reason" nga Al Gore -- jam i sigurt qe do t'pelqej.   Ne ate liber disa kapituj i kushtohen ndikimit te medias ne acarimin e gjendjes se popullates ne pergjithesi.

Televizioni eshte si thika! Mund ta perdoresh per te prere buken ose per te...

Ndoshta eshte i ekzagjeruar si mendim, por kronika e zeze s'ka pse te zere gjithe kete peshe ne lajme.

Ka ndodhur nje fox-izim i televizioneve ne mbare boten keto vitet e fundit.

Te gjithe vrapojne mbas share-it dhe kjo eshte e natyrshme perderisa mbahen nga reklamat, por nje nderhyrje e shtetit ne kete drejtim, per te percaktuar disa rregulla baze per te gjithe, do ta ndryshonte disi panoramen e serte te lajmeve.

 

Eshte mire qe diskutohen keto tema. Thene kjo, artikulli me siper fatkeqesisht ben te njejten gje te cilen e kritikon ne thelb. 

Gjithashtu titulli me duket i pakujdesshem dhe me tej korrelacioni i drejtperdrejte mes medias dhe VV. Pervecse semundjes mendore apo rrethanave traumatike shtrenguese, nuk ka deri me sot korrelacion te provuar mes VV dhe ndonje faktori tjeter.

 

@iIir 21, 

pse duhet te perbeje lajm akti individual i nje personi qe ka vendosur t'i jape fund. Arsyet nuk do i dime kurre dhe nuk jane per ne qe t'i dime. Media mund te raportoje arsye, por mos te harrojme qe do te jene gjithmone te siperfaqshme (ne rastin me te mire) apo te gabuara (ne rastin me te keq). Rrjedhimisht media e humbet funksionin e saj informues. Media mund te beje shume mire trajtimin e fenomenit ne pergjithesi dhe kete gjithmone me ndihmen e eksperteve te fushes.

media e ka kuptuar dhe, ndoshta dhe e ka ditur qe ne fillim kete rol. Problemi eshte se kronika e zeze, konsiderohet si nje mundesi per te shitur gazeten. Mendja e nje redaktori kur merr nje lajm te tille: me duhen sa me shume detaje qe pastaj te bej me to mundesisht nje titull bombe per faqe te pare se me siguri do e kene dhe te tjeret smiley

Mund te zgjidhej fare mire, nese media nenshkruante nje marreveshje, nje tip memorandumi, ku te gjithe te angazhoheshin qe lajmet ne lidhje me vetvrasjet te mos botoheshin. Mos kishte per to as edhe nje rresht ne gazeta, e as edhe nje sekonde raportim ne televizione. 

Ndoshta vetem keshtu mund te funksiononte

Nuk është se është shtuar kronika e zezë... mungojnë faqet rozë të optimizmit për një të ardhme më të mirë.

Nuk është problemi që, nëse gazetat do të fillonin të flisnin për ndonjë LejFen apo ndonjë Din që përpiqen me 100 sakrifica të përballojnë jetën, do të kishim më pak vetvrasje, por edhe mungesa e pasqyrimit të jetës së njeriut të thjeshtë në meda e bën më të vështirë gjëndjen.

Nëse mediat pasqyrojnë vetëm jetën e VIP-ave dhe kronikën e vetvrasjeve, është kollaj që për shumicën e atyre që janë atje në mes, në pamundësi për të arritur "parajsën" e Vipave, gjëja më e afërt është "ferri" i vetvrasjes.

nderkohe, fuga tenton te jape nje shpjegim tjeter ne fakt per arsyet e verteta te vetevrasjeve. Sipas tij, nuk ka mundesi qe nje njeri i varfer dhe ne kushte te veshtira te mendoje vetvrasjen: nje njeri ne kushte te tilla, perkundrazi mendon sa me shume si ta nxjerre veten nga kjo situate. Sa per te zgjeruar pak debatin, se ndoshta jo te gjithe mund te jemi dakort me kete ide.

por, besoj eshte e qarte se ne te gjitheve na shkon mendja kur degjojme per nje vetvrasje se: i shkreti, i ka ardh shpirti ne maje te hundes, aq i varfer ka qene!

Kjo na ben qe te paragjykojme arsyet e verteta dhe te harrojme tendencen qe njeriu shfaq ndonjehere per te sakrifikuar veten, per ta demtuar e pse jo per ta eliminuar, qofte dhe ngadale (me vijne ne mendje duhanxhinjte ketu smiley )

Gjithsesi, edhe ne keto raste, jam plotesisht dakort me argumentat qe shkruan blendi, ne lidhje me rolin e medias.

 

 

nderkohe, fuga tenton te jape nje shpjegim tjeter ne fakt per arsyet e verteta te vetevrasjeve. Sipas tij, nuk ka mundesi qe nje njeri i varfer dhe ne kushte te veshtira te mendoje vetvrasjen: nje njeri ne kushte te tilla, perkundrazi mendon sa me shume si ta nxjerre veten nga kjo situate

Varferia ne vetvete nuk mund percaktohet si shkaktar apo mosshkaktar. Eshte krejtesisht rrethanor dhe jo i qendrueshem si faktor. Duhet nje "dicka me teper" qe te plotesosh tablone. 

Dakord me e-ne, nje element ndikimi (sidomos tek adoleshentet) mund te jete mosperputhja e asaj qe je me ate qe projektojne te tjeret (p.sh mediat)  se duhet te jesh.

 

Mese e vertete, ketu ka rol dhe ligji ku fare mire mund te caktohen limite, rregulla etike, forma dhe menyra te te trajtuarit te kronikes se zeze. Besoj, Blendi e tregon kete dhe me fakte statistikore, qe ka nje lidhje te jashtezakonshme mes kronikes se zeze dhe numrit te vetevrasjeve ose dhe krimit ne familje ...

Nuk mendoj se deshira per te qene si Vip-at dhe pamundesia shtyn deri ne vetevrasje. Pra e shoh si Fuga, mungesa behet motivim per te patur, por jo per tu vetevrare. Mendoj se duhet nje sasi teper e larte pikellimi dhe patjeter elementi i vete-agresivitetit i cili eshte i rralle.

Ne te vertete ajo "dicka me teper" qe u dashka per te kryer kete akt psikopatologjik ndoshta eshte me e lehte te gjendej tek ata qe kane provuar te vetevriten por kane deshtuar. Keta jane verdalle dhe mund te perpiqeshim te gjenim se c'kane te perbashket keta njerez? Nuk besoj se ne Shqiperi ka ndonje studim te ketij lloji.

Ne nje studim qe u krye ne Angli ne vitet '60 mbi 135 persona qe kishin provuar te vetevriteshin u vu re se ata kishin lidhje te forta te kushteve sociale mes tyre. Pra i perkisnin te njejtave rrethe/shtresave shoqerore dhe midis tyre akti i vv shihej si i kuptueshem dhe i arsyeshem.

Nuk e kisha tek dëshira (dmth si ëndërr/dëshirë në vetvehte), e kisha tek kontrasti i theksuar me të cilin pasqyrohet jeta në media... një ekstremizëm bardh e zi që ju krijon përshtypjen njerëzve që janë në "grinë" e përditëshme të konsiderohen qënie koti... të pavlera dhe të pakonsiderueshme/të papërfillura nga të tjerët.

 Blendi, kam pershtypjen qe Fuga e trajton si koncept te pergjithshem te funksionimit te natyres njerezore (derivat i instinktit te mbijeteses se Freud-it). Ketu mund te behet pergjithesim, por kam pershtypjen qe behet fjale per njerez mbi te cilet nuk eshte dhe aq lehte, perderisa jo cdo konstrukt personal njerezor i pergjigjet gjithmone nje rregullsie te caktuar. Prandaj as Fuga dhe as Freud-i nuk mund te thone me siguri se cfare eshte nje shkaktar i VV. Ajo nuk eshte asnjehere rezultat i nje faktori te vetem, sepse po te ishte keshtu do t'i ishte gjendur "ilaci" shume lehte. Perkundrazi jane disa faktore qe mblidhen bashke tek nje person qe kombinohen ne menyre te atille qe vete-agresiviteti (jo shume i rralle do te thoja) te marre fuqi aq te madhe sa te shnderrohet ne vete-anihilim. 

Tani, une nuk kam shifra per kontekstin tone por dihet ne mbare boten (dhe kjo nuk i perjashton shqiptaret) qe shumica e VV ndodhin ne pellgun e nje gjendje mendore te crregulluar (kryesisht depresion). 

Sa i perket studimeve, i shoh pak te pamundura ne kontekstin tone; zakonisht studimet e rasteve behen ne zyrat e Psikiatrit/Psikologut dhe me lejen e personave "qe jane verdalle". Psikiatrit nuk perqendrohen shume ne faktoret emocionale dhe sociale; psikologet nuk kane krijuar akoma terrenin e tyre profesional d.m.th rastet nuk jane aq sa per te bere studime, dhe personat dhe familjet e tyre zakonisht nuk jane te hapur per te ndare dhimbjen e tyre me studiuesit. Megjithate, studime te pergjithshme qe kane te bejne me faktoret sociale mund te behen, duke qene se informacioni qe nevojitet eshte thjesht demografik. Ndoshta sociologet mund te ndihmojne ne kete gje. Nuk po permend sektorin e shendetit publik qe duket sikur merret pak/aspak me problemet e shendetit mendor.

Mendova se ky sqarim duhej, prandaj u zgjata pak si jashte teme.

 

Per t'iu rikthyer temes, perseri jam i mendimit qe media nuk mundeson epidemi te VV - ndikimi i saj eshte i pamatshem dhe si i ketille ajo cfare mund te bejme eshte kujdesi qe ky ndikim i mundshem te jete sa me minimal. Me kete jam shume dakord.

Blendi,

Hidhi nje sy trajtimit qe kam bere per kete ceshtje duke huazuar Dostojevskin me "Krim dhe ndeshkim". (on the wordpress page).

Thelbi eshte se media merret me krimin dhe fare pak publikon ndeshkimet per krim-beresit apo ligjshkelsit, duke stimuluar keshu edhe psikologjikisht veprimin ne kurriz te hezitimit per ta bere ate.

 

A nuk shkruajti para disa muajsh kryeredaktori a ku e di une, i nje gazete shqiptare, nje artikull mbi influencen e medias mbi vetevrasjet? Artikulli ishte shume i mire dhe mua mu duk njekohesisht si denoncim i rolit te medias ne kete punen e vetevrasjes, edhe deklarate ndergjegjesimi nga vete ai. Ishte nje shkrim i arsyeshem. Nuk ju kujtohet?

Une nuk do te shkoj aq larg sa te thoja qe media mundeson vetevrasjen ne shqiperi megjithese jane te njohur ne bote rastet ku menyra e paraqitjes se nje lajmi mbi vetevrasjen te ndikoje ne rritjen e numrit te vetevrasjeve ne nje zone te caktuar dhe madje ne kopjimin e metodes se perdorur per vetevrasje kryesisht nga te rinj vulnerabel. Media shqiptare fatmiresisht/keqesisht  qofte per tirazhin qesharak qofte edhe per nivelin joprofesional e jo etik te trajtimit te ceshtjeve te tilla nuk mund te bdikoje as veten e saj. Por eshte e vertete qe media ndikon fort tek qendrimi apo reagimi publik dhe pikepamjet qe njerezit kane e krijojne per kete fenomen.

Ne shume shoqeri te zhvilluara apo jo, perfshire edhe shoqerine tone ne shekuj ceshtja e vetevrasjes eshte pare si nje taboo dhe si e tille personat qe jryenin nje akt te tille shiheshin me nje sy kritik dhe pergjithesisht te denueshem. Kjo ka qene plotesiht e vertete gjate rregjimit komunist dhe jafton te mendojme cudine dhe shokun qe ngjalli ne shqiperi vetevrasja e Mehmet Shehut. Si e tille vetevrasja nuk ka qene nje fenomen frekunt e madje do te thoshim ka qene mjaft i rralle e sporadik. Pak a shume keshtu ka qene situata edhe ne vitet e para te demokratizimit te vendit por me ndyshimet e medha ne strukturen familjare dhe ate shoqerore si dhe me streset e nje Kapitalizmi alla shqiptar ashtu sic mund te pritej numri i personave qe vrasin veten ka ardhur vit pas vitit duke  u rritur. Statistikat zyrtare nuk mund te merren per baze pasi sipas mendimit tim jane te pabazuara dhe joshkencore.

Ceshtja e rolit te medias ne sensin negativ ka te beje me ate qe ne menyren e shfrenuar, josensibel, jop profesionale dhe jo etike qe mbulon te tilla ngjarje te dhimshme per familjet dhe komunitetin perreth ketyre ngjarjeve, e ben taboo-n e vdekjes e te vetevrasjes krejt normale per psiqiken e publikut e vecanerisht te personave te rinj dhe lehtesisht te ndikueshme dhe vulnerabel. Nuk perben me problem apo interes per shume kend qe te lexoje me detaje te shpifura dhe me shije te semure per vetevrasjen e ketij apo atij  dhe gjera qe nuk duhet te ken vend ne nje shtyp serioz e profesional. Madje shumekush  as nuk i lexon me keto shkrime pasi nuk ka ne to asnje lloj informacioni qe te mund te te ndihmoje per te kutpuar se cfare i shtyn keta njerez te bejne nje akt final dhe qe ne pergjithesi eshte mjaft i dhumshem.Duke i bere viktimave edhe fyerjen tjeter pasi historia e tyre e mjere duhet te degjohet e te lexohet me vemendje dhe me respekt per nje jete njerezore e ndoshta te sherbeje edhe si nje kujtim per veten tone e per njerezit qe ne njohim rreth nesh qe mund te jene edhe ata te gnjashme per nga situata ekonomike apo sociale apo qe mund te jene ne risk per te flijuar veten.

Ky eshte roli i pare i medias per kete ceshtje dhe duket pak si teper qe ti kerkosh po kesaj media te hllakatur e pa bosht apo sens moral qe te bej edhe rolin edukues dhe te rivendosjes ne vend te disa taboo-ve qe si shoqeri ne duhet ti njohim,  ti rruajme e ti respektojme.

 

Shiko, substanca qe njihet edhe nga femijet emrin e ka Fostoksine (ose fosfine, fosfat alumini etj etj). Jo Fotoksine qe ngjan me teper si dicka qe ka lidhje me driten...per perhapjen e shqiptimit te gabuar fotoksine ka ndikuar padyshim dhe media

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).