Mbi TVSH për turizmin

Në zyrat qendrore të ECCTA-s në Bruksel (Shoqata Evropiane e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike) mbërrin një telefonatë nga një anëtar i shoqatës: “Çfarë mund të bëjë BE-ja për krizën që po kalon biznesi im?” Nëpunësi përgjigjet: Asgjë – po nuk rezistuat, ndërroni biznes”. Natyrisht që nëpunësin e shkarkuan të nesërmen, por mesazhi ishte i qartë: “Nuk ka ilaç, ndiqni zhvillimet, loboni me qeverinë për të marrë masat e domosdoshme”. Ajo qeveri që e nuhat dhe merr masa është e suksesshme. Këshillat që japin ekspertët ndërkombëtarë të turizmit janë të qarta: rritni promocionin, ulni taksat, i shtyni në kohë ose i ndani në tremujore, shtyni pagesat e sigurimeve shoqërore, përfitoni nga zhvillimet rajonale, nxitni turizmin vendas, ndërgjegjësoni ministrinë dhe bashkitë. Këto arrihen vetëm nëpërmjet bashkëpunimit.

Aktualisht bizneset shqiptare të hotelerisë dhe restoranteve që aplikojnë regjimin e TVSh-së nuk mund të thuhet se mund të  ofrojnë shërbime me çmime konkurruese për të njëjtën cilësi shërbimi, nëse do t’i krahasojmë me fqinjët apo vendet e tjera evropiane.

Aktualisht taksa e TVSH-së prej 20% në Shqipëri për çmim dhome, krahasuar me Turqinë (8%), Greqinë (6-9%), Malin e Zi (7%), Italinë (10%), Francën (5.5%), Maltën (5%) është 200-400% më e lartë. Maqedonia, TVSh-në për hotelet e ka 18% (më të ulët se ne), por mos harroni se është në një krizë identiteti, duke mbyllur fundin e klasifikimit për të ardhurat për frymë në rajon.

Krahas TVSH-së, taksat lokale si 5% e çmimit të fjetjes në hotel, pagesat relativisht të larta të transaksioneve bankare (komisioni për kartat e kreditit 2-4.5%), çmimi i energjisë elektrike, karburantit etj., e bëjnë sektorin e hoteleve të jetë jo i lirë dhe konkurrues, nëse biznesi do t’i përgjigjet plotësisht detyrimeve dhe taksave.
Pjesë e politikave mbështetëse për industrinë turistike, krahas investimeve në trajnim dhe marketing duhet të jetë dhe rishikimi i nivelit të TVSH-së për hotelet dhe restorantet. Argumentimet për një TVSH të reduktuar për hotelet dhe restorantet në Shqipëri bazohen në praktikën që po ndjek BE-ja për sistemin e TVSh-së së reduktuar në vendet anëtare të saj. Prej vitesh hotelet dhe tashmë edhe restorantet në vendet e BE-së në bazë të direktivave të Komisionit Evropian (Direktivës 2006/112/EC) kanë mundësinë të jenë subjekt i TVSH-së së reduktuar.
Gati 20 nga 27 vendet e BE-së kanë një TVSH më të vogël ose baras me 10% për hotelet (kryesisht vendet e Mesdheut).

Takimi i Këshillit Evropian për Çështjet e Ekonomisë dhe Financave në Bruksel më 10 mars 2009, i ka dhënë dritën jeshile shteteve anëtare të aplikojnë TVSH-në e reduktuar dhe për sektorin e restoranteve. Një studim për uljen e TVSH-së në restorantet franceze tregoi se ulja prej 5.5% e TVSH-së do të mund të krijonte 12% rritje të xhiros dhe krijimin e 500.000 vendeve të reja të punës.

Niveli i çmimeve të hoteleve është faktori vendimtar i konkurrueshmërisë së destinacioneve turistike. Mjaft shtete mesdhetare ndjekin politika mbështetëse për sektorin e turizmit përfshirë dhe fushën fiskale. Është momenti që turizmi të vlerësohet dhe të marrë peshën që i takon.

*Shoqata Shqiptare e Turizmit,
Kryetar i Sektorit të Akomodimit

9 Komente

+

  • cmimet e dhomave ne Shqiperi, qofte edhe gjate pikut turistik, mbeten goxha me te uleta sesa ne vendet e tjera te mesdheut ( te pakten nga eksperiancat e mija). Mund te ndodhe qe nuk ka hapesira per tur-operatoret por prape mbeten te lire per klientin final

-

  • Hotelet ofrojne shume me pak kushte sesa ofrojne hotelet tjera neper vendet fqinje.
  • Sherbimi le shume per te deshiruar ne te gjithe hotelet, panvaresisht nga vlera qe mund te paguash.
  • Shumica e hoteleve me sa di une nuk jane as te licensuar e jo me te aplikojne edhe fatura te rregullta qe te vilet TVSH-ja

Gjithsesi ne kushte e nje ekonomie formale e qe operon ne rregulla do e  mbroja te nje nisme te tille.

cmimet e dhomave ne Shqiperi, qofte edhe gjate pikut turistik, mbeten goxha me te uleta sesa ne vendet e tjera te mesdheut ( te pakten nga eksperiancat e mija).

Per kete s'jam i bindur. Per shuma te ngjashme mund te besh pushime ne Turqi me kushte me te mira smiley

 

Ne kete koh krize, mendoj se nuk do te qe keq qe TVSH te shkonte nga 20% qe eshte aktualisht ne 10% . Kjo do ta bente me konkurrues dhe me ataktriv turizmin shqiptar. 

Autori i ketij shkrimi ka haruar nje detaj shume te vogel. Qe ti besh te krahasueshme 2 subjekte, apo dy shtete, duhet qe zbatimi i ligjit ne te dy vendet apo subjektet te jete ne nivele pothuaj te njejta. E ndersa ne vendet e EU zbatimi i ligjit per pagesen e TVSH-se tenton drejt 99%, ne shqiperi zbatimi i ligjit (pra arketimi i TVSH-se ne masen 20% te cmimit te mallit/sherbimit) pa llogaritur pagesen e TVSH-se ne momentin e cdoganimit per mallrat dhe sherbimet e importit, eshte ne nivelin 20-30%. Keshtu psh, nje hotel ne Tirane nese ka te zena per nje nate 10 dhoma, raporton se ka te zena vetem 3 dhe TVSH-ja qe paguan eshte 30% e TVSH-se qe duhet te paguante ose 6% nese duam te bejme te krahasueshme me vendet e EU-se. Pra nuk e kemi te keqen tek TVSH-ja qe formalisht eshte 20%.

Ti se ke keq o maliq, po as autori nuk e ka keq. Sepse edhe te duan bizneset te raportojne te gjitha shitjet, me keto taksa mua me duket e veshtire.

Dhe e verteta eshte qe turizmi ne Shqiperi nuk eshte me cmim te arsyeshem...per nje arsye apo tjeter.

"Francën (5.5%)"

....deri me sot eshte akoma 19,6 %

Duke filluar nga Qershori/Korriku do aplikohet 5,5% dhe kjo vetem per disa produkte (kafja, uji, pjata e dites....e ku di une ça tjeter), thane dhe vetem thane qe rrjedhoja direkte e kesaj do jete krijimi i vendeve te punes....(por, çfare nuk thane eshte sa parashikohet rritja e xhiros ne te zeze ?!)

Per vendet e mesdheut po i  i referohesha, Greqi, Mal i zi, Kroaci, BiH, Sloveni, Itali.

-

  • Mendoj se me shume se TVSH-ne e rregullt i duhet meshuar uljes se TVSH-se se abuzimit. Kjo lloj TVSH-je aplikohet nga te gjithe, ne gjithcka qe blihet dhe pergjate gjithe vijes bregdetare nga Shkodra ne Sarande.

Jam dakort me ato qe diskutuan me siper dhe per ta ilustruar dua te tregoj nje aspekt te jetuar jo shume vite me pare.Nje fshatar i Malit te Zi me kombesi Shqiptare pasi perfundoi embargoja dhe ky doli me nje shume te mire markash vendosi te punoje ne fushen e Turizmit ne Ulqin.Rastesisht ndodha ne nje bisede ku ky person tregonte se  ne hotelin qe kishte marre me qera per 2 vjet paguante per cdo sherbim perqindjen qe i takonte shtetit Malazez si dhe pushtetit lokal.Kur e pyeta a ndihej ne veshtiresi me keto pagesa qe nuk mund ti shmangej me beri pershtypje se fshatari i anes tjeter te kufirit ndihej i sigurte ne biznesin e tij nga shteti malazez sepse kjo ishte detyrim per te gjithe.Biles kishte ne plan te blinte autovetura dhe motocikleta per me i dhane me qera turisteve,per te cilat ndihej i mbrojtur nga shoqerite e sigurimit edhe ne rast se makinat pesonin aksidente te mundeshme.Per ironi ky person kishte analoget e vet kendej kufirit qe kishin hotelin e vet ne Velipoje por asgja te regjistruar ; edhe kur duan me shkue ne Tirane thote ,me therrasin mua se makinat i kane me dokumenta false.Biznese te tilla jane akoma konkurente ne treg.Atehere ideja e uljes se T.V.Sh.se eshte akoma larg.Para kesaj duhet ca gjera te tjera te behen apo jo!?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).