Mbështetje në shkëmbim të 17 helikopterëve??

 

Pyetje: Zoti Kryeministër, sipas shtypit të shkruar, thuhet se Kryeministri e ka blerë vizitën në Francë në këmbim të disa helikopterëve. Ç’mund të na thoni për këtë?

 Kryeministri Berisha: Ky është trillim i turpshëm i Edi Ramës, i cili nga ora e Bushit, kalon tek shpifje dhe trillime të tilla. Të jeni të bindur se Presidenti Nikola Sarkozy më ftoi mua në Eleezy, para së gjithash e mbi të gjitha, për të shprehur mbështetjen e tij të plotë e totale ndaj këtij vendi, respektin dhe dashurinë ndaj këtij kombi, por edhe një njohje miqësore që kemi.

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha, pas vizitës në Francë, 25/04/2009

Konferenca e Kryeministrit pas kthimit nga Franca ishte e mbushur siç është bërë modë kohët e fundit me imtësira, përmendje miqsh të ngushtë personalë dhe arritjesh personale të Kryeministrit (“Përmasa shumë të mëdha në këtë vizitë patën edhe ekspozetë e mia para mediave më të mëdha franceze. Kanali kryesore i Francës transmetoi ‘live’ intervistën time para Eleezy, sapo dola nga takimi”). Megjithatë, pavarsisht përkushtimit ndaj “hollësirave” shkëmbimi i cituar më sipër me një gazetar tregon se Kryeministri s’ka pasur dëshirë të prekë të paktën një nga pikat e takimit; diskutimin me Sarkozy mbi tenderin për blerjen e 17 helikopterëve ushtarakë nga Ministria e Mbrotjes së Republikës së Shqipërisë.

1.824 fjalë gjithsej është transkripti i konferencës së Kryeministrit në faqen e Kryeministrisë por fatkeqsisht fjala "helikopter" shfaqet vetëm një herë, edhe kjo kur e sjell në vëmendje një gazetar e jo vetë Kryeministri. Në të kundërt kemi "fatin" të mësojmë mbi transmetimin drejtpërdrejt të intervistës së Kryeministrit nga televizionet franceze. Hapsira e madhe kushtuar informacioneve personale, krejtësisht të parëndësishme për taksapaguesit Shqiptarë, duhet të ishte përdorur më mirë për të dhënë informacion, qoftë edhe sipërfaqsor, mbi këtë blerje prej dhjetëra milionë Euro. Po kaq e rëndësishme do të ishte një sigurim nga Kryeministri se Qeveria do të tregohet e kujdesshme që ky tender të mos dëmtojë marrdhëniet me asnjë prej palëve të interesuara; Eurocopter-it Gjermano-Francez, Augusta-s Italiane apo Sikorsky-t Amerikan. Mbi të gjitha, do të ishte dashur të theksohet që qeveria e tanishme s’do të përsërisë gabimet e qeverisë parardhëse e cila arriti deri aty sa të hante një “shpullë diplomatike” nga Italia kur shprehu publikisht mbështetjen e saj që Gjermanisë ti jepej një vend i përhershëm në Këshillin e Sigurimit në OKB.

84 Komente

ça asht ky manipulim informacionit qesharak ?

Shum turp per autorin e ktij shkrimit.

A mendoni se ka politikisht faktor ma t'mir per Shqipnin qe Franca - thelbi i diplomacis Europiane - dhe qe historikisht ka perkrah serbet e greket, pra domosdoshmerisht jo shqiptaret.. - te perkrahin hapur neper media (Le Point, L'Express) kandidaturen e Shqipnis ne Europe ?

A e dijn shqiptaret se neper mediat Franceze e per shkak te propagandes serbe e greke anti-shqiptare ne France, Shqipnia paraqitet ne shtyp, televizor, informacion, si nji vend ku ka veç prostituta e mafioza, veç krime e perdalje ?

A ju duket gja e vogel me mberrit me pas perkrahjen politike te shtetit francez, gja e papame ne histori ? Qe kjo perkrahje asht botu dje ne tan shtypin francez dhe ka ba jehon ? A ju duket arritje e vogel ??

Edhe po te supozoshim se kjo perkrahje vjen pse po blejm aviona francez -gja qe me duket QESHARAKE sepse s'ka mbet Franca ne duart e Shqipnis me i shit do aviona, perderisa :

- Franca ka aviaconin ushtarak ma te perparum ne Europe, e perderisa

- te gjitha shtetet Europiane blejn aviacion e material ushtarak ne France -

a kujton autori i ketij artikullit se e rrezikon Franca diplomacin e vet politike ndaj shteteve te tjera te Europes qe jan kunder hymjes se Shqipnis per momentin ne Europe, per me mbrojt Shqipnin pse po i shet do aviona ?

Sinqerisht, asht me t'marr gazi kur e mendon.. 

- Franca ka aviaconin ushtarak ma te perparum ne Europe, e perderisa

- te gjitha shtetet Europiane blejn aviacion e material ushtarak ne France -

Leshte e bacurrit! Me nje Mirage qe ka Franca ti kujton se ka aviacionin ushtarak me te perparuar ne Evrope? Apo duhet te mendojme qe meqe banon ne France nuk di asgje per shtetet e tjera?

Kush blen aviacion e material ushtarak ne France? Andorra? Monaco (MonteCarlo)?

Sinqerisht te merr gazi ty, se nuk ja ke idene e asaj qe thua, por hapi syte mire, se dhe me Ameriken Franca nuk ka shkuar dhe aq mire keto 50 vjetet e fundit; prandaj edhe doli nga NATO; e tani po hyn prape. Ndryshim te qarte ne politiken Franceze, sidomos ate te jashtmen - qe na intereson dhe neve direkt, e ka sjelle vetem Sarkozi. Prandaj, ka nje ndryshim themelor te menyres si Franca shikon boten e jashtme dhe si do t'i zhvilloje marredheniet me te, e nuk eshte vetem ne aspekt te Shqiperise... Fundi i fundit, edhe Anglia ka qene nje nga armiqte me te eger te ceshtjes shqiptare, por gjerat ndryshuan, dhe tani jane nje faktor sigurie ne shpatullat e ngrohta te shqiptareve.

Po shoh se ju po dini se me ke nenshkrun kontratat e shitjes se armatimit Ministria e Mbrojtjes Franceze... Do te keni patjeter burime te qeverise franceze, patjeter. Informacione te tilla nuk jan publike, veçse shum pak here. Prandaj mos flitni me hypoteza sa me kundershtu diçka per fun! Qe Franca ka armatimin ma te mire ne Europe ket se kundershton askush ne Europe. Por se me ke nenshkrun Franca kontrata shitjet, per kte jam e sigurt se ju s'dini absolutisht asgja.

Po prandaj te kemi cuar ne France me Vik; prandaj te punesuam ne ministrine e mbrojtjes Franceze, qe te na thuash sekretet nganjehere... Kot te kemi aty ne ty?

Neve nuk na thuhen ato "sekretet", ty qe punon aty po. Prandaj ne ja fusim kot, e ti flet me fakte!!!

Po rri me goce se na kepute kerthizen me budallalleqet qe thua!

Franca ka ushtri te mire, por jo me te miren. Ti ke pare ndonje seri te Star Trek-ut, dhe meqe e ke te dubluar ne frengjisht, ke kujtuar se ke qene duke pare ushtrine franceze. 

Intervisten dhene gazetarit shqiptar e lexuam, por ate te Elizese nuk e pame.  Nuk ka ndonje artikull nga gazeta Biznesi. 

Mesa kuptoj une shkrimi thote qe Presidenti i Frances eshte perzevativ me dy perdorime. Me keq nuk ka.

Jam i prirur ta besoj kete lajmin e helikoptereve ushtarake se pragmatizmin i Frances per pune interesash e kemi me prove si puna e shalqinit qe blejme ne pazar te Gogolasit. Enverin fiks 40 vjet ne pushtet. Shume frankofone kemi pasur ne krye te vendit ne , shume.

5 yje per foton.

Franca i shet armatim tan botes! A jeni tuj qesh apo e keni seriozisht ?

Vik, ne 28 qershor jane zgjedhjet ne Shqiperi dhe te gjithe argumentet jane te mire per te sulmuar kundershtarin politik. 

Pavaresisht motiveve te verteta te vizites se Berishes ne France, eshte fakt qe qenia ne pushtet e dyshes Sarkozy-Kouchner eshte nje ogur i mire per shqiptaret. 

Naim, a e kupton kush sa e randsishme asht per Shqipnin me vu kandidaturen per UE ? ç'randsi ka a ven Sali Berisha a nji tjeter ?

A e imagjinojm na qe njerezit qe s'kan dal kurr prej Shqipniet (pra familjet tona) te ken lirine me dal, me punu, me arrdh, me shku ne tan Europen ??!!  

A mund t'ekzistojne nji shqiptar qe diskrediton kte gja tuj e lidh me nji pseudo-treg avionash, arsye e shpikun per arsye ideologjike ???!!! 

Un s'e kuptoj.

Vik,

Bashkohem me Hurbinek, u lodhe e u kepute smiley  Te lutem a mund te me thuash se cfare ke kundra shkrimit te mesiperm? Nqs s'e ke kuptuar thelbin po ta shtjelloj me pika te thjeshta:

 

1) Reuters dhe L'Express citojne Sarkozy qe nenvizon rendesine e tenderit te helikoptereve ushtarake.

2) Nje gazetar pyet Kryeministrin e vendit te tij per kete ceshtje. Kryeministri e shmang pyetjen dhe flet per intervistat e tij te transmetuara drejtperdrejt.

3) Ne shkrim thuhet se eshte e rendesishme qe qeveria te mos perserisi gafen e diskutimit Itali-Gjermani per vendin ne KS.

 

Ti ca ke kundra? smiley

Asht thjesht qesharake me mendu se ka lidhje midis kandidatures shqiptare ne BE, perkrahjen diplomatike e politike franceze, me shitjen e disa avionave, ateher qe Franca i shet armatim tan botes! A me kuptoni ?

O Vik-e,

Te lutem lexoji edhe njehere pikat 1, 2 dhe 3 me siper dhe pergjigju ne baze te atyre, jo ne baze te asaj qe ke ti ne koke.

Faleminderit,

Ll.

Shkrimi juj thot :

1.824 fjalë gjithsej është transkripti i konferencës së Kryeministrit në faqen e Kryeministrisë por fatkeqsisht fjala "helikopter" shfaqet vetëm një herë, edhe kjo kur e sjell në vëmendje një gazetar e jo vetë Kryeministri. Në të kundërt kemi "fatin" të mësojmë mbi transmetimin drejtpërdrejt të intervistës së Kryeministrit nga televizionet franceze. Hapsira e madhe kushtuar informacioneve personale, krejtësisht të parëndësishme për taksapaguesit Shqiptarë, duhet të ishte përdorur më mirë për të dhënë informacion, qoftë edhe sipërfaqsor, mbi këtë blerje prej dhjetëra milionë Euro.

- a mund te me thoni, a ishte ky informacioni ma i randsishem ne takimin me Sarkozin, apo mos kishte ndoj informacion tjeter ?

- a e dini ju se sa asht buxheti i qeverise shqiptare, dhe sa perqind (%) te ktij buxhetit financohet prej taksapagusve shqiptare ? sa perqind (%) me subvencione, me kredi, me te ardhuna te tjera ?

- a e dini se cilat jan burimet e tjera te financimit te buxhetit shqiptar ?

- a e dini ju se sa kushtojn saktesisht kto aviona, me ça financohen, dhe sa perqind (%) te buxhetit te Ministris se Mbrojtjes Shqiptare perfaqson kostoja e tyne ?

- a e dini ju çfar detyrimesh nga ana financiare apo ushtarake ka Shqipnia tash qe asht pjes e NATO-s ?

A e dini per ça flitet konkretisht apo vetem leni me dyshu diçka kshtu mbare ? Aty asht fole per nji princip hymjesh ne bisedime per kte shitje, dhe nuk asht pergatit akoma asnji besidim konkret e i detajum, asnji kontrat paraprake, s'asht marr asnji takim punet, s'asht fiksu asnji agjend diskutimit, e jo ma çmimi a po gjana te tjera qe fiksohen ne akordet definitive.

Me duket se shkon pak gjuha shpejt aty ku djeg dhami. Menyra e prezantimit te gjanave ne artikullin tuj asht thjesht tendencioze. Nqse ju nuk ju pelqen Berisha, kjo asht e drejta juj, por me u kap me gjana te tilla kaq shpejt e shpejt, difton se ju jeni tuj u mundu me legjitumu, gjoja tuj perdor fakte, diçka qe ju e mendoni para se me analizu faktet, e sido qe te jen kto fakte. Thoni ma mire nuk mund ta duroj Berishen, e te tan e kuptojm kte gje ma mire e ma shpejt.

Vik-e,

3 pikat se na lodhe smiley

Ll.

1) Reuters dhe L'Express citojne Sarkozy qe nenvizon rendesine e tenderit te helikoptereve ushtarake.

2) Nje gazetar pyet Kryeministrin e vendit te tij per kete ceshtje. Kryeministri e shmang pyetjen dhe flet per intervistat e tij te transmetuara drejtperdrejt.

3) Ne shkrim thuhet se eshte e rendesishme qe qeveria te mos perserisi gafen e diskutimit Itali-Gjermani per vendin ne KS.

 E para, kto pika nuk jan pikat e artikullit tuj. I keni shtu kur kam vu linket un.

 

1. Pika e par "Le président français et Sali Berisha sont convenus par ailleurs d'intensifier les relations économiques entre Paris et Tirana, qui sont peu développées, et Nicolas Sarkozy a souligné l'importance, au vu des ambitions européennes de l'Albanie, de son projet d'acquisition de 17 hélicoptères militaires." :

Nicolas S. thot artikullu, "ka nenvizu randsin, tuj pa ambicionet europiane te Shqipnis, te projektit te Shqipnis per blerjen e 17 helikopterreve ushtarak. " Ktu s'flitet per randsin e tenderes, por per randsin e pajisjes se Shqipnis me helikopterr. E kjo asht nuance e randsishme : a e dini ju se a i permbush Shqipnia kriteret e pajisjes ushtarake per konfliktet e arrdhshme te NATO-s ???

2. Ne France, Nicolas S. flet shpesh here para ministrave sepse roli i Presidentit asht me perfaqsu Francen ne skenen internacionale : pra, asht shum e mujtun (t'pakten s'asht hera e par qe kjo ndodh) qe kur Nicolas S. jep nji orientim apo informacion mbi diçka ne sferen nderkombtare, Ministri perkates te mos te jet akoma ne dijeni ne oren qe vjen...

3. Nuk jam ne dijeni te ksaj çeshtjet, s'kam asnji koment me ba.

Vik,

1) Shqiperia ka helikoptere, nuk eshte se do e nisi nga zero (kjo sa per informacion se mbase s'e di) smiley

2) C'rendesi ka se c'ben Sarkozy para ministrave te Frances, une po pyes perse Kryeministri i Shqiperise nuk jep informacion per Shqiptaret.

3) Nqs s'di ben mire te mesosh, jo te pretendosh se je ne gjendje te gjykosh te tjeret.

Gjithe te mirat,

Ll.

ah, ateher a pata lexu shpejt piken 2 : ateher referojuni nderhyrjes ku ju thash se asht gja s'asht fiksu per momentin, dhe persa u perket helikopterreve, ka ken thjesht princip hymjesh ne bisedime dhe asgja ma teper. Nqse Berisha s'ka detaje me dhan, kjo do te thot thjesht se NUK I KA. Sepse s'asht fol ma gjat ne France per kte gja.

per piken e 3, nuk kam dhan asnji mendim, dhe as me shkon ndermend me fole per gjana qe jan pretekste. Un s'bana asnji artikull mbi ket pike.

Sa per kujtes, un ju bana shum pytje mbi buxhetin e shtetit qe ju s'ju pergjigjet dhe qe kan lidhje te drejtperdrejt me rrjedhojat e artikullit tuj.

Gjithe te mirat.

Nuk perben lajm fakti qe politika dhe ekonomia jane te lidhura me njera-tjetren.

Edhe personalizimi qe karizmatiku Berisha i ben gjithckaje eshte fakt gjithashtu i njohur.

Une jam i interesuar te di se si i ka menaxhuar qeveria hater-mbetjet (nese ka pasur) nga furnitoret e tjere te mundshem.

Atij mbishkrimit te mesiperm i mungon nje parashkruse " ORGANIZUAR"dhe pastaj paguar... Edhe ne kohe te enverit atje u blene helikopteret dhe (rahmet paste) per z P.T ishte leshuar nje flet arresti si "trafikant armesh" smiley.  Por problem mbetet gjithmone HIPOKRIZIA e tij e shfaqur edhe kesaj radhe me shprehje te ngjashme si me mikun  tim Kamdesy e me mikun tim te shtrenjte ARSIDI...ja si e mbyll .....por edhe një njohje miqësore që kemi. Po eshte e vertete qe ky HIPOKRIT, MASHTRUES e GENJESHTAR nuk ka nje MIK ne SHQIPERI e ne TROPOJE po ka miq Presidente e k/ministra te vendeve te tjera. Ai fsheh marreveshje qe jane te dobishme sipas mentalitetit te tij qe ka rrenjen ne squarsine e fisit ku baba i ka thene " franca te do tye qe prej viteve kur ke qene student dhe asht koha me ja shperblye !!!!!!!

Kryeministri Berisha:

 ...Të jeni të bindur se Presidenti Nikola Sarkozy më ftoi mua në Eleezy, para së gjithash e mbi të gjitha, për të shprehur mbështetjen e tij të plotë e totale ndaj këtij vendi, respektin dhe dashurinë ndaj këtij kombi, por edhe një njohje miqësore që kemi.

 

Vizite zyrtare,apo vizite"njohje miqsore"  qe ka Berisha ? ..sepse si shume vizita turistike dhe miqsore ben Kryeministri!!

 

Le président français et Sali Berisha sont convenus par ailleurs d'intensifier les relations économiques entre Paris et Tirana, qui sont peu développées, et Nicolas Sarkozy a souligné l'importance, au vu des ambitions européennes de l'Albanie, de son projet d'acquisition de 17 hélicoptères militaires.

Eurocopter, la filiale d'EADS, est en lice pour ce contrat convoité également par l'italien Agusta (groupe Finmeccanica) et l'américain Sikorsky, filiale du groupe United Technologies).

Perkthimi (afersisht, kush di frengjisht me mire mund ta sqaroje me tej):

Presidenti Francez dhe Sali Berisha gjithashtu rane dakort per te rritur lidhjet ekonomike mes Parisit dhe Tiranes qe jane pak te zhvilluara dhe Nicolas Sarkozy nenvizoi rendesine, duke marre parasysh ambiciet europiane te Shqiperise, te blerjes se parashikuar te 17 helikoptereve ushtarake.

Eurocopter, pjese e EADS, eshte duke konkurruar per kete kontrate me Italianen Augusta (te grupit Finmeccanica) dhe me Amerikanen Sikorsky, pjese e grupit United Technologies.

 

Sali Berisha nuk ka ken ne France veç ne takim diplomatik me Sarkozyn por ka marr pjes ne takime me organizaten e shoqnive ma te medhaja franceze (MEDEF) edhe ka prezantu Shqipni per potencialin e saj te investimeve para MEDEF-it.

 

Na jena ne 2009 e askerkush se ka prezantu deri tesh mundsin e investimeve ne Shqipni para Frances ???!!!! Hera e pare qe prezantohet Shqipnia para MEDEF-it Francez ? Po a ka ma turp ???!!! Si mos me na e hanger ne greket e serbet kashaten per gojet, me nji pasivitet te tille qe kan pas tash sa vjet ? A presim na me na arrdh Europa ne der e me na lut me u fut ne BE ?! 

Vik,

U lodhe, u rraskapite. Me duket se ende nuk e di si pollitickohet ne keto ane ku ke zbarkuar. Ende nuk e di si shllapashllupohet ne peshkun pa uje.

Ti motra ime mos u merzit pse llapallapet ketu. E rendesishme eshte qe vendi yt te beje perpara, qofte dhe pak.

Hyrja ne NATO ka dhene njefare besueshmerie.
Sarkozy siguron HAPUR DHE FUQIMISHT qe Franca mbeshtet kandidaturen e Shqiperise. Dhe kush i ka dy fije mend n'kry, e di fort mire se po ra mbrapsht Franca dhe tha jo, ska bir nane qe te ben derman. Pyetini pak Turqit qysh po sillen e mbeshtillen per nje JO te Sarkozy.

Ka mundesi, ka thene ai, qe te shkoje ne Shqiperi ne 2010. Mos harroni se kjo do te ishte VIZITA E PARE E NJE PRESIDENTI FRANCEZ NE SHQIPERI, ne jete te jeteve nuk ka pasur. Duke e ditur qe historia nuk ka qene aq e mire me ne, sidomos nga ana e Francezeve - me Sharl de Gol Mihajllovicin apo me Fransua Miterran Milloshevicin - nje vizite e tij do te hapte nje ere te re.

Keshtu qe ti e dashtun, mos e caj kaptinen pse hallku ketu vijne dhe kalojne diten me perrallat e gjyshit partizan.

Shum falemnders, se m'shkrive gazit ! Prejmend falemnders, se un ka disa reaksione te njerezve ktu qe s'i kuptoj, sidomos kur s'dojn te miren e tyne! Te diel te mbare.

bravo llukani me idrizin!!

arriten te zbulojne e te kuptojne mashtrimin e madh qe po i bente Berisha opinionit publik, duke perdorur mediat e veta tip "kartabythje", per te treguar gjoja miqesine e Sarkozys me te dhe mbeshtetjen qe ai i ben shqiperise per ne BE!

ne te vertete Sarko ska as nje miqesi me shtetin shqiptar, por thjesht nje interes makut e te pamoralshem, i cili eshte i padurushem per disa intelekte puritane si LLukani, IDrizi e 99 e tjere! 

ata si heronje te vertete te fjales se lire qe jane, kane merita  te patjetersueshme per kete prurje te shkelqyer e cila na e tregon te verteten lakuriq!

 

Lefti,

Nga ty une pres pergjigje akoma me pak se c'prisnin gazetaret nga Gerti Bogdani kur ishte zedhenes i PD-se megjithate je qe je, po te shtroj te njejten pyetje si edhe "Vik" me siper.

cfare kam kundra prurjes tende?!

si fillim e ke te kopiuar nga disa media anti shqiptare te dekaruara te tipit " u vodh ora". kjo te ben me bese te keqe qe ne fillim. do ishte me e ndershme nqs do te kishit prure nje shkrim diten kur berisha ishte ne france per te treguar njerezve se cbehej fundja, dhe pasi te kishit thene gjerat e rendesishme, te kishit ngritur dhe kte "problem".

eshte e qarte qe kur behen te tilla takime, krahas bisedimeve politike behen dhe "pazare" ekonomike. kto jane fare normale. ne kemi sy e faqe ti kerkojme botes biznesmene, ndersa ata spaskan te drejte te bejne asnje propozim?! sepse deri me tani nga franca kemi thjesht nje propozim.

ky shqetesim i juaji i cili per mendimin tim eshte i pa justifikuar, eshte vetem nje detaj i asajt se cfare duhej te mbahej mend nga ai takim e mikpritje.

prandaj mos na quaj militante(se sjam) etj,kur edhe ju me kte shkrim beheni militant e censurues, sepse publikoni ktu vetem pjeset qe ju interesojne dhe pastaj kerkoni qe dhe ne te jemi objektiv!

Lefty,

1) Pjesa e perkthyer nga frengjishtja eshte nga REUTERS. Nese edhe Reuters eshte anti-shqiptare, atehere na mori dreqi se eshte ne gjendje te prishi me shume pune per nje minute sesa gjithe Serbet per 100 vite. Gjithsesi, shyqyr te pakten ja ke futur kot ne kete drejtim smiley

2) Nuk eshte kritikuar fare propozimi francez. Po s'me besove lexoje shkrimin...

3) Shqetesimi mund te te duket ty i pajustifikuar sepse mbase e ke kujtesen afatshkurter. Mua me kujtohet deklarata e Amb. Italian pasi Nano deklaroi voten pro Gjermanise, dhe e kam akoma te fresket hidhesine e asaj deklarate.

4) Po te shohesh me siper do te gjesh lidhjen per te gjithe konferencen e KM, keshtu qe pretendimi jot per censure eshte i ngjashem me cilesimin qe i ben Reuters-it.

Lexoji prape ato tre pikat me siper.

po spo kundershotj vertetesine e reutersave apo te gaezetave franceze, ata skane cfare te fshehin. por me vjen cudi qe ju shqeteson kaq shum ky detaj, dhe rendesia qe  i keni dhene qe ne titull. per mua mbeshtetja qe tregoi franca eshte shume e vlere dhe e rendesishme, sepse ka te bej direkt me te ardhmen e integrimit tone. dhe kjo ja vlente te vihej ne dukje me shume sesa detajet ekonomike te cilat u diskutuan me hollesi nje  jave para ketij takimi, ne rang ministrash. pse nje jave me pare nuk e shtruat kte problem, por pikerisht tani? eshte e qarte, thjesht per te zbehur arritjet e ketij takimi. dhe prandaj dukeni anti kombetar, sepse po beni te njejten gje qe bene gazetat e rames(shekulli ne vecanti ishte skandal)!

beson se po ti blej helikopteret te italiani, franca sdo na mbeshtesi me?! nqs po atehere le te hapim lufte me francen mqs qenka kaq genjeshtare e kupide.

frika jote e presionit politik te jashtem per te mbyllur kontrata ekonomike nuk justifikohet me shembuj te vjeter. nano ishte kush ishte besoj se e di, dhe te huajt e dinin shume mire. e di sh mire dhe se cfare pozicioni kishte shqiperia ne arenen nderkombetare atehere, tranzit droge e prostitutash. prandaj ajo qe thua ti ishte ne nje tjeter kohe ne nje tjeter kontekst.

Lefty,

1) Si nuk po e kundershton vertetesine e lajmit, a nuk the me siper qe lajmi eshte marre nga media anti-shqiptare? Ke filluar te harrosh gjerat shume shpejt Lefty.

2) Nqs keto gjera jane diskutuar me pare Lefty, atehere perse z. Kryeminister i vendit tim nuk denjon ta permende faktin qe eshte diskutuar per kete ceshtje?

3) Peshku mbetet i hapur per keto qe te shkruaje ketu. Sa shkrime ke sjelle ti Lefty nga faqja e KM, nga RD, nga Standard apo cdo gazete tjeter pro-qeveritare? Me duket se ti qe s'ke sjelle asnje je anti-qeveri i dashur Lefty smiley

4) Rasti i Nanos nuk ishte ekonomik por ti s'kujton as se cfare ke shkruar ca ore me pare, jo me te kujtosh muhabete te 2005....

5) Ato 3 pikat qe te rendita me siper i pe? Apo ti kujton se Kryeministri i vendit s'ka detyrim te jape shpjegime per ceshtje te interesit publik?

"E qe thue tie, mos shaptallupos se mue dhe Berri-Berrit duke kullotur dhite ne Bjeshke na erdhi e na tha vete dora ,q'aj Kapedabni i Bajrakut ,se Shkypnija asht ne rruge te drejte.... dhe zoti vete ka caktue Berishen me na cue atje ku "s'duhen men ". Do thuesh ti qe na duhet FRANCA se ne kemi plot miq  okollo botes , po Franca na duhet se nuk foli asnje fjale kur Kishte Presidencen ...Ajo di kur flet...kur le Kryesine smiley Po hajt ban Gajret Left-----me YYYYYYYYYYY , se Degol-evicet dhe Miteran-ovsket jane njani shef plani e tjetri shef finance ne sektorin e Llakatunit qe vete une me Mixhen i kem emrue! Na kem TV -Shijakun e kem Bathore/ kem Sarkozin e Berishoret/ na kem sukseze baritore/ na kem blere helikopteret/. Keto vargje Left-me YYYYYYYY ne fund , i kemi perkthye nga Frongishtja per me lartesue qYYYYYYYltyren Tuaj.

e mor driz ferra ti dhe kur flet duket sikur ferra nxjerr nga goja!

po nuk eshte vetem franca qe beri  propozim, eshte dhe amerika? po per te cdo te thuash, qe ata imperialistet ku jeton ti, cdo takim qe kane bere e do te kene, do ta bejne per interesa te pastra ekonomike? a thua se ekonomia e tyre po varet nga helikopteret qe po blejme ne!!

po nejse cte lodhem kot  te shpjegoj ty. sduhet te flasesh ty fare, se andej nga jeton ti tani, ti flasesh nje terroristi, e ha per bashkpunim. apo s'eshte e vertete idriz ferra qe ti bashke me celulen tende komuniste po pregatisni revolucionin e madh komunist ne amerik?!

Une e gjykoj se te tilla shkrime qe vijne menjehere pas Deklarates se mendjefendurit se..... por edhe një njohje miqësore që kemi....jane me se te dobishme . Nje K/Minister i nje vendi si Shqiperia duhet te jete i sinqerte me Popullin per te thene ate qe eshte me e qarta se drita e DIELLIT se "SOT per SOT te vetmin MIK me detyrime (nganjehere edhe reciproke)kemi USA" Pike dhe me PIKE te MADHE . "Miqt"  e tjere vijne rreth e rrotull vetem pas kesaj te VERTETE te MADHE !Te tjerat jane jo vetem genjeshtra por te ngjashme me pallavrat Nanoiste e Berishiste " Une Berluskonin e kam MIK smiley (mer jahu, bre tie)" Te tilla pazare me shtrengim duarsh e foto mashtrojne vetem axhamijte si Left---me YYYYYYYY , qe mend kane deri ne gryke. Them se admini ka prure nje foto karagjozesh ku njeri qesh se do  shese dhe do fitoje.....dhe tjetri qesh se shiti politike te madhe per Left---me YYYYYYYYY. Babai MODERN i FRANCES ka thene shprehjen e BIBLES se FRANCES" NUK ka MIQESI te PERJETESHME...ka INTERESA te PERJETESHME"" jo ai Degol-evici ,mesues ne shkollen e bishtit dhelpnes ku e pata caktue une me zavenesue mesues Hurin sipas porosive te shefit te arsim-dijes se Bajrakut alias Berishen!

Idris,

e nise atje siper me ate emrin me iniciale ja ta vazhdoj une :

Tek Zhos Profesionisti ka nje shprehje ne pasqyre :

Rosen, je sarai toujours derriere toi !

Rozen, une do te jem gjithmone prapa teje !

Kjo puna e Frances eshte kercen prifti nga belaja, sepse qeveriu e di mire qe ne c`pike i ka kuotat Franca ne Shqiperi. Keshtu qe te fitoje cer te fitoje por te shofim ne do kete psh Fuga , ai dijetari qe merret me shkenca politike ( ne fakt titullin prezor e ka per tjeter gje ) te na beje nje ese se afermi se c`lidhje ka poshterimi me pabesine. *

Po ti kujtosh finalen filmit, ate vrasjen me ashtu urdher nga lart nuk u dha : vrijeni , por ndalojeni !

Blihen armatimet nga Franca  dhe behen foto ?  Eh eh, njelloj si ai rasti i negociimit te borxhit te Jashtem ne kohen e heres se pare.

Franca nuk i do paret e shqiptareve, por "francezet" natyrisht qe i duan.

P.S. Se mos na i japin te perdorura ! smiley

*Pabesi ne kuptimin modern nuk eshte me ajo futja e thikes pas shpine. Ka klas tjeter tani.

P.S. Se mos na i japin te perdorura !

Koth, po ata edhe për Air Force One për vehten e tyre blenë një airbus të përdorur smiley

Sa per shkrimin me duket super e ekzagjeruar qe Sarkozy pret Berishen per 17 helikoptere qe s'besoj kane kushedi cfare vlere per Francen. Shpresoj qe keto pallavrat per "arritjet" e berishes te mos ndikojne zgjedhesit. Ku dreqin i gjen parate ky vampir per gjithe keto udhetime? Deri ne qershor do e kete thare banken e shtetit.

Jo 17 helikoptera, por sikur edhe 17 Renaulta t'i shiste do të bënte kështu Sarkozi... sot gjithçka që shitet KA vlerë smiley

o Treni, ku e ke Lokomotiven ?!

Per ç'fare udhetimesh e ke fjalen, per udhetime private ?! Berisha e sqaroi se Sarkozy nuk kishte kohe ne axhenden e tij per te bere viziten qe kishte premtuar prej 2 vjetesh tashme, dhe i kerkoi Berishes te vinte kesaj here ne Elysée. Vizita ishte ZYRTARE dhe konkluzionet ishin :

- Franca mbeshtet Shqiperine per te kandiduar pasneser per Statusin e Vendit Kandidat ne B.E

- Franca deklaron se Shqiperia e ka vendin ne BE dhe se s'ka rruge tjeter :

KJO ESHTE ME E RENDESISHMJA !!! Por ju beni sikur nuk e kuptoni ! Nuk e dini ju, se ne France, Francezet nuk duan qe BE-ja te zgjerohet me. Por Sarkozy eshte dakort te beje kete "leshim" te vogel, por ama nuk do t'i lere rrugen e lire Turqise ! Dhe nese Turqia ankohet Neser, se Europa pranon vetem vende te Krishtera, Franca i pergjigjet se, "Kemi Shqiperine, Bosnjen, Maqedonine etj, qe jane me shumice musulmane"  - ky eshte FILMI, perse Franca mbeshtet Shqiperine ! Dhe nuk jane ato 17 helikopteret, qe e bene Francen te ndryshoje qendrim per Shqiperine, sepse ato 17 helikopteret jane "therrime" nga ato qe SHET Franca neper bote ... i shiti Berlusconit 3-4 Centrale Berthamore para 1 muaji, do t'ja ndertoji AREVA me EDF ...

Ore, ju Taljonet, se mos ja u japin te "perdorura" ato Centralet Berthamore ?

Berisha gjate vizites ne France u takua dhe me Ministrin e Jashtem Francez, Bernard Kouchner, dhe aty, u fol per MIK, sepse Berisha dhe Kouchner jane qe te dy "Doktore" me profesion dhe njihen qe prej 1991 ... por juve e moret sikur udhetimi ne Paris ishte per te takuar MIQTE, jo per te marre mbeshtetjen e vendit me te forte POLITIKISHT te Europes, perpara Kerkeses per Antetaresimin ne BE te Shqiperise ...

Ne fakt ju ne USA, i keni njeçike te veshtira keto gjerat me BE-ne, sespe s'keni faj, jeni kontinent tjeter dhe keni tendence t'i ngaterroni gjerat kur kane lidhje me Europen dhe bashkimin Europian. Kam pershtypjen sikur jetoni akoma me paragjykimin se Franca mbeshtet Serbine dhe Greqine ... dhe tani besoni se ishin 17 helikopteret ata qe bene qe Franca te mbeshteste Shqiperine ne BE !

Franca nuk mbeshtet Shqiperine ne BE por aplikimin per tu fut ne BE!

Tjeter gje te futesh ne BE dhe tjeter Aplikimi!

Boll o njeri boll, boll se le nam ngado ku flet. Hap gazetat e lexo, e mos rri duke llomotitur kot.

Kur s'di, hap veshet dhe degjo. Gerr-verr, e shkaterrove peshkun fare.

Sot Malit te Zi ju aprovua kerkesa per APLIKIM ne BE ! Kerkesa per Aplikim ishte bere ne dhjetor. Pra qe  te mbush edhe pagurja jote me thjeshte eshte kshu.. Pasi ben kerkesen mblidhen baballaret e EU dhe vendosin nese ke te drejte te aplikosh apo nese aplikimi  eshte i vlefshem. Nese te aprovohet fillojne konsultimet (intervista) qe mund te zgjasin me vite te tera.

Perseri te futesh ne BE eshte shume larg ende. Apo te dergojme xha Salen se ashtu ka mik Sarkozin!   Si thua ti?   smiley

 

 

Pergjigjien e te gjitha ketyre komenteve dhe hamendesive per kete interviste u a dha vete z Berisha gazetareve ,kur u tha se keto jane

sajime te Rama,si me ate shpfjen me injorante per oren e Bushit.

Ne fakt te gjithe udheheqesit e NAT-os duartrokiten dhe ferkuan duarte

qe shyqyr qe u pranua Shqiperia ne NATO,se u kishin ngel helikopteret

pa shitur dhe do ti bleje tani S Berisha qe do te pushtoje boten me to.

Keto budalliqe te opozites na kujtojne kohen e E Hoxhes kur thonte qe bota ne na ka zili,apo ne gije t ujkut ne hedhim valle,e populli s"kishte as buk misri e kripe.Keto media shkruanin rrezikohet hyrja ne nato,ne nato u fut shqiperia,deshtuan kartat e identitetit ato po behen,nuk do behet rruga D Morune ajo po perfundon,nuk do behet termocentrali i vlores ai po perfundon,Berisha ka firmos me Kroacine per energjine berthamore ,me pas

doli rrene etj.etj.AKOMA BESONI TE MEDIA TE TILLA?

Falemnders! Por ajo kujtesa e historise se ores se Bushit ka ba buj jashtzakonisht te keqe ne opinion nderkombtar: videoja e teletransmetume ne mbar boten! me miliona njerez te huj qe e kan shiku. Edi Rama asht per t'u fut ne burg per shpifje e degradim te tille te reputacionit te shqiptarve ne skenen nderkombtare.

E keqja e Opozicnijas shqiptare te PeSeickes eshte se kur jane ne opozite, veprojne si ne pushtet - dmth blejne, shesin, shkrijne, ngrijne gjithcka qe ua do qejfi, por ama ne AJER.

Dhe kur jane ne pushtet, veprojne si ne opozite - dmth llapallapin dhe s'bejne asgje. Jo po na pengon Berisha, jo po Indonezia, jo Pompeu jo Vezuvi ; kur PS eshte ne pushtet, cuditerisht asgje nuk shkon sic e kane parashikuar. Magjia e zeze !

Me nje fjale, te na rrojne strateget e peshkutpauje, ata t'i kemi shendoshe, pa ne te tjeret, bejme si bejme.

Ah ! harrova, tani kemi keta te grupit, nantedhjete e nantshat, keta te thajne piten, jo vetem qe na rrasin ne Europe, por edhe pertej Europe, ne Amerike na cojne... me fotokopje printeri, of course.

Blini gazeta Tomorri, blini gazeta Tomorri, lajme te reja te fresketa !

Ne fakt ky artikull perkthehet keshtu:

O popull dembel shqiptar. Sala ka shku ne France dhe eshte pritur nga Sarkozi per helikopteret dhe jo se e ka mik Sarkozine. Bisnes bixhimi. Pra o popull demebel, mos prisni as nga Evropa as nga SHBA tju a sjelle arat e qeruara ( barcaleta e dembelit te stabollit) po te jete Sala ne pushtet. Sarkozi dhe Obama jane miq te Rames. Po te zgjidhet Rama arat do ti keni te qeruar dhe do tju vijne llokum ne goje nga BE dhe SHBA. Pra mos u genjeni.

Kuptohet kjo nuk thuhet tamam keshtu cope se ka probleme dhe prandaj ngaterohen pastaj me taksapagues, buxhete tendera etj etj etj. Si pune e ambjentalisteve ne Vlore, apo Mjaftit me minatoret e Burrelit e Bulqises. 
Ne fund te funidt e gjitha eshte perralle mor Beni peshkatar , perrale fusahte

 

S'ka ndonje cudi ketu.

Edhe pollitika, all the way, pazar eshte e shkreta.

Marifeti eshte ke leverdia - tha. smiley

O popull dembel shqiptar. Sala ka shku ne France dhe eshte pritur nga Sarkozi per helikopteret dhe jo se e ka mik Sarkozine

Ore, ai ka mik Kouchenr, se jane Doktore te dy me profesion dhe njihen qe nga 1991. Mik me Sarkozy-ne tani eshte bere Sala, mund te kete nja 2 vjet qameti ... por ç'te keqe ka kur ben vizite Pune jashte Shtetit dhe takon "MIQTE" ?!

A nuk eshte me mire te kesh miq vende si Franca, apo me mire ti kene miq Serbet dhe Greket ?

Po Franca miqesine me Greket dhe Serbet nuk e prish per hater te Shqiperise, or Tunxh. Dhe mos kujto se po i shtriu doren Shqiperise dmth qe u prish me greko-sllavet.
Franca sot me Sarkozi ka kuptuar se kish mbetur e vetme dhe gati e izoluar ne politikat e jashtme, dhe te vetmen influence qe kishte e kishte ne ish kolonite e saj, apo copa ishujsh te shperndara neper 3 oqeane. Nuk i intereson Frances te mos beje nje politike koherente me SHBA, te leshoje pe njehere qe ta gjeje te leshuar dy here te tjera... Perndryshe do vazhdonte ne situaten ku e majta franceze sponsorizon dhe mban me fonde te ekstremin e djathte gjerman...

Por sigurisht qe Franca dhe Gjermania jane 2 shtetet me te rendesishme dhe ekonomite absolute te BE-se, keshtuqe mbeshtetja e Frances eshte interes themelor per Shqiperine.

Kulisat qe zhvillohen pas ketyre takimeve me interesojne pak, per te mos thene fare, sidomos nese nuk jane te bazuara mire.

Si nuk u prish Franca me Serbet qe i tha Kosoves "shpalle pavaresin" e qe e njofti fill ? Po kush e ka pas ndal njohjen e pavaresis se Kosoves ne Europe perveç Frances ??!! A e dini se serbet kan te shokum qe Franca ka njoh pavarsin e Kosoves ? Si se paska prish Franca politiken me Serbet ?! ça flitni ?

Po pse ja fut kot moj goce? lexo njehere cfare kam shkruar me siper, pastaj jepi e thuaj c'te duash... Apo vetem do te flasesh? Te marresh zjarr si pushka e jevgut nuk dmth se ke te drejte, dhe te te dale flamuri francez perbri emrit nuk dmth se e njeh Francen (apo aq me pak, politiken e jashtme Franceze) me shume se te tjeret.

Lexo siper, dhe do e kuptosh dhe PSE-ne e njohjes se pavaresise se Kosoves nga Franca. Dhe meqe ra fjala, me Serbet perseri kane marredhenie shume te mira. Eshte Serbia qe sot per sot nuk e njeh gjuhen e diplomacise, jo Franca.

 m'en fous! edhe llafazane, edhe injorante, kombinimi i persosur i nje te papune!

te majtet dhe ekstremi i djathte francez jane teresisht pro serb! meqe ra fjala, alain soral eshte nje plere e vertete!   

Përshëndetje të gjithëve në rradhë të parë  se u bë nja 1 vit pa shkrujt tek Peshku.

Sa për temën në fjalë pak rëndësi ka si e paraqet Sala vizitën. Sala rryp ka qenë rryp do mbetet. Pas kaq vitesh ne e dimë si paraqiten dekleratat për shtyp të politikanëve tanë (triumf, miqësi, pritje e papame).

Ajo ç'ka është me të vertetë e veçantë dhe duhet të na gëzojë është deklerata zyrtare nga Elysée që është pozitive dhe çon ujë ne mullirin tonë. Nqse duhesh blerja e 17 helikopterëve për të pas përkrahjen e Francës në çështjen e anëtarësimit, pazar i pranueshëm për mendimin tim. Deri më sot kemi dhëne, pa kërku asgjë në këmbim. "Më jep të jap" histori të vjetra midis shtetesh.

Ne thjesht duhet të shofim anën pozitive smiley

Totalisht dakort, dhe ska çfare ti shtosh me shume.
Sarkozi i ka per zakon keto lloj marre-dhenjesh, siç e ka shprehur edhe vete : jam shef nderrmarje.

Ca rendesie ka se çfare do te na shesi, nga momenti qe nuk ve veton per hyrjen e Shqiperis ne BE, por na perkrah edhe caraca te jen, duhen blere.

Pajtohem me mendimin e tanit me lart. Deri ne zgjedhje cdo takim i Berishes do te ekzagjerohet per efekte elektorale. Per Shqiperine do te ishte shume me mire te afrohej me vende te fuqishme te Europes si Franca, Gjermania, Anglia ne vend qe te bej allishverishe mafioze me italianet dhe greket. Ajo ceshtja e helikoptereve eshte sa absurde po aq dhe naive te mendosh, qe Sarkozy i vuri kushtin Berishes per mbeshtetje franceze ne rast blerjeje te atyre helikoptereve. Por nese ato heliko do te bleheshin, do te ishte nje shenje simbolike e afrimit te Shqiperise me Francen qe historikisht ka mbajtur anen e serbeve. Sarkozy duke qene pro amerikan i bindur, u be presidenti i pare francez qe mbajti anen e shqiptareve gjate konfliktit me serbet dhe ndoshta i pari president qe tha qe Kosova te behet menjehere e pavarur. Une nuk besoj kurre, por nese ai eshte "cmimi" i perkrahjes franceze, edhe mua me duket i arsyeshem. Vecse po vras mendjen per c'dreqin i duhen Shqiperise helikopteret ushtarakë? 

ps: Me kujtua nje video qe u transmetua ketu, ku Sarkozy vizitoi nje shkolle fillore, dhe mori nje harte te Evropes dhe i tha nje nxenesi " e di ti ku gjendet Kosova?" "Jo" tha ai. "Ja ketu. Ky eshte shteti me i ri i Europes" (Kosova sapo kishte shpallur pavaresine).   

Me kujtua nje video qe u transmetua ketu, ku Sarkozy vizitoi nje shkolle fillore, dhe mori nje harte te Evropes dhe i tha nje nxenesi " e di ti ku gjendet Kosova?" "Jo" tha ai. "Ja ketu. Ky eshte shteti me i ri i Europes" (Kosova sapo kishte shpallur pavaresine).   

Bravo! E pata pas harru kyt "detaj"...

Koth.

Ku e shikon ti te keqen e kesaj marrveshje.

Berisha sjell helikopter nga Franca.

Socialistet sjellin veze nga Greqia.

Tregeti eshte, secili per interes te vet.

A sipas teje duhej ti blinte ne greqi helikopteret frances.

Kete menyre tregtie bente partia jone, blinte nga kinezet prodhimet perendimore, duke ja shtuar vleren rreth 50 %.

Kur po e mbyllin peshkun, sipas gjasave nuk hyn me ne pune?

Lum,

kete lloj shkrimi jam i sigurte qe nuk e kupton dot. Nuk e kupton dot sepse : cdo emer i pervecem qe do ishte ne krye te qeverise , kur ka nje kerkese franceze per shitje do kishte siklet te madh.

Jam duke mbrojt qeveriun jo duke e sha. Kercen prifti nga belaja kam thene.

Se imazhin e Frances ne Shqiperi as e ul e as e ngre nje vizite qeveriu.  Do pune e mund te madh te eleminohet shija e hidhur e Arsidit ne keto trojet qe flitet gjuhe shqipe.

Kam thene qe Sarkozi ne kete rast eshte perzevativ me dy perdorime : nje here e perdori interesi i tij ( kaq dmth ka kuptim dhe perdorimi i perzevativit ) dhe nje here nga qeveriu i Shqiperise  per shkak te nje njohje personale . smiley

Se cer kupton ti pune tjeter.

Po per vete kam kete shprehje : kalit te falur nuk i shikohen dhembet e gje nuk eshte duke na fal njeri.

Po ti vertitu te kuptosh keto terma se te duhen ne jete : poshterim, autoposhterim, pabesi.

Po mire po ky rushi pse akuzon Edin per ate qe kane shkruar gazetat franceze? Ai kerkon ti mbushe mendjen shqiptareve se Edi Rama ka autoritet edhe ne gazetat franceze?

Po sikur ne takimin qe pati me Sarkozy ky i fundit te kishte bere nje pordhe pa dashje cfare do ti kish thene Sula gazetareve qe kjo ishte nje veper e turpeshme e urdheruar nga Edi Rama? A e kuptoni sa shume ka rjedhur?

Po mire po ky rushi pse akuzon Edin per ate qe kane shkruar gazetat franceze? Ai kerkon ti mbushe mendjen shqiptareve se Edi Rama ka autoritet edhe ne gazetat franceze?

O Berber ! Ca thua ?!

Mediat Franceze e dhane lajmin e "Helikoptereve", por ai ishte nje rresht ne tere artikullin ... dhe mediat franceze nuk dolen me tituj si prsh : "Franca mbeshtet Shqiperine ne BE, sepse ajo bleu 17 helikoptere" !!!

Kurse mediat e blera dhe kontrolluara nga Edvini Yt, shkruajten te zeze mbi te bardhe : Berisha bleu takimin ne Paris me 17 Helikopter" - TEMA

DMTH : Bleme Helikopteret, prandaj na mbeshteti Franca !!!

TURP   T U R P   TURP

O Lefti po edhe sikur te jete turp, ky turp le ti ngele gazetes Tema apo Meros, po me Edin ca ka palloshi?

 Per Shqiperine do te ishte shume me mire te afrohej me vende te fuqishme te Europes si Franca, Gjermania, Anglia ne vend qe te bej allishverishe mafioze me italianet dhe greket.

 

Do te ishte mire por afrimi varet nga standartet.. Shqiperia nuk mund te jete si nje oaz i preferuar,i te fuqoshme,sepse e para eshte e vogel,dhe ska thela per te gjithe.,e dyta, eshte ne doren e shqiperise te mbaj nje qendrim nje model,por sic dihet vet Shqiperia nuk ka nje bosht drejtimi..modeli!

Shqiperia kruhet me te gjithe,kush nuk i fut hundet ne Shqiperi?

.

.

Franca luan nje loje te mprehte duke marr si pikenisje interesat vetjake dhe per kete vetem mund te lavderohet. Per nje francez pak rendesi ka nje kosovar apo nje shqiptar, pjese e nje botekuptimi tjeter per te, ndaj s'do kishte as pse te mbronte interesat e tyre. Ka ikur koha kur veprimet e shteteve bazohen ne vepra bamiresie apo nderhyrje ushtarake humanitare(nese ka egzistuar ndonjehere nje kohe e tille). Shqiperia nga ana tjeter duhet te mesoje te vete-mbrohet dhe te mprehe politiken e saje te jashtme qe te jete nje lojetare e denje per shahun Euro-Perendimor.

Kurse kjo puna e helikoptereve me duket pak qesharake...

Ja c'thote semundja Berri Berr-YYYYYYYY ( me Y ne fund) per poplen.. Pasi doli nga takimi me Sulltanin te gjithe obortaret e rrethuan dhe i thane njezeri..."Cfare biseduat me Sulltanin?" ..."Do tua thote vete pas pak" u pergjigj K/ Veziri. Priten obortaret ( me YYYYYYYY-ne fund ) por vetem heshtje ....Kur u kujtua nje qe mbante trandafila si thile mbi xhakete.... Ti zoti K/Vezir perse na genjen? Ato qe bisedon ti me Sulltanin , s'na i thote ne Sulltani !NUk na pelqen kjo ne!....Sa e zgjuar qe ishte lulja rose eeeeeee... Po pse  prisni t'ja u them une JUE ,se une tere jeten kam pas mik Arsidin qe eshte zv.Sulltan i perjetshem ne France ! Sarkozi dhe Franca (u sa fjale e MODHE smiley vertet s'marrin gje po Ai Miku im qe me ka lidhe mue , ai don dicka nga ky pazar. Kjo dhe vetem kjo eshte arsyeja e shetitjes se mbretit faqe obortareve me askushin!

A pse su lan  nje lak ficke me gjithe inteligjencen e madHe qe keni per te kuptuar PoLiTikat e medha te MIXHES smiley Atij ja ka thene dikur bukur Kico Blushi . Ai e ka te keqen pervec injorances e magalomanise  se tij tek HJEKSIT... Dhe hjeksit  dihen kush jane , jane ata qe lidhen me miqt e Fazllos se po qe per te edhe ne hyrje te Frances i kerkojne pasaporten me vize e jo me ta ftoj Sarkozy ( me y ne fund )! Dhe kjo e ben akoma me karagjoz kur perdor ate shprehjen..kemi nje njohje miqsore..Sa bukur dine te flasin keta Politikanet per veshet e LEFT- me yyyyyyy ne fund ! smiley

Nuk jam dakort qe ti bihet ne qafe Berishes (kur them Berisha nenkuptoj edhe qeverine, se fundja ato nje jane) per cdo gje. Duhet me qendru pak me kembe ne toke.

Qe Shqiperise me futjen ne NATO i lindin edhe detyrime, kjo nuk ka nevoje qe te nenvizohet. Apo kujtuat valle se hyrja ne NATO do te ishte nje pjesemarrje ne nje piknik, ku do te ushqeheshe nga shporta e tjetrit? Jo or jo, NATO eshte organizate ku detyrimet dhe pergjegjesite qe mban cdo vend pjesmarres eshte ai mastici qe mban te lidhur kete aleance.

Faji mund ti hidhet Berishes, perse qeveria nuk e sqaron popullin se cfare eshte kjo aleance dhe cfare detyrimesh dhe pergjegjesishe i lindin Shqiperise me futjen ne kete aleance dhe aq me teper sa kellqe ka Shqiperia per te mbajtur keto detyrime dhe pergjegjesi.

Une per veten time nuk e ve aspak ne dyshim, qe anet pozitive te pjesemarrjes ne kete aleance e justifikojne edhe koston e pjesmarrjes. Per te ardhur keq eshte vetem mungesa e transparences.

Qe helikopteret jane nga Eurocopter dhe jo Augusta apo ku e di une cfare eshte e kote qe te behet koment, perderisa njohurite tona ndoshta nuk mund te tejkalojne njohurite amatoriale dhe aq me teper kur blerja e helikoptereve nuk behet me referendum popullor, por me vendim qeverie.

Hatermbetjet jane te paevitueshme. Sikur te ishin blere Augusta do ti kishte mbetur qejfi Frances dhe Gjermanise e keshtu me rradhe. Kjo pune eshte kujt ia prish e kujt ia ndreq. Por nuk besoj se me kete veprim do prishen marredhenie qeveritare.

E fundit, me vjen per te vjelle kur lexoj raportimet dhe menyren e komunikimit te Berishes me publikun. Sa here qe i lexoj ato me lind pyetja e perhershme: "A eshte ky i marre, apo jemi ne te marre?"

A i pergjigjet dot njeri kesaj pyetjeje?

Nese eshte i marre Berisha i bie qe shumica e shqipetareve te ishin te marre qe e votuan,perseri Berishen ,sidomos pas rebelimit komunist te 97-tes. Por mendoj se eshte e kunderta ,populli e pa per 8 vjet qe socialsto-punisto-komunistet vetm mbushen xhepat e tyre nga taksapaguesit dhe nuk bene asnje investim te rendesishem, ndersa kjo qeveri ka investuar dhe po investon,ka dyfishuar pagat dhe pensionet. 26 vendet e natos qe votuan pro shqiperise nuk votuan per lemoshe ,por u binden ne reformat dhe ecurine e mire ne shume drejtime te qeverise Berisha drejt integrimit.

A e shikoni programin e PS perseri nuk flet per investime por vetem per rritjen e perkrahjes sociale,d.m.th. i thote popullit rri i varfer sa per te ngrene nje cope buk u japim ne asistence sociale.Eshte injorance te thuash qe Franca na mbeshtet per tu integruar ne kembim te disa helikoptere, duke e ditur qe Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe nuk ka shume nevoje 

per shume paisje ushtarake, iku ajo kohe kur investohej vetem per ushtrine

e mbushej vendi me bunkere, e kur konsiderohej e gjithe bota armike.

 

Kam vene re keto kohet e fundit qe Llukani po sjell shume shkrime qe i bejne elozhe kryeministrit Berisha,nuk mund te them se ka te drejte apo nuk ka por nje gje me ben pershtypje se peshku pa uje po merr nje qendrim djathtas dy muaj para zgjedhjeve,tani pyetjen nuk po e bej nga se kjo vjen por i uroj Llukanit suksese ne punen e tij fisnike ne sjelljen e realitetit ne peshkun pa uje.Keto kohet e fundit shume njerez qe me pare kane pasur pikepamje te majta kane kthyer disi kursin ne pikepamjet e tyre.Ne fakt eshte e veshtire ti qendrosh indiferent ketij bumi ekonomik.

ET eshte nje nder komentet e pakta ose i pari qe nuk i ke vene pese artikullit.

Ja me se fundi nje " bumas" djathtist qe shikon i mrekulluar se pas blerejes se helikoptereve ne Memedhembje ka per te patur nje Bam-Bumas te ri me te fuqishem se Gerdeci ! Dhe ne kete parajse ekonomike te Shqiprise te mrekulluar jo vetem nga "te majtet", nga "Pertej se majtes dhe se djathtes" ,nga "qendra e mezit dhe mezi i Qendres"jo vetem nga "PPU e Peshk me Uje "" jo vetem " ne rajon e me gjere "  udheheq e ndritshme si Fanar i vetem ne Europe e ne Bote e.......... "Djathit Shqiptar", me li-derrin e saj historik Sali Ram Berisha ! Perpara ne fitorje te reja midis Krizave qe kane mberthyer sistemin boteror te ekonomise ku can e vetme dhe e sypetrite anija Demokratase me emrin e djathit PD smiley. I dorezuar para ketij Realiteti vete dora Sarkozi i shiti me cmim te ulet Shqiprise 17 helikoptere !

Driso e ke me mua apo me Llukanin.

Vallaj personalisht Ju ju gjej shume te kendshem dhe kom frike te them qe me TY! smiley ...po gjithsesi per hir te ndonje kuptimi te ceket timit e kisha me kete frazen ...Ne fakt eshte e veshtire ti qendrosh indiferent ketij bumi ekonomik...Mund dhe ta kem honger...po gjalpin e kam lene ne lakror po jo tek pikpamjet e Llukanit qe ke dashe me ja xhugulis smiley ose cingrisur i themi ne leberit .

Ne fakt "bum ekonomik" eshte pakez e egzagjeruar!

Bumin ekonomik une e shikoj me syte e mi dhe jo me syte tuaj,megjithate e shikoj qe nuk jeni shume te ashper ne kete drejtim qe tregon qe dhe ju e keni ndjere pak ose shume.

Honig, me cilet "Ju" e ke mo lal?! Une keshtu si cope x 1 me duket vetja! smiley

I ka kaluar koha ashpersise! Nuk po bejme lufte me shpata ketu.

Per mendimin tim, do te kete bum ekonomik kur njerezit te shkojne te punojne neper ndermarrje private qe prodhojne e eksportojne produkte dhe sherbime dhe jo vetem kafe, pjata makaronash e karburant.

Tani per tani, Shqiperia mbetet ende republika e bareve, restoranteve dhe pikave te karburantit, per te mos thene republika e bananeve.

Nga nje ane nuk ka zhvillim te prekshem. Nga ana tjeter, rregullat ende nuk respektohen. Nuk mund te quhen zhvillim cingla-minglat.

Gazeta Amerikane New York Times boton sot nje shkrim te gjere mbi lidhjet qe Ministri i tanishem i financave te ShBA (Treasury Secretary) Timothy Geithner ka mbajtur gjate periudhes kur sherbente si kreu i bankes federale te New York me perfaqsues te firmave te ndryshme financiare. Pervec shkrimit te hollesishem, gazeta ka nxjerre ne internet edhe kalendarin zyrtar te Geithner gjate kesaj periudhe, gjithsej 658 faqe te skanuara me veprimtarite dhe telefonatat e tij te punes. Per shembull, doni te dini se c'po bente ministri i ardhshem me date 28 mars 2008? Pergjigjen e keni ne faqen 407!

Krahasojeni kete qartesi informacioni me shperfilljen e gazetarit nga ana e Kryeministrit dhe me tonet e nxehta partiake ne kete diskutim. Fatkeqsisht ne mbetemi nje grup taksapaguesish te "paedukuar mbi te drejtat tona" qe nuk e kemi kuptuar akoma se eshte e drejta jone te dime se c'ben X apo Y qe jane zgjedhur per te na sherbyer. Qe kane detyrime per te na informuar.

Nuk e mora vesh se si ishte ajo puna e atij Eurocopter-it që kishte rënë në Korsikë. Më duket se francezët ishtin duke provuar helikopterin, por ai doli i skaduar... Duan të na shesin eurocopter që i kanë bërë kilometrat...

hahahaha

Tani seriozisht

Që Sarkozi është proshqiptar kjo është e qartë si drita e diellit. Fakti që ai është gjysëm-hungarez e gjysëm-jud, edhe pse ka lindur dhe është rritur në Francë, e vërteton këtë qëndrim. 

1) Presidenti i parë francez që pret një kokë-ministër të Shqipërisë (sepse shqiptarë ka edhe jashtë kufijve të saj).

2) Një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës (mund të them me siguri e dyta pas SHBA-s&eumlsmiley.

3) Një nga vendet më kryesore të BE-së që thotë me plot gojën se jeni të mirëseardhur në BE.

Duke marrë parasysh se para disa vjetësh (në kohën e Miteranit ose Shirak-ut) as që mund të mendohej kjo, duhet thënë se kemi ecur dicka përpara por jo kaq shumë sa mendojnë disa.

E gjithë kjo përkrahje ka edhe cmimin e vet sepse Sarko po nuk mbrojti interesat e Francës i futin gishtin dhe e hedhin në Senë.

Tï do të blesh dicka për shtëpinësmileyaraqiten 3 shitës që ti i njeh (vetëm njërin e ke mik për kok&eumlsmiley dhe që duan të shesin mallin.

Tani lind pyetja e madhe: Nga kush duhet ta blesh këtë mall???

Këtu vendos diplomacia e një shteti të vërtetë, por ne akoma nuk kemi një shtet të tillë dhe pyetja ime ngelet pa përgjigje.

Me që ra fjala Berisha ia shiti Greqisë, në shkëmbim të Vorio-Epirit, 6 km det në Sarandë............  

  

Kam vene re keto kohet e fundit qe Llukani po sjell shume shkrime qe i bejne elozhe kryeministrit Berisha,nuk mund te them se ka te drejte apo nuk ka por nje gje me ben pershtypje se peshku pa uje po merr nje qendrim djathtas dy muaj para zgjedhjeve,

frika vëlla frika. qeverria e kap peshkun me qerre.

Po nuk ka asgje te keqe. Me duket se Berisha, po luan mire. Kushdo e di se nje politikan Shqiptare nuk kane pse ta presin nese nuk kane nje interes. Helikopteret do blihen dikur. Ne france apo gjetke nuk ka rendesi.

Me që ra fjala Berisha ia shiti Greqisë, në shkëmbim të Vorio-Epirit, 6 km det në Sarandë............ 

60km mer lal, dhe 120km ajrore. se kur thu 6km sikur nuk ta mush synin.. masnej i futi ene i bar ene coi faks ne zvicer

Vik,

A e dini ju se kan shku intelektual francez me i kerku falje popullit serb per bombardimet e NATOs ne Beograd ne te cilat ka marr pjes Franca ? Tuj ju kerku falje per qendrimin e qeverise Franceze ndaj çeshtjes ne Kosov ?

(Opinion).

Po Franca, ashtu si e gjithe "bota" ne Perendim nuk mund te kete nje mendim unik"te gjithe me Kosoven" ose "te gjithe kunder Kosoves",jo te gjithe mendojne njesoj si nje "trup i vetem".

Ne France ka mendim te pavarur.Ky mendimi demonstrativ i disa (jo i te gjitheve)intelektualve, kunder qeverise se tyre nuk na intereson ne shqiptareve ,sepse nuk eshte qendrim zyrtar ,.. dime qe ne France te pakten,nuk kane opinion te mire per Kosoven dhe Shqiperine,por dime qe edhe kane opnion te mire ..Zyrtarisht Franca ka njohur Shtetin e Kosoves,apo jo?

Ajo cfare mua nuk me pelqen eshte qendrimi i liderit tone,qe eshte nje zyrtar i larte,por flet sikur eshte nje intelektual i thjeshte, i pa varur..."Sarkozy eshte miku im"!!

"Sarcozy eshte miku im" eshte per nje rreth te ngusht njerezish,dhe jo nje mendim zyrtar!

 

 

 

 

 

 

.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).