Marksi modern

....i gjithë sektori financiar të shtetëzohet. Sipas tij, duke qënë se bankat në botën e sotme nuk mund të ekzistojnë pa sigurinë publike të depozitave dhe pa banka qendrore që veprojnë si huadhënës të shpresës të fundit, atëherë s’ka përse të vazhdojnë të ekzistojnë si institute private, fitimprurëse.....

 

***********************

Nga Leo Panitch
Studiues dhe profesor i shquar në York University në Toronto, Kanada si dhe bashkëeditor i botimit vjetor Socialist Register.
Marrë nga Foreign Policy
Shkrimi në anglisht mund të lexohet duke ndjekur këtë lidhje.

Kriza ekonomike ka nxitur një ringjallje të interesit mbi Karl Marksin. Shitjet e Kapitalit janë rritur në të gjithë botën (një botues gjerman shiti mijëra kopje në 2008, krahasuar kjo me vetëm disa qindra një vit më par&eumlsmiley, tregues ky i një krize me shpërndarje dhe pasoja kaq të mëdha sa e ka shtyrë kapitalizmin dhe mbrojtësit e tij në një rënie të lirë.

Megjithatë, pavarësisht humbjes së besimit në teoritë neoliberale, përse duhet ringjallur Marksi? Pikë së pari sepse Marksi parashikoi shumë më herët se kushdo tjetër, globalizimin e suksesshëm kapitalist të dhjetëvjeçarëve të fundit. Ai pa saktësisht shumë prej faktorëve kryesorë që sollën krizën e tanishme ekonomike, ato që ai i quajti “kundërshtirat” e një bote të përbërë nga tregje konkurruese, prodhime në masë dhe spekullime financiare.

Teksa krijonte veprat e tij më të njohura në një kohë kur nga revolucionet Amerikane dhe Franceze kishin kaluar më pak se 100 vite, Marksi pati vizione të rënies së AIG dhe Bear Sterns një shekull e gjysëm më vonë. Ai ishte veçanërisht i ndërgjegjshëm për atë që e quajti “roli më revolucionar” i luajtur në historinë njerëzore nga borgjezia, parardhësit e bankierëve dhe drejtuesve të sotëm të shoqërive anonime. Siç e shprehu në Manifestin Komunist, “Borgjezia nuk mund të ekzistojë pa revolucionalizuar vazhdimisht mjetet e prodhimit, dhe me to marrdhëniet e prodhimit, e rrjedhimisht të gjitha marrdhëniet në shoqëri…. Me pak fjalë, borgjezia krijon një botë sipas vetes së saj”.

Pavarësisht kësaj, Marksi s’ishte një përkrahës i globalizimit, as të atëhershmit e as këtij të tanishmit. Përkundrazi, Marksi e kuptonte që “nevoja për një treg vazhdimisht në rritje për të shitur produktet e saj do ta çojë borgjezinë në të gjithë cepat e globit”, duke parashikuar kështu që zhvillimi i kapitalizmit në mënyrë të pashmangshme “do të shtronte rrugën për kriza më të gjera dhe më të rënda”. Ndër të tjera Marksi parashikoi se si spekullimet e rënda mund të lindnin dhe rëndonin kriza në të gjithë ekonominë dhe nuk u gënjye nga iluzionet politike të atyre që shprehin bindje se kriza të këtilla mund të parandalohen përgjithnjë falë ndryshimeve të shkallëzuara.

Ashtu si çdo revolucionar tjetër, Marksi dëshironte ta shikonte rendin e vjetër të rrëzohej gjatë jetës së tij. Falë faktit që kapitalizmi kishte akoma plot jetë përpara, Marksi mundi vetëm të shikonte grimca të gabimeve dhe kthesave të gabuara që do të merrnin brezat e ardhshëm. Ata që sot e rilexojnë Marksin gjejnë se shumë prej atyre që shkroi atëherë janë të rëndësishme sot, të paktën për ata që shikojnë të “rifitojnë shpirtin e revolucionit” e jo thjesht të “rikthejnë fantazmën” e tij.

Po të ishte i pranishëm Marksi me siguri do të kënaqej sot duke vënë në pah sesi mangësitë bazë të kapitalizmit sollën krizën e tanishme. Do të shihte sesi zhvillimet moderne në financë, si sekutirizimi dhe derivativët, i kanë lejuar tregjeve të shpërndajnë rreziqet e ndërthurjes ekonomike botërore. Grumbullimi i kapitalit gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit do të kishte shumë më i vogël pa këto zhvillime, po ashtu siç do të kishte qënë edhe nëse financa s’do të kishte mundur të depërtonte gjithnjë e më thellë në shoqëri. Si rezultat, kërkesa konsumatore (dhe rrjedhimisht mirëqënia) në vitet e fundit është mbështetur gjithnjë e më tepër në huatë konsumatore dhe huatë për shtëpi teksa paralelisht zvogëlimi i fuqisë së sindikatave dhe zvogëlimi i ndihmës sociale, i ka lënë njerëzit më të pambrojtur ndaj krizave të tregjeve.

Ky sistem financial botëror, i ngritur mbi huadhënien dhe i paqëndrueshëm, ka ndihmuar në rritjen ekonomike botërore të dhjetëvjeçarëve të fundit por gjithashtu ka prodhuar një sërë krizash të pashmangëshme financiare, më e rrezikshmja e të cilave u shfaq në industrinë e strehimit në ShBA. Shpërthimi i kësaj krize ka pasur një ndikim kaq të thellë rreth e rrotull globit pikërisht sepse kjo industri ishte kaq e rëndësishme në mbështetjen e kërkesës konsumatore në ShBA dhe tregjet financiare ndërkombtare. Pa dyshim që Marksi do ta quante këtë krizë si një rast të pastër kur kapitalizmi duket si “shtrigani që s’është më në gjendje të kontrollojë fuqitë e botës së hijeve që ka krijuar me magjitë e tij”.

Pavarësisht shkallës së rëndë të krizës së tanishme, Marksi nuk do të kishte asnjë iluzion se kjo katastrofë ekonomike do të sillte vetë ndryshime thelbësore. Ai e dinte mirë që natyra e kapitalizmit lind dhe rrit izolim shoqëror. Një system i këtillë, shkroi ai, “nuk lë asnjë nyje lidhëse mes njerëzve përveçse interesit të zhveshur personal, përveç pagesës së ftohtë në para”. Me të vërtetë, kapitalizmi i lë shoqëritë të bllokuara në “ujërat e akullt të llogaritjeve egoiste”. Izolimi shoqëror që pason krijon nënshtrim në raste krizash personale, nga pushimet nga puna e deri tek dëbimet nga shtëpitë e blera me hua. Në të njëjtën mënyrë, ky izolim i ndalon grupet e qytetarëve aktivë dhe të informuar që të bashkohen për të zgjedhur mundësi thelbësisht të ndryshme nga kapitalizmi.

Pyetja e parë dhe më e rëndësishme që shtroi Marksi ishte si të kalohej ky nënshtrim shoqëror gjithëpërfshirës. Mendoi se sindikatat dhe partitë e punëtorëve që po zhvilloheshin në kohën e tij ishin një hap përpara prandaj tek Kapitali shkroi se “synimi i menjëhershëm” ishte “organizimi i proletariatit në një klasë detyra e parë e të cilës do të ishte të fitonte betejën për demokraci”. Sot ai do të nxiste krijimin e identiteteve të reja të përbashkëta, shoqata dhe institucione brenda të cilave njerëzit mund ti rezistonin gjendjes së tanishme kapitaliste, dhe të fillonin të vendosnin se si ti përmbushnin nevojat e tyre.

Kriza e sotme nuk ka nxitur vizione të këtilla ambicioze për ndryshim, dhe është kjo mungesë vizionesh që do ta shqetësonte Marksin më shumë. Në ShBA disa propozime që kanë tërhequr vëmendje kohët e fundit janë përçmuar si “socialiste” por duken të këtilla vetëm sepse janë më majtas sesa Partia Demokratike është e gatshme të propozojë. Për shembull, Dean Baker, bashkëdrejtor i qendrës për Studime Ekonomike dhe Politike (Center for Economic and Political Research), ka propozuar për një kufizim deri në 2 milion dollarë të disa kategori rrogash në Ëall Street, si dhe për vendosjen e një takse për shkëmbimet financiare e cila do të zbatohej si një pagesë mbi çdo shitje apo transferim të aksioneve, bonove apo letrave të tjera me vlerë. Marksi do ti gjykonte këto propozim si raste të përkryera të të qëndruarit brenda sistemit sepse shprehimisht përkrah (edhe pse e kufizon) atë që sot shihet si problemi: një kulturë rrezikmarrjeje e shkëputur nga pasojat. Marksi do të ishte po kaq përçmues ndaj atyre që mendojnë se shtetëzimi i bankave si ato në Suedi dhe Japoni gjatë krizave në vitet ’90-të, do të sillte ndryshime të vërteta.

Ironikisht, një nga propozimet më radikale që po qarkullon sot vjen nga një ekonomist në London School of Economics, Willem Buiter i cili ka qënë më parë antar i mëparshëm i Komitetit të Politikës Monetare të Bankës së Anglisë dhe i cili është gjithshka veç jo marksist. Buitler ka propozuar që i gjithë sektori financiar të shtetëzohet. Sipas tij, duke qënë se bankat në botën e sotme nuk mund të ekzistojnë pa sigurinë publike të depozitave dhe pa banka qendrore që veprojnë si huadhënës të shpresës të fundit, atëherë s’ka përse të vazhdojnë të ekzistojnë si institute private, fitimprurëse. Përkundrazi, thotë ai, duhet të jenë pronë e publikut, dhe të drejtohen si shërbime publike. Ky propozim tingëllon si kërkesa për “qendërzimin e huadhënies në bankat e shtetit” që vetë Marksi propozoi në Manifestin. Sipas tij, një ndryshim i sistemit financiar do të përforconte klasën punëtore në “fitoren e demokracisë” dhe do ta ndryshonte rrënjësisht shtetin nga një organ i diktuar mbi shoqërinë, në një organ që i përgjigjet.

Buitler shkruan se “nga financializimi i ekonomisë, deri tek shoqërizimi i financës është një hap i vogël për juristët por një hap i madh për njerëzimin”. Natyrisht që s’është e nevojshme të jesh marksist që të kesh shpresa të mëdha por duhet të jesh pakëz i këtillë që të kuptosh se edhe në një kohë si e sotmja kur klasa kapitaliste është në zbythje të shpejtë, e demoralizuar dhe e pasigurtë, ndryshimet thelbësore nuk do të fillojnë me një “hap të vogël për juristët”. Po të pyetej Marksi ai do të përgjigjej se pa zhvillimin e lëvizjeve dhe partive radikale të reja, shoqërizimi i financës nuk do të mbijetonte. Ja vlen të vihet në pah që gjatë krizës ekonomike të viteve ’70-të, forca radikale brenda shumë prej partive social demokrate në Europë propozuan ide të ngjashme, por nuk arritën të bindnin udhëheqësit e partive të përkrahnin propozime që u quajtën “të vjetëruara”.

Përpjekje për të folur seriozisht mbi nevojën e demokratizimit të ekonomive tona nëpërmjet rrugëve të këtilla radikalve u lanë në heshtje nga partitë e çdo lloji gjatë dhjetëvjeçarëve në vijim dhe tani jemi ende duke paguar çmimin e kësaj heshtje. Mungesa e llogjikës e pranishme në themelet e tregjeve kapitaliste, që është analizuar kaq mirë nga Marksi, vihet përsëri në pah. Duke u përpjekur të mbijetojë, çdo fabrikë dhe firmë largon nga puna punonjës dhe u pagon më pak atyre që mbeten. Dobësimi i sigurisë së punësimit sjell si pasojë uljen e kërkesës në të gjithë ekonominë. Marksi e dinte që sjellje vetjake që janë të arsyeshme në shkallë mikro, sjellin rezultatet më të këqija në shkallë makro e tashmë mund të shohim se ku na çon injorimi i Marksit dhe besimi në “dorën e padukshme” të përshkruar nga Adam Smith.

Kriza financiare sot vë në pah mungesën e llogjikës edhe në fusha të tjera, përtej financës. Një shembull është propozimi i presidentit amerikan Barack Obama mbi përdorimin e tregtisë së krediteve të karbonit për të luftuar krizën klimaterike. Sipas këtij propozimi të ashtuquajtur përparimtar, ato sipërmarrje që arrijnë ti përmbahen kufijve për ndotjen, do të mund ti shesin kredite sipërmarrjeve që nuk e kufizojnë dot ndotjen e shkaktuar nga fabrikat e tyre. Protokolli i Kyoto-s propozon një sistem të ngjashëm për shtetet. Fatkeqsisht, të dy planet mbështeten mbi të njëjtët tregje të paqëndrueshëm të derivativëve që janë përherë të hapur ndaj spekullimeve dhe krizave. Marksi do të këmbëngulte që për të gjetur zgjidhje ndaj problemeve të këtilla si ndryshimet klimaterike, duhet të largohemi nga llogjika e tregjeve kapitaliste, dhe jo të përdorim institucione shtetërore për ti përforcuar. Po ashtu, Marksi do të bënte thirrje për solidaritet mes shteteve, dhe jo konkurrencë mes tyre sepse ashtu siç shprehet në Manifesto, “Veprime të bashkuara, të shteteve kryesore të paktën, është kushti i parë për çlirimin e proletariatit”.

Gjithsesi, puna për ndërtimin e institucioneve të reja dhe lëvizjeve për ndryshim duhet të fillojë në rradhë të parë në vendet tona. Pavarsisht se thirri “Proletarë të botës bashkohuni!”, Marksi këmbëngulte që pikë së pari punëtorët e çdo vendi ti “zgjidhin punët me borgjezinë e tyre”. Masat e nevojshme për të transformuar institucionet ekzistuese ekonomike, politike dhe ligjore do të ishin natyrisht të ndryshme në vende të ndryshme por në çdo rast Marksi do të këmbëngulte se rruga për të arritur ndryshime thelbësore është ti bësh njerëzit përsëri ambiciozë për ndryshimin.

Sa është kjo e mundur? Edhe në këto çaste kur kriza financiare po shkatërron një pjesë të madhe të njerëzve të botës, kur ankthi i përbashkët dredh çdo moshe, fe dhe grup racor, dhe kur si gjithmonë vështirsitë dhe barra është më e rëndë mbi njerëzit e thjeshtë, parashikimi është i pasigurtë. Po të ishte gjallë sot Marksi nuk do të përpiqej të përcaktonte se kur dhe si do të përfundojë kriza e tanishme por do të vinte në pah që kriza të këtilla janë pjesë e vazhdueshme e ekzistencës dinamike të kapitalizmit. Politikanët reformatorë që mendojnë se mund të shporrin ndryshimet e pëherëshme klasore, dhe krizat e përsëritshme të kapitalizmit janë romantikët e vërtetë të ditëve tona që kapen pas një vizioni utopik se çfarë mund të jetë bota. Nëse kriza e sotme ka vërtetuar diçka, është që Marksi ishte më realist se ata.

 

43 Komente

Kur i themi ne kto gjëra, na quajnë komunistë të pandreqshëm apo nostalgjikë smiley

Nëse atëhere për Marksin, “synimi i menjëhershëm” ishte “organizimi i proletariatit në një klasë detyra e parë e të cilës do të ishte të fitonte betejën për demokraci”. Sot ai do të nxiste krijimin e identiteteve të reja të përbashkëta, shoqata dhe institucione brenda të cilave njerëzit mund ti rezistonin gjendjes së tanishme kapitaliste, dhe të fillonin të vendosnin se si ti përmbushnin nevojat e tyre.

Kush mund të jenë këto shoqata që mbrojnë nevojat e më të dobëtve? E kam fjalën për realitetin shqipëtar.
A janë partitë politike përfaqësuese të një interesi të tillë? (Kush? Cila? KU? Kur?)
A egziston ndonjë OJQ apo sindikatë që të marrë përsipër një rol të tillë?

 O po kam ca kanadeze marksista ketu une, qe me sa qejf do ti kisha hypur ne avion e cuar ne Korene e Veriut, por nuk e hane ate kokerr ulliri! Cave si puna e ketij autori, iu pelqen te bejne lodra intelektuale filozofiko-ekonomike, por po t'iu japesh te lexojne libra historie, thone se kjo nuk eshte fusha e tyre!

akoma me markun?

Kemi akoma disa marksiste moderne:Obama psh eshte njeri prej tyre.Paul Kramer apo Noam Chomsky jane udheheqesit e tij shpirterore per ekonomine dhe anti-amerikanizmin.Shto ketu edhe guerrilasit Ayers dhe Wright ekipi plotesohet fare mire.

Akoma kujton se eshte rock star dhe jo president qe i duhet te marr vendime edhe jo popullore ngadonjehere.Po harxhon me shume kohe duke share Bushin jashte SHBA dhe duke ju puthur doren arabeve apo Hugo Chavesit dhe nuk shikon se europianet e lane me gisht ne goje pa i dhene asnje ushtar ne Afganistan,apo se Irani dhe Koreja e Veriut tani jane me satelite dhe hedhin raketa si ju do qefi.Dhe cudi qe demokratet jane shume kontradiktore ne vetvete.Ndersa bejne zhurme kunder blerjes se armeve nga njerezit e zakonshem ketu ne SHBA(pozicion qe jam dakort me ta) nuk e kane problem qe psikopate si Ahmedinajad apo Kom Jong Il te kene arme berthamore dhe raketa me reze te gjate veprimi.Mua ky pozicion me duket kontradiktor.

Ashtu eshte PF kam edhe une disa ultra te majte ketu qe ju qan zemra per Kim Jong Il,Chavesin dhe Kastron.Vazhdoje me ate qe sherbimi shendetsor atje eshte falas.Nuk e dine(apo bejne sikur nuk e dine) qe kubanezet psh nuk trajtohen ne te njejtin spital si te huajt.Kjo thjesht sepse spitalet ku trajtohen te huajt jane me te mira sepse perdoren per propogande.Por ku ju them qe, nese eshte mire atje shkoni dhe rrini cuditerisht nuk duan.

Ne shqiptaret i njohim mire keta njerez.Jane te njejtit qe vinin edhe ne kohen e Hoxhes dhe qe dilnin ne televizor dhe na thoshin qe jetojme me mire se gjithe bota.Keta jane ose naive ose genjeshtaret me te medhenj qe ka kjo bote.

 

Paul Kramer apo Noam Chomsky jane udheheqesit e tij shpirterore per ekonomine dhe anti-amerikanizmin

Ca fol ti mer plak? Chomsky ka qe ne 1990-tat qe s'ia degjon me njeri zerin se me nje vrime i binte fyllit. Ato tre te tjeret s'i kam degju ndonjehere. 

Bej nje kerkim ne Google dhe do te shohesh dhjetra faqe per ta.Nuk te ka faj njeri se nuk njeh keto figura te jetes amerikane dhe do te komentosh me "kompetence" politikat e Amerikes.Studio pak para se te japesh pergjigje,qe te te merret seriozisht.Chomskyn sapo e pashe ne nje dokumentar ku villte vrer kunder shqiptareve te Kosoves.Dhe libri me i dashur u Hugo Chavesit eshte shkruar nga Chomsky.Sa per plehrat si puna e Jeremia Wrights and Bill Ayers pa veshtiresi do te gjesh dhjetra matariale per xhevahiret e tyre.Studim te mbare!Ciao!

Only 53% of American adults believe capitalism is better than socialism.

The latest Rasmussen Reports national telephone survey found that 20% disagree and say socialism is better. Twenty-seven percent (27%) are not sure which is better....

Republicans - by an 11-to-1 margin - favor capitalism. Democrats are much more closely divided: Just 39% say capitalism is better while 30% prefer socialism.

 ca koincidence .. sot po e lexoja ne anglisht nga Arts and Letters. bravo kush mori mundimin ta perkthej!

o cuna, o cuna....

o cuna... Marxi.

Po lexojeni njehere edhe shprehuni per kete:

....i gjithë sektori financiar të shtetëzohet. Sipas tij, duke qënë se bankat në botën e sotme nuk mund të ekzistojnë pa sigurinë publike të depozitave dhe pa banka qendrore që veprojnë si huadhënës të shpresës të fundit, atëherë s’ka përse të vazhdojnë të ekzistojnë si institute private, fitimprurëse.....

pastaj flisni.

Shifni se qy ketu eshte Marxi modern. Sweet Marx. Tastes like a cookie. Jo corbe e prishur qe keni/kemi ngrene nga xhaxhi.

Ose vazhdoni e zhytni ne qumeshtin e kapitalizmit ato cookies qe i ka si musteqe Marxi... nga inati.

 

o J, o J... jo mor jo, na habite tashi. I paska thone Marksi!

Une e disha se i ka thone Servet P.  i pari keto...

une nuk e kam kuptuar nje dicka qe me duket shume e cuditshme. irani jeton ne nje sistem tjeter qe nuk ka te beje me komunizmin dhe prape se prape e fusin sa here duan te thone nje dicka. kisha per te thene se irani eshte i vetmi vend ne bote qe perdor kuotat blu per universitet sepse proporcioni femra meshkuj ne shkolla eshte teper i madh, eshte nder te vetmit vende muslimane ku numerohet vota, dhe ku populli ka kundershtuar me vote pritshemrite e gjithe botes,

ndoshta eshte koha te shikojme pak eshe sistemin ekonomik islamik, sepse me kete cifut u ngopem. si variant te kapitalizmit pa pare si mundesi kthimin ne komunizem. sepse ai islam eshte pak me shume social si sistem edh epse me baze kapitaliste.

po ne aq dime. komunistat, kastro, kapitalistet ushtaret ne irak. mah.

ah, nuk mundem as me e imagjinu nje bote komuniste. sa here perpiqem, me eshte e pamundur, nuk ka kuptim, ka aq shume copa te puzzle qe nuk perputhen qe e le me mire.

nejse, tash nervozohet dikush

Me shume per shtetezimin e çdo gjeje ka qene Shtainer, se sa Marksi, megjithate kjo nuk ia ul vlerat shkrimit. Une kam pershtypjen se ne kete kohe krize dhe spekullimi , nuk do te ishte çudi qe Marksi ta rishikonte dhe nje here teorine e tij, e ta ripunonte.  

Me ne fund nje artikull qe ja vlen ta lexosh deri ne fund!

Por edhe te reflektosh mbi ato qe thuhen.

Reflektimi nuk behet me  paragjykime,por duke kuptuar  filozofine e tij,dhe jo historine e surogatove te tipit,stalin,hoxha,kastro,etj..,shihni me pare se c`thote ai per "Tjetersimin e Individit"dhe krahasajoeni me realitetin ku jetojme.

Mos harroni qe pa Marxin do ishim duke punuar akoma 15 ore ne dite.

 O nihilisto. Mos e ngaterro punen me gjumin lol, se deri me sot nuk kam pare ndonje shqiptar te punoje 15 ore ne dite! smiley

pikerisht pra,pa marxin do ta kishin provuar dhe shqiptaret,dhe shqipo-kanadezet 15 orarshin.

megjithese per disa s`do ishte keq ta kishin provuar,sepse sdo kishin kohe per tu sorollatur blogjeve,duke tentuar te fluturojne atje ku ajri behet me i rralle.

po hajt mo peshku, peshk ngelet. ti lol te pakten e paske zgjidhur problemin 15 ore gjume,8ore pune a shkolle,1ore ne dite te ngelet per te ngrene dhe per nevoja te tjera personale.fundjaven vjen e kalon ktej nga ppu. urime

Plako me kenaqe! Vazhdojne keta cunat e "Curcillit" me storjet e komunizmit, nuk e dine keta qe Kapitali studiohet ne univeesitetet me te mira, dhe them studiohet jo si ai brigadieri prej tropoje qe thoshte " e kam lexu mram kapitalin po sun e kam kuptu"

Po me Marksin c`patën?! Lereni të shkretin rehat. Unë mendoj se faji është i Engelsit... 

Marksi i shkrete thuaj, e kan bo si Nostradamus!

Sa e sa rob qisin buken duke rrujt e livandos mjekrren e tij. Sidomos kta presorat, me fame, te sociologjise, dmth.

Hallal ja bofte Maksi, kur gjejne budallenj t'i majn me buke e gjelle.

Msoni mre nga xha Sorosi qe bo llafe, po mo shume pare me krizat e kapitallizmit. smiley

SI pa e kuptuar ne jetojme ne Socialisem. Duam apo nuk duam ekonomia e re  e vetquajtur "kapitaliste" ne fakt eshte nje ekonomi Socilailiste me nje numur shume e vogel ndermarjesh komplet private. Pjesa dermuese i takon "POPULLIT" njesoj si ne socializmin e Marksit. Kompani financiare si Citi Bank, State Street Bank, Bank of Amerika apo Exxson GM e Ford jane ne pronesin e miljona e miljona pronareve popull, te cilet kane zgjdhur nga nje CFO nje CEO e nje COO per ti drejtuar njesoj si ne socialismine e Marksit  ku "POPULLI" zgjedhe drejtorin, nendrejtorin dhe shefin e finances per te drejtuar ndermarjet socialiste te POPULLIT. Per te vazhduar me tej keta pronare vec e vec  kane nje numur shume te vogel aksionesh ne keto gjigande ndermarje dhe si ne soicialismin e Evropes Lindore  as qe ju behet vone se si drejtojne CEO-te, CFO-te apo COO-te e zgjdhur prej tyre. Ne fund te fundit edhe sikur tu behet vone kush i pyet. Duhen pyetur 1.5 milion aksionistet e Citi bank per te mare nje vendim apo gjykuar si punojne C....te e zgjedhur. Edhe Proxy-t jane aq formale, sa jane bere si zgjedhjet ne socilaisem me fitore te C...ce 99.9999%. Nga ana tjerter keta C....te duke qene se jane edhe zot edhe shkop ne kete mall pa zot bejne sic duan vete. U japin vetes dhe njeri tjetirt grada e rroga sipas deshires, dhe punojne vetem e vetem qe te mbulojne bonuset disa mijon $ me ndonje argument financiar, ose dhe pa to prape nuk ka problem ( manageret e AGI). Ne fund kur vjen kriza dhe keto institucione popullore u drejtohen gremines atehere nderhyn shteti si ne socializem me subvencione sepse "are to big to fail" ose sic thoshte Marksi rishperndajre e kapitlit sepse  kjo industri apo ajo industri i nevoijtete popullit dhe duhet subvencionuar ne kurriz te industrive te tjera ( Kapitali i Marksit teoria e vendosjes se cmimit nga shteti).

Pra te dashur peshkatere dhe peshkaraxhe, Sidomos ju qe jetoni ne SHBA apo Evropen Perendimore. ne jetojme ne Socilizem. ne fakt ne nje sicializem global sepse keto C...te drejtojne tere boten ne globalizmin e sotem Por eshte  nje socialisem ku juristet akoma nuk kane shtypur akoma ate dokumentin ku thuhet Ekonomia Socialiste e BE apo e SHBA-se.

Edhe shaku i krizes se sotme ketu e ka renjet

C...te qe nuk cajne koken por shikoje vetem fitimet e tyre, kompanite to big to fail , dhe punetoret e sindikatat  e GE apo Ford apo Chrystler qe marin pensione e rroga e perfitime te tjera me shume se vete shtresa e mesme apo te shkolluarit e amerikes. Si ne kampin socialist kjo sjell mungese efektiviteti, mungese interesi nga drejtuesit, shperdorim dhe ndermarje aq te medha sa shteti ( une dhe ti) po i mbajme ne kuriz qe te mos bien se "are to big to fail"

Marksi po te ishte gjalle do te ishte i kenaqur se ekonomine e sotme i ngjan modelit qe ai kisht emenduar. Do te thoshte

"Ju thashe une. Ja keshte pata parasysh kur thashe "ekonomi socilaiste"

 Vec shume i pakenaqur nga resultati do te thoshte

Me falni e kisha gabim

Habitem se si ka ende njerez te tille qe gjallojne ne bote!  Nje utopizem tashme te vdekur, kerkojne ta mbajne te pa kallur nen dhe duke na folur per arnime te sistemit ekonomik aktual me mbeturina marksiste.

Te shtetezojme bankat, te shtetezojme huadhenien.  Po si mund te behet kjo ne nje sistem kapitalist?  Ne nje sistem te mbeshtetur ne pronen private (qe nuk ka bir nene qe mund te ma mohoje, te drejte te dhene nga Zoti), iniciativen sipermarrese private te lire, ekonomine e tregut.  Huadhenia dhe huamarrja, edhe me interesa ka ekzistuar si proces ndermjet individeve qe shekuj e shekuj me pare, nuk e shpikem ne ne shekullin e 20.

Nese ky profesori marksist ka per qellim te permbyse kapitalizmin dhe te sjelle socializmin apo komunizmin, kur ben fjale per ndryshim, atehere po, mund t'i shtetezoje bankat dhe gjithcka pasi kjo eshte dicka tjeter.

Shiko si thote me siper:  "Pavarsisht se thirri “Proletarë të botës bashkohuni!”, Marksi këmbëngulte që pikë së pari punëtorët e çdo vendi ti “zgjidhin punët me borgjezinë e tyre

E di si i zgjidhin punet proletaret me borgjezine e tyre? i fusin nje shfarosje ne mase dhe lufte klasash te vazhdueshme per ata qe shpetojne dhe pasardhesit e tyre,  ne menyre qe borgjezia te mos kthehet kurre.  Caktojne edhe cmimin e preshit ne ate famekeqen ekonomi te komanduar dhe presim te gezuar berjen realitet te utopise komuniste, nderkohe qe jetojme periudhen e arte te diktatures se proletariatit qe me gjase do te jete deri sa te jete bota. 

Ky Profesori marksist  i Socialist Register, duket qe s`qenka tifoz i Third Way te Giddens dhe Blair dhe karikatures qe ben Rama ne Shqiperi, por qenka e Majta e vjeter.  Pasi keta te third way, kane hequr dore me kohe nga keto perrallat me xhaxhi Marksin.

O Doraengrohte nga flamuri dukesh qe jeton ne angli si une.. C'fare shkruan pash zotin? Cdo banke ne Angli mbahet ne kembe sot me paret tona! D.m.th. me parat e taksapaguesve edhe sot bankat e Anglise (qe ishin krenaria e kapitalizmit ne bote ) quhen jo me pak e jo me shume "prone e perbashket" !! Lexon ndonje shtyp ti ketu apo shikon ndonje edicion lajmesh? Ka shkuar papunesia 2 milion dhe ne fund te vitit shkon 3 milion! Mos te ish per nderhyrjen e shtetit me shuma kolosale do kishim nje shkirje te sistemit financiar. As rrogen tone s'do merrnim dote ne banke!

 

Kapitalizmi nuk eshte hera e pare qe perballet dhe kriset me kriza.  Tani kemi nje situate te tille ku ndahen epokat.  Si fillim, d.m.th. pas LDB-se, patem kejnesianizmin qe vazhdoi deri ne kohen e e neoliberalizmit te Reganit dhe Thatcer, me laissez faire e keshtu me rradhe.  Tani jemi ne nje situate ku duhet rregull me i forte ne tregun financiar dhe aktivitetin e bankave etj.  Idete dhe piketat per keto jane hedhur dhe sigurisht qe do te kemi nje situate tjeter ndryshe se cfare e kishin deri pak me pare.  Por, kurrsesi nuk mund te shkojme ne komunizmin e Marksit.  Mos u dehni me fjale ju marksistet.  Rrini me kembe ne toke dhe esell.

Keshtu nga Japia (pamja) te mire duken o "e"...Nje tufe me L.....evdataxhij ose B....udallejsh qe s'kane asnje punim qe ta lexoje edhe nje femije fshati merren me Marksin . Edhe prit qe te behet Ky Vend me emrin Shqiperi. Kjo tufe (jo temarresh) shakaxhijsh te dijeve, qe s'dine te bejne te pakten e te paktes nje KRITIKE qofte edhe Letrare te nje TEZE te Vetme te Marksit jane tamam ajo turma e xhuxhmaxhuxheve qe kacaviret mbi kostumin e Gjigandit per te pare mos ka ndonje pulle zberthyer smiley. Lexo nje me te "ngrohte" qe na ngushellon patem kejnesianizmin qe vazhdoi deri ne kohen e e neoliberalizmit te Reganit dhe Thatcer smileydhe kur lexon kete te pakten e te paktes thu qe ky ka qene nxenesi me i mire i klases qe i numuro keta si eme qene ekonomiste te fermes se Dumrese. O shqipri e mjera Shqipri, Ke rene ne dore brumbujsh ..dhe ti e di qe ata jane nje prerje te nxjerra nga Kritiku i Famshem ..."Se Marksi zotrij , me ka thane baba mue asht antikapitalist'!!!!!

Lëre Idris se më ka vajtur atje ku nuk mban më...

Dikur, thonë ata që duan të bëjnë "shakara", "Bëje sikur punoje dhe ata bënin sikur paguanin"... ndërsa sot, që nuk mund të bësh "sikur punon", bile duhet të punosh sa të të dalë kërbishtja (dhe vetëm tek Peshku shikoj njerëz të lumtur me punën e tyre!!!), jo vetëm që vazhdohet të bëhet "sikur të paguajnë", por kanë edhe guximin të të thonë që: "Nuk kam të të paguaj"... "je i lirë që të gjesh një vënd tjetër pune" etj etj.

Do të jenë këta peshq (bile edhe "fluturuesat&quotsmiley, që në momentin që të ndihen keq (që nuk ja uroj asnjeriu!) do të kujtohen që e njohin shumë mirë teorinë e revolucionit dhe do të jenë të parët që do të tregojnë që e kanë përjetuar atë periudhë të lavdishme kur njeriu nuk ishte ujk për njeriun... por tashmë e ka marrë ferra uranë... nuk dalim të pijmë një kafe me një shok... llogarit se sa janë të aftë sot njerëzit që të mund të organizonin diçka që të shikonte përtej meskinitetit personal që na ka mbuluar... gjithsesi, fundi i daltë për hajr!

 Edrus, kot sa per muhabet!

Ne kete ceshtje ka dy kendveshtrime te ndryshme. Nje nga ai i punetorit proletar, dhe nje nga ai i sipermarresit kapitalist.

Ne 99% te rasteve proletari eshte nje person i pashkolluar dhe i painisiative qe e koncepton ngritjen e jeteses se tij te bazuar ne punen ne fabrike, dyqan a nje zyre te vogel, duke punuar per shtetin a per te tjeret dhe qe perpiqet te dale ne pension ne te njejtin vend pune ku edhe ka filluar me qellim qe te kete perfitim maksimal nga vjetersia ne pune. Padyshim qe ky tip qe e shikon punen si nje proces qe perseritet me nje ritual te bezdishem te perditshem 9-5 kerkon te punoje sa me pak ore pune, te kete sa me shume festa te paguara dhe gjithfare lloj mbrojtjesh shendetesore, sindikale si dhe pensionin. Kjo e shtyn qe te bashkohet me sa me shume shoke e proletare te tjere, pasi duke e ditur se vlera e tij eshte shume e vogel ne vetvete, slogani i tij eshte "Bashkimi ben fuqine". Endrra e tij: "te behet zot i mjeteve te prodhimit qe ne fakt i takojne dikujt tjeter" dhe te vere te tjeret qe te punojne per te. Megjithate qe mos duket se nuk punon, cakton per veten 15 dite "pune fizike" ne vit.

Tjetri eshte sipermarresi kapitalist. Ai mund te jete "troke" per momentin, por ka iniciative dhe eshte kokederr dhe i palodhur. Ai punon 16 ore ne dite ne punet me te rrezikshme, por qe kane me shume fitim. Niset te kerkoje flori ne Alaske. Investon ne Irak apo Shqiperi. Falimenton dy here por ngrihet perseri. Nuk e ze gjumi naten se "i osht fiksu nji gjo ne menje". Le gruan me kalamajte ne shtepi dhe udheton per muaj te tere, fle ne motele apo makine, ze miqesi me lloj-lloj njerezish se mund ti duhen nje dite. Kur dikush do ti beje nje nder ai e pyet "pse?". Keto jane njerezit qe ecin perpara, keto jane ato qe kane bere historine. Megjithe respektin per "milingonen punetore", a mund te me thuash emrin e njerit nga skelleverit qe ndertuan piramiden e Keopsit apo Murin Kinez? (Nese mundesh une do gte heq dore nga kjo pikepamje menjehere)

Ajo qe desha te them me ne fund eshte se te pareve u duhet marksi, kurse te dyteve vetem kohe dhe pak fat. Thone se Zoti i jep secilit ate qe i takon. smiley

 

Meqë jemi për muhabet smiley

Po imagjinoja një skenar të mundshëm, ku gjithkush kishte mundësinë që të përndiqte ëndërrën e tij për të jetuar një jetë më të mirë... bile duke vënë në rrezik edhe jetën (Ops... një skenar të tillë, mund të kesh dëgjuar që ka ndodhur në Shqipëri... të gjithë me armë në dorë duke kërkuar t'ju marrin shtetit dhe të tjerëve ç'të munden apo duke filluar trafiqe mjaft fitimprurës...).
Jo, në fakt nuk doja ta banalizoja problemin me një shëmbull absurd që mund të ndodhë vetëm në vënde absurde, por doja të të pyesja: Ç'do të ndodhte sikur të gjithë t'i hypnin makinës, të flinin në të apo motele, për të përndjekur realizimin e ëndërrës së tyre? Sa mundësi do të kishin të gjenin punëtorë (të cilët nga ana e tyre do të kishin hedhur trastën në krah në kërkim të parajsës)?

Do apo s'do ti apo unë, punëtori apo fshatari janë një e keqe e nevojshme për të mbajtur në këmbë atë mrekullinë tënde kapitaliste... dhe për sado e keqe që të jetë, atij kapitalizmit tënd, ata punëtorë dhe fshatarë do t'i nevojiten edhe qoftë sepse janë baza konsumuese e prodhimit të mallrave apo shërbimeve që kapitalisti fatlum ofron/prodhon.

Në individualizmi "modern" që përjetojmë, e vetmja gjë që do të ndizte gjakrat e njerëzve (të parë vetëm si konsumator&eumlsmiley  është rritja e çmimeve dhe trufat e ndryshme... për këtë lulëzojnë shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve, ashtu siç egzistojnë sindikatat për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve... Si djalë me fantazi që je, provo të imagjinosh një botë moderne pa ligjet për mbrojtjen e konsumatorit dhe të të drejtave të punëtorit në mungesë të shoqatave të sipërpërmëndura... Natyrisht që një shpirt fisnik si i yti do të kishte besim tek fryma e shenjtë, por janë ca mrekullira që nuk të vijnë prej qellit... "Ndihmohu të të ndihmoj" tha Ay smiley

 Une nuk e hodha poshte punetorin apo fshatarin. Perkundrazi, kam vertet respekt per ta. Ato jo vetem qe nuk jane nje e keqe e domosdoshme, por jane baza e punes. Thjesht po te tregoja se njerezit jane te pabarabarte nga natyra dhe duhen pranuar si te tille ne cdo strukture shoqerore qe nuk kerkon te jete utopike. Cdokush ben nje reol te caktuar ne baze te aftesisive qe ka. Dhe ne baze te qellimeve ose mos qellimeve qe i ve vetes e shtyn kohen pas punes duke lexuar Marksin apo duke bere nje pune te dyte, a shkolle a di une cfare pas punes nese do te ece perpara. Edhe ato shoqatat per mbrojtjen e konsumatorit, punetorit, pederastit a di une cfare i ke pare vetem ne shoqerine kapitaliste, se ne kohe te Enverit kishim vec Nenen Parti qe na i q(i)ante hallet te gjitheve bashe e pastaj vec e vec! 

P.S. Ou me fal kishim edhe Bashkimet Profesionale dhe Frontin smiley

Edrus,  mos mer burre keshtu se jam i bindur qe po te te lexojne edhe femijet e tu, jo vetem qe nuk do te bien dakort, por do te te kritikojne per demoralizim dhe zbythje te ambicieve qe mund te kene.

Dikush mund t'i perkase proletariatit, por ndoshta ai vete jo por femijet e tij jane ambicioze, levizin dhe shfrytezojne mundesite qe te jep kapitalizmi per tu futur tek shtresa e mesme, ose edhe tek shtresa e larte me te ardhura vjetore me 6 shifra apo me shume.  C`te keqe ka kjo? 

Barazitizmi utopik eshte vetem ne mendjen e Marksit dhe jo vetem te atij, nuk ekziston me te vertete. 

Un bëj një punë që më pëlqen ta bëj, që e bëj me pasion dhe kënaqësi. Ato që fitoj me atë punë (në kushte normale edhe të një ekonomie normale) do të më mjaftonin për të mbajtur jo një, por tre familje... unë nuk qahem se nuk kam të ha apo se familjes time i mungon gjë, por edhe ëndërrat me vilë me pishinë, shpesh nuk i largoj si të parealizueshme, por as nuk i llogaris si të domosdoshme...përderisa shumë prej peshqeve që më vijnë e më mbroijnë kapitalizmin akoma nuk kanë blerë një shtëpi të tyren (qoftë dhe vetëm dhoimë e guzhinë smiley )

 

o filan thuaj fistekut të mos postojë linqe që mund ti shohin vetëm amerikanarët.

Buitler ka propozuar që i gjithë sektori financiar të shtetëzohet. Sipas tij, duke qënë se bankat në botën e sotme nuk mund të ekzistojnë pa sigurinë publike të depozitave dhe pa banka qendrore që veprojnë si huadhënës të shpresës të fundit, atëherë s’ka përse të vazhdojnë të ekzistojnë si institute private, fitimprurëse. Përkundrazi, thotë ai, duhet të jenë pronë e publikut, dhe të drejtohen si shërbime publike.

Ne te njejten linje mendimi mund te hipotezohet qe nje sere sektoresh, si psh tregtia e duhanit, e alkolit, prodhimi dhe tregtimi i naftes duhet te shtetezohen dhe te kontrollohen nga shteti. Per shembull, duke qene se duhani i sjell shoqerise shpenzime te medha nepermjet shpenzimeve per mjekim te antareve te saj qe pijne duhan, si dhe nepermjet potencialit te humbur, atehere perse te mos kete shteti (shoqeria) drejtperdrejt nen kontroll?

Teoria e Butler, per shtetezim bankash, mua me duket pak si paargumentuar mire, sepse çdo produkt, çdo sherbim duhet te udhehiqet si nga privati ashtu dhe nga shteti. Qe duhet te hecin te dyja ne aktivitetin e njeriut, kjo eshte nevoje, por se vijne kohra krize per njeren dhe forcimi per tjetren, kjo eshte e llogjikeshme dhe pas nje kohe mund te ndodhi e kunderta. Mendoj se marrdheniet e tjera ne ekonomi, me emertime; Publike, Sociale, Shoqerore, Komuniste (qe jane pak a shume e njejta gje), duhet ti bashkangjiten ketyre dy marrdhenieve kryesore; Private dhe Shteterore, llogaritjet e te cilave (duhet) pasqyrohen ne Burse, pesha e te cilave (duhet) rregullon dhe kompeson mardheniet e Privatit dhe te Shtetit.  

Tjetri eshte sipermarresi kapitalist. Ai mund te jete "troke" per momentin, por ka iniciative dhe eshte kokederr dhe i palodhur. Ai punon 16 ore ne dite ne punet me te rrezikshme, por qe kane me shume fitim. Niset te kerkoje flori ne Alaske. Investon ne Irak apo Shqiperi. Falimenton dy here por ngrihet perseri. Nuk e ze gjumi naten se "i osht fiksu nji gjo ne menje". Le gruan me kalamajte ne shtepi dhe udheton per muaj te tere, fle ne motele apo makine, ze miqesi me lloj-lloj njerezish se mund ti duhen nje dite. Kur dikush do ti beje nje nder ai e pyet "pse?

Sipas peshkut fluturues ky eshte modeli i njeriut kapitalist perparimtar.

le ti bejme nje analize psikologjike te shkurter!

si fillim kemi te bejme me nje personalitet te c`ekuilibruar dhe aventurier,pra 1 delirant qe fantazon me sy hapur,pastaj na del se eshte i paafte dhe dallaveraxhi,se te falimentosh 2here nuk eshte shenje gjenialiteti,por te ngrihesh peseri mbas 1 falimenti eshte e veshtire,imagjinoni mbas 2 te tilleve sa dallavere duhet te besh qe te jepet kjo mundesi.Ktyre problemeve i bashkohet obsesioni qe i shkakton pagjumesi te vazhdueshme,dhe e con kete dereziun drejt konsumimit te qetesuesve.Natyrisht pasojat e neurozes fillojne te reflektohen edhe ne maredheniet familjare,egocentrizmi e ben te leje familjen dhe te zgjedhe nje jete prej cigani,kthehet ne nje antisocial te pandreqshem,e shikon tjetrin vetem nga ana pragmatiste se nje dite mund ti duhet,duke u zhveshur nga cdo lloj ndjenje njerezore,dhe si perfundim paranoja pushton totalisht qenien e tij,sa edhe atehere kur dikush ofrohet ti jape nje ndihmese qyqari shikon nje komplot.

pssmileyuke jetuar larg gruas,rrjedhimisht kthehet ne "kornuto".kthimi ne familje behet edhe me tragjik,imagjinoni skenen:gruaja ne shtrat me jaranin.me siguri kjo histori perfundon ne vrasjen e 2 dashnoreve,dhe vetevrasjen e atij qe ishte i destinuar te bente historine.

ndersa ai tjetri proletari vazhdon ate jeten e tij monotone,jo pa probleme,por relativisht te qete,gezon ato 15 dite, jo pune fizike,por pushimi,dhe me pak fat djali ketij martohet me vajzen e "merumit kapitalist"dhe siguron nje jete te qete,me mundin e atij tjetrit.

Zghidhni c`fare roli do te donit te kishit? po ti peshk flutur ne cilin krah je?

CUM UMBRA NIHIL, SINE UMBRA NIHIL

Ti vertet mendon se une jam aq budalla sa te humbas kohe per te te bere ty te zgjuar. Ne ca si puna jote na duhen, se te tjerat i zgjidhim vete.

E vetmja keshille do te ishte qe te mos shihje gjithe diten Borebardhen, duke enderruar te martohesh "me vajzen e "merumit kapitalist"dhe siguron nje jete te qete,me mundin e atij tjetrit", se mbase ajo goca ka plane te tjera me te mira se ky qe i ofron ti. smiley

Kaq sa per analizen psikologjike. smiley

 

 

I kemi diskutu disa here keto muhabete, po hajt mo, njehere me shume s'prish pune.

Edhe sikur robt te ishin engjej me flete, ai sistemi i perbashket ka i problem te madh ndaj privatit, teknikisht quhet problem shkalle (scalability), qe perfundon praktikisht ne pune rendimenti. Dmth tufa e perbashet shko me ment e pardhise apo ceverise, kurse privati fut shume mo teper men ne loje.

Pastaj po t'i shtosh dhe interesat e robit, dmth ate xhindin green mrena, muhabeti 10tet fare. Bile pikerisht pranaj duhet shteti, dmth arbitri, mos t'i leje xhind te bojn party. Fatkeqesit, arbitri kete rradhe shiti neshjen dhe i boni financat kazino.

Bankat, per funksionin specifik te tyre, edhe mund te nacionalizohen perkohesisht, dhe kjo s'eshte hera e pare qe ndodh. Eshte si puna e atij robit qe ka nevoje per reanimacion, por qe nuk mund te rrije gjithe jeten aty.

Per me shume lexoni librin e fundit te xha Sorosit. Po akoma me intesante, gjeni sa lepushka beri xhaxhi jeshil me kapitallizmin qe po nep shpirt, ne pritje te autobuzit socialist.

 

Rob-terneti; "....Per me shume lexoni librin e fundit te xha Sorosit..."

Robo, di gje si quhet ky libri, dhe a eshte perkthyer ne shqip.

The Crash of 2008 and What it Means: The New Paradigm for Financial Markets

Nuk e di nese eshte botuar ne shqip.

E forta e ketij xhaxhit eshte se nuk ka vetem llafe. Psh duke kuptuar se c'po ndodhte, ai kthehet perkohesisht nga "pensioni," ben nja dy miliard $ me fondin e tij, dhe i keput dhe nje liber ne fund, per shplarje. Kombinim i rradhe i piratit me profesorin e financave.

 Nejse, nje lajm i mire prej xhaxhi piratit (simbas nje interviste te para ca diteve), ai nuk parashikon me zhvillime dramatike, prandaj dhe i eshte kthyer prap "pensionit" dhe thiorive.

Ed i nerum... Lexo sot per KTHIMIN e FAMSHEM te Emigranteve... Vete gjenia  e Marksit e mba parasysh RASTESINE qe e shpreh ne tezen se DOMOSDOSHMERIA e can RRUGEN neper nje varg Rastesish Pra po ndodh ajo qe askush nga te diturit kritike te teorise Marksit nuk e kishte parashikuar ne UURA- BURRA (urja -hipin smiley  e fteses per kthim qe i behet te shkolluarve  e te afteve te cqyer ne vendet kapitaliste per te marre  ne dore FATE e MEMEDHEMBJES ne rrugen e ndritur te Kapitalizmit.Nje krize e "lehte" e "kapercyeshme" por pak si me AFATE relativisht te gjata , beri te mundur dhe do te vazhdoje te beje ate qe nuk e bene me qindra thirrje Mixhistesh . Kthimi emigranteve.... Nuk do ti uroja nje trubullire te re Memdhembjes por do te desheroja nje SHKUNDJE TEEMETORE ne koken e te DITURVE qe nuk u mesuan ndonjehere te shprehen ne menyre JO RADIKALE ose si i thone popullorshe njeres prej vleresimeve me bajate e me pabuke..... ne Bardhe e Zi.

Karl-Marx-Hof, Heiligenstadt, Wien. (PS nje foto te pllakates se bronxte ne te cilen shkruhej ketu ka jetuar J. V. Stalin kur shkroi vepren Marksizmi dhe ceshtja nacionale, duhet ta kem ne shpi ne Tirane, nqse eshte gjalle shtepia nje here. po keshtu shtepine ku ka lindur Hitleri - pa pllakate kjo, c'ka i irritonte jo pak "doren e vet" simpatizante nen surdine). Kur historia nuk eshte mo burim emocionesh, kjo tregon nje hap evolutiv te papam.

http://farm4.static.flickr.com/3261/2568550554_804a5ae943.jpg?v=0

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).