Mania e madhe e shkollimit

Mania e madhe e shkollimit ka kap dhe moshat e medha. Edhe ke sistemi universitar part time, gjen dhe gra qe shkojne ne shkolle, gra te martume e me kalamaj dhe me i tufe me halle siper kurrizit...Korridori eshte plot me burrat e ketyre grave qe rrine i presin te mbarojne mesimin. Profesori qe ben shaka dhe u thote : ore po ju rrini qe rrini ketu ne shkolle kur sillni grate pse nuk vini dhe ju ta maroni shkollen.

desdemona

49 Komente

na ri admin,  o zogu, maje i cike frenen

fiu fiu ,

ca kishte kjo per shprehje dite tashti ???

apo qe te zbavitet i cike eT   smiley 

Por dhe po te kishte, ti e di qe ta kam nalu te me nxjerresh ne THenie smiley

hiqe please.

P.S. Po mu lejua une propozoj kete te Lizandrit

"E kuptove tani pse mendoj se kto tema jane plotesisht boshe. Biles me keq akoma kur di afrimitetin tend me ca persona qe jane ne "sherr" me Kadarene dhe akoma me poshte se ai si njerez, nuk mund te mos mendoj se postime te tilla pa asnje lidhje me aktualitetin, jane thjesht porosi apo deshire per t'i bere qejfin ktij apo atij. Megjithate une jam prape dakort me ato leksionet per idealizem, pavaresisht se vijne nga nje njeri qe duket sikur thote "Beni si them une e mos beni si bej une!""

Ca kishte kjo per shprehje dite? Po ja, flet per gjera qe kane kuptim pertej ca sherreve koti, e lagu s'e lagu. Flet per manite e shoqerise ne pergjithesi. Te jep nje ide te paradokseve te shqiptares/shqiptarit modern.

S'du me e heq! E kom qejf vete.

Hall kur studiojne e hall kur jo.E pse qenka mani kjo e shkollimit.Ku ti marresh mani te tilla qe te shtyjne te studiosh.ç'te keqe ka nese gra  me femije ,per te patur nje pozicion me te mire punues iu hyjne studimeve.Une them iu lumte se kane gjetur rrugen me te mire per te permiresuar jeten e tyre.

zana,

shkojne ne shkolle nuk do te thote domosdoshmerisht qe studiojne mi zemer.

 

Libri ne doren e nje fshatari, eshte si arma ne doren e nje psikopati!

Vret!

e ke thene pa pike ironie...... futja 1 shpulle vetes

E di qe ajo qe shkruajta me siper eshte e forte dhe e veshtire per t'u kaperdire, por... ashtu e mendoj.

ok mke kap mat me kete argument

Po s'e kisha per ty mor burre!

Pastaj s'ke pse te shqetesohesh! Keshtu jemi te gjithe! Kush me pak e kush me shume!

Kam degjuar se per te thene "jam nga qyteti X", duhet qe te pakten njeri nga gjysherit e tu te kete lindur ne qytetin X.

Jo vetem ne, por edhe femijet tane rrezik, nuk do ta kene shansin qe te thone se "gjyshi im ka lind ne X qytet" pasi ne Shqiperi keto shekujt e fundit sikur s'kane ekzistuar qytete ne kuptimin perendimor te fjales... me revolucione industriale, tregeti, kulture. arkitekture te zhvilluar, etj...

Vete xhaxh katnari na ka mesuar se ne kemi kaluar direkte nga feudalizmi ne socializem.

Kush ka origjine nga Shkodra dhe Korca qytet, i afrohet me teper konceptit bashkohor te qytetarit. Dhe kete e tregojne qe me shikim te pare. Nuk e kam fjalen natyrisht per fshataret qe kane zaptuar sot keto dy qytete.

PS: Jane mendimet e mija keto natyrisht.

 

cfare je duke thene?

... qe ne Shqiperi nuk ka patur qytete ne kuptimin bashkekohor te fjales... qe kane te bejne me nje perpjekje njerezore qe kalon nga rilindja tek neoklasicizmi, iluminizmi, revolucioni industrial, konsumizmi, post-modernizmi... etj, etj...

Dhe ato qe me teper i afrohen perkufizimit te qytetit bashkohor europian jane vetem Shkodra dhe Korca!

Ne kemi kaluar direkte nga feudalizmi otoman, ne komunizem, ne kapitalizem!

me duket se te kam keqkuptuar se mua po me dukej se ti po thoje se po te shohesh ndonje fshatar edhe meson se eshte me shkolle atehere duhet tbesh ndonje levizje refleksive edhe thihedheshe si suste mbrapa sepse ne te vertete ai eshte nje psikopat me hanxhar.

E ekzagjerova, per te shprehur me sakte konceptin!

...duke patur ne mendje Stalinin, Milloshevicin dhe Hoxhen si edhe kontekstin shqiptar!

Kjo nuk do te thote se nuk ka fshatare te nderuar, (fundja te gjithe jemi apo kemi qene te tille), qe kane bere gjera te ndritura jo vetem per vendin e tyre, por edhe me tutje...

Mjafton qe e gjithe kjo te kete nje rrjedhe llogjike dhe meritokratike, dhe te mos vije si rezultat i lavazhit mendor komunist.

 

Oisib me kete fraze te rendomte dhe krejt injorante ti ofendon

mbi 60 perqind te shqipetareve.Per 50 vjet keto fshatare punuan si skllever.

Prodhonin grurin edhe misrin,buken e grurit e hante qytetari, te misrit fshatari.Prodhonte mishin,qumeshtin ,frutat,perimet te gjtha shkonin

ne qytet ndersa fshatari ,priste kur te vinte ndonje dite feste, at-here edhe keto ishin te pakta ,qe te merte me racion ndonje cope mish.

Te gjithe ju qe mendoni se shkolla eshte mani e keni gabim trashanik.

Shkolla eshte dije, kulture ,edukate.Keta fshatare qe ti iquan psikopate,

dikure benin dhjetra km rruge per tu arsimuar ne qytet.Edhe sot ka qindra

djem e vajza qe shkojne neper shkolla ne qytet, por tani nuk shojne ne kembe si dikure se funksionon  transpoti kudo.Kujdes kur flet per fshatin.

..

 

... sepse politikat e zhvillimit i benin femijet e katnareve, (e per me teper edhe komuniste!)

Sepse vetem nje katnar i sapo qytetarizuar (padrejtesisht) e ka aq shume frike te shkuaren e tij katnare... deri ne ate pike saqe i heq ish-bashkepatriotit te vete... edhe bagetite.

 

E di ti kush eshte kulmi i kulmeve?!

Kulmi ikulmeve eshte qe nje katnari t'ja sjellin ushqimin nga qyteti!

 

Shkolla eshte vecse nje institucion qe te jepe instrumentet per te jetuar!

Nuk eshte e thene qe keto instrumente te jene ato qe bejne per ty ne nje moment te caktuar!

Ne vendet perendimore me nje tradite te gjate kapitaliste, fshatari, ushqente te birin i cili vendoste te shkonte ne qytetin me te afert per te punuar ne fabrike per te ushqyer te birin i cili mbase e mbaronte shkollen e mesme dhe fillonte nje pune me vete, per te ushqyer te birin i cili mbase mbaronte universitetin per te gjetur nje pune zyre, per te ushqyer te birin... e keshtu me radhe.

Ne Shqiperi, nje nder fatekeqesite qe komunizmi na la si trashgimi mendore, eshte edhe ideja fikse se shkolla ngre statusin tend social.

Nuk ka me te gabuar se sa kjo! Eshte nje nga fatkeqesite e ketij vendi!

Po na drejtojne fshataret!

Zot na shpeto ne fshataro-qytetaret!

S'eshte tamem kaq e prere me thike Olso. ideja qe shkolla te rrit statusin social s'eshte thjesht fshatareske, as e gabuar. Eshte statistike qe njifet gjithandej qe robte me diploma paguhen mesatarisht me shume se ata pa diploma.

Nga ana tjeter, ne Shqiperi ka nje perversion te situates: diploma shkeputet nga shkollimi. Dhe qellimi i te vajturit ne shkolle behet ajo copa e letres, jo arsimimi. Dhe atje fillojne problemet...

Sidoqofte, masivizimi i shkolles eshte fenomen qe sjell edhe gjera te tjera. Ajo qe me pelqeu tek thenia e mesiperme eshte kontrasti me shkollimit dhe nevojes per te qene te ruajtura prej burrave. Nje hap para, te pakten formalisht persa i perket shkollimit, dhe ca hapa prapa, persa i perket vendit te individit femer ne shoqeri.

E kuptoj penar. Me shkoi gjuha aty ku me dhemb dhembi.

Por nga ana tjeter mendoj se pikerisht ky kontrast qe ty te beri pershtypje, ka te beje me cekuilibrimet qe jane krijuar si pasoje e konsiderimit te shkolles si nje instrument per t'u ngritur ne nje nivel tjeter social.

Mendoj se niveli social eshte me i komplikar se kaq dhe nqs. ato vajza (se bashku me pemen e tyre familjare) do te kishin kaluar nje rrjedhe normale te ngritjes sociale, atehere s'do te kishin nevoje te shoqeroheshin nga burrat.

Pra kjo nevoje per t'u shoqeruar nga burrat tregon se ato jane me afer gjendjes se tyre fshatare (gati gati tribale) se sa asaj qytetare.

Per cfare ju duhen librat ne kete pike?! A s'do te ishte me mire qe te thurrnin triko leshi dhe t'i shisnin jashte shtetit sesa te harxhojne kohen me teori qe ne rastin me te mire, i kuptojne per se mbrapshti?!

Me fal per ekzagjerimin e shembujve, por thjesht per te shprehur me mire mendimin.

Eshte e kote te thuash qe te shkosh ne shkolle eshte e nevojshme. Ne kete rast vertet eshte per te qeshur fakti qe ne shkolla i presin akoma burrat me femijet, por ndoshta kjo vjen edhe nga gezimi qe nje person i familjes po "shkollohet". Nese kjo i jep atyre kenaqesi aq me mire. Edhe nese ketyre "katunareve" i duhet shkolla sa per letren, prape eshte me mire te shkojne ne shkolle se sidoqe te jete dicka do i ngelet ne koke. Nese ato gjejne pune edhe me nje cope leter nuk eshte faji i tyre. Me kohe gjerat do ndryshojne.

Tushe ti rrofsh per vlersimin, po une ksaj rradhe ndaj menimin me Penarin dhe ajo e jotja e meritote se mu me pelqeu. Ene kte ta thote nji rob qe s'ka lone gur pa lujte per te dale te tabela e nderit.

Shaben (Llukani) e kom kercenu ne shume menyra. Desha me e more me evte ene m'Kosove qe t'i bojsha nai foto kompromentuse, po s'me erdhi.

Blendit i kom lavderu vazhdimisht fotot ene komentet.

Penarit i kom fut mik gjysmen e fisit po prape se prape nuk e heq veton qe mos me qisin te tabela nderit. Kom msu ene une si ai veni pa emer qe nuk e le Gerrqia me hy m'Nato. U pa puna do nderroj emrin e do ta boj "Andon Ledhi" (me qe i kom fut mik pra gja mo) qe te me qisin aty. hahahahahaha

Jo per gje, por edhe ishte shume meskine ne shperndarjen arbitrare te hierarkive per te dale nga goja, le me per te qene shprehje dite.

Olso vallahi babe ja paske fut krejt kot m'ket teme! Ku e ke pa ket "evolucion" ne Perendim ti mer daje? Qe ke hallka e pare e ke gabim. Une nuk kom pa naihere fshatar te lumtur qe femiu t'i punoje ne fabrike.

Perkundrazi shoh njerez qe kane emigru qofte edhe nga fshatrat me te humbur te Shqiperise apo edhe mbare botes, qe krenarine me te madhe e kane kur femijet e tyre arrijne te mbarojne shkolla e universitete, e qe sakrifikojne gjithçka per kete.

Me thuj pak se cila o gjoja  e vetme per te cilen na permenin per mire ne vendet ku shqiptaret kane emigru ne mase si psh Italia. A nuk o pikerisht fakti qe pavaresisht veshtiresive, nje numer i konsiderushem studentesh dipllomohen ne universitete? Ne ç'aspekt pra mania jone per tu shkollu na qeka nje e keqe e trasheguar nga monizmi?

Sinqerisht per mu ne kete mes nqs ka diçka te trashegume nga monizmi, eshte ky afirmimi jot se te "drejten" per tu shkollu s'duhet ta kete gjithkush.

Per te mos fol per ate krahasimin me armen ne dore te psikopatit, se per ate ta dha pergjigjen shume mire 23-shi.

Sot nuk ekziston me as ne perendim! Globalizimi!!! Po ata mund t'ja lejojne vetes sepse urbanizimi ka shkuar edhe ne fshat.

Na lavderojne per dipllomimet, por realisht neve sa na hyn ne xhep kjo?

Ne nje vend i cili eshte ne zhvillim a nuk do ishte me mire qe te kishte me shume artizane se sa avokate e gazetare?

Monizmi i mori me zor fshataret dhe i coi neper universitete! Dhe disa te tjere i caktoi me zor neper vende te tjera. Varet si i sheh gjerat. Ishte gjithcka artificiale, e drejtuar nga nje dore e forte. Rezultantja nuk ishte rrjedhoje e nderveprimit te interesave te shumta qe modelojne shoqerite kapitaliste. Prandaj dhe pasojat e sotme.

Se fundi, ideologjia komuniste ne duart e Stalinit cfare ishte?! Po ne duart e Milloshevicit?! Po ne duart e Hoxhes! A nuk ishte arme?! Nga ishin keta?!

Nejse nje teori ishte... Kemi ende konflikt interesi per ta gjykuar me gjakftohtesi.

Olso ke ngatarru shume gjojna ketu o vlla. nuk o fare e vertete qe ka me shume te shkollume se te pashkollume ne Shqiperi. As nuk kone ngel pa bo punet se i kena pas robt te mbi-kualifikume. Perkundrazi ke plot hallexhinj pa shkolle qe jane gati te bojne çdo pune per te ushqy kalamojt.

Askush nuk te tha qe sistemi i perzgjedhjes se atyne qe duhet te shkolloheshin ne monizem ishte i drejte. Perkundrazi ta permena si dukuri negative.

Sa per punen e komunizmit pa i hy fare debatit a o i mire apo i keq, ti meno me verte se krimet qe u bone gjate komunizmit ishin se i ra nje katunari nje liber n'dore? Pastaj Dulla nuk qe hiç katunar mer daje (se atyne te tjerve s'ja u di mo prejardhjen)

Ja ke fut kot ketu Lizander.

Dulla ishte shembulli tipik i katunarise shqiptare qe pa bote me sy dhe u mbush me vrer nga ajo bote qe ja mbylli dyert, dhe si cdo katunar tjeter ne shqiperi ashtu si edhe Sala ose Zogu u bo diktator per ket milet qe lexon e nuk kupton.

se ku shkruajti Emigranti nje here ne nje teme dicka "qe vinte ere konviktesh" nuk ka shprehje me te bukur per te ilustruar Uriah Heep-et shqiptare qe sic tha Olsi e perdorin librin si arme.

Lizander,

Nuk thashe qe ka me te shkolluar se sa te pashkolluar. Thashe qe ne nje vend ne zhvillim si Shqiperia ka nevoje me teper per artizane se sa per avokate dhe gazetare.

Po!!! Dulla ishte nje cop katnari!!! Gjirokastra ishte vecse nje banjo turke (jo WC) e madhe per pashallaret. Asgje me shume se kaq!

Me thuaj kur eshte hapur Universiteti i pare ne Shqiperi, e te te them kur ka nisur (gati-gati) qytetaria jone! (Meqe ra fjala edhe kete Unin e hapi nje cope katnari!!!)

Une jam katnar! Ti je katnar! Ai, Ajo eshte katnare! Ne te gjithe jemi katnar!

Dhe ky eshte nje diskutim midis katnaresh!

Loja politike ne Shqiperi eshte nje lufte midis katnaresh!

E perditshmja eshte e katnarizuar!

Gjithcka mban ere patateje dhe domateje dhe... ere katnaresh!

Tirana vete, eshte nje metropol katnaresh!

Fisnikeria, ja mbathi pese shekuj me pare! E qe atehere s'ja kemi pare me fytyren!

Une mendoj se shkollimi eshte nje gje e mire. Po jap disa shembuj nga jeta ime personale ( jam nje plak 63 vjec ne mergim.)

- Ketu ne Zvicer qysh diten e pare qe shkon ne pune ( une kam punuar ne te shumten si punetor i perkohshem ) ai shefi i kantierit te pyet "a ka dhene provimin per elektricist apo jo?". Kur i thua "po" ben pune me te mira dhe paguhesh me shume, kur i thua "jo" ben punet e m...... dhe paguhesh me pak.

- Zvicerjanet shpesh thone, ne ketu ne Zvicer nuk kemi asnje lloj lende te pare prandaj duhet te mbijetojme vetem me cilesine e larte te  prodhimeve dhe sherbimeve tona dhe per te arritur kete na duhet shkollimi i perjetshem. Ketu kata edhe pasi kane mbaruar shkollen bejne shkollime te metejshme jashte kohes se punes. Keshtu paguhen me mire dhe kur ka krize si tani jane te mbrojtur nga  papunesia.Epo do te thote dikush nga ju, "ne nuk jemi Zvicer".Napoleoni ka thene nje gje te bukur : "Ushtar i mire eshte ai qe ne canten e shpines ka qostekun e gjeneralit." Gjeneralet ne kohen e Napoleonit kishin nje shenje dalluese, kjo ishte qosteku i gjeneralit.

Napoleoni e kishte fjalen qe cdo ushtar duhet te enderoje ( endrat nuk kushtojne) te behet gjeneral. E njejta pune pse te mos enderojme edhe ne qe Shqiperia te behet si zvicra dhe per kete ne radhe te pare duhet shkollimi,shkollimi edhe nje here shkollimi.

- Kur je pa shkolle ( i pakualifikuar ) je i pari qe pushohesh nga puna ne kohra krize.

- Kam pare njehere nje program televiziv ku po diskutohej per problemin e gjakmarrjes ne Shqiperi. Atje ishte i ftuar edhe nje kosovar qe kishte studjuar per shkencat juridike. Kur po shifnim programin ishin edhe disa zvicerjane te tjere. Nuk ju genjej kur ju them se isha aq krenar qe isha shqiptar, syte mu mbushen me lot dhe dridhesha i teri. Dhe e gjitha kjo vetem sepse ai djali kosovar diskutonte me kaq autoritet dhe kompetence duke cituar shume autore te letersise shqipe ( jo duke bertitur ), me argumenta qe bazoheshin ne historine e Shqiperise dhe te rajonit te ballkonit.

- Nuk e di ne se e teproj kur them se te gjithe armiqte tane kane dashur gjithmone qe shqiptaret te mbeten pa shkolle.

- Di  se nje investor i huaj perpara se te bej nje investim ne ndonje vend, nje nga pikat kryesore eshte shkalla e shkollimit te punonjesve te tij te ardhshem.

E di qe e zgjata, te me falni.

Te me falni qe po nderhyj gjithandej dhe po pervetesoj temen, por eshte me te vertete nje argument qe me intereson shume.

 

Plaku,

Nje gje eshte kualifikimi per profesione artizanale - nje gje tjeter eshte kur nje person qe vjen direkte nga fshati behet avokat, gazetar apo financier, etj...

Nuk eshte hera e pare qe te lexoj dhe te falenderoj per kete shembull thjeshtesie dhe urtesie qe transmeton ne kete forum.

Respektet e mija me te medhaja shkojne per ty! Dhe te uroj me te miren per femijet e tu!

 

Une mendoj se keto cilesi mund t'i keshe edhe dhurate nga Zoti, por mendoj se puna fizike, e perditshmja - e lodhshme, por edhe e bukur... t'i ka modeluar akoma me mire.

Ti nuk ke vendosur te mbijetosh duke u bazuar mbi disa koncepte apriori te induktuara te cilat e lidhnin te ardhmen tende me shkollimin e larte.

Ke bere ate qe realiteti te ka kerkuar.

Une, kete dua qe te ndodhe ne Shqiperi. Natyrisht qe ne kemi nevoje edhe per njerez me shkolle te larte, por shkolla nuk duhet te kthehet ne nje instrument qe ne menyre magjike transformon statusin tend social. Te behesh qytetar eshte me e komplikuar se kaq!

Duhet te shtrydhesh nje here muskujt, pastaj trurin!

Si mund te ofrojme ne sherbime, kur nuk dime cfare eshte produkti! Jeta nuk eshte vecse videogame dhe televizion!

Enzo Ferrari edhe pse nuk kishte mbaruar shkollen e  larte, krijoi makinen me te mire ne bote se bashku me katnaret e tjere te fshatit te tij.

Ne nje emision televiziv, nje nene e ve nga fshatrat e thella te veriut, po i lutej drejtueses se emisionit: "Aman... te pakten gocat te behen me shkolle te larte!"

Po c'shkolle te larte moj nene mizore?! Po mesoji moj gocat te bejne ate qe dine te bejne me mire... psh. triko leshi apo corape... apo, apo... edhe t'ja shesin botes, ne vend qe te shesin ndonje gje tjeter si sekretare neper zyrat e Tiranes.

Benetton ishte nje cope fshatari! Sot eshte nje nga njerezit me te pasur ne bote! E filloi duke shitur triko leshi me nje marke me emer francez te qendizur ne gjoks!

Une adhuroj keta lloj njerezish! Avokatet, gazetaret, letraret, filozofet, ekonomistet... e te gjithe profesionistet e inflacionuar te leshit... ne nje vend qe s'ka ende rruge e energji... me kane ardhur ne maje te hundes!!!

 

d.m.th paskemi te drejten t'u tregojme te tjereve se ca duhet te bejne me jeten e tyre!!! o.k. olsib, mund te fillosh te shtrydhesh muskujt duke shtruar rrugen para shtepise tende. 

 

p.s. parimisht jam dakord me ato qe thu, vetem ne rast se ato vajzat  (e te gjithe katnaret e tjere) e zgjedhin vete ta bejne. Edhe noj qytetar, ne rast se nderron mendje ... prej muskujsh jemi te ndertuar te gjithe.

Edhe une jam shume dakort me ate qe thua ti!

Cdo njeri duhet te zgjedhi cfare te beje me jeten e tij.

Nuk duhet t'ja zgjedhi partia apo...

...inercia e zgjedhjeve te partise!

...dmth. ne vazhdojme te bejme zgjedhjet tona mbi bazen e shplarjes se trurit qe na kane bere per 45 vjet.

 

Ky eshte thelbi i gjithe ketyre bla, blave te mija!

 Ah, per nje moment mu duk sikur po kerkoje te njejten gje qe kerkonte sistemi 45-vjecar, ngushtimin e hapesires individuale; brenda dhe vetem brenda asaj hapesire jane te lire te zgjedhin, meqe ajo iu ka rene per hise... apo?

Te me falni qe po nderhyj gjithandej dhe po pervetesoj temen, por eshte me te vertete nje argument qe me intereson shume.

po vallai, se di ca ndodhi kshu, dhe pse pati kaq reagime smiley

une vete i kam shume merak temat mbi katunaret dhe arsimin, por per zotin ate pasazh nuk e kisha ne lidhje me asnjeren nga keto. E kisha thjesht ne kuptimin e pare, ate te burrave qe presin grate ne korridor.

megjithate ,...........................ca me thone............spo di mo as une smiley

naten e mire smiley

Theniet e tua, jane si nje veper arti!

Secili i interpreton sipas botekuptimit te tij.

Naten! smiley

I dashur Olsib,

Te faleminderit shume per vleresimin dhe urimet.

Te uroj gjithe te mirat. Gjume te embel.

Ne nje gjimnaz te Frances erdhi drejtor i ri nje shume i shkolluar ,me mastera e ku di une thote rrefenja. I vendosur per mos mbajtur asnje punonjes pa arsim. Mbriti ku mbriti , dhe me se fundi zbuloi se edhe oxhakfshiresi ishte pa shkolle : Ultimatum :-Te pushohet ....Ju luten te gjithe mesuesist me "aman" Ishte shume duararte , ci shihte syri ja bente dora , ishte i vetmi ne qytet qe kishte aftesi te jashtezakoneshme praktike.etj etj  Jose JO ! Te Pushohet....

Pas 20 vjeteve u nenshkrua nje kontrate miljardere midis nje Biznesmeni Amerikan dhe nje Biznesmeni Francez , vazhdon rrefenja...te dy nga me te pasurit ne llojin e biznesit.U vune librat perpara , stilografet dhe ..Firmosi Amerikoni...Pas tij Francezit i afrun nje kuti boje, ngjeu gishtin vllai dhe vu VULEN..............Po Ju - u habit amerikoni..S'dini tefirmosni , dmth s'dini te shkruani , dmth s'paskeni  shkolle ?????? ...Eh qeshi Francezi, te kisha shkolle do isha ala Oxhakfshires...Ty Tushe ose si te dush (po po te them Desdemone je pa rryl ) te lumte shala e gjate pa e di une se sa shkolle e klase merr  smiley

Olsi,

po i bie shkurt se eshte vone: mos po ngaterron shkollen me profesionin?

E shtruar ne kete menyre pyetja, nuk di se si te te pergjigjem.

Le te themi qe persa i perket profesioneve u perqendrova tek raporti artizane-zyrtare.

Me qe kam shume kohe, jam i pa pune, desha te tregoj edhe une nje histori te bukur qe kam degjuar ne Shqiperi.

- Na ishte nje djale fshatari i cili ishte gjeni ne matematike. Pasi fitoi shume konkurse ne Shqiperi shteti e dergoi ne France per studime dhe se fundi u pe profesor ne univesitetin e Sorbones.

Mbas  shume vjetesh u kthye ne fashatin e tij. Kuptohet qe ai vazdhimisht dergonte leke ne shtepi per te ndihmuar familjen dhe familja sapo kishte arritur te ndertonte nje shtepi te re. Dita e pare shkoi shume mire. Te gjithe ishin te lumtur qe pas kaq kohesh u takuan. Duke filluar nga dita e dyte djali papritmas filloi te shkruante dhe zgjidhte formula te ndryshme neper copra letrash. Nena dhe babai e pyeten te shqetesuar disa here :"Ti ke ardhur per pushime ketu mor bir, na ler te te gezohemi, cfare shkruan gjithe diten e dites, cfare problemi ke, a mund te te ndihmojme ne, etj.,,etj" Djali pergjigjej :"Me vjen keq, por ju nuk me ndihmoni dot".

Pas nje jave, babai pyet perseri djalin ne se mund ta ndihmonte dhe pa pritmas djali i nervozuar i thote : " Ja mor baba. E shef ate BAJGEN ne trarin e tavanit.Ne c'fare kendi ka qendruar lopa dhe c'fare presioni ka patur BAJGA kur ka dale nga b... e lopes, per te vajtur deri lart ne tra?

Eh mor bir, pergjigjet babai. Kur ustallaret kane montuar trarin nuk e kane pastruar ate nga BAJGA e lopes.

- Nje gomar edhe po ta dergosh ne Oxford, gomar do kthehet ( kuptohet qe kjo thenie nuk ka lidhje me ate qe sapo ju tregova me siper )

M.gj.ate mendimi im eshte se shkolla eshte nje gje shume e mire, por jo gjithcka. Kryesorja te jesh njeri i mire qe kur te vdesesh njerezit qe te njifnin te thone :"Rafmet paste, ka qene njeri i mire".

Dikush ka thene gjithashtu: " Nuk eshte kollaj te jesh njeri i mire".

Plako besoj se nuk e ke llafin per matematicenin tone te peshkut LS apo jo.

Mos e ofendoni fshatarin,

se kjo nuk eshte e drejte,

ju qe i thoni fshatarit injorant,

ju jeni injorante dhe analfabete.

 

Sa mban kjo toke,

parazite,thashethemexhinj,dembele,

qe vetem fjale boshe dini te thoni

ju do te ngeleni gjithmone te mjere.

 

S"Ka mgel shkolla ta vleresoni ju,

qe akoma nuk dini te shkruan,

e jo ma te keni kulture

e te shani ma fshatarin.

 

Boll ma me keto fjale te ulta per fshatin mbi 60 perqind e shqipetareve jane fshatare

 

 

 

 

5* për idenë Mati.

-5 për rrimën.

Rima nuk ka shume rendesi se ishte krijim i castit,

E rendesishme eshte s"duhet te hedhim balte mbi fshatin.

Nuk po hidhja balte mbi fshatarin Mati, por po reflektoja mbi fshataro-qytetarin ish-komunist - kete krijese hibride, shume problematike (sipas meje).

Me vjen keq qe edhe pas nje sere shpjegimesh ti vazhdon te me paragjykosh.

Libri ne doren e nje fshatari eshte si si arma ne doren e nje psikopati.

Vret.

Keto jane fjalet e tua per fshatarin,-Olsib jane keto fjale qe ti thua qe te paragjykojne,sepse une nuk te njoh ty.

nuk besoj se e ka njeri ketu me fshatarin individ sesa me mentalitetin e ngushte fshatar.

edhe kjo mani per te marre nje diplome te shkolles se larte e ka burimin pikerisht te mentaliteti tipik fshatar qe na karakterizon.

me ate diplome ato grate gjejne nje pune te rehatshme ne administrate shteterore.

Dija nuk ka vlere ne shqiperi, gjendja e mjerueshme ne te cilen jemi katandisur e tregon vete kete, vlere ka ajo copa e letres qe e gershetuar me ndonje mik a parti a interes te ve ne pune dhe qe aty eshte shume e thjeshte si puna e policit qe kur mbaroi universitetin e gjirokastres per histori e gjeografi tha ta dija qe ishte kaq e lehte do mbaroja dhe te mesmen.

Ky korridori qeka ven ideal me perfeksionu tavllen (sidomos "qylin", qe s'para luhet shum). 

@ sogladyouremine

Eksperienca perendimore (te ciles ne i referohemi) ne meson se hapesirat individuale zgjerohen mbi baza meritokratike dhe mbi ndarje te qarta klasore.

PS: Imagjino sikur te isht nje video-game me nivele. Aftesia e lojtarit ka te beje me meritokracine. Nivelet jane klasat sociale. Pa nivele, aftesia e lojtarit nuk sherben per asgje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).