Mali i Zi kundërshton ndërtimin e centralit bërthamor nga Shqipëria dhe Kroacia

Mali i Zi bëri me dije dje se vendi i tyre ka miratuar një ligj që ndalon ndërtimin e centraleve bërthamore që në vitin 1995 dhe se ky vend nuk do të lejojë që të thyhen marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë ndërtimin e centraleve, të cilat kanë efekte edhe në anën tjetër të kufirit. Zëvendësministri i Çështjeve Mjedisore, Sinisha Stankoviç, tha se vendi i tij i ka paralajmëruar autoritetet e Tiranës se Shqipëria po vë në rrezik marrëdhëniet e fqinjësisë me Malin e Zi. Qeveria malazeze i bëri këto komente në një kohë kur shtypi publikoi të dhëna se kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe ai kroat, Ivo Sanader, mund të nënshkruajnë një marrëveshje për të ndërtuar një central bërthamor në Shkodër, pranë liqenit, në kufi me Malin e Zi. Sipas të dhënave, centrali që mendohet të ndërtohet do të kushtojë 4 miliardë euro dhe do të ketë një kapacitet prej 1 mijë e 500 megavatesh. Kompania kroate e energjisë, HEP, do të jetë ajo që do të marrë përsipër ndërtimin e këtij centrali dhe një pjesë e rëndësishme e energjisë do të shkojë në Kroaci. Autoritetet malazeze thanë se ato nuk kanë marrë asnjë ftesë për të marrë pjesë në ndërtimin e këtij centrali.

13 Komente

po prape ky Mali i Zi ...cfare kujtojne ata se ne duhet ti marrim dhe ata ne pjese te centralit, cu bo pastaj central european? ose ata nuk do te na "lejojne" ta ndertojme? me duket se jane rrite shume ne mend keto malazezet! puna eshte ta ndertojme se nuk po i rruhet kujt per malazezet ...

mali i zi as nuk prefeon e as nuk do ta lejoj nji ndertim te tille ne  shkoder,se edhe ne shkoder kan fillu protestime dhe kundershtime me ket projekt.shkodra nuk asht koshi i plehnave te shqipnis,dhe as nuk pranon nji gja te till me pasoja katastrofike per tan floren e faunen shkodrane.mos harro se nji central i tille arrin me degradu nji liqen te tan ku temperaturat detyrimisht do rriten ne ujnat eketij liqeni .e tjetra mos harro se shyqyr qe shkodra sot mas 16vite embargo,qe qeverit e tiranes i shkaktunen per shkak te mosmarrveshjeve te at hershme,per qeshtjet e kosovs.ne jena qyteti qe kena pagu shum shtrejt haraqin e konfliktit ne ish jugosllavi, e sot ne kerkojm fqinjsin emire mes tan ballkanit,se kena ken qyteti ma i hapun dhe ma i frekuentumi ne rajon,e boll patme diktaturen qe na shkatroj ne temel, etash ka ardh koha me shikju drejt dyrve te veriut te shkoders,qe te qojn neper evrope.....se ne shkoder boll kena mbi shpind,kaskadat e lumit drin ku cdo sekond ne shkoder rrijm te merakosun per noj incident te mujtun natyror.masanej tjetra asht se berisha po fillon me rrejt  si shum se edhe per centralin ne jug qa nuk priti me llap por sbani gja vec sa gati acaroj iranin,per asgja..........me ket program berisha ka humb shkodren ket her ne prag zgjedhjesh.ka kujtu se po ban dicka?por sditi me rrejt ket rradh ...........ose asht tjetra arsy se don mi dhan fund karriers se tij politike?nji pjes emire e shkoders asht kunder ketij projekti e pa pelqimin e banorve atje ska shance as berisha e as kush tjeter ne bot me vu tullen e pare..........

Do ja veme flaken shqiperise,termocentrale nukleare dhe qymyri per kroacine,italine e greqine.Mbetje toksike mos ka kush,te na i sjellin se i pranojme me marrveshje te stilit gangster.Po i perdhunojne shqipetaret para e mbrapa,ketu duhet te kete protesta e referendum e jo gjendje kome.E mos te mundohet kush te na i shesin keto si investime,se po te ishte ashtu do e mbanin tymin e qymyrit dhe skorjet nukleare apo edhe rrezikshmerine e radioaktivitetit per vete ato vende.Duron shqipetari duron

Po Franca dhe 3/4 e vendeve te BE qe i mbajne skorjet nukleare ne vendet e tyre mos jane idiote?

Ky eshte vertet nje investim i mire dhe nese jemi me mend do te jemi te pavarur nga ana energjitike.Sllovenia ka cantral atomik.Po ashtu edhe Bullgaria.Mos jane me budallenje se ne ato?

Pastaj nese ka radioaktivitet dihet se edhe Italia dhe Greqia do te preken nga kjo gje.Pra te gjithe do te jene te interesuar te mos kete trazira alla 1997 me ne Shqiperi.

Mos u merrni me gjera qe nuk jane ne fushen tuaj.Lerini shkencetaret te thone fjalen e fundit dhe mos lejoni qe gazetaret te behen dhe shkencetare.

Une habitem pse mos ta zhvillojme turizmin e fitojme para ashtu si italia,greqia,kroacia,mali i zi dhe e blejme energjine se do kemi para ashtu si keto vende qe e blejne  dhe centralet te rrine ne bullgari etj.Une mendoj se keto gjera behen me plan sepse nuk ka mundesi qe ne plazhet tona te kete ndertime pa kriter,nuk ka strategji zhvillimi te turizmit,nuk nderhyn qeveria,keto duan ta bejne shqiperine WC e rajonit,sepse edhe fqinjeve u intereson kjo,rrofte korrupsioni ne kurriz te shqipetareve

Shqiperia,edhe pse sot asht nje vend anetar i Nato-s,nuk ka standarte dhe kapacitete te ndertoje,e aq ma pak te pershtase me ekosistemin e saj nje Central berthamor.Ne kena shume probleme te tjera per te zgjidhur,para se te shkojme tek ideja e ndertimit te nje objekti te tille.Me pare duhet te forcojme institucionet e shtetit,te arijme standarte demokratike si bota e qyteteruar,te integrohemi ne agjensite e specializuara te botes,e pastaj gjerat vijne me rradhe.

Persa i perket idese se nje Centrali berthamor ne afersi te liqenit te Shkodres,kjo asht nje çmenduri e rradhes e kryeministrit tone te nderuar.Ai ne fillim foli se do ta ndertoj me Italine,tashti hidhet e thote se ka biseduar me kroatet.Kjo asht vetem halucinacion i tij,per nje Shqiperi superfuqi enegjitike ne rrajon.

Ne duhet ti bijme kembanave te alarmit,perpara se kryeministri yne te lozin mendsh.

 

Para me shume se 20 vjet kam qene me nje kolegun tim ne Milano. Shkaum prane MontedisonIT. Konzerni me i  madh kimik ii Italise.Donim t'ju shisnim kromin tone. Ne portin e Durresit kishim gjendje me shume se nje miljon ton krom.Shefi i seksionit te importeve na ftoi  per dreke dhe qe te mos e zgjas na tha nje gje qe nuk e kam harruar edhe sot :

- Ne italjanet kemi nje bregdet te mrekullueshem, ku vine per te bere pushimet shume njerez. Me te qeshur shtoi : "Gjermanet punojne si te marre gjithe vitin, dhe kursimet e tyre vine e i lene ketu ne itali kur vine me pushime ne vere.

- Ne italjanet nuk shofim me larg se hunda jone. Neve kemi zhvilluar industrine kimike dhe mbeturinat i hedhim ne det. C'fare na duhet industria kimike kur Zoti na ka dhuruar kaq shume km det.

- UROJ QE JU SHQIPTARET TE MOS BENI GABIMET QE PO BEJME NE. KAM QENE NE SHQIPERI. ESHTE KAQ E BUKUR DHE E VIRGJER. DO TE ISHTE MEKAT TA SHEMTONIT SI NE.

Nuk po e shemton njeri pasi nese e ke idene perse behet fjale mbeturinat berthamore nuk hidhen ne det por groposen ne male gje qe Shqiperia e ka me shumice.

Edhe njehere po ju them lejoni shkencetaret te thone fjalen e tyre dhe mos i beni gazetaret te bejne shkencetarin.Sa per dijeni SHBA qe eshte ne shenjester te terrorizmit islamik do te ndertoje jo nje po 50 centrale atomike.

Di gje Solidanosc se ku do ti groposi ShBA ato mbetjet nga 50 centralet berthamore?

Aha, po flet per "Yucca Mountain". Po mire para se te marresh pjese ne nje diskutim te ketille pse nuk ndjek keshillen tende dhe te pakten te mesosh me teper per ceshtjen. Jo per gje po "Yucca Mountain" nuk eshte perdorur asnjehere, ka qene e bllokuar prej vitesh dhe administrata Obama nuk e shikon me si nje mundesi per te strehuar mbetje radioaktive.

Heres tjeter mos ju fut kot diskutimeve qe s'te perkasin thjesht per hir te bindjeve partiake.

 

...ESHTE KAQ E BUKUR DHE E VIRGJER. DO TE ISHTE MEKAT TA SHEMTONIT SI NE...

Po te ecim me kete llogjike duhet te jetonim si  ne rendin primitiv.

Kryeministri i Malit të Zi tha se nuk ka nevojë për shqetësime lidhur me centralin bërthamor të propozuar për t’u ndërtuar nga Kroacia dhe Shqipëria.

[insert caption here]Kryeministri Millo Gjukanoviç tha dje se kjo nismë është ende në fazën fillestare dhe se Mali i Zi do të marrë pjesë në bisedimet me zyrtarët e të gjitha vendeve të rajonit.

Ai tha se nëse planet nuk ndryshojnë, atëhere bisedimet do të përqendrohen në çështjen se ç’duhet bërë për të garantuar se centrali bërthamor nuk do të dëmtojë mjedisin, sigurinë ose shëndetin e banorëve.

Centrali bërthamor është propozuar të ndërtohet në afërsi të Shkodrës, pranë kufirit me malin e Zi.

Një zëdhënës i qeverisë kroate konfirmoi të mërkurën se Kroacia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një dokument kornizë për ndërtimin e centralit të përbashkët bërthamor.//ii

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).