LSI-PR, emrat e kandidatëve për deputetë në disa qarqe

"Të vegjlit" shpalosin. Heshtin PD-PS

 

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane janë ndër të paktat parti "me peshë" që kanë filluar prezantimin e kandidatëve për deputetë. Ndryshe nga "të mëdhenjtë", ata preferojnë të shpallin emrat për t‘u testuar në elektorat dhe më tutje për të grumbulluar votat. Drejtuesit e këtyre partive, në takimet elektorale nëpër rrethe të ndryshme, shoqërohen nga kandidatët për deputetë. Një skemë kjo klasike e sistemit të mëparshëm zgjedhor, ku çdo kandidat përkonte me një zonë zgjedhore. Emrat e parë që dalin publikisht do të shoqërohen edhe me të tjerë gjatë ditëve, deri në fillimin e fushatës elektorale. Sakaq, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk kanë bërë asnjë prezantim zyrtar të kandidatëve. Në dyjavëshin e parë të muajit maj duhet që të gjitha forcat politike të dorëzojnë listat e rreshtuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim është ndër të parat parti politike që nisi zbardhjen e emrave të listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e qershorit. Kreu i kësaj force politike e ka nisur nga vetja prezantimin e listës. Disa muaj më parë ai bëri të ditur se pas disa legjislaturash nuk do të kandidonte më në Skrapar, duke publikuar njëherësh kandidatin e radhës, Nasip Naçon. Me afrimin e zgjedhjeve, LSI-ja ka intensifikuar prezantimet e kandidatëve në të gjitha qarqet, megjithëse krahasuar me emrat që duhet të dorëzohen para fushatës në KQZ mbetet ende shumë punë. Aktualisht, Meta ka prezantuar njëherësh 6 kandidatë në Qarkun e Beratit dhe duhen ende dhe dy emra të tjerë që të plotësojnë listën. Më pas, është Qarku i Dibrës prej të cilit do të dalin gjashtë deputetë. Lista e këtij qarku verior është e vetmja që ka marrë dhe miratimin e kryesisë qendrore, renditje që kryesohet nga Monika Kryemadhi. Njëkohësisht ka nisur të zbardhet lista për Qarkun e Tiranës. Përveç kandidimit të kreut të LSI-së, prioritet u janë dhënë figurave të njohura të partisë, por edhe emrave të rinj të angazhuar së fundmi. Mësohet se kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho, do të jetë e treta në listën e kryeqytetit. Mbeten ende për t‘u zbuluar edhe emrat e Qarkut të Fierit, ku LSI-ja synon të marrë më shumë se një deputet. Deri më tani janë të konfirmuar Dritan Prifti dhe Spartak Braho. Mungon ende vendimmarrja për disa qarqe të mëdha, si Durrësi, ku njihen dy emra, Elbasani me tre emra etj.

PR

Referuar kampit të djathtë, kanë filluar të zbardhen edhe surprizat e 28 qershorit për Partinë Republikane. Në Qarkun e Korçës, ku gjithsej do të shkojnë në Kuvend 12 deputetë, Partia Republikane ka publikuar listën me 11 kandidatë. Në krye të renditjes, personazhi që do të kërkojë votat në këtë zonë është Myrvete Pazaj. Kandidatja 54-vjeçare, që kryeson listën e republikanëve në Qarkun e Korçës, ka mbaruar studimet e larta për Inxhinieri Ndërtimi. Në vitin 2005-së, ajo ka qenë kandidate për deputete në Kuvend dhe nga 1995-a deri në 2001-shin ka qenë e anëtarësuar në Partinë Demokratike, për të shkuar më pas në Partinë Republikane. 30% i përfshirjes së femrave në politikë do të jetë një premtim i mbajtur nga republikanët për zgjedhjet e qershorit. Nga tre emrat e parë në Qarkun e Korçës, dy janë femra. Në Elbasan, emri më favorit i republikanëve është ai i kryetarit të grupit, Arjan Madhi. Në Qarkun e Beratit, Astrit Veliaj është ndër të përzgjedhurit nga kryesia e Partisë Republikane. Emër ndaj të cilit, kohët e fundit, janë lëshuar mjaft akuza nga kampi socialist. Në Qarkun e Shkodrës është menduar të futet në listat e PR-së edhe Neritan Alibali, megjithëse kandidatura e këtij të fundit është ende në diskutim për ndonjë qark tjetër. Në rajonin e Gjirokastrës, kryeson listën e republikanëve Ditar Hodo, Irena Shehu dhe pasohet nga Mihallaq Çapullari.

Emrat e LSI-së, të renditur sipas rendit alfabetik

Qarku Tiranë

Edmond Panariti

Erisa Xhixho

Filloreta Kodra

Ilir Meta

Ilir Dashi

Luan Rama

Pëllumb Xhufi

Shezai Rrokaj

Viron Bezhani

Qarku Elbasan

Bujar Kllogjeri

Rexhep Bica

Zenun Bullari

Qarku Dibër

Agim Hysa

Bajram Krashi

Ilir Balla

Lutfije Meta

Monika Kryemadhi

Nazmi Kaja

Qarku Shkodër

Nora Malaj

Saemira Laçi

Seit Fishta

Sokol Axhemi

Vjollca Vuçini

Qarku Gjirokastër

Genc Sinoimeri

Luan Memushi

Qarku Berat

Gledian Rehovica

Nasip Naço

Mustafa Muçi

Petrit Ago

Sadik Muka

Tomorr Kapllani

Qarku Lezhë

Gjovalin Bushi

Ndre Legisi

Qarku Durrës

Artur Zheji

Lefter Koka

Qarku Korçë

Mishel Papakozma

Petrit Vasili

Qarku Fier

Dritan Prifti

Spartak Braho

Qarku Kukës

Zef Çupi

Qarku Vlorë

Nikollaq Neranxi

Shkëlqim Selami

Emrat e PR-së, të renditur sipas rendit alfabetik

Qarku Tiranë

Fatmir Mediu

Qarku Elbasan

Arian Madhi

Qarku Shkodër

Neritan Alibali

Qarku Gjirokastër

Ditar Hodo

Irena Shehu

Mihallaq Çapullari

Qarku Berat

Astrit Veliaj

Qarku Korçë

Afroviti Gusho

Artan Dvorani

Alfred Gega

Alfred Pine

Avdyl Spaho

Eva Riska

Gerond Sevrani

Ilir Koroveshi

Myrvete Pazaj

Vasilika Çaushi

Ylli Qirinxhi

1 Komente

Me ben pershtypje kandidatet e LSI per Durresin, Lefter Koka dhe Arturo Zheji.

 I Pari u perfol per lloj-lloj dallarevash ne kohen e Nanos, gje qe e detyroi ndoshta qe te mos ri-kandidonte ne Durres ne 2007 per Kryetar Bashkie.

I Dyti, qe njihet qe eshte nje miq i ngushte i Fatos Nanos, (edhe ne pije), tregon edhe njehere lidhjet e keqija qe mban politika Shqiptare me boten e Mediave apo te "Anal-isteve" qe bejne opinionin publik ne Shqiperi.

Lidhjet Polike-Media jane te rrezikshme per demokracine, ndoshta me te rrezikshme se ato Politike-Biznes. Jemi ne 2009 dhe keta kandidate nga "shoqeria civile" vazhdojne akoma te hiqen si te pavarur nga njera ane, kurse nga ana tjeter rershtohen ne listat partiake per nje cope karrike deputeti.

 Shembulli i Saltimbankos Saimir Kodra ishte nje nga te shumtit, por ai deshtoi ne 2007; jemi ne 2009 dhe akoma ka njerez nga "shoqeria" civile qe pretendojne te behen deputete ... te pakten te marrin shembull nga Fahri Balliu, se ky i fundit te pakten e ka ndershemerine t'a pranoje publikisht se me ke eshte ne politike dhe se kujt i sherben - prandaj ka kandiduar per partine qe mbeshtet si deputet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).