Lotë në 4 të mëngjesit, "game over" mes Bjordit dhe Adelës

Lidhja mes Brojdit dhe Adelës brenda shtëpisë së BB-së, duket se ka mbaruar. Dy të rinjtë e bërë të njohur për puthjet e fshehta, ndjenjat për njëri-tjetrin dhe problemin e paragjykimeve, kanë vendosur që t'i japin fund telenovelës "Bjordi& Adela". Ata kanë pritur që ora të kalonte 04.00 e mëngjesit, për t'i thënë njëri-tjetrit se nuk mund të vazhdonin më në atë formë. Bjordit i mungonin prekjet dhe puthjet e Adelës, ndërsa vajza tha që ishte e gatshme të bënte çdo gjë, por nuk e linte mentaliteti ku kishte jetuar. Pasi kanë qarë me radhë për lidhjen e tyre, ata kanë zgjedhur që të mos lodhin më njëri-tjetrin dhe si dëshmitarë të kësaj ideje kanë pasur Adin, i cili u ka thënë se e kishte parashikuar prej kohësh këtë gjë.

 

 

Gjithçka ka nisur paraditen e së hënës, kur Bjordi është shtirur si me dhimbje barku dhe i ka qëndruar shumë larg Adelës. Vajza nga Kavaja është shqetësuar, por edhe është bërë xheloze për këtë sjellje të Bjordit, dhe i ka kërkuar që të shpjegohet. Edhe pse brenda një shtëpie me shumë banorë të tjerë, ata kanë gjetur mundësinë për të qëndruar vetëm në një prej dhomave të gjumit, ku pak pas mesnate kanë nisur të diskutojnë për lidhjen e tyre.

 

Adela ka rishpjeguar problemet e saj dhe mentalitetin e mbyllur të Kavajës (qytetit të saj), i cili e pengonte që të shprehej hapur në lidhje me atë që ndjente për djaloshin 21-vjeçar. "Zysha" ka pranuar se pëlqen të rrijë me djalin që vjen nga Italia. Ajo i ka thënë se ndihet shumë mirë me të dhe se i ka pëlqyer që në momentin e parë që janë takuar brenda shtëpisë së BB-së. "Unë do të doja të bëja shumë gjëra me ty, por e kam të pamundur. Jam përpara një zgjedhjeje të vështirë. Ose duhet të të bëj ty të ndihesh keq, ose duhet të bëj dikë tjetër që të ndihet keq. Nuk di ç'të zgjedh, gjithmonë e gjej veten në situata të tilla dhe nuk e di pse",- ka thënë Adela, por Bjordi i është përgjigjur se për këtë gjë është vetëm faji i saj dhe i mentalitetit të prapambetur që ka. "Këtu kam gjetur njerëz që i dua dhe që më bëjnë të ndihem mirë. Ai je ti Bjordi. Me ty ndihem shumë mirë",- ka thënë vajza. Të ndërprerë disa herë nga banorët e tjerë të shtëpisë, Bjordi dhe Adela janë detyruar që të dalin në oborr dhe të vazhdojnë diskutimin e tyre për atë që po ndodhte.

 

Bjordi është treguar i vendosur në idetë e tij, duke i shpjeguar Adelës se është lodhur shumë për të, por nuk ka marrë asgjë në shkëmbim. "Në dashuri duhet të japësh dhe të marrësh. Unë kam dhënë shumë për ty, kam ndryshuar shumë gjëra nga vetja ime, vetëm për të kënaqur ty, ndërsa ti nuk ke bërë asgjë. Të isha jashtë shtëpisë, nuk do të isha marrë asnjë sekondë me ty, por do të isha larguar. Ti ke probleme të mëdha me veten dhe më ke vënë përpara dy zgjidhjesh: Ose të vazhdoj të rri me ty në këtë mënyrë që më bën të vuaj, ose të largohem prej teje. Jam lodhur nga kjo gjë, nuk mund të rri më kështu me ty, prandaj vendos që të largohem. Kjo e jona nuk ka qenë një lidhje e mirëfilltë dhe unë do të doja më shumë nga ti. Tani je ti ajo që vendos",- i tha Bjordi.

 

Vajza nga Kavaja është vendosur në një pozitë shumë të sikletshme dhe ka nisur që të shpjegojë se janë paragjykimet e njerëzve ato që nuk e kanë lënë të bëjë atë që do me të. Pas shumë debatesh, ajo duket se është dorëzuar, duke i thënë Bjordit: Do të bëj gjithçka që dëshiron ti. Vetëm më thuaj çfarë do dhe unë do ta bëj për ty...".

 

Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi Bjordi i ka kërkuar që ajo të lirohet nga paragjykimet dhe më pas të flasin sërish se çfarë mund të bëjnë bashkë.

 

Ora 03.00 e mëngjesit dhe situata është nxehur, teksa të dy të rinjtë i kanë shpjeguar njëri-tjetrit që do të donin të bënin shumë gjëra bashkë. Dhe në momentin kur u duk se lidhja e tyre do të kalonte në një nivel tjetër, të dy janë larguar. Adela ka pranuar se nuk mund të kalojë mbi botën ku është rritur, ndërsa Bjordi ka pranuar që nuk mund të rrijë dot më me të. Pasi kanë qarë në krahët e njëri-tjetrit, ata kanë vendosur që të rrinë vetëm shokë. Por, Adela ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ata janë shumë larg për të qenë shokë. Ky moment e ka vendosur në pozitë të vështirë Bjordin, që është lëkundur nga pozitat e tij të forta që kishte në fillim të debatit. Ai ka kërkuar që të jenë ende shokë. Në këtë moment, në oborr shfaqet Adi, i cili pasi dëgjon bisedën, bie dakord me të dy të rinjtë, duke u thënë se ata nuk mund të kishin asgjë mes tyre, pasi ishin shumë të ndryshëm. E vetmja mënyrë ishte që të dy të jepnin shumë për njëri-tjetrin, por Adela nuk mund ta bënte këtë gjë.

113 Komente

Adela eshte fajtore karshi Biordit sepse,plus moshes me te pjekur ajo eshte mesuese ku vajti aftesia pedagogjike e saje me c"far metaliteti i meson nxenesit .Ajo edhe i thonte Bjordit qendrom larg edhe e joshte,Bjordi per moshen qe ka qendron me lart se Adelajda

Per mua Adela qendron shume me lart Bjordit, ajo eshte ku e ku. Bjordi me zor flet shqip. Adela eshte vajze me vlera, por meshkujt shqiptare jane shume posesive me femrat. Bjordi eshte mesuar ne itali, ku femrat jane putana. Adela eshte mesuese, ajo ka dhene dicka per kete vend. Ndersa Adi Pabuksi per mendimin tim qendron me lart se sa Bjordi, dhe se sa Adela qe eshte siper Bjordit.

Paragrafi kyc per mua qendron ketu:

Vajza nga Kavaja është vendosur në një pozitë shumë të sikletshme dhe ka nisur që të shpjegojë se janë paragjykimet e njerëzve ato që nuk e kanë lënë të bëjë atë që do me të. Pas shumë debatesh, ajo duket se është dorëzuar, duke i thënë Bjordit: Do të bëj gjithçka që dëshiron ti. Vetëm më thuaj çfarë do dhe unë do ta bëj për ty...".

 

Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi Bjordi i ka kërkuar që ajo të lirohet nga paragjykimet dhe më pas të flasin sërish se çfarë mund të bëjnë bashkë.

Vajza duke qene nga Kavaja ka menduar mos Bjordi kushedi se cfare do. Por Bjordi duke qene i emancipuar i ka thene se s do te beje asgje per te cilen me perpara nuk kane diskutuar. Per Bjordin me se tepermi ka rendesi procesi i kalimit te paragjykimit, se Bjordi ka nje mision emancipues. Por per mua prape ngelet me e mira Adela, qe buzet ia hongsha

 

eh, ate thuj pra.

Te pakten jane te dy te bukur si yje smiley

Po ta kthesh ke BB televizorin te pakten ka lezet cifti, jo kokepalame si Nocja me Olsin vjet smiley

Bjordi eshte si rrush qe ja hongsha synin ...

Nuk jam dakort Sol. Per mua kontradikta (edhe pse duken shume kontradikta, ne fakt ka vetem nje qe shfaqet ne forma te ndryshme, ne varesi te ores dhe vendit kur dhe ku zhvillohet biseda) qendron pikerisht ajo qe paraprin oren 4:

Ora 03.00 e mëngjesit dhe situata është nxehur, teksa të dy të rinjtë i kanë shpjeguar njëri-tjetrit që do të donin të bënin shumë gjëra bashkë. Dhe në momentin kur u duk se lidhja e tyre do të kalonte në një nivel tjetër, të dy janë larguar. Adela ka pranuar se nuk mund të kalojë mbi botën ku është rritur, ndërsa Bjordi ka pranuar që nuk mund të rrijë dot më me të. Pasi kanë qarë në krahët e njëri-tjetrit, ata kanë vendosur që të rrinë vetëm shokë. Por, Adela ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ata janë shumë larg për të qenë shokë. Ky moment e ka vendosur në pozitë të vështirë Bjordin, që është lëkundur nga pozitat e tij të forta që kishte në fillim të debatit. Ai ka kërkuar që të jenë ende shokë. Në këtë moment, në oborr shfaqet Adi, i cili pasi dëgjon bisedën, bie dakord me të dy të rinjtë, duke u thënë se ata nuk mund të kishin asgjë mes tyre, pasi ishin shumë të ndryshëm. E vetmja mënyrë ishte që të dy të jepnin shumë për njëri-tjetrin, por Adela nuk mund ta bënte këtë gjë.

Emancipimi dhe paragjykimi, realiteti dhe deshira, e shkuara dhe e sotmja shfaqen ne kete episod si dy kahet e nje reaksioni kimik qe shnderrohen ne njeri-tjetrin pa pushim - deri ne oren 4.

Por, jam dakort: Adela eshte nga Kavaja.

Adela, qe buzet ia hongsha...

Sol, po c'jane keto fjale per zyshen?! smiley Ajo eshte luftetare per emancipimin e Kavajes, njesoj si Shkurte Pal Vata... Po sikur kavajsit jane majt gjithnje per njerez te emancipum... pune barcaletash, kam nigju... smiley

S'e kuptoj indiferencen me te cilen kalohen disa tema kaq te rendesishme tek peshku.

 

Dhe asnjehere s'do e kuptosh.Pike! smiley

Turp! I gjithe faji eshte i Sali Berishes.Kavaja eshte bastion i demokracise dhe shikoni se sa paragjykime ka ky qytet! Pas dy ditesh futemi ne NATO dhe ala jetojme me paragrafet e pashkruara te Babe Qamilit! Ne themelet e antaresimit ne NATO (Rozafa Moderne) po sakrifikohe dashuria e nje vajze qe kerkon pak freedom!

PS: Paragrafi me lart ishte karemi sa me terheq vemendjen per peshqit e politizuar deri ne qelize.smiley

Tani te kthehemi te ceshtja po kaq me rendesi sa antaresimi ne NATO.

Bjordi aq sa e kam ndjek BB me duket djale simpatik (jo vetem nga pamja) xhentil me femrat dhe mjaft i mencur per moshen(packa se veshtiresia e artikulimit ja zbeh kete tipar)

Sic po lexojme nga Shekulli , ndarja per mua eshte e natyrshme. Adela dhe aq sa ka bere ka guxuar shume, shume fare. Duke mos guxuar te shkoje me tej, mbetet brenda natyres dhe mentalitetit te saj duke treguar edhe nje shenje qe eshte me kembe ne toke dhe e orientuar. Edhe  Bjordi eshte perseri brenda natyres dhe koncepteve te tij mbi jeten, femrat dhe raportet intime.

Kemi te bejme me perplasjen e dy mentaliteteve: nje kulture tradicionale kur femra deshiron te jete vetvetja por mbetet rob i opinionit vrastar dhe nje kulture e hapur (sex revolution-68 ose 69 po deshetsmiley kultura e hapur e diskotekave dhe pub-ve ku sexi okasional eshte nje gje normale.

Ishte per te qeshur dhe per te qare mbreme kur BB ju kerkoi konkurenteve te visheshin me rroba banjoje dhe vajza nga Lazarati nuk u xhvesh (edhe pse u paralajmeruan sanksione) kurse Zjusha doli me rrobdeshamer dhe u vu ne siklet duke treguar jo vetem se sa eshte e ngarkuar me paragjykime por edhe se sa shume komplekse kishte per trupin e saj (ketu Soli ka te drejte:vetem buzet dhe syte i ka per sevda...smiley

Por, i dashur Spiritus, ashtu si edeh Soli, ju po mbani nje qendrim tejet maskilist dhe te nje njeriu te kontaminuar keq nga konsumizmi. Me vjen shume cudi te konstatoj se si nje njeri i lecitur ne filozofi si ju, por edhe si Soli, nuk arrijne ta shohin Adelen si nje shenje subversioni ne nje inskenim si BB ku mbizoteron tirania e intimitetit. Duke ju kundervene BB, Adela profilohet si rezistenca e fundit e femres qe guxon te zgjedeh te beje ate qe ndjen, qe guxon te mos permbushe pritjet e nje shoqerie te konsumuar dhe konsumiste. 

 

Sic e ka paralelizuar edhe shoku parafoles, a eshte antaresimi i Shqiperise ne NATO integrim i yni, apo in-tegrim i NATO-s, ne nje kohe qe mosintegrimi i Adeles, mos eshte valle mos-in-tegrim i Bjordit?

Une jam shume feminist. Prandaj dua t'ja haj buzen...Por ke te drejte, Kavaja eshte shume ambient maskilist. Une them qe Kavajen t'ia falim grekeve.

jo vetem feminist, Sol. Jo vetem. Edhe kanibalist. Ky lloj kanibalizmi i pafre i shfaqur ne kete diskutim ve ne rrezik jo vetem Adelen dhe femren Shqiptare, por edhe ate te NATOs dhe BE.

Kanibalizmi pritet te jete reciprok. Te pakten ne kete sens e kisha une...

jo, Sol, te lutem, mos kerko alibira jollogjike. Akti i reciprocitetit nuk mund te aplikohet ne nje rast te tille. Dy jane skenaret: ose do t'ja hash ti buzet asaj, ose ajo ty. Por, ajo nuk mundet - kete ja shpjegoi ne menyre shume filozofike, ashtu sic di te beje shqiptari i zakonshem qe akoma nuk e ka njohur Muc Nano, Bjordit. Keshtu qe je TI ai qe do ja haje buzet, dhe duke bere kete, TI nuk kryen vetem nje akt kanibalizmi por i heq adeles edhe nje nga te drejtat themelore te njeriut: ate te fjales. (teknikisht e pamundur per Adelen pa buze)

per me teper qe, duke ndjekur debatin per cmimet e shumices, eshte e veshtire qe nje ushqim qe ti ble te te haje ne fakt ty (perjashtimet ndodhin vetem ne SHBA). megjithate, teknikisht, duke qene se ngrenia behet me dhembe dhe jo me buze - me perjashtim te akullores- shoket ne fjale mund edhe te hane buzet e njeri-tjetrit. pyetja eshte: tani qe na ka ardhur Bjordi dhe NATO-ja, ku eshte tregu i buzeve mashkullore? ne te kundert rrezikohet procesi konvergues, ose ne gjuhen e popullit, vendi yne rrezikon te gllaberohet perfundimisht nga fqinjet greko-serbe.

Jo moj shoqe nuk ka me asnje rrezik gllaberimi sepse garanti eshte NATO.Akoma me nacionalizma te vjeteruar ju. Akoma me keto sendergjime njeqindvjecare ....

spiritus ma hiq nje fiksim: c'dmth sendergjim?

Un nga Emigrant e kam lexu dhe e kam marre si te mireqene smiley -Trendafil me ere -(La-rosse dmth )Kliko ne google dhe shiko se si e kane shpejguar peshqit smiley

mmmmm nuk kuptova gje aty une. por sendergjim, nga fjala send, prapashtesa -er dhe prapashtesa -gjim me duket ose materializim ose objektivizim dhe asnjera nga keto nuk me shpjegojne fjaline tende.

emigrant, meqe je?

trop, tani e pashe; per mua eshte "jetersim".

Ndoshta ju kam keqkuptuar Tropizme, por, a nuk eshte NATO, dhe BE qe e pason, hapesira ku toleranca dhe bashkejetesa me tjetrin, pranimi i tjetrit dhe i kultures/mentalitetit te tij jane ne themel te binase qe eshte ngritur siper? Duke perjashtuar Adelen ne veme ne pyetje vete themelet e binase!

Ah jo e dashur Radioebomevete, ne ate rast do te flitej per kointegrim smiley

Mesazhi emancipues qe percjell BB, dhe te gjithe emisionet e ngjashme, me perjashtim te Kafazit, eshte ky : "A nuk mund qe t'ia japim gjithe pushtetin femrave dhe meshkujt te merren vetem me sherbime seksuale per shefet dhe me art?". Dhe te paguhemi vetem me pije alkoolike dhe me ushqim.

Ua ,s'dike fare ti Sol.....Endrra e djemve te sodit.....Obo bo,i prishe te gjithe keshtjellat .....

Jo e dashur Self, jemi ne nje linje mendimi por erezat maskiliste qe une i hedh sa me zbukuru biseden ti mos i merr  si paradigma  ime fondamentale maskiliste.smiley

Perkundrazi.Me shume kuptoj Adelen se sa Bjordin.smiley Cfare mund te beje me shume nje vajze nga Kavaja demokratike nen syrin vezhgues te BB?

Brrrrr nje hapsire pa pike intimiteti kjo ne BB...smiley

Ju femnat me duket keni thjesht inat qe si keni buzet si Adela

 smiley

hihihii

Jo bre burre se nuk ua falim Besen grekerve ne!

Ne prandaj kemi vene 9 tabela "Kavaje" qe greket te mos dine cila rruge te con ne fakt aty.

Une them qe Kavaja i perket Greqise, ose Greqia Kavajes, sepse they do it the Greek (or Kavajian) way...

A ka mundesi te mos e prishim edhe ket debat me intelektualizma dhe me fjale teknike. E kemi thene tashme, terma te thjeshta, qe mberrijne ne zemer te popullit...si te gjithe Kavajsit, ose liderat me origjine prej andejmi

Edhe ti Sol me serioz ne opinionet qe jep per 30 % . Sa kohe ke pa shku nga Blloku mor lal?? Buze si te Adeles ke me cmim shumice anej smiley

Even for free... smiley dhe krejt natyrale... pa botox... dhe jo vetem buze...

Jam aktualisht ne bllok. Por, mallit te mire nuk i bie cmimi, me gjithe oferten e madhe e me gjithe krizen ekonomike...

Tani te presim te derguarin e posacem nga Parisi mbi komentet "Le Monde" mbi  korelacionin dhe kunderthenien e dy ngjarjetve  epokale: Ceshtja AB.. dhe antaresimi ne NATO smiley

pytje per femnat: si e ka emrin ngjyra e fustanit & buzkuqit te ksaj.

Zanfi???

PS Do i them Tushes kur te vije; u be merak ajo...  smiley  

Zanfi sma vari mramë smiley

unë u shkëlyva duke i fol smiley

jam adhnu smiley

Ndaj qave ne 4 te mengjesit ti Tushe? smiley

Per temen, isha krenare me peshkun qe ishte Bjord-Adela free, po aha .... lol

Nuk ka liri ne ket vend thote mire Lubonjeza..

Te dhenat e fundit thone qe tregtia me pakice eshte rritur, inflacioni eshte ulur dhe goditjet nga ana e ofertes te vitit 2008 jane shuar tashme. Prandaj i thote Bjordi Adeles "po te isha jashte shtepise, nuk do isha marre asnje sekonde me ty, por do isha larguar".

ja nje perpjekje serioze per te kuptuar pertej fasades se maredhenies Bjord-Adele. Faleminderit Peter Pan. Pertej teorise se ofertes dhe inflacionit, nuk duhet te neglizhojme faktin se ishte ora kater e mengjesit; ka studime serioze qe vertetojne se transaksionet ekonomike vuajne gjithmone nga gabimet te medha statiskore ne kete ore te dites. Ketu, ne rastin e Adeles dhe Bjordit, kemi, mbi te gjitha, nje rast te nje komplikacioni shume dimensional: pertej asaj qe eshte thene kemi edhe komplikacionin qe sjellin lotet dhe mungesa e zgjedhjes.  Dhe, se parafundi, mos harrojme rolin e Adit. Ishte vertet kaq rastesor shfaqja e tij pikerisht ne oren 4?

Ciles ore i referohesh ti SMR? Se nga detajet e vogla zbulohen kontradiksionet  e teorive te medha. Me habit fakti qe ti shikon konspiracion edhe aty ku nuk ka. Sipas kesaj teze i bie qe zenka Bjord_Adela eshte nxitur nga armiqte tane tradicionale ne prag te antaresimit ne NATO. Dhe duke vijuar logjiken (tende) i bie qe Adi eshte ne sherbim te lobit greko-serb.Cudi, se kisha menu kaq te thelle ceshtjen.

Po te lexosh me vemendje komentin per Adin ne artikull (por edhe ato qe tha Soli, dhe sidomos largimin e tij te befte pasi i rreshqiti goja dhe tha ato qe tha) te behet me se e qarte.

Në këtë moment, në oborr shfaqet Adi, i cili pasi dëgjon bisedën, bie dakord me të dy të rinjtë, duke u thënë se ata nuk mund të kishin asgjë mes tyre, pasi ishin shumë të ndryshëm. E vetmja mënyrë ishte që të dy të jepnin shumë për njëri-tjetrin, por Adela nuk mund ta bënte këtë gjë.

Adi, mban ashiqare teorine se te dy duhet t'i jepnin me shume njeri-tjetrit. Duket sikur eshte i paanshem, por nuk eshte keshtu. Ne te gjithe e dime qe Adela nuk mund te jepte me shume!!! Edhe Adi e dinte!

Ishte dicka para ores kater kur u shfaq adi. Te gjithe flinin. Edhe ne te dy. Vetem Adi jo. Perse valle? A e ke pyetur veten, perse te ishte Adi zgjuar ne ate ore te mengjesit? C'e mundonte? Po ta kesh vene re me kujdes, ai, Adi, ju shmang cdo lloj verejtje qe kishte te bente me pagjumesine e tij - kuptohet per t'ju shmangur inkosistencave.

Pikerisht, Spiritus, sic e thua edhe ti: nga detajet e vogla zbulohen kontradiksionet  e teorive te medha.

Teme shume bukur. Pese yje.

E ndjej se kjo dite 2 prilli 2009 do te jete shume e begate me postime madheshtore. Nuk di c'te them tjeter, vec thjesht : falemnderit bro', falemnderit. Keep in touch, mer !

Mas gjith ketij debati une shtroj pyetjen, a ka jete eprtej se majtes dhe te djathtes?

Sa per punen e kanibalizmit, sqaroj qe shprehja te hongsha buzet eshte shprehje metaforike.

ata qe shofin krize gjithandej jane paranojake.

ketu eshte teme vetem per laca dhe per goca te bukra, te tjeret le te hikin anej nga temat serioze ku mund te jesh cinik, intelektual dhe i pakenaqur se nuk arrin kurre te kryesh marredhenie seksuale me personin qe do!

Mas gjith ketij debati une shtroj pyetjen, a ka jete eprtej se majtes dhe te djathtes?

po, sigurisht qe ka, ne Schlaraffenland.

kush e ka pare filmin "Malena". adelen do tja presin floket e do ta rrahin ne shesh t'kavajes grate e lagjes, duke e share e cjerre! dhe pas disa vitesh do vije goni nga sherbimi zjarrefiksor e do ta martoje! haha!

O Blendo ke filluar te mbulosh big brotherin tani? smiley 

te gjitha komentet duket se jane shkru ne 4 te mengjesit,njeri me i bukur se tjetri, u argetova me shume duke lexuar kto se barsaletat.-ha-ha-ha.mendoj se telenovela bjordi-zysha nuk ka mbaruar akoma,se shpejti do kemi te servirur dhe aktin e 3.

ne aktin e trete bjordi del homoseksual duke thyer zemrat e gjithe cikave t'shqipnis, kurse adela i thote qe ende dashuron zjarrfiksin e saj... 

pastaj papritur adelina ngel me barre edhe revistat e shumta hamendesojne se ai duhet te jete i fjordit... fjordi nga presioni i medias e publikut peson nje atak paniku edhe fluturon vendin me drejti te paidentifikuar... per disa kohe ai humbet nderkaq qe adelines i fryhet barku perdite... nje dite pastaj fjordi kthehet edhe mesohet se ka qene ne spanje... ai thot se ka mesuar prej gabimeve te tij dhe eshte bere pishmend qe e ka lene adelinen por tani ai do i qendron asaj prane dhe nuk do e le me... dhe shton nenze se ndoshta mund te jete teper vone...nderkaq qe te gjitheve u ben pershtypje shendeti i rene i fjordit... dikush guxon te thot se ai ka filluar heroinen... por ai heshtet nga opinioni publik... pastaj nje dite papritur merret vesh se fjordi ka vdekur dhe atehere e mesojme se ai ka pas side! skandal! e tmershme! po adelina....? O ZOT! Po femija? me se fundi behen 9 muaj dhe te gjithe presin me padurim te shohin nese femija do te jetoje..... doktorret thon se nuk mund ta dine nqs adelina eshte mbartese e virusit... me se fundi ajo lind dhe femija ehste nje derrkuc!

adelina peson traume psikologjike por pas 4 javesh ajo eshte gati te hyj ne big brother perseri... ktu ajo i ben shume tributa fjordit edhe lidhjes se tyre.. aq shume sa publikut i cahet trapi edhe e nxjerrin qe javen e pare... adelina zhduket nga drita e bliceve dhe rrota e historise!

as-ha-ha me duket 1 mbyllje interesante,une propozoj nje tjeter fund per telenovelen,-zysha si vajze e "emancipuar"thyen paragjykimet e opinionit dhe vendos te vazhdoj ne idilin e saj te dashurise,por teper vone, bjordi eshte lidhur me adin,i cili nga ana e tij gjen "gezimin" e munguar prej kohesh,adela e zhgenjyer tenton te vetevritet,por nderhyrja e qetsorit shmang tragjedine.(mekat te humbiste nje yll si  zysha),ky i fundit i ofron adeles 1 jete te re  ne dukatin e "emancipuar"larg paragjykimeve,ajo do te jete zysha me e lumtur e shqiperise, dhe do te punoj part-time te lokali tij,keshtu dhe qetesori duke perfituar nga popullariteti i heroines me te re made in albania,arrin te shlyeje borxhet... ne fund jetuan te gjithe te lumtur e te gezuar.

mfal qe nderhyj, po dukat, per fshatin (e vlores) behet llaf?

Nga Dukati Vlores ku ka dukat tjeter ne Shqiperi.

po ai i vlores eshte,edhe dukati ka perfaqesuesin e vet ne B.B.

nga dukati dhe e ka emrrin Qetsor smiley

po ke pare ti qe duket me tere mend i qete, dhe gatuan mire.

po i mban me buke ato kokepalaret smiley

kaq, mo teper mos me pyet se une se shof, vec kur qelloj naihere ne ndonje vend ku TV nuk eshte prone e imja smiley

Sa genjen dhe ti o Tushe(kemi pas nje tushe qe eshte ber per rahmet.po dhe asaj si pushonte goja nje fshat ngaterronte hahaa).Une si sho fare keta BB se jam merzit me top-median se na i futen me champions dhe se rinovova kontraten,Sho GF e talianit se e jep 4 free,dhe ka me shume gili vili.Qetesori ja u ka fut se ai gatuan dhe keta se nominojne per te dal se ngordhin per te ngren pastaj smiley

po po dhe plaku me plaken time shofin GF se osht qyl  me kabell ene knej smiley

krejt si puna jote smiley

une kam 1 vit qi nuk blej mo subscription digitalb, jam rehat.

Shof vetem fevziun dhe flej gjume pastaj smiley

Si s'pertoni mer, ju kam zili, is it a blessing or a curse per ne qe s'kena fatin te shohim Big Bro smiley

PS: sol, me dore n'zemer sol, se gjynof smiley

Adela, nuk eshte e prapambetur, thjeshte ka zgjedhur kete petk per te fituar pike, edhe per tu bere me interesante ne syte e popublikut.Duke luajtur me sensualitetin perzier pak me tabun qe ajo kerkon te thyej.

 

Edhe Adeles, i interesojne vetm 70mij eurot, qe i duhen per te blere shtepi ne Tr( euro ka shkuar edhe 130 te ka lezet shpirti  me i fituar ato). I bie 130 x 70 = 91 milion leke (te vjetra). Qe adela as nuk i ka parre ne ender tek shtepia vet. Kurse tek shtepia burrit mbase po.

Telenovela perfundon:

 

Bjordi do iki ne itali , do marri pjese tek uomini & donne.

Qetesori do beje kamarierin vete tek lokali vete, do dali ja 3-4 here tek Bluetoothi(se nuk do e nxjerrin me shpesh ato se do kerkoi leke ai per foto,gazeta shqiptare merr leke per te nxjerr aty, si i merr Zajmines, ose pseuod kengetarve te tjere shqiptare).Keshtu qe e shumta e shumta do fitoje naj vend te 3 Qetesori , edhe te ardhurat komplesive do jene 7 mij euro, duke futur ketu edhe leket qe ka kursuar duke mos henger buke ne shtepi te vete,se ka henger tek BB.

 

Adi, do filloj perseri Heroinen, edhe do te pije gratis ja ca nete, tek ato Pub me menaxhere ex-Bb e vitit te kaluar.Pastja degradim total.

 

Republika, fiton 70 mij euro. Hap nje universitet privat per Policine bashke me naj kusheriren e Bujar Nishanit. Futet vete, dipllomohet, merr edhe nje master, edhe e mbyll shkollen,Se sdon te prodhoje me konkurent per kete sektor.

 

Adelajda.thjeshte do te qaje me shume, kur te jete vetem me shtepi. Pa kokrren e lekut, se edhe ato leke qe ka kursyer nga puna, rrogen qe se ka prish, qe eshte tnai aty brenda, do i harxhoje me taxi( se smerr do furgon se eshte Vip i momentit) per te shkuar tek Episodet e tjerea te BB, per te bere opinionistetn. Kete po heq edhe ai i shkreti Pavlini, qe e ftilloi pizen me 2 kafshata ne studio (skishte henger i shkreti as dreke). Adela do marri ca ftesa per te bere modelen, por vetem ne kopertina mode, jo Top modele skene,se i ka kembet si Kupshe qe luanim ne me llastik. nuk ia vlen, do vrasi veten sigura Heidy Klum pastaj.

Ne fund Adelajda do jetoje e lumtur, ne Luz ku edhe ato pak nxenes qe e mbani mend do ti marrin autograf, kot sa per ti bere qejfin. Por e keqe eshte se ajo e shkreta, sdo te dije as te beje ditarin, sepse me PArt Time e ka marre shkollen ne Elbasan( vetem 2 vjet,se se ka mbarua akoma).

Konkluzioni.Kush ka vetem buze te bukura, nuk eshte qe i bejne aq favor vajzes, sa i beri gjoksi Ciljetes per karrieren.

 

 

 

etj etj etj

Sa shume qe keni folur. Une kujtova se kjo tema ishte genjeshter per 1Prillin smiley

C'genjeshter mi goce, kane shkru carcafe e kane hap qitape e guglla smiley.  Alamet rrene lol.

Seriozisht, me vje keq qe s'englendisem me Big Bro smiley .  Ta merr ty andej nga xixat?

 Jo, mua ketu s'ma merr, po gjyshja s'humbet asnje sekonde se eshte ne krevat dhe ate ka argetim, kshuqe me azhornon sa here qe shkoj smiley

 Ta degjoje kur komentonte si rrihnin dybekun smiley dhe benin punet e shtepise, te keqen e opinionistes smiley

 Dhe duhet te theksoj qe perfaqesuesit e Vlores ne BB jane hallall!

Epo t'ka faj gjyshja? smiley

Sipas gjyshes dhe Tushes, delegacioni i Vlores qenka per se mbari lol, edhe cun tekstualisht dukat, qe dhe gatu smiley Po s'thone kot me mire syckat se nami, si per gocat, si per cunat vlonjate smiley

PS: sol me dore ne zemer sol smiley

 

Gjyshja madje nese ndonjeri rrihte mire dybekun thoshte: Ky do jete ai nga Dukati smiley.

 Eshte dhe Arjoni nga Vlora, po jeton ne Tirane smiley

Ore, po vetem une s'i shihkam keto?!Ama ky cuni ne pikturre qenka alameti! 

Hajde, belààà, hajde! smiley

I hodha nje sy komenteve dhe me ben pershtypje qe ka mjaft komente nga ju me flamur joshqiptar, si dhe flisni ne detaje per personazhet e Vellait te Madh. Sinqerisht habitem se si paskeni aq shume kohe te shikoni VM. Ju vetem fizikisht jeni jashte Shqiperise se menderisht dhe shpirterisht jeni komplet brenda. Po pse rrini aty ? Apo per te marre ate lemoshe apo asistence sociale? Kthehuni ne atdhe dhe pepni fund vuajtjeve absurde!

Edhe ju me flamur shqiptare po te vezhgozh komentet tuaja flisni ne detaje per jeten kendej per aktoret, filmat dhe VIP perendimore!  Ju fizikisht rrini ne Shqiperi se menderisht she shpirterisht jeni komplet jashte.. Po pse rrini aty njer ?? Apo per te na care bythen neve sa here vime aty ne Shqiperi per pushime? Ikni dhe ju hajdeni kendej te kuptoni praktikisht se c'do te thote shprehja "fluturim me ashtu ne ashtu"    smiley    smiley 

P.s. Nuk e kam me Berberin, qe eshte burre zotni!

Sa shume do kesh ndenjur duke menduar per te arritur ne kete perfundim.Ca nga ju duan te hiqen si te zgjuar po ja fusin si kau peles.Kushdo e ben si i do qejfi,te pakten ne nuk mbushim kafenet si parazit dhe te merremi me llafollogji pa bereqet.Te ardhka keq per buxhetin e shteteve ku jetojme ty po ik a derbardhe ndrite ti qe je aty,se ne nuk ju hyjme ne pjes.

Hollandishtja ime eshte 1 pjese e 6 gjuheve qe flas, s'jane tregues koordinatash gjeografike por interesi. smiley

Se shoh mo...ama ky cuni qenka cute, e riperseris. Single eshte? smiley

osht si rrushi mi si rrush smiley

single mo, 21 vjec. hala si ka dale qimja smiley

I love you Tushe..    smiley 

Sorry La_rosee  i'm taken... Better luck next time..   smiley

Tushe, mos na u bo maskiliste tani! Perderisa meshkujt e suksesshem kane gjujne cironka, kam te drejte ne una te gjuj gjethe te njoma.

jo jo

me moskeqkuptove.

une thashe Jepi !! Go for it smiley

lexo ma poshte smiley ke komenti im tjeter

Vesa te lutet xhaxhi as mos te te shkoje ne mendje te lidhesh me ndonje mashkull shqiptar. Shiko te ardhmen xhan, nostalgjia vetem te brengos. 

ai cuni rron n'itali Vese,

mos caj koke, ska lidhje fare me shqiperine.

dhe shqipen e flet me hope si puna jote smiley

Po si fluturohet ketu me ashtu smiley  Nga Adela, te brenda ene jashte, te single e te double, me gjuhe e pa gjuhe smiley

... pa dallim flamujsh smiley

PS: Iriso, t'fala gjyshes edhe amanet Big Bron-n i thuj, se vetem ate do pys knej e tutje smiley

hej La_rosée kur te lidhesh me Bjordin a i merr pak nr e mamit. Se me terhiqte shume edhe ishte beqare. 

 

Nder te madhe do na besh.

 

Shume Faleminderit.

mamin e ka cool bjordi, une ia adhuroj (qe te sqarohet gjithe gjeja, une kete e bej qe te stepen mamate e tjera te shqiptareve qe cojne femijet tek big brotheri - pamvaresisht faktit qe disa prej tyre mund ta shohin si nxitje)

O Castor paske shume pretendime ti!  smiley

kot po hyj edhe unë se nuk e kam idenë se për çfarë flitet, po desha vetëm me pyt: kanë dal çuna të bukur në pazar?

se jemi te interesum, jo për gjë. edhe moshista nuk jemi

 

Liqeni, oh, you broke my heart! smiley

Berberi smiley Hahahaha! Boooh! Une s'prononcohem ne lidhje me kete teme...

Castor, une s'thashe qe du  t'i fus te emen n'shpi. Ti po deshe, beje.

Blete, ate po iu thoja dhe une! Lerini moshizmin menjane, xhanem. Mjaft me me meshkuj te konsumum nga femrat dhe jeta.

 

qyqja,

kush qenkan kta meshkuj te konsumum nga femrat mi amannnnn ??

smiley

Cdo mashkull + 25 vjeç me pamje normale(e natyrisht jo me vetull pakistanezi), nje dipllome sapo i ka bere te 22-tat, ene tre kacidhe n'xhep. Ndaj parulla ne kete rast do ishte"go for -25". Meshkujve me "eksperience jete"(aka meshkujt qe vrapojne mbas cdo gjallese te seksit femer) iu ka ikur moda. Welcome meshkujve - 25, dinamike, plot gjalleri dhe unspoilt by the female creatures.

A'men, sis'!

amen moj amen

se ata pjekurit i kane marre, kshu qe dum sdum ke keto 25 ose -25 do hame nai gje smiley

smiley

I don't mind, Tushe. smiley

Tushi, do te te jap noj "t'pjekun" borxh po deshe se kendej nga anet e mija s'i merr kush t'pjekmit. Ose jam une magnet t'pjeknish(ene kjo ka mundesi).

 

Sado që të pish, je për tu admiruar për aftësinë e gjykimit.... smiley

Faleminderit (kjo në emër të kategorisë smiley )

Ed, prekem gje ne ate sedren e pothter mathkudholle? Bote femrash katile dhe kjo! Solidarizohem totalisht me ty!

Ajo përgjigjja ime ishte për të famshmen Tushe... ju të tjerat...siete fuori clasifica smiley, jo për gjë, por po të merresha me juve, Tushja përveçse malok e pervers, do t'm'fuste edhe ndonjë denuncim për pedofili smiley

Ahhhh mosha e tretë smiley

ti je kamionist mer dak.

nuk te shkojne femnat e njoma.

ti normal duhet te palosesh nai peshe te ronde smiley

ti hysh me themeli hihihiihihi

Edrus, nuk ke moshe per keto muhabet ti!  Kur ke qene adoleshente ti Edrus rrishe me ore poshte ballkonit te nje vajze dhe u gezoshe pa mase kur dilte me hape rrobat dhe ti hudhte syte.  Tani nje adoleshent jo vetem qe ben seks me nje bashkemoshatare, por ka edhe luksin ta filmoje me telefon lakuriq... qe te ju lavderohet shokeve   smiley

 

si qekam djeg per pune dy vjetesh mo...a sikur te kishit ekzistu icik me para mi femnat e sotme

Blete ja se tani do vihen ne radhe gjithe çunat e peshkut qe mendojne se jane me te mire se ata ne BB dhe qe normalisht preken ne seder. smiley

...ehh eksperjencaaaaaaaaa !!!!!...  smiley 

ata t martumit do donin te ishin piciruk beqar.....e piciruket beqar dun me u martu me zore....

foli i çik foliiiiiiiiiiiiiiiiii smiley

për hajër ishalla. na thoni ku ta vemë gurin për radhën. smiley

Se shoh mo...ama ky cuni qenka cute, e riperseris. Single eshte? Smile

Merre me vete kët, çoje në Luvër. smiley

T'i bëjmë çift, "Motra Tone" dhe "Cute Bjordi" smiley

Made in Albania. smiley

 

La Rosse.. mund te na thuash me teper per ekstazen, ose ndoshta do e quaje shperthimin e diges ormonale ne eksperiencen tende me nje mashkull fidan?

Jul, bagazhet e mija per Paris tashme jane te bera, ene e kupton vete qe ca jave Sorbonne duan nje gardarobe me variacion...S'kam me vend, pastaj, Paris canaille...shume surpriza per te vajtur e bagazh-uar me Bjorda . smiley

23, s'jam e interesume. Mgjth flm per oferten...! smiley

Kur do shkosh? Të të bëjmë një vizitë po na ra ndonjë rrugë andej. smiley

Je mese i mirepritur. Infot me te detajume t'i kam peshperit ke veshi. smiley

23, ehhh... smiley

btw La Rosse ajo s'ishte vertete oferte, you know that right?

bjordi do fitoje.as adelajda e as republika por bjordi.

Si ka shkuar mbreme seanca henore...Di gje gjyshja e Irisit??

eh, si do ja benim pa BB dhe ngjarjet e magjishme te tij.... nuk di! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).