Ligji për taksat vendore, flet-rrufe në Kuvend

Me shpejtësi të madhe, Berisha i kërkon Topallit miratimin e variantit të ri

Ligji që kufizon bashkitë dhe komunat në politikat e taksave për biznesin e vogël ka mbërritur dje në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm dy ditë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Ky është ndër rastet e rralla kur qeveria nxiton të miratojë një ligj që kufizon bashkitë dhe komunat që të hartojnë politikat e tyre fiskale sipas prioriteteve. Në thelb bëhet fjalë për taksën mbi tatim-fitimin e biznesit të vogël, e cila është bërë 10 për qind, nga 1.5 për qind që ishte mbi të gjithë xhiron vjetore. Ndryshimet e këtij ligji erdhën pas debateve të ashpra në distancë mes Kryeministrit dhe liderit të PS-së, duke akuzuar njëri-tjetrin për politika diskriminuese ndaj biznesit. Bashkia thotë se nuk i ka rritur taksat, por ka prekur vetëm tarifat, në raport me përmirësimin e shërbimit, kurse qeveria pretendon se bizneset e vogla po paguajnë më shumë sa duhet.

Sipas ligjit ekzistues, pushteti lokal ka të drejtë që ta ndryshojë nivelin e taksës për biznesin e vogël në kufirin plus-minus 30 për qind. Brenda këtij kufiri, qeveria u la të drejtë vendorëve që të lëvizin, sipas prioriteteve që kanë, duke respektuar edhe qëllimin e decentralizimit. Sipas qeverisë, në një kohë kur bashkitë dhe komunat kanë rritur ndjeshëm tarifat ndaj bizneseve, në të vetmen mënyrë ku duhet të ndërhyjë qeveria, është niveli i kufirit të taksës, e cila tashmë propozohet të bëhet "plus 10 për qind dhe minus 30 për qind". Pra, bashkitë dhe komunat nuk kanë të drejtë që t‘i ulin taksat më shumë se 30 për qind dhe njëkohësisht nuk kanë të drejtë që t‘i rrisin më shumë se 10 për qind, kur më parë ishte 30 për qind.

Burime zyrtare nga Kryeministria deklaruan dy ditë më parë se, "për arsye se në drejtim të Kryeministrit kanë ardhur kërkesa të shumta nga përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët kërkojnë hyrjen sa më shpejt në fuqi të ligjit që mbron biznesin e vogël nga tatimet abuzive, të cilat e rëndojnë atë, Kryeministri Berisha ka komunikuar me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë dhe i ka kërkuar asaj që të bëjë çdo përpjekje në mënyrë që ligji, i cili mbron biznesin e vogël nga tatimet abuzive, të miratohet sa më shpejt".

4 Komente

Përse të mbrojë vetëm biznesin?
Nëse do që t'i bëjë gjërat tamam, të vinte edhe kufinjtë e çmimeve që bizneset aplikojnë për mallrat apo shërbimet e ofruara... Nëse këtë nuk e bën sepse nuk mund të ndërhyjë në mekanizmat rregullues të tregut, atëhere nuk duhet të ndërhyjë edhe në punët e bashkive (që shfrytëzojnë po të njëjtat mekanizma të ekonomisë së tregut).

Eshte thjesht fushate Ed, fushate per Tiranen smiley

Normal qe eshte fushate o Llukan :

Edi Rama ngeli "thate" sivjet, se ju miratua buxheti i Tiranes, si "Pirroja i Epirit" : Ju desh te korruptonte keshilltaret e partive te vogla per te marre votat qe i numeroje vete; me vone ju desh t'i jepte nje luge te mire dhe LSI, qe te heshte kur kaloi buxheti, pas refuzimit te Prefektit te Tiranes ... pra, nga buxheti i Tiranes, Rames i hyne leket pak dhe teper vone per fushate elektorale.

Rama s'ka per te pasur mundesi te inauguroje asnje veper te madhe gjate fushates, se dhe ato pak qe kishte planifikuar, dolen bllof nga bllokimi i fondeve. (S'po flas ketu per Unazen, qe s'ka per t'u bere kurre nga Rama).

Nga ana tjeter, nevoja per para rritet sa me teper qe afron beteja e madhe, sepse fushata zgjedhore eshte si nje fushate lufterash. Dhe si tere luftrat, paraja eshte vendimtare. Gjitashtu, lufte gllaberon shume para.

Per te gjetur para, Rama mendoje te rrise ne max taksat vendore (30 % per 2009, sa ja lejonte ligji). Bizneset po vuajne nga kriza boterore, ju desh "peshqesh" dhe taksat e Rames ... Qeveria si kunderpergjigje, ja çoi 10 % rritjen maksimale.

Ne kete menyre, dhe biznesi çlirohet disi. Dhe taksat vendore behen te perballueshme nga njerezit, por sidomos, dhe kutia e Rames per zgjedhje nuk mbushet ...

Rama kete gje e di shume mire, dhe nuk ju drodh qerpiku hiç, kur nga 30 leje ndertimi per vepra publike te Bashkise, 19 ja dha Eftimit te vet, me te cilin thuhet se i ndajne fitimet ... dihet se "8 milione Eurot" qe u vodhen nga ky operacion - (sipas mediave KUNDER Rames) - , do mbushin kutine e fushates se PS-se, kete vetem idiotat bejne sikur nuk e kuptojne.

 

Lefty,

Nese do te japesh pergjigje "fushatore" atehere beji pak me mire llogarite se nga nxitimi i madh coku te del bosh ajo qe thua.

Sipas teje Rama po i ngre taksat si pasoje e mosmiratimit te buxhetit nderkohe qe taksat ngrihen me buxhetin sepse buxheti ndertohet mbi te ardhurat. Nese Berisha donte vertete te mbronte sipermarresit e vegjel do kish bere dicka qe kur u paraqit per here te pare buxheti i Tiranes, por duke qene se nuk eshte kjo arsyeja e vertete e la per ne fund qe ta marresh e ta propagandosh ti kete shaka qeveritare si shenje te dhembshurise se Kryeministrit.

Ll.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).