Le të marshojmë së bashku

Sa prej të njohurve tuaj nuk i kanë dokumentat e nevojshme ligjore që lejojnë udhëtimin e tyre nga Britania për në vendlindje dhe rikthim të lirshëm në Mbretërinë e Bashkuar? Personalisht, njoh të paktën 10 vetë të këtillë, të cilët banojnë në Britaninë e Madhe prej një kohe të gjatë, madje disa kanë mbi një dekadë në ishullin britanik.

Nuk është vetëm koha e gjatë problem në këtë mes, por pamundësia ligjore që këta njerëz kanë për të pare familjet e tyre, në mungesë të dokumentave për të udhëtuar. Kjo pjesë e komunitetit tonë kërkon ndihmën e gjithsecilit prej nesh për zgjidhjen e këtij problemi. Ata janë kontribues në këtë shoqëri, po aq sa qytetarët që janë të pajisur me dokumenta. Është e vështirë ta imagjinojmë gjendjen e tyre dhe të familjarëve të tyre, por di të them, se sa herë që i vizitoj familjet e miqve të mi që nuk kanë dokumenta, prindërit, motrat dhe vëllezërit qajnë nga mungesa e njerëzve të tyre të dashur. Kjo gjendje është e dhimbshme, por jo e pazgjidhshme.

Duke qenë se vendi ynë i adoptuar, Britania e Madhe, është një vend me një nivel të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut, njerëz nga e gjithë bota kanë gjetur qetësinë e tyre në këto brigje. Ashtu si anëtarë të komunitetit tonë, shumë pjesëtarë të komuniteteve të tjera e gjejnë veten në të njëjtën situatë. Kjo na jep shpresë, se duke punuar së bashku, ne mund të arrijmë të ndikojmë në vendimmarrje dhe si rrjedhojë të mundësojmë një reformë të re për bashkëkombësit tanë. Burime të besueshme japin shifra alarmante për numrin e personave që jetojnë në Britaninë e Madhe pa dokumentacionin e duhur. Përllogaritjet e bëra nga institucione të ndryshme raportojnë se gjetja, kapja dhe dëbimi i më shumë se 500 mijë njerëzve që jetojnë në Britaninë e Madhe “në të zezë” do të kushtonte mbi 11 miliard paund dhe do të kërkonte më shumë se 25 vjet kohë. Pra dëbimi i tyre nuk është një opsion i volitshëm për taksapaguesit e këtij vendi – dhe as që do të arrijë rezultatin e duhur. (Shifrat janë marrë nga raporti me titull “Irregular Migration in the UK; an Institute for Public Policy Research FactFile” publikuar nga “The Institute for Public Policy Research”, March 2006, UK.

Shoqata të ndryshme jo-qeveritare, të bashkuara nën strehën e organizatës “TELCO citizens”, kanë dale me një zgjidhje të undshme dhe të mirëmenduar të cilën ata e kanë bazuar në një fushatë sensibilizuese të quajtur “Strangers Into Citizens” (SIC), e shqipëruar, do të thotë “Nga të huaj në qytetarë”, lajm ky i bërë qartë nga gazeta “Albanian Mail”.  “SIC” propozon që Qeveria Britanike t’u japë një leje qëndrimi dhe punësimi dy vjeçare të gjithë atyre që kanë jetuar “në të zezë” në Britani për më shumë se katër vite. Fushata Strangers Into Citizens, gjithashtu propozon që personave që u jepet e drejta dyvjeçare, pra të gjithë atyre që kanë jetuar në Britani për më shumë se katër vite dhe që nuk janë të ndëshkuar nga ndonjë denim penal, t’u rishikohet e drejta individuale në fund të dy-vjeçarit, siç edhe ka shkruar më parë në numrat e saj të fundit gazeta e komunitetit shqiptar, “Albanian Mail”. Propozimi vijon duke sugjeruar që vendimi pas dy-vjeçarit të bazohet në sjelljen dhe meritokracinë individuale të secilit – pra vendimi të bazohet në referencat e punëdhënësve apo të personave dhe shoqatave me pozicion dhe kredibilitet publik. Pas evidentimit të referencave të mira dhe sjelljes së mirë këtyre individëve tu jepet e drejta të bëhen qytetarë të këtij vendi.

Fushata Strangers Into Citizens, momentalisht gëzon mbështetjen e të paktën 15 mijë personave që morën pjesë në marshimin paqësor që u mbajt në Maj të vitit 2007. Në këtë marshim morën pjesë edhe 40 Shqiptarë, të gjithë me dokumenta. Kur u pyetën nga gazeta jonë se përse kishin marrë pjesë në marshim, përgjigja që dhanë ishte “Ne jemi këtu për të mbështetur miqtë tanë që nuk kanë dokumenta”. Mirëpo kjo fushatë nuk mbështetet vetëm nga marshuesit, por edhe nga të paktën 90 anëtarë të kuvendit Britanik, kryebashkiakët e Londrës, Birmingamit, e shumë bashki të tjera.

Ndërkohë që organizatorët po vazhdojnë me sensibilizimin e mëtejshëm të opinionit publik; në muajin Maj të viti të ardhshëm, fushata do të kurorëzohet me një marshim të ri, i cili synon të mbledhë mbi 50 mijë veta. Ne shqiptarët duhet të marshojmë të gjithë së bashku në mbështetje të bashkëkombësve dhe miqve tanë. Për këtë arsye, të organizuar nga “Mjaft London Club”, kemi krijuar grupin organizator, “UK Albanian Strangers Into Citizens”, si dhe për arsye administrative, kemi krijuar grupin tonë elektronik me facebook: http://www.facebook.com/group.php?gid=30637252740&ref=ts Gjithashtu, grupi organizator mund të kontaktohet nëpërmjet adresës elektronike: london@mjaft.org.

Qëllimi kryesor i grupit tonë është të bashkojë të paktën 2000 shqiptarë për të marshuar së bashku me  ashkëqytetarët tanë Britanikë dhe të ndihmojmë bashkëkombësit tanë të stabilizohen. Marshimi është planifi - kuar të mbahet në Maj të vitit 2009. Ne dëshirojmë dhe do të përpiqemi që bashkëkombësit tanë të pastabilizuar të kenë mundësi të përfi tojnë nga një reformë e mundshme që do të dalë nga marshimi dhe sensibilizimi, që kjo fushatë po ushtron. Besoj se kemi kapacitetin dhe përvojën e nevojshme për të luajtur rolin tone në marshimin madhështor. Për hir të gjithë bashkëkombësve, miqve dhe të të afërmve tanë, ju ftojmë të bashkohemi dhe nën hijen e fl amujve tanë, “The Union Jack”, “Shkabën Dy Krenare” dhe “Hartën e Floririt”, të marshojmë së bashku.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).