Kur dështon mekanizmi

Dua të filloj me një event që pati jo pak jehonë në opinionin amerikan e që në mënyrë direkte implikoi edhe balancën politike në Senatin Amerikan. Ted Stivens, kongresmen e më pas senator i Alaskës për rreth katër dekada akuzohet për afera korruptive. Prokuroria ngrin akuzën dhe paraqet provat para një jurie që fajëson Senatorin. Duke konsideruar faktin që një ngjarje e tillë ndodh në muajt e fundit të fushatës elektorale natyrisht që ka konsekuencat politike. Stivens nuk rizgjidhet por premton se hetimi ndaj tij ka qenë i paligjshëm. Para pak ditësh, një gjykatës suprem i Distriktit të Kolumbias dëgjon ankesën e paraqitur nga ekipi legal i z. Stivens e vendos të rrezojë të gjitha akuzat e prokurorisë.

Emmet Sullivan, gjyqtari që shqyrtoi ankesën u skandalizua me inkompetencën e hetuesve dhe mënyrën e menaxhimit të provave, kryesisht dëshmive. Ai jo vetëm që e pushoi çështjen por edhe urdhëroi hapjen e hetimit ndaj prokurorëve. Ted Stivens mori pafajësinë dhe Departamenti i Drejtësisë publikisht njoftoi se nuk do ta hapë më çështjen. A ishte Stivens fajtor? Legalisht të paktën jo. Ai mekanizëm që është i ngarkuar për të vërtetuar ketë fakt dështoi.

Në Shqipëri ka dy vjet që flitet për implikim të një ministri në korrupsion që lidhet me rrugën Durrës-Kukës. Pas dy vjetësh gjykata rrëzon akuzat. A është Basha fajtor? Edhe në ketë rast mekanizmi dështoi të funksionojë. Ajo që e bën rastin të ndryshëm nga ai i Ted Stivens është se pavarësisht se prokuroria dështon askush nuk është përgjegjës.

Kur prokuroria dështon kësisoj, mbrojtja e prokurorisë është komodited tepër i shtrenjtë politik. Dhe Prokuroria shqiptare ka provuar disa herë se është e mbushur me paaftësi. Në rastin konkret që sipërcituam, dy vjet pati kohë prokuroria të vërtetojë akuzat por dështoi. Vendimi i gjykatës më shume se pafajësi për ministrin ishte fajësi për prokurorinë. Ngado që ta marrim, prokuroria është fajtore. Nëse Basha ishte i implikuar prokuroria dështoi ta provojë, gjë që automatikisht e bën ministrin legalisht të pafajshëm dhe e dyta nëse ai ishte vërtetë i pafajshëm përsëri prokuroria ngriti akuza të pabaza? Pra, cilado qoftë e vërteta, prokuroria është përgjegjëse.

Çmimi që shoqëria shqiptare vazhdon të paguajë për prokurorinë inkompetente është shumë më i madh sesa një dosje e veçantë. Për opinionin shqiptar, pafajësia apo fajësia si koncept nuk ka kuptim legal por vetëm perceptohet.

Për ata që kanë besuar që ai është fajtor, ai do të mbetët i tillë e natyrisht do të përdoret kundër tij. Ata që kanë besuar se ai është i pafajshëm kanë një arsye më shumë për të vazhduar të besojnë në pafajësinë e tij. Por mbi të gjitha të gjitha palët kanë një arsye më shumë për të besuar se prokuroria është e pa aftë.

Bëhen akuza politike se prokuroria është e atij apo këtij krahu. Nuk ka shërbim më të madh që i bëhet inkompetentëve në prokurori. Inkompetentëve në institucione u nevojitet pikërisht mjegulla politike për t'u mbrojtur. Për mua prokuroria nuk është as e djathtë e as e majtë. Është një institucion që nuk po bën detyrën. Ka oportunizëm dhe inkompetencë.

Shqipëria nuk është 300 milionë vetë. Është e lehtë të merret vesh se ku e kanë e si e kanë mbaruar shkollën ata që shërbejnë nëpër institucionet tona, sidomos në drejtësi. Përgatitja e gjeneratave me zyrtarë të paaftë e të korruptuar fillon që në shkollat e larta.

Është normale që dikush të thotë se ky që shkruan ia fut kot se nuk ka prova. Pikërisht ky është problemi. Se në nuk kemi prova. Sepse po të kishim prova atëherë nuk do kishte arsye të kritikonim atë institucion që është përgjegjës për grumbullimin e provave.

Është e rëndësishme të vlerësohet karakteri e devocioni i njerëzve. Shqipëria ka mjaft njerëz që janë jo vetëm të aftë, por edhe të dedikuar e me moral.

Earl Warren, ish-kryetar i gjykatës supreme të Amerikës ka thënë se "është shpirti e jo forma e ligjit që mban gjallë drejtësinë". Ndoshta ia vlen të merret në konsideratë.

*Profesor i Sistemeve të Informacionit / Felician College, Nju Jork

4 Komente

Ou.

Me ne  fund nje artikull i qarte, i lidhur, jo tendecioz, jo politik, per çeshtjen me kryesore te vitit.

Me nje fjale Mekanizmi i Korrupsionit eshte me i sofistikuar se Mekanizmi i Prokurorise.

 

Bëhen akuza politike

Cfare eshte nje akuze politike?

Nje humbje 114 milion euro për shtetin,qe figuron ne llogaritjet e bera nga kontrolli i shtetit,per rrugen Durres-Kukes kur i pergjeqshem eshte z. Basha ,eshte nje akuze politike?

Me duket se eshte pikerish Shfaqsimi Politik,dhe jo Akuza PolitikE,ajo qe e ben mekanizmin e prokurorise "inkopetent"!

Lereni ato krahasimet me Ameriken z,Kadri,se nuk ka lidhje fare...por nejse, ne jemi myt ne gryk ,me borxhe,nuk kemi cip fare per humbjet e milionave,sa kohe ne krye te kemi parimin "Politika ne te gjitha krahet ne plane te pare"!!

 

Mua me pelqeu ky shkrimi. Do citoja ate pjesen ku thote "për opinionin shqiptar, pafajësia apo fajësia si koncept nuk ka kuptim legal" por pas saj kishte nje tufe me fjali te tjera po aq konçize dhe të sakta. Shkrim shume i mire. 

 Rasti i Amerikes, veshtire ta krahasosh me rastin e Shqiperise, ku dhe vete gjykatat vuajne nga mungesa e profesionalizmit, per te mos i akuzuar per korrupsion, siç dhe flitet. Mendoj qe gjykatat dhe prokurorite ne Shqiperi, kane njerez te afte, por kjo mbytet nga nderhyrja e politikes. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).