Kthesa, Mali i Zi pranon centralin

Një kthesë e papritur është shënuar në reagimet e Malit të Zi dhe Kroacisë, lidhur me projektin për ndërtimin e një centrali nuklear në Shkodër. Nëse deri dje ato ishin kontestuese të tij, politikanë dhe ekspertë nga të dyja vendet konfirmojnë se nuk janë kundër, madje, japin edhe të dhëna konkrete mbi akordin që ekziston mes palëve për realizimin e tij. Nga ana e tyre, ekspertët malazezë të energjisë, në prononcimet e fundit për mediet, pohojnë se Mali i Zi nuk duhet ta refuzojë pjesëmarrjen në të tilla projekte.

“Në vend që të tregojë shqetësim për ngritjen e një centrali nuklear, Mali i Zi duhet të mendojë ta ndërtojë atë së bashku me Shqipërinë, sepse asnjëri prej këtyre dy vendeve nuk ka energji elektrike të mjaftueshme”, shprehet eksperti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Nukleare dhe docenti në Universitetin Shtetëror të Malit të Zi, Sllobodan Jovanoviç. Edhe drejtori i Institutit malazez për Centralet e Vogla Hidrike, Milo Mrkiç, beson se ideja për të ndërtuar një central nuklear në kufirin me Malin e Zi nuk duhet të refuzohet apriori, por duhet marrë në shqyrtim.

“Mali i Zi, sigurisht që nuk mund të jetë i kënaqur me këtë ide, por as ta refuzojë atë menjëherë, që në nisjen e saj. Kjo nuk duhet të ndodhë”, thotë ai.

Por ajo që e paraqet më mirë kthesën e Malit të Zi për centralin është qëndrimi i kryeministrit Milo Gjokanovi. “Mali i Zi nuk është i kërcënuar. Duhet të kalojnë 10 vite, para se ky projekt të jetë i realizuar, prandaj iniciativa e Tiranës dhe e Zagrebit duhet analizuar seriozisht në kontekstin global të zhvillimit energjetik, ekonomik dhe social”, mësohet të jetë shprehur ai. Ndërkaq, edhe në Kroaci kanë nisur të shfaqen ekspertët e parë që dalin hapur pro ndërtimit të këtij centrali, kur deri dje tregoheshin mjaft të kujdesshëm për ta bërë këtë gjë. “Kroacia nuk mund të zhvillohet pa energji nukleare. Burimet energjetike të rinovueshme nuk mjaftojnë”, pohon Dubravko Pevec, profesor i Fakultetit Elektroteknik në Zagreb, duke lënë të kuptohet se projekti është në rrugë e sipër, pavarësisht kundërshtimit zyrtar që i bëri qeveria shqiptare.

POHIMI: Marrëveshja e fshehtë, puna nis me studimin e fizibilitetit. Fillesa, grup bilateral me 10 ekspertë. Duke pranuar se ekziston marrëveshja për ngritjen e një grupi ekspertësh, që do merret me studimin paraprak për ndërtimin e një centrali në Shkodër, ekspertët kroatë kanë përgënjeshtruar qeverinë shqiptare, e cila e ka mohuar zyrtarisht ekzistencën e një akordi për këtë çështje me palën kroate. Sipas Tomislav Mazal, këshilltar i zv.kryeministrit Damir Polancec, gjëja e vetme konkrete është fakti që ka një akord mes palëve, i cili pritet të realizohet gjatë ditëve të ardhshme. Ai ka të bëjë me ngritjen e një grupi prej 10 personash, 5 ekspertë nga Shqipëria dhe 5 të tjerë nga Kroacia, për të ndërmarrë një studim fizibiliteti mbi ngritjen e mundshme më vonë të një centrali atomik në zonën e Shkodrës. Kjo gjë pritet të ndodhë brenda këtij muaji. Ndërsa projekti për ngritjen e një centrali kërkon një afat kohor prej 5-10 vitesh për t’u realizuar. Ndërkaq, bëhet e ditur se Kroacia ka pasur një projekt tjetër për ndërtimin e një reaktori bërthamor pranë Zagrebit, afër me kufirin serb, por ai është pasuar me një rezistencë të fortë. Nga pala kroate do të marrin pjesë edhe ekspertë, të cilët kanë pasur eksperiencë për ndërtimin e centralit nuklear Krsko. Bruno Comby, themelues i grupit të avokatisë “Ambientalistët” për energjinë nukleare, shprehet se ajo që po thuhet kundër ndërtimit të centralit nuk është gjë tjetër, veçse një propagandë e gjelbër. “Natyrisht, Shqipëria është mjaft e qëndrueshme dhe, si çdo vend, ka të drejtën për të gjetur alternativën më të mirë për prodhimin e energjisë. Për sa u përket problemeve të sigurisë, ato janë të ekzagjeruaka. Probleme masive mund të ndeshen edhe në një central elektrik apo gazi.
 

Nëse një central do të planifikohet mirë gjatë ndërtimit, më pas nuk do të ketë probleme”, është shprehur ai. Ai sqaron edhe se si kostoja për të ndërtuar një central nuklear është shumë e lartë, sa dyfishi i ndërtimit të një centrali elektrik apo me gaz, por më pas, kostoja e prodhimit të energjisë është thuajse “gratis”.

Reagimet: Kundërshtimet, ekspertët: Shqipëria nuk ka përvojë. Argumenti kryesor që japin ekspertët malazezë dhe ata kroatë, lidhur me ndërtimin e një centrali nuklear në Shkodër, është ai i mospasjes eksperiencë nga pala shqiptare për realizimin e një projekti kaq të madh dhe të rrezikshëm, njëkohësisht. Jan Haverkamp, specialist i Lindjes në organizatën “Greenpeace Europa”, deklaron se “frika e vetme për Shqipërinë, në kuadrin e një projekti të tillë, është se duhet të ekzistojë një kulturë e brendshme e institucioneve të besueshme, e cila merr një brez të tërë. “Mospasja e eksperiencës në këtë fushë mund të krijojë probleme, siç ndodhi në Bullgari, Rumani dhe Sllovaki”, shprehet ai. Ndërsa ish-ministri malazez i Mjedisit, Vukiç Puleviç, pohon se është e vështirë të besosh në këtë histori. “Nuk besoj se ka për të ndodhur me të vërtetë. Ka për të qenë një infeksion, i cili do të dobësojë sistemet politike dhe ekonomike të Ballkanit. Shpresoj të mos krijohet nervozizëm politik dhe ekonomik mes qytetarëve. Jam i sigurt se prania e një centrali nuklear në këtë zonë do të kishte ndikim në uljen e nivelit të turizmit në Malin e Zi”, mësohet të ketë thënë ai për medien. Nga ana e tij, Mali i Zi shprehet se nuk i është bërë asnjëherë ftesë për të marrë pjesë në projektin e ndërtimit të një centrali nuklear në Shkodër. Ama, dy krerët e qeverive kroate dhe shqiptare, Sanader dhe Berisha, kanë pohuar në muajin shkurt se ky ka për të qenë një projekt rajonal, ku do të ftohen të marrin pjesë edhe Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.

“Ka rrezik të prishet ekosistemi i liqenit të Shkodrës dhe i lumit Buna, pasi ujërat që do të duhen për të ftohur reaktorët, që do të jenë 5 gradë më të ngrohta se ato normale, kur të lëshohen brenda ujit të liqenit dhe lumit do të kenë pasoja katastrofave për biodiversitetin e këtyre sistemeve ujore”, pohon presidenti i Shoqatës Ekologjike malazeze, të drejtuar nga Dželal Hodžić.

7 Komente

Duhet të kalojnë 10 vite, para se ky projekt të jetë i realizuar, prandaj iniciativa e Tiranës dhe e Zagrebit duhet analizuar seriozisht në kontekstin global të zhvillimit energjetik, ekonomik dhe social

Sa mire qe te pakten kemi njerez me mend 20km nga kufiri Shqiptar...Fatkeqsisht s'kemi shume te tille brenda atyre kufinjve.

Për sa u përket problemeve të sigurisë, ato janë të ekzagjeruaka. Probleme masive mund të ndeshen edhe në një central elektrik apo gazi.

Grup meqe e ke lexu shkrimin dhe te e ke rendit veten tek ata qe i kuptojne keto gjera, cer dmth kjo shprehja me siper ?

Ose kjo se duket qarte qe nuk eshte lapsus  :

sa dyfishi i ndërtimit të një centrali elektrik apo me gaz, por më pas, kostoja e prodhimit të energjisë është thuajse “gratis”.

Sa yje i dhe shkrimit nuk na e the ?

kjo fjali e shpjegon zhurmen e Malit te Zi per centralin .....

Në vend që të tregojë shqetësim për ngritjen e një centrali nuklear, Mali i Zi duhet të mendojë ta ndërtojë atë së bashku me Shqipërinë, sepse asnjëri prej këtyre dy vendeve nuk ka energji elektrike të mjaftueshme”, shprehet eksperti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Nukleare dhe docenti në Universitetin Shtetëror të Malit të Zi, Sllobodan Jovanoviç.

Malazezet e kane zili centralin, dhe ata e dine se Shqiperia zhvillohet nga ky central si nga ana e energjise si dhe nga njohuria per kete industri te advancuar

someone a e ke metaman a? 1her shumica e enrgjis a per kroacin,nji pjes e paperfillshme per ne(simas planit Grandioz), tash po hika ne pjes mali i zi.

kur thu " nga njohuria per kete industri te advancuar" per cil njohuri e ke fjalen ne ALbania???!!!!!Ne Zvicer Teknologjia a shum e zhvillume ne ket drejtim dhe nuk lejojn ndertimin e CB.Kurse ne i themi po eksperimentalizmave te deshtume,aq me teper ne nji zon sizmike qi a shkodra.Termeti a fenomen natyral qi heret a von do ndodhi, ca bajm na kur te ndodhi ca propozoni ju partia per "zhvillim"?

-Ne skemi nevoj per te till energji-skemi hala perpunim per plehnat,ku do me na i cu mbetjet nuklearet?-skemi njohuri as personel per mirmbajtje dhe Shqipnia nuk a stabel politikisht.A çmenduri me mendu me ndertu ne Shqipni nji CB qofte edhe per shqiptaret.

nji pjes e paperfillshme per ne

 

Dafina zemer ti e paske marr vesh QE TANI se sa pjese i shkon Shqiperise?

prisni mos e filloni kaq shpejt protesten. Edhe Klosi vetem 3 vjet e zgjati...ju keni dhe 10 te tjera perpara. Fillojeni ne kohen e duhur...se do digjeni shpejt.

Grup djali, fjala i "zgjut"(i zgjuar) ka lidhje,nuk a rastesi,me fjalen "i zgjum-ur".nuk flehet mbi dafina dhe te lihen gjanat ne minut te fundit po duhet te jesh PREVENTIV e "Risk advert"ndaj cdo fenomeni,te jashtem,te brendshem.Shqiptaret nuk jan te till, te zgjum-t....

Paska ardhe Grup TEC-iku.....me kostum Atomiku. Rritje Grup ..rritje! Hajt mirseerdhe. Po shpejt i kishe qite dhomet atomike anej nga 1 Maji ? smiley Duro dhe nja dhjet vjet te pakten se tani i ke ne projekt...do lindin "gicat" do behen qumeshtore" do te bien e do i hedhesh mbi cati smiley...ehu ka dava Janina  Ne mos ti thefshin qe te vegjel !Nuk e di sa e vlereson thenien e B. BREHT..Te shkurter e ke kemben me thoje zotrote / po me e shkurter qe kjo Jeta jote... Nuk eshte personale , por per Teorite Atomike smiley Edhe njeher mirseerdhe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).