Kryeministri Berisha ngjit Murin e Madh Kinez në Badaling

- Kryeministri Berisha: Kjo ngjitje është një ngjitje sa kulturore aq edhe elektorale, ndaj dhe e bëj me shumë kënaqësi

Gjatë vizitës së tij në Kinë, Kryeministri Berisha vizitoi sot murin e madh kinez në Badaling, pjesa me strategjike e murit mijëravjeçarë të ndërtuar për të mbrojtur Kinën nga sulmet e jashtme. Pjesa e murit në Badaling, e mbiquajtur edhe “çelësi i portës veriore të Pekinit”, është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s që nga viti 1987. Më shumë së 400 kryeministra dhe presidentë të vendeve të ndryshme të botës e kanë vizituar këtë mur në Badaling, i cili konsiderohet si një simbol paqeje dhe miqësie midis popullit kinez dhe popujve të tjerë të botës.

Kryeministri Berisha ngjiti mbi 1500 shkallët që të çojnë në njërën nga majat e këtij segmenti dhe ju akordua nga autoritetet lokale, një certifikatë si Kryeministri që është ngjitur në pikën më të lartë të murit.

Gjatë vizitës, Kryeministri ju përgjigj interesit të gazetarëve:

Pyetje: Z Kryeministër, si po ju duket ngjitja në murin e madh kinez?

Kryeministri Berisha: Ngjitja është gjithnjë e këndshme, të lodh, por të lartëson. Kjo është merita e ngjitjes. Por të ngjitesh në një nga monumentet më madhështore të historisë së njerëzimit, lodhja shkrihet. Miku im kinez më thotë se është ngjitja më e lartë në mur se çdo Kryeministër tjetër që ka vizituar murin. Iu përgjigja se kjo ngjitje është një ngjitje sa kulturore aq edhe elektorale, ndaj dhe e bëj me shumë kënaqësi. Le ta quajmë këtë pra edhe një komponent kulturor-elektoral të udhëtimit tim. Pjesa tjetër, është pjesa zyrtare.

28 Komente

...thash po i hedh i sy vetem per te pa ne kishte ndonje et signature....smiley

Komponent elektoral ne Kine... ????? .. Mosss....cfare na gjeti, duhet ti shesim dhe kinzeve  karta identiteti...

Levizja jone per C'integrim Aziatik kerkon ne menyre ultimaltive... karta falas per gjithe kinezet me te shkurter se 2m (qe rrjedhimisht nuk mund te luajne basketboll dhe nuk e perballojne "ta kapin" cmimin e larte te ID-se). Ultimatumi hyn ne fuqi qe nga dje.

Ne horizont duket nje Mal tjeter.. Mos i duken si Bjeshket dhe ja math per "tutje" vllai me gjet nanji vote....Kushedi c'thote permrena.. "Ah ti kisha une keto maja! Bathore kisha per ti bo!Do i kisha vene kazmen Murit ...."

Ky nuk eshte miku i Kinezve, por murin e vizitoj.

Kemi pasur nje mik te madh i Kinezeve, po idioti rrinte fshehur ne nevojtore nga frika.

I zbuloi ato kilometrat ne gjatesi apo ne lartesi?

Kryeministri Berisha ngjiti mbi 1500 shkallët që të çojnë në njërën nga majat e këtij segmenti dhe ju akordua nga autoritetet lokale, një certifikatë si Kryeministri që është ngjitur në pikën më të lartë të murit.

Dini gjo? A e shkrujti emrin e vet Sala ke "Muri i modh Kinez"??....Me sa di Une, emri i shqiptarit te pare qe o shkrujt ke "Muri Kinez" ka qene Ai, i Shaban Qoses,  lol, e ka pas shkrujt, Fatmir Bajraktari, biles, ka bo edhe foto me e vertetu, smiley, shpresoj, emrin e Sales , ta shof te shkrujt atje, se o me Famoz, se Shaban Qosja, wink.

 Le ta quajmë këtë pra edhe një komponent kulturor-elektoral të udhëtimit tim

Ka shkuar ne Kine ky te bej fushate elektorale? Te mjeret Kinez thuaj ju polli belaja!   smiley

Partia Komuniste ne Kine, tha ky kacavjerrsi, dhe Partia Demokratike ne Shqiperi, kane bo nomin! smiley

Veni men' ktij dallkaukut!

Se ky, gjithmone kur kput ndonje xhevahir si puna e kesaj ngjitjes kulturoro-elektorale, m'ane tjeter e ka bo noi pisllik gjigand!

 

P.S.

S'u gjin' noi mongol i vogel aty poshte murit, me kale dhe me hark!

Apo s'kone qene nishonlli k'ta sternipat e Xhinghis Khanit!

"Kur te duhet, s'e ke, k'shu qe 10-ti m'te" thote nje proverb nga Ulan Batori! smiley

"Kur te duhet, s'e ke, k'shu qe 10-ti m'te" (anonymus, Ulan Bator)

.... smiley  smiley   smiley   paskish qen dit e mar sot mer....  smiley  

PS mrroklle, ket e ka pikturu Ron Wood!!!

 

http://www.gallery-319.com/images/wood/large-images/Genghis_72.jpg

I ke i cik qejf Stonsat ti Emo! smiley

Ate t'a mash!

Ej, shkova me i pa kto ne New Jersey (Giants Stadium) para nja i' viti (m'duket)!

Po u vonojshin, nuk po dilshin! Robt u bone nervoze, se "opening" ishte Kanaya West, a ca quhet ai paci i vogel.

Thote njoni mrapa meje: The boys need to hurry up! Otherwise, Keith might die, and we are screwed without a show! smiley

 

I ke i cik qejf Stonsat

S'un e mohoj, ene me dasht, po keq s'i kom bo njeriu....  smiley

PS. E di si tha i her ai: I know they are want my liver in a jar, but they gotta wait for a long, long time.

S'un e mohoj, ene me dasht, po keq s'i kom bo njeriu....   smiley

hapëm ca,

o hapëm ca

hapëm ca tarraca oooo

ooooo po moj në male

rofsh o moj

rofsh o moj

o parti faqen na e zbardhe

eeeeeeeeeeeeeeeeee

oooooooooooooooooo

me 1 llaf

hapëm ca tarraca në male. rrofsh parti faqen na e zbardhe.

ps: Çimo vari qeset stonsave dhe patriotit jot. smiley

 

hec te vdeksha hihihihii

Mooos!

Mbas disa ditëve do të dalë në gazeta që mund të ketë firmosur me kryeministrin kinez për të ndërtuar një Mur të madh edhe në Shqipëri smiley

 Miku im kinez më thotë se është ngjitja më e lartë në mur se çdo Kryeministër tjetër që ka vizituar murin !

Hajde mos i thuaj Malok ketij! Ngjitet tjetri ne maje te malit edhe flet per ngjitje elektorale.  Ose flet si e ema e zeqos ne maje te thanes! Se kam dite qe edhe miqte kineze e paskan me te futur!  hahahaha

PD dhe PK e Kines kane ndryshuar boten..  smiley     smiley

 

Ka te drejte Mrroklla. Ky kur kput "mrekullina" te tilla nuk i bo hiç se o budalla, perkundrazi i bo per t'i hudh ushqim kundershtarve, se e di qe ky o ushqim qe nuk ka konsekuenca nga mrapa. Nderkohe nai haber mo me rendesi dhe mo i ronde kalo pa i vone men njeri.

Shkurt, nderhohe qe te gjithe gerthasin "Ujku, Ujku", çakalli ka bo kerdine.

Sidoqofte sa te kena Salen, s'kone per te vujt naihere skenaristat e Portokallise.

Miku im kinez më thotë se është ngjitja më e lartë në mur se çdo Kryeministër tjetër që ka vizituar murin.

E ka tha kinezcen Kryeministri!

Shif, dreqi ca poze paska marre... Ka hup kot per fotomodel... smiley

Shy qyr qe ja arriti dites,te vizitoj murin e madh kinez,eshte nje krenari e madhe,per te gjithe shqiptaret ,qe ate mur e ka shkel nje kryeminister i privilegjum, shqiptar ,ne radhe te pare si ish komunist ne nje vend komunist!

Ne fakt muri kinez eshte nje mrekulli ,por nuk e kuptoj pse Berisha pranine e tij,ne ate mur, e lidh me rezultatet e tija te larta,dhe me egon.

Uroj qe kryeministri te na bej nje liber me kujtime, pas qershorit. ,do te ishte kenaqsi dhe kuriozitet i madh!

U takuan disa mjek, nje francez, nje rus, nje amerikan dhe nje shqiptar.

Tha mjeku francez: " ne kemi mjekesine me te zhvilluar ne bote. ne mund t'ja ngjisim koqet e dikujt nje personi tjeter dhe ai mund te filloj te kerkoj pune pas 6 javesh".

Tha mjeku rus:"Jo, ne kemi mjekesine me te mire ne bote. ne mund te bejme transplantin e trurit nga dikush tek nje tjeter, dhe ky i dyti mund te kerkoj pune direkt pas 4 javesh".

Tha mjeku amerikan:"Nje sekonde, nje sekonde. Ne jemi me te miret. Nuk ka si mjekesia jone. Ne mund te transplatojme zemren e dikujt tek nje tjeter dhe ai do te jete gati per pune pas 2 javesh"

Tha mjeku shqiptar:" Keto jane kotesira para mjekesise sone. Ne ne Shqiperi, morem dike pa tru, pa zemer dhe pa koqe dhe e beme kryeminister dhe tani i gjithe vendi po kerkon pune".
 

Hahaha

Mu kujtua Sadami. Edhe ai, seç bente not ne nje lume dhe gjithe televizionet e komentonin.

Po per te drejtat e njeriut ne Kine, foli kete rradhe rrushi jone ?

Fatkeqsi e popullit tim...

Pse eshte kaq gomar mor zot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).