Kryeministri Berisha mbi kërkesën për statusin e vendit aplikant

Kryeministri Berisha do të paraqesë zyrtarisht në 28 prill kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të BE-së
 
-Reformat e realizuara me sukses bënë të mundur që në një hark kohor të shkurtër Shqipëria të ftohet për të paraqitur kërkesën për statusin e kandidatit.

-Reformat bënë të mundur që ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të shpallin suksesin e reformave të qeverisë shqiptare si frymëzuese për vendet e tjera të rajonit.

Kryeministri Berisha, në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave, ku krahas ministrave të kabinetit qeveritar, ishin të pranishëm dhe drejtues të institucioneve dhe agjencive kryesore të shtetit, bëri të ditur vendimin e qeverisë shqiptare për të paraqitur, në 28 prill, në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:    

“Sot, në këtë mbledhje, ne informojmë shqiptarët për një vendim të një rëndësie historike që ne marrim, për të paraqitur zyrtarisht, në datën 28 prill, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Europian. Ky përbën një moment dhe një akt të një rëndësie përcaktuese në procesin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Ky vendim i yni nuk vjen si një vendim i njëanshëm, por vjen si një vendim plotësisht i bashkërenduar me vendin që ka Kryesinë e radhës së Bashkimit Europian, vjen si një bashkërendim me vendet anëtare të Bashkimit Europian, të cilat mbështesin këtë akt dhe këtë vendim, vjen si një bashkërendim me Komisionin Europian.

Pra, vendimi për të paraqitur në datën 28 prill, në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit, është një vendim gjerësisht i konsultuar, sikundër kishim deklaruar edhe më parë.

Dua t’ju bëj të ditur qytetarëve shqiptarë dhe juve zotërinj të pranishëm në këtë mbledhje, se gjatë këtyre muajve janë zhvilluar negociata intensive me kancelaritë e vendeve anëtare të BE-së. Gjatë këtyre muajve është paraqitur pikëpamja e qeverisë shqiptare dhe ka gjetur mbështetje të plotë fakti se për vendin dhe kombin tim, procesi i anëtarësimit në BE duhet të bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, mbi reformat, eficencën e tyre, fuksionalitetin e qeverisjes dhe funksionimin e demokracisë. Nga ana tjetër, bazuar në këta faktorë, ky do të jetë një proces i pandalshëm, sepse ky proces, të cilin e mbështetin 96 për qind e shqiptarëve, përbën një forcë të fuqishme udhëheqëse në vetvete, përbën një motiv të pashtershëm të reformave të vazhdueshme për të arritur kriteret, standardet, normat e Bashkimit Europian.

Ne paraqesim kërkesën pasi kemi plotësuar me seriozitetin më të madh kërkesat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e ad-interim që kemi pasur. Ne paraqesim kërkesën pasi të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian votuan dhe ratifikuan në parlamentet e tyre Marrëveshjen e Asociim – Stabilizimit, pa ngritur qoftë edhe një rezervë të vogël, përkundrazi, në tërësi, është votuar me vlerësimin më pozitiv dhe unanimitetin më të gjerë nga parlamentet e vendeve anëtare.

Ne paraqesim kërkesën pasi kemi vendosur një bashkëpunim të gjerë edhe në fushën ushtarake me Bashkimin Europian. Njësitë tona ushtarake ishin në Çad, janë në Bosnje dhe janë të gatshme të marrin pjesë në të gjitha misionet e paqes që Bashkimi Europian parashikon dhe do të parashikojë në të ardhmen.

Me këtë rast, dua të shpreh një mirënjohje të thellë për Komisionin Europian, i cili ka dhënë një ndihmë të gjithanshme Shqipërisë, ndihmë që ka bërë të mundur këtë ditë.

Një mirënjohje shumë të thellë dua t’ju përcjell të gjitha vendeve anëtare, së pari për solidaritetin e tyre të jashtëzakonshëm që i kanë dëshmuar Shqipërisë. Shumë nga këto vende kanë vendosur Shqipërinë në krye të të gjitha ndihmave ekonomike dhe të tjera, për frymë. Shqipëria ka pasur një mbështetje të plotë dhe totale në rrugën e reformave të saj, në rrugën e ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut, në rrugën e zgjidhjes së mijëra e mijëra problemeve të trashëguara nga e shkuara më e hidhur se çdo komb tjetër në Europë. Ndaj sot është një rast për t’i falënderuar ata me shumë përzemërsi.

Dua t’i falënderoj gjithashtu për mirëkuptimin që kanë treguar ndaj qeverisë shqiptar, për vlerësimin që i kanë bërë arritjeve të Shqipërisë dhe mbështetjes që i kanë dhënë për paraqitjen e kërkesës për statusin e Kandidatit.

Dua të falënderoj Kryeministrin Topolanek, qeverinë çeke, e cila ka bërë avokatin e shkëlqyer të arritjeve të kësaj qeverie, në gjirin e vendeve anëtare dhe ka ftuar, në datën 28 prill, Kryeministrin e Shqipërisë për të paraqitur zyrtarisht kërkesën.

Një falënderim shumë të përzemërt meritojnë punonjësit e administratës dhe institucioneve shtetërore, të cilët, gjatë këtyre katër viteve, iu përgjigjën me përkushtim kërkesës së vendit për reforma, i zbatuan ato me seriozitet të madh dhe shpejtësi. Ata bënë që reformat e kësaj qeverisjeje të rrezatojnë dhe rezonojnë gjithnjë e më fuqishëm. Ishin reformat ato që bënë të mundur që ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të shpallin suksesin e reformave të qeverisë shqiptare si frymëzuese për vendet e tjera të rajonit. Suksesi i reformave do të merrte vlerësimin më maksimal nga Kancelarja Angela Merkel, Kryeministri Berluskoni, etj. dhe vetëm 2 ditë më parë nga Presidenti francez Nikola Sarkozy dhe ministri i jashtëm Kushner.

Pra, në rast se 4 vjet më parë ne u zotuam para shqiptarëve se “alfa” dhe “omega” e programit tonë do të jenë reformat, kënaqësia e madhe është se ato nuk ishin reforma në letër, por reforma me rezultate konkrete, reforma të cilat i mundësuan Shqipërisë që, në 4 prill 2009, të anëtarësohet në NATO, reforma të cilat bënë të mundur që, në një hark kohor më të shpejtë se për të gjitha vendet e rajonit, vendet anëtare të BE-së të ratifikojnë pa asnjë rezervë, Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Shqipërinë, reforma të cilat bënë të mundur që në një hark kohor të shkurtër Shqipëria të ftohet për të paraqitur kërkesën për statusin e kandidatit.

Lumenj djerse, mundi, sakrifice dhe mendjeje, janë derdhur për të shënuar këtë kthesë rrënjësore. Historia është e tillë; për të hapur  negociatat dhe për të firmosur marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit u deshën 7 vite, më gjatë se asnjë vend tjetër. Kjo nuk ndodhi absolutisht për ndonjë shqiptaro-fobi, përkundrazi, shqiptarët kanë pasur solidaritetin më të madh se çdo vend tjetër. Por kjo ka ndodhur sepse reformat mbeteshin në letër. Ndërsa, nga 12 shtatori 2006 deri në janar 2009, reformat e kësaj periudhe u certifikuan nga të gjitha vendet anëtare, me vlerësimet më pozitive.

Ndaj, falënderoj edhe njëherë të gjithë administratën, agjencitë përkatëse të ngritura për këtë çështje,  ata të cilët, në një betejë të vendosur dhe me zero tolerancë, e nxorën Shqipërinë nga kthetrat e krimit të organizuar, çmontuan njëra pas tjetrës, mbi 200 grupe kriminale të krimit të organizuar, rikthyen sigurinë në vend, qetësinë, bënë që Shqipëria të ketë tregues kriminaliteti qartësisht më të ulët se mesatarja e vendeve anëtare të BE-së. Dua të falënderoj me shumë mirënjohje të gjithë ata të cilët, me punën dhe përkushtimin e tyre,  shndërruan në një sukses të vërtetë luftën kundër korrupsionit, që  bënë që Shqipëria, në vitin 2008, të renditet në 10 vendet për luftën eficente kundër korrupsionit, që bënë që qeveria e këtij vendi të vlerësohet si kampione e kësaj lufte, ndërkohë që trashëgoi korrupsionin si sistem, ndërkohë që mori në qeverisje një vend  i cili grupohej në 24 vendet më të korruptuara të planetit dhe vitin që kaloi la pas 95 vende në këtë renditje.

Dua të falënderoj me shumë mirënjohje të gjithë ata punonjës dhe drejtues të agjencive, të cilët vendosën në Shqipëri disiplinën e munguar shqiptare, ndërmorën reformat më të thella për këto vite, në Europë, në fushën fiskale. Ata e shndërruan Shqipërinë në vendin me barrën fiskale më të ulët, por rritën të ardhurat, absolutisht më shumë se çdo vend tjetër, me 22 për qind çdo vit dhe bënë që kjo reformë të vlerësohet si reforma flamur, nga institucionet më serioze ndërkombëtare. Me reformat që ndërmorën, shndërruan Shqipërinë në një nga vendet më tërheqëse, për investimet e huaja dhe bënë që ky vend, në periudhën dhjetor 2008-janar 2009, të firmosë kontrata koncensionare prej 3.5 miliardë euro.

Dua të falënderoj të gjithë ata të cilët në fushat e tyre kanë shënuar ndryshime thelbësore. Shqipëria ka pasur një nga damkat më të zeza në sistemin e burgjeve të saj. Në vitin 2005 ajo po bëhej objekt i sanksioneve më të rënda, për shkak të shkeljes së të gjitha Konventave Ndërkombëtare. Sot, të gjithë ata që lexojnë raportin e fundit të Komitetit të Antitorturës së Këshillit të Europës, konstatojnë se ky komitet, në kontrollet e tij, në transparencë të plotë, paralajmëron një ndryshim të qartë, pothuajse rrënjësor, në sistemin e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

Dua të falënderoj ata të cilët bënë të mundur që arsimi shqiptar të jetë sot tjetër, të kemi një numër studentësh mbi dy herë më të madh se 3 vite më parë, ata që bënë të mundur zbatimin e një politike të rritjes së rrogave dhe të pensioneve, që e nxjerr Shqipërinë  jo më pak se 30 për qind, para edhe se disa vendeve anëtare të BE-së.

Dua të falënderoj të gjithë ata që përmes reformave në institucionet e tyre, dëshmuan se Shqipëria ishte një vend i denjë për anëtarësim në NATO dhe kjo është një prerogativë shumë e rëndësishme në rrugën e integrimit të vendit. Dua të falënderoj ata që e ndryshuan Shqipërinë në fushën e mjedisit, bujqësisë, në fushën e turizmit ku, nga 300 mijë vizitorë, vitin e kaluar ky vend ka pranuar 2.7 milionë vizitorë.

Dua të falënderoj diplomacinë shqiptare, të falënderoj Ministrinë e Integrimit, e cila me përkushtim të madh ka ndjekur zbatimin e  Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit dhe me kontakt të vazhdueshëm me KE-në, ka paraqitur me vërtetësi arritjet e vendit.

Dua të falënderoj opozitën për reformat që ka votuar në parlament dhe dua ta siguroj atë se ky akt nuk është elektoral, se ky akt është në zbatim të rezolutës që kemi votuar bashkërisht në parlament dhe se ky akt është interesi më i mirë i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga bindjet e tyre politike. Ky akt është themelor të programin politik të të gjitha forcave politike serioze të vendit.

Në Pragë ne shkojmë me konsensusin më të gjerë. Këtë akt e mirëpresin 96 për qind e qytetarëve shqiptarë”.

* * *

Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri Berisha lexoi para mediave dhe më pas firmosi tekstin e letrës përkatëse që ai i drejton Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Shkëlqesisë së tij, z. Mirek Topolanek, ku bëhet i ditur vendimi i qeverisë shqiptare për paraqitjen e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Europian.

“Shkëlqesia Juaj, zoti President!

Në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të datës 29 janar 2009, mbështetur në aspiratën dhe vullnetin mbizotërues të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, kemi nderin që, në përputhje me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Europian, të paraqesim aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Përfitojmë nga rasti për t’i ripërsëritur Shkëlqesisë Suaj sigurimet e konsideratës sonë më të lartë”     

40 Komente

Arrixhofka mburr  siten e vet kur del ne pazar ,kete po ben edhe ky "Skenderbeu" yne!

 ...dhe i vetem trim ne lufte o Skenderbeu pa mjeker!

 

10 ktu Sale.

ps. t'presi Sala sa tju ngrefet 27 antareve të BE-ut....

kështu të paktën bëri të vetën. evropa* le të bëjë të sajën.

* nocion gjeografik.

Genjeshtra numer 1: - Kam mbeshtetjen e nderkombetareve, pas disa takimeve "sekrete"qe kam bere me ta se fundmi intensivisht (nderkombetaret, te pakten ata qe kam degjuar me veshet e mi drejperdrejt kane thene "JO. Mos aplikoni tani". Keta jane perfaqesuesit e diplomacise gjermane, angleze, spanjolle dhe italiane.

Genjeshtra numer 2: - Kam mbeshtetjen e gjithe shqiptareve. Ku dhe si e mate kete mbeshtetje? Masivisht shqiptaret mund te jene vertet pro anetaresimit, por jo pro prockave politike qe ne vend qe ta shtyjne perpara, e lene ne vend procesin e integrimit, per sa kohe hapat per te behen ne menyre politike, dhe jo detyre-mbushese.

Genjeshtra numer 3: -  "Permbushja e reformave beri qe Shqiperia te merret si shembull ne rajon". Kryeministrer i dashur, ti perfundimisht beson se je ne krye te nje tufe delesh. S'ke shume faj, se akoma nuk te eshte provuar e kunderta xhanem.

Genjeshtra numer 4: - "Permbushja e reformave beri qe Shqiperia te ftohet per te aplikuar". Delet prape. Ti s'ke marre asnje ftese, perkundrazi, ke marre shume "inkurajime te mos aplikosh perpara zgjedhjeve"; ama as nuk te kane hyre nga njeri vesh keto keshilla, jo me te te dalin nga tjetri.

Per me teper, cilat reforma ke permbushur? Drejtesia akoma vuan presionin e politikes. Politika akoma vuan presionin e kryeministrit. Korrupsionin mund ta kesh luftuar ne trajten e rrushfetit, po ne nepotizem, manipulim, abuzim me postin e ne te gjitha format e tjera te tij, e ke mbytes e kordon rreth qafes qeverisese. Rritja ekonomike eshte genjeshter me bisht e papunesia po te mbyt rinine. Remitancat jane ne renie te frikshme e pa to shtetasit e tu te dashur do te te hidhen per koke. Importet i ke ne renie e eksportet mezi t'i mban ne kembe tekstili dhe perpunimi. Administraten publike e ke dembele, te pa-afte, burokrate e meskine. Shtypin e ke te blere e te kontrolluar nga bizneset. Bizneset nga politika. E per ca permbushjesh ben fjale pra?

Kriteret politike i ke copetuar per t'i manipuluar ne kollaj. Kriteret ekonomike jane sic u tha. Administrata po ashtu. Kurse perafrimin e legjislacionit me Acqui Communitaire - in e ke lene per mandatin e dyte, edhe pse kontrata e MSA-se e kerkon ndryshe. Atehere per c'fare kujton se eshte gati Shqiperia? Kush e pranon aplikimin e nje vendi qe shpenzon miliona neper fushata fantazme? Qe ka nje opozite gjumashe e nje faktor politik te qelbet? Me nje ekonomi fiktive e me abuzim te cdo pozicioni dominues?

Ngelet duke djegur shanse!

... duke djegur shanse dhe... dhe duke bilbilosur !
____________________

T_red, me sa kam pare une, ti me duket merresh me ca gjera europianesh, etj. etj. etj.

Shume bukur. Per te tille njerez kemi goxha nevoje. Qe te dine ku te hyhet e ku te dilet. Por nqs dhe ngaterresat na vijne nga vete ata njerez qe jane te mbajtur te na drejtojne per diku, atehere c'ti thuash kesaj ?

E para e punes, mos u nxeh shume. Eshte thjesht dorezim i nje kandidature. Dhe kandidature do te thote shqyrtim. Ma merr mendja qe punen qe ke tani e ke fituar pas nje kandidimi, apo jo ? Do te thuash ti : po une i kisha plotesuar kushtet, dija gjuhe te huaja, e tralala te tjera. Bukur, bukur, por puna eshte se kandidaturat nuk i bejne vetem ata qe jane me nota dhjeta, por edhe ata qe jane me shtata, sidomos ata qe jane ende ne shkolle, dhe kane mundesi te permiresohen.

Per te zene nje pune, ti shoqe e dashur, nuk hidhet kandidatura kur te kesh marre diplomen ne dore, por hidhet edhe kur je ne vit te katert dhe diplomohesh pas nje viti, apo jo ? Nuku ke degjuar ti qe njerezia i gjuajne vendet e punes ende pa mbaruar shkollen ? Dhe qe madje i zene keto vende pune edhe per nje vit me pas ?

Atehere, pse nxehesh ? Ja qe Shqiperia nuk eshte nxenese e mire, ka shume pesa, gjashta dhe ndonje kater. E pastaj ? Kur juria te thote qe ti dorezoje dosjen, pastaj ec me vrap e permiresohu, qe nderkohe une ta ndaj mendjen per ty.

Shqiperia ben shume mire qe godet fort, dmth duke kerkuar dicka qe nuk do t'i jepet sot. Sic e dini dhe ju, Shqiperia nuk ka pengesa te tipit "sindromi turk", apo "sindromi serb". Shqiperia ka shume per te bere ne organizimin e shtetit, por pengesa parimore, jo. Atehere, e perse te mos theksohet kjo nga ana e shteteve europiane ?

Kaq frike keni ju se ata do te na pranojne neser, dhe ne do te marrim ne qafe Europen me pallavrat tona ? Po jo de jo. Se te ishte ashtu, edhe kandidimi per ne Nato nuk do te duhej te ishte bere ngaqe ashtu e keshtu.

Europa, per dikesi ty qe e di mire, eshte nje PROCES dhe jo nje VENDQENDRIM. Europa te hap udhen, te thote : ja udha, ec tani, perpiqu, ska rendesi sot apo neser, rendesi ka qe te sillesh dhe ti si gjithe te tjeret.

Europa nuk eshte nje parajse ku po u fute njehere s'del dot me. Jo pra, ne Europe, ashtu sic futesh (si nxenes i mire), ashtu dhe del fishek perjashte (si nxenes i keq). Keshtu qe mos kapni kryet me dore, por uluni e beni punen per te cilen paguheni se nuk do behemi te gjithe kryeministra e presidente. Ti je burokrate shkresash europiane, shume bukur, beje punen. Une jam hamall ngarkim-shkarkimi, shume bukur, silli kamionat t'i shkarkoj per nje ore. Tjatri eshte kepucar, le te mbathe femijet e vet. E keshtu me rradhe.

Gjithkush justifikon rrogen e vet.

Mire e ke ti mer vlla,qe rruga osht e hapme  per Evrop ,por nuk durohet dot mer yahoo,qe tjetri osh i korruptum dhe nuk te hap krahin,dhe te thote ty qe ti je i korruptum,une jom i ndershem!

Por nuk e ha fare, kundravajtjen e vet,ne qarkullim,nuk ta hap krahun si shofer,edhe pse e kane lene syte dhe mendja,eshte mire thote kush "eshte i pari",kush eshte ma ciper,edhe kur hypi ne murin Kinez,tha askush nuk ka hyp me larte se une tek ky mur madheshtor!

Fjala nuk eshte tek hyrja ne Europ,por tek personi qe nuk pranon se i mungojne standartet ,ne cdo aspekt,tek ai qe genjen tek ai qe, qimen e suksesit e ben tra,tek ai hipokrizia eshte ne nivele te larta,tek ai qe mashtron, 24 ore ne dite!

 

Ka sindrome "kosovar" ka dhe Spanje me veto te forte , ka dhe Qipro e cer te dush ti ka. Sic ka Irlande. Apo e shikon problem e Kosoves jashte konteksit te Shqiperise ?

Levizja per aplikim eshte shume e mire per shqiptaret kudo qe jane dhe nuk ka asnje vlere elektorale vec belbezimeve alla Jozefine.  Berisha levizi me detyrim percaktim si ne loje dam.

Kush e shikon si sukses te qeveriut gabon . Levizja eshte afat gjate shume. Europa me rregjistrimin e shenjave te gishtave e merr ate qe deshiron per llogari te vet, e gjithe pjesa tjeter  ka gjera te tjera qe lidhen me nivelin e demokracise ( ketu flasim sa te duash por duhet te shof qe e njeh problemin ) e deri tek shkalla e zbatimit te ligjit. ( nuk e kam fjalen per parkimin e makineve apo vendosjen e rripit te sigurimit )

E theksoj dhe nje here : nivel demokracie dhe  nivel i zbatimit te ligjit. Nga e dyta po te sjell nje shembull te vogel : te gjitha gjyqet qe kane pasur individet me shtetin shqiptar ne Strasburg i ka humbur shteti shqiptar dhe qe te mos ngatarrohesh here tjeter jo me shtetin shqiptar te Berishes por me te te gjithe Berisheve qe kane qeverisur nga 1991 e deri para 2 minutash.

Gjithsesi levizja eshte politike dhe une e pranoj nga rrethanat qe jane disponibel dhe jo si do deshiroja se ne fund te fundit kush me pjerdh mua.

Or Koth, merita qeverie e merita paqeverie, pashe Zotin, ju beni sikur jeni te padale fare. A keni pare ndonjehere lufte politike ne Angli, Gjermani, France apo gjetke ?

Lufta politike keto ka : te mirat i merr gjithnje per vete, te keqijat i ka tjetri perballe. Si kudo, edhe ne Shqiperi, ky avaz eshte.

Por ajo ku dallon Shqiperia nga shoqet e veta europiane eshte se SHQIPTARET, dmth poplli i thjeshte, flet sikur me qene numri dy i qeverise apo numri dy i opozites. Kurse ne Europe, poplli flet nga t'i dale atij me mire.

Hapni syte o njerez, e ndahuni nga politika qorre, gjykojini veprimet e njerit dhe tjetrit jo nga perfitimet partiake te Rames apo Berishes, por shikoni per vendin tuaj, per familjen tuaj, e me rradhe.

Kur lexoj nganjehere ketu, me mbushet mendja se 97-ta do te perseritet dhe nja 97 here te tjera. Me artiana e me berbera, me liqena e me arusha, zor e kemi te dalim nga logjika e maliherit.

Berisha ben nje kandidim. Bukuri. C'prisni ju, qe t'ju thote se kjo eshte si pasoje e trimerive te Rames ? Apo qe kjo na erdhi me porosi nga lejleku ?

Ja neser eshte Rama ne pushtet. Si thoni ju, kur te vije psh nje kryeminister francez apo italian e te thote qe Shqiperia vallahi ka bere shume perparime, a mos do te thote Rama qe kete dhurate e kemi nga Berisha ? Po jo de jo, do te rrahe gjoksin e vet.

Keshtu qe mos e thartoni kryet me kesi gjerash, shikoni pak me andej. Per votat pastaj, kercitjani kujt te doni ju, nuk na gjen gje dhe me nja 20 vjet komunizem, kur kemi duruar Enverin, bejme si bejme per fatosat e tij.

Une jam duke thene qe levizja eshte shume e mire per shqiptaret.* Si shume i qarte kam qene me duket .

Pjesa tjeter argumenton disa elemente qe lidhen me pritshmerine. Nuk eshte levizje elektorale sepse eshte aplikim jo pranim statusi kandidat. Mu duk se isha shume i qarte. Nejse.

Kjo  si sqarim me dy fjale per postimin qe bera me siper.

Te thashe qe eshte tjeter gje te diskutojme per procesin e plotesimit te kushteve apo dhe kush jane mejerat e gjerave qe nuk i plotesojme ne**

* Nese nuk do e kishte bere aplikimin , atehere do ishte opozita qe do e kishte argument elektoral sepse ka nje rezolute te aprovuar ne parlament nga te dyja palet e politikes pikerisht per aplikimin qe sapo folem.

** Ne vazhdojme e peshtyjme ne toke. smiley

P.S. Kush i kujton ato pusetat me shprehjen e gdhendur ne to : Mos peshtyni pertoke ?  Ishin qe nga koha e Italise se 1930-s !

Nje njeri qe eshte i semure nga deliri i madheshtise,patjeter qe do te genjeje,ndryshe nuk do te ndjehej kaq "i madh" i "sukseshem"!

 

 

 

hahaha, :-D

Ai personi i pare nga e djathta eshte tipik Spiuni i Deges te Brendshme. Cigare ne buze, kapele republika e kravate e shkurter.

Hahhhhaa..edhe mua ashtu me duket,figure klasike e nje ish-spiuni.

Po pse te jete kundra nje ish-kolegu valle?

"Sal ne Spital" jo ishalla!

"..edhe 35 vjet te tjera ne politike me keni,vetem kur t`me urdheroje i gjithefuqishmi,do te largohem nga politika "- ka deklaruar jo me shume se tre dite Sala!

"

Sa shum gjojna po ben Sala, do zoti i bejne zgjedhjet nje here ne 2 vjet, se populli vetem te mira ka, si psh dhurata per vit te ri, festime nje dit po e nje dit po, endrra me Nato e me Europe, pa viza, ma quante cose belle, aprite gli occhi, il paradiso non è mai stato cosi vicino...

P.s_ u zbardh

Ore po me cilat kompetenca,keta poltitikanet tane, ndermarrin iniciativen per t'iu bashkuar BE-se?! Per nje ceshtje te tille duhet referendum ne popull. Dhe para se te behet referendumi duhet te sqarohen sakte dhe me hollesi te gjitha perfitimet, humbjet, detyrimet, te drejtat, sa i favorshem do te jete pozicioni i Shqiperise, etj. Kur do fillojne ta informojne kete popull? Po populli vete kur do i jape fund terheqjes nga hunda?

BE-ja nuk eshte vetem heqje vizash o njerez dhe, per nje vend pa fuqi politike-ekonomike si Shqiperia, rrjedhojat e nje bashkimi nuk do jene te gjitha pozitive. Vaj hallit kur flasin edhe per futje ne Zonen e Euros. Kulmi!

Admin.

Hiqeni ate foto.

Eshte shume prekse.Me dhimbsen te shkretit, kane ike per lesh me kohe.

Qeshim sa qeshim, por nuk eshte mire te tallemi me te "ikurit".

Une kisha keto pyetje :

- Pse e ben kerkesen e statusit te vendit aplikant tani para zgjedhjeve dhe jo ma pare?

- Pse nuk rriti rrogat e mesuesve dhe pensionet ne qytet dhe fshat tani para zgjedhjeve dhe jo me pare?

- Pse flitet tani per lehtesime ne lidhje me dhenje vizash nga vendet e BE tani dhe jo me pare?

- Pse ben vizita ne Kine, France etj. tani para zgjedhjeve dhe jo me pare?

- Pse beri Fatos Nano ne vitin 2005 rritjet e pensioneve para zgjedhjeve   dhe jo me pare.

Epo populli nuk e ha sapunin per djathe. Nje here para disa vjetesh, kur po diskutonim per Nanon dhe Berishen nje fshatar me tha dicka te bukur qe nuk do ta harroj kurre. E di si eshte puna tha ai " Qerrja kaloi mbi nje BAJGE LOPE dhe e ndau ate ne dysh. Keshtu eshte puna e Sales dhe Nanos."

Si nuk e kuptojne qe shqiptaret nuk jane budallenj. Shqiptareve ju ka zene rota bishtin.Shpresojme jo per shume kohe, qe te perfitojne keta ujqer.

O Pkaku aplikimi per BE behet pasi te ratifikohet MSA nga te gjitha vendet anetare te BE-se dhe kjo u arrit me 1 prill per shqiperine keshtu qe aplikimi per BE eshte ne kohen e duhur. Lehtesimi i vizave nuk arrihet pa u pais me pashaporta biometrike gje qe po realizohet megjithse opozita e kundershton.

Qe nga viti 2005 kur erdhi ne pushtet kjo qeveri cdo muaj korrik te cdo viti ka rritur rroga e pensione dhe ne muajin Maj te ketij viti ato dyfishohen,tani eshte Berisha kryeminister jo Nano,

Gjate ketyre 4 viteve Berisha nuk ka bere vizita vetem ne Kine e France.

Pyetjet tuaja jane pyetje retorike.

 Ishalla na integrojnë sa më parë. Integrim në të njëjtën kohë do të thotë dhe lëshim sovraniteti, por si me NATO. Në rastin tonë vëllezër, është shumë pozitive pasi çdo reduktim i sovranitetit administrativ në duart e profanëve tanë të inkriminuar, do të përmirsonte ndjeshëm nivelin jetesës, respektimin e lirive themelore të njeriut, e shumë benefite të tjera të cilat sot na mungojnë vetëm e vetëm për shkak të administrimit klientelist, dhe njësimit të pronës-partisë dhe pushtetit.

 

 

Po pse nuk i pranoni arritjet e qeverise dhe ju duken te pabesueshme.

Fakte keni sa te doni, nuk dua te jua permend ,dhe pse ju dhemb nuk eshte faji i asnjerit,eshte mentaliteti juaj dhe infektimet e qelbura 50 vjeçare qe keni(eshte problemi juaj).

Eshte vetem prof/dok SALI BERISHA qe integron Shqiperine ne BE,ashtu si ne NATO,nuk ka gajle qe nuk ju pelqen,eshte fakt.

SALI BERISHA eshte SKENDERBEU i dyte i SHQIPERISE...nejse 28 qershori eshte shum afer, nuk ka mister lakuriqa as ça jan ato parti tjera te lindura nga ppsh qe fiton, sepse vetem me votat e juaja (te peshqve) nuk fitohet. 

- Pse e ben kerkesen e statusit te vendit aplikant tani para zgjedhjeve dhe jo ma pare?

 

Pershendetje plaku,

e kuptoj qe pyetja jote eshte retorike, por une mendoj se Sala ben mire qe e ben tani kete kerkese. Nuk humbet gje dhe ndoshta fiton dicka.

Pervec anes proceduriale (qe vendet nuk e kishin firmosur MSA), Sala ben mire qe e ben tani, sepse po te prese mund te mos jete ne gjendje ta beje fare. Une mendoj se kjo ka te beje me rritjen ekonomike. Deri tani, te ndihmuar nga rritja boterore, kane pak sy e faqe te mburren me statistika. Nese pret dhe 6 muaj, pasojat e krizes boterore do ndihen me shume ne Shqiperi, dhe mungesa e reformave do jete me e theksuar. Keshtu, me mire qe e ben tani kete aplikim... mundesi e vogel, por edhe mund te fitoje. Nese e le per me vone, do duhet nje kohe e gjate derisa te behet.

 

Eshte vetem prof/dok SALI BERISHA qe integron Shqiperine ne BE,ashtu si ne NATO,nuk ka gajle qe nuk ju pelqen,eshte fakt.

SALI BERISHA eshte SKENDERBEU i dyte i SHQIPERISE...

O ta hongsha synin ta hongsha!  smiley

 

o plak

po ti degjon shtypin apo jo? ka shum kohe qe flitej per rritje pensionesh dhe pagash, tani erdhi momenti dhe ishte koha e duhur. ndersa per lehtesimin e vizave duhet miratim dhe nga shtetet Evropjane nuk eshte ne dore te qeverise tone, kur BE vezhgon ecurite perparuese ne vendin tone pastaj mbeshtesin kerkesat qeveritare, ashtu siç po veprohet.

  

 ore BE shyqyr po na numëron e rregjistron, jemi sa 35 përqind e Parisit, dhe pak më të vegjël se la Region Ille de france. Për rregjistrimin e vonuar janë përgjegjës të gjitha çqeveritë. Prandaj dhëntë zoti na integron BEja se ne jemi historikisht keqadministrues trë pasurive dhe burimeve tona kombëtare dhe për pasojë potencialisht të rrezikshëm për veten dhe rrajonin.

Lërini përrallat me Doktora, bëhuni realist.

Gallata e tranzicionit të keqmenaxhuar nga nipërit e Skënderbeut të math, po mbaron.

Thanks NATO thanks EU....

 

Une fundjaven qe shkoi i bera kerkese me shkrim nje dyqani makinash, qe te me shiste nje Ferrari per 1 500 €. I gjithe fisi im eshte gezuar pamase dhe jane bere te gjithe gati qe fundjaves tjeter te bejne nje xhiro me Ferrarin qe kam kerkuar une.

"....në fushën e turizmit ku, nga 300 mijë vizitorë, vitin e kaluar ky vend ka pranuar 2.7 milionë vizitorë...."

Kjo shprehje e Mavrise sone (nese eshte e vertete) do te thote qe ne krahasim me 2007 ku ishin 1,6 milion vizitore, per 2008 kemi nje rritje prej 70%, pra nje hyrje te valutes me shume. Mirpo lind pyetja, duke qene se dhe taksa jane mbledhur me shume (per 2009 akoma me shume), plus dhe gjith kjo valute e 2,7 milion vizitorve ; ku ka shkuar gjith kjo para gjith kjo valute. A ka njeri a organizem ti pergjigjet apo te gjeje se ç'eshte bere me gjith kete para te mbledhur, gati 90-120% me shume se 2007. A ka transparence per kete pune.

Te mos harrojme se per kete vit po mblidheshin shum me teper taksa se 2008, e verifikuar kjo gje nga mua kete vit (mars) dhe nga nga nje agjensi financiare perendimore e pavarur.  

Diplomacia dhe integrimi i euroatlantik i Shqiperise, nje nga sukseset e qeverise Berisha.

Une fundjaven qe shkoi i bera kerkese me shkrim nje dyqani makinash, qe te me shiste nje Ferrari per 1 500 €. I gjithe fisi im eshte gezuar pamase dhe jane bere te gjithe gati qe fundjaves tjeter te bejne nje xhiro me Ferrarin qe kam kerkuar une.

 

Thenia e dites!!

Cmira e zeze e opozites politike per kete aplikim eshte e kuptueshme. Anetaresimi ne Nato, perkrahja nderkombetare per Berishen dhe aplikimi per statusin e vendit kandidat ne BE, jane zhvillime dhe gjera plus se pari per Shqiperine, por edhe per partine ne pushtet.

Por opozita politike nuk thote dicka konkrete pse eshte kunder aplikimit? Te pakten ta justifikonte sa per sy e faqe kundershtimin, mos te dilte hapur si cmirezeze per arye elektorale.

MSA-ja ka hyre ne fuqi, Shqiperia eshte anetare e Nato-s, vendi ka kah zhvillimi pozitiv: eshte luftuar korrupsioni, eshte goditur krimi i organizuar dhe bandat, trafiqet jane ulur, varferia eshte ulur, ekonomia ecen mire, Shqiperia eshte kantier ndertimi ku ndertohen rruge ne gjithe vendin, demokracia eshte funksionale etj. Atehere pse te mos paraqitet aplikimi?

Ore shume mire qe aplikohet, (megjithese ka pas udhezime te qarta per ta shty aplikimin pas zgjedhjeve...) Madje po na pranuan aplikimin (dmth ai qe merr zarfet te mos thote nuk jom ketu) eshte akoma me mire... Dhe sigurisht do ta ndajne llokmen e suseksit menjehere dhe doktori le te marre pjesen me te madhe, vec te na pranojne... Se kismet noshta ka nje rreze drite ne fund te tunelit dhe pasi te na pranojne bien hajdutet ne burg smiley 

 

Por para se te na pranojne, duhet me mesu me shkrujt letren (Une vete gjithmon ekam pas prob me adresat ke zarfi), tani shifeni pak kete me poshte qe i bie te jete shenu ke zarfi...

“Shkëlqesia Juaj, zoti President!

Në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të datës 29 janar 2009, mbështetur në aspiratën dhe vullnetin mbizotërues të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, kemi nderin që, në përputhje me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Europian, të paraqesim aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Përfitojmë nga rasti për t’i ripërsëritur Shkëlqesisë Suaj sigurimet e konsideratës sonë më të lartë”     

 

Ishalla gabimi eshte vetem ne versionin shqip smiley 

Ps: Une di qe MSA gjermanise ja pate çu çobançe (Me gjithe respektin per kete gjuhe, nuk flitet nga ato ane) dhe prandaj e vonuan ca kohe firmosjen.... smiley smiley 

 

 

 

 

megjithese ka pas udhezime te qarta per ta shty aplikimin pas zgjedhjeve...

ke menu naihere nqs testohet vullneti politik i veneve si mali zi, shqipria etj kur thuhet "mos e boj tashi"

 S'di te them... ndoshta... Mund te jete edhe qe duke na njoh ke kemi ne krye, menyra e vetme per te mbaru pune smiley 

Me shqeteson sidoqofte serioziteti i munguar shteteror ne 5 rrjeshta pershendetje dhe ne fakt eshte e vetmja arsye qe po postoj ne kete teme, sepse te gjithe themi qe nuk ka problem nese aplikohet, pavaresisht gjasave qe aplikimi te pranohet pa do muajsh... 

 Përfitojmë nga rasti për t’i ripërsëritur Shkëlqesisë Suaj sigurimet e konsideratës sonë më të lartë”     

Ne fakt kjo eshte shqip dhe nuk eshte postim blogu po shkrese zyrtare dhe eshte gabim...e merr vesh edhe nje gazetare qe mbulon zonat rurale... Ose sic thone ketej pari, gjithçka qe del jashte perimetrit te kryeministrise dhe hijes se kryeministrit smiley

 

 

 

Ne qe jetojme jashte jemi shume skeptik, nuk e di se si e ndjejne kete risi ata qe jetojne ne Shqiperi, shpresoj me te vertete qe mos te ngelen vetem premtime, dhe nese arrihet ndonje gje, atehere mund te flasim se sa vlera mbart si njeri e politikan z.Berisha. Shume pak me intereson se eshte ai apo dikush tjeter, e rendesishme te behet dicka per te miren e shqiptareve, madje edhe zoterinjve te nderuar qe shkruajne ketu tek peshku dhe qe jetojne ne perendim do t'u hiqet, emertimi i urryer EKSTRAKOMUNITAR!

edhe valentina leskaj doli sot dhe tha se ne kemi kerkuar qe ne shtator qe te aplikohej  kur para pak kohesh arta dade  thonte se nuk duhet te aplikohet nuk e di a jane ne terezi keto grate e rames

C'terezi te jene grate e PS-se , 4 vjet ne opozite nuk eshte shaka , i ka zene syri BAKER keto 4 vjet ktyre . Duan te marin pushtetin dhe per te mare vota premtojne se do bejne ato qe berisha i ka bere ne te vertete.

Rama thote se do te ndertoje rugen dures kukes morine  qe ne fakt parashikohet te mbaroje para zgjedhjeve .

Lajm i marre nga ARD

 

 

 Shqiperia kerkon te hyje ne EU

Shqiperia ka bere zyrtarisht kerkesen per anetaresimin e saj ne EU. Presidenti i Shqiperise Sali Berisha (sipas origj.) i dorezoi kerkesen kryeministrit cek Topolanek, vendi i te cilit mban nderkohe presidencen Keshillit te EU. "Nje enderr po behet realitet", tha Berisha. Ky hap shenonte rikthimin e Shqiperise ne familjen europiane. "Vendi im eshte shpirterisht pro Europes".

Komisioni pershendet perparimet e vendit

Komisioni i EU pershendeti kerkesen per anetaresim: Shqiperia ka bere perparime te medha ne reformat e rendesisshme politike dhe ne pergatitjet per integrimin ne EU, tha Leigh. Gjithashtu Shqiperia ka marre persiper nje rol konstruktiv dhe stabilizues ne rajon, deklaroi komisari per zgjerimin europian,  Michael Leigh. Si vater krize ne rajon shikohet Kosova, e cila banohet ne shumice nga shqiptare dhe e cila shikohet nga Serbia si pjese territoriale e saj.

Vendimi pas disa vjetesh

Eu i ka premtuar, ashtu si edhe shteteve te tjera te Ballkanit perendimor, qe ne 2002 ne nje mbledhje te kryetareve te shteteve te EU ne Kopenhagen nje perspektive afatgjate per anetaresim ne EU. Por Shqiperise i duhet te beje durim deri ne nje pranim te plote ne EU: Kerkesa do i dorezohet fillimish keshillit ministror, i cili mepas do ti lutet Komisionit te EU per nje ekspertize fillestare. Me propozim te Komisionit mepas keshilli ministror vendos, nese Shqiperia do te deklarohet zyrtarisht si kandidat per anetaresim ne EU. Pastaj fillojne tratativat per anetaresim, te cilat si rregull zgjasin disa vite. 

Per EU vlejne zgjedhje parlamentare te qershorit ne Shqiperi si gur prove per vendin. Qe prej permbysjes se komunizmit ne fillim te viteve 1990 zgjedhjet jane shoqeruar gjithmone nga parregullsi. Zgjerimit te EU ne Ballkan nuk i dihet tani per tani. Gjermania dhe Franca kerkojne te pranojne anetare te rinj vetem pas hyrjes ne fuqi te Kontrates se Lisbones, e cila do te beje EU me teper vendimmarrese.

Akoma shume probleme politike dhe ekonomike te pazgjidhura

Shqiperia u pranua me 1 Prill 2009 ne NATO dhe eshte qe prej 2006 e lidhur me EU nepermjet nje Marreveshjeje per Asociim dhe Stabilizim. Te pakten nje ne kater veta ne popullsine prej 3,4 milione banoresh jeton nen minimumin e ekzistences, te ardhurat mujore per fryme vertiten tek pak me shume se 200 euro, me kete llogaritet vendi ballkanik ne nje nga vendet me te varfera te Europes. Komisioni i EU ka kritikuar shume here Shqiperine, mbi te gjitha rreth korrupsionit dhe per veprimin e paparandaluar te kriminalitetit te organizuar.

Nderkohe Kroacia, Turqia dhe Maqedonia jane kandidate per pranim. Por me Maqedonine nuk ka akoma tratativa. Mali i Zi ka dorezuar ne dhjetor te 2008 nje kerkese per anetaresim, me te cilen keshilli ministror nuk eshte marre akoma.

 

(artikulli eshte perkthyer prej meje, origjinalin mund ta gjeni ketu www.tagesschau.de/ausland/albanien104.html, )

 

 

Kam shkruar me shkronja te trasha ate pasazh qe sqaron me mire se cfare procedure duhet te ndjeke tani Shqiperia per pranim. Interesante eshte qe ne na duhen edhe disa vite qe te arrijme statusin ne te cilen gjendet sot Maqedonia, e cila eshte shpallur zyrtarisht si kandidate per pranim, por nuk ka filluar akoma tratativat.

Kjo per ti hequr ndonjerit iluzionin se Shqiperia do te hyje ne EU para ketij qershori, apo brenda ketij viti apo qofte edhe brenda kater vjeteve te ardhshem. Prognoza me optimiste eshte viti 2014 ose 2016.

Sidoqofte kerkesa zyrtare e qeverise per statusin e vendit kandidat ne EU eshte per tu pershendetur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).