Kriza, Fasonistët japin alarmin: Qeveria të marrë masat

Fasonistët japin alarmin se kriza ekonomike po ndikon dukëshm në ekonominë shqiptarë. Zv/kreu i Dhomës së Veshjeve Sajmir Bidaj tha sot në një prononcim për mediat se mbi 50 ndërmarrje ndërprenë punën në vendin tonë për shkak të krizës ndërsa ka shtuar se si pasojë e kësaj kanë mbetur pa punë 11 mijë punonjës që më parë punonin në këto ndërmarrje. Bidaj theksoi gjithashtu se gjatë këtij viti kanë rënë dukshmë eksportet në sektorët e fasonisë.

Duke pasqyruar situatën që sipas fasonistëve nuk është aspak premtuese, kreu i dhomës së veshjeve i bëri apel qeverisë të marrë masat për të ndalur vrullin e krizës në këta sektorë. Për këtë arsye, Bidaj propozoi që qeveria të ndihmojë gjatëe kësaj periudhe të vështirë ekonomike firmat duke u paguar sigurimet e punonjësve, të paktën për 6 muaj. Tjetër propozim ishte ai për kredi të buta si dhe të rimbursohet rregullisht TVSH.

Përvec fasonistëve, alarmin për krizën e kanë parlajmëruar edhe Dhoma e Tregtisë dhe Konfidustria.
 

15 Komente

Cfare e kush jane "fasonistet"???

Pjesa kryesore e eksporteve Shqiptare.....

Faleminderit. Prape nuk e di se cfare do me thene fjala fasionist. Sinqerisht e kam. Ndoshta e kam harruar gjuhen Shqipe - nese po, ju kerkoj falje.

Fabrika qe punojne me mall porositesi. Per shembull nje firme Italiane sjell copen ne Shqiperi, ketu prodhohen kemishat dhe pastaj ri-dergohen per tu shitur ne Itali.

Ll.

ooo, d.m.th. rrobaqepes. E kuptova - sh. faleminderit Ll.

Shume interesant ky premtim nga Ilir Beqja ne emer te PS:

Pas 28 Qershorit, Partia Socialiste, jo vetëm që do të tregojë transparencë mbi situatën ekonomike në vend, por i siguron fasonistët dhe gjithë sipërmarrjen shqiptarë se:

    * do të jetë në krah të tyre
    * do të c’instalojë sistemin e pagave dhe cmimeve të       referencës
    * do të rimbursojë tatimin mbi vlerën shtuar

Ilir Beqja

http://ps.al/index.php?option=com_conten...

Do te ishte interesante te shihej nese PS do t'ja dilte ta realizonte kete pa demtuar te ardhurat publike.

Llukan,

behet fjale per shenjat e medha te krizes :

Tkurret tregetia e me jashte dhe vazhdon tendenca e tkurrjes se kreditimit te ekonomise.

Asgje me shume se mase anti krize nuk do jete deklarimi i  Beqes, nese do behet fakt e kam fjalen.

Kokfortesia eshte gje e poshter shume dhe nese vazhdohet keshtu nuk do jete vetem ky vit vit i mbrapshte, por rrezik shkon deri ne mes te mandatit te qeverise tjeter.

Kush ka sy le te shikoje, kush ka veshe le te degjoje, por faktet jane shume kokforta. Ideale do ishte te kishim votuar dje , qe java tjeter te kishin filluar gjerat te leviznin.

Nje dreq e merr vesh se si mund te ragohet ne te tille rast, kur mendoj autodjegien qe mund te shkaktohet. Ta them toke e djegur nuk them dot por keto shpenzime te kryera kete 6 mujor , pra kjo papergjegjshmeri ne shpenzime do hape nje vrime te madhe por te besojme se ku mund te shkojne te ardhurat ne dy muajt e zgjedhjeve Qershor, Korrik .

Ndaj besoj se nuk duhet kerkuar zgjidhje afat gjate se sa nderhyrje emergjente per te kaluar kete situate shume te rende e cila per disa biznese mund te jete pakthim. Nese do besojme qe tani numri i te panuve te dale nga ky sektor per momentin eshte 11 000 vete duhet dhene alarmi dhe te mendosh qe kur themi tregeti e jashtme nuk kam parasysh vetem fasonin ( rrobaqepes , kepucar ) . smiley

Fillo dhe ble valute perkthehet ajo qe ke thene ti me siper smiley

Me nje fjale, artukulli i mesiperm mund te permblidhet me: "exportet kane rene".

ketu kemi nje pjese te popullsise, fasonistet, qe ngelen pa te ardhura, dhe ndonje mendim se si keta te punesohen ne sektore te tjere nuk do jete keq.

nga ana tjeter, si do mund qeveria e tanishme (apo e ardhshme) te nderhyje ne kete sektor. Nuk eshte ceshtje kostosh (nuk eshte se Italiani zevendesoi fasonistet shqiptare me fasonistet e Morokos, psh), por ceshtje renie kerkese. Llukani mund te thote qe rimbursimi i nje pjese te kostos nga shteti mund ta rrisi pak kerkesen. Por kostot jane ulur tashme nga zhvleresimi i lekut. Sa do fitojne fasonistet nese ulen me shume? Cfare te beje shteti ne kete rast: te bleje nje mall per te cilin nuk nevoje qe ta mbaje kete grup ne pune?

 

Gre,

Ne planin afatgjate mund te parashikohet qe industria e fasonit ne Shqiperi do te tretet ne menyre te natyrshme, ashtu sic ka ndodhur me shume vende te tjera deri tani. Ne kete drejtim ajo qe duhet te beje shteti eshte te investoje ne krijimin e industrive te reja qe ti zene vendin.

Ne planin afatshkurter, PS ka propozuar nje zgjidhje (heqjen e pagave te references) qe do te duhej te shqyrtohej se c'ndikim do te kishte mbi te ardhurat e shtetit. Vete sipermarresit kane propozuar edhe qe shteti te marre persiper pagesat per kontributet shoqerore te punetoreve per nje periudhe te caktuar (dicka e ngjashme me propozimin e PS-se).  Nje nga gjerat qe besoj se do ti interesonte industrise do te ishte ndihme me e madhe nga shteti ne gjetjen e klienteve duke perdorur rrjetin e ambasadave, pikave perfaqsuese neper bote.

Rimbursimi i TVSH, qe nuk respektohet nga qeveria, duhet te jete masa e pare per shpetimin e kesaj industrie qe mban mijra familje.  

Pjer,

Kam pershtypjen se nese shteti nuk i rimburson TVSH-ne kjo industri do te kishte falimentuar me kohe. Ndoshta behet fjale per shpejtimte rimbursimit; pra nese tani vonohet 2-3 muaj, te shpejtohet dhe te rimbursohet te themi brenda 1 muaji nga paraqitja e dokumentave dhe kekrkeses.

Sipas Bodes, kjo eshte duke u bere tashme.

bashkia tirons ia ka cu 400% taksat biznesit tekstil

Berber, sipas te dhenave qe kam marre nepermjet shtypit dhe nga biznesmene te ndryshem atje, praktika e rimbursimit nuk ekziston fare ne Shqiperi, veç flitet e flitet e flitet pa mbarim. Mundet qe ndonje biznesmen afer qarqeve qeveritare dhe mund te perfitoje, por jo shumica.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).