Kriza ekonomike ka prekur ndërtimin

Sektori i ndërtimit është në krizë. Mbi 4 mijë apartamente kanë mbetur pa u shitur dhe qindra punëtorë që po humbin vendet e punës çdo ditë. Shifrat alarmante për një nga sektorët më të rëndësishëm i bën të ditura Shoqata e Ndërtuesve.

Sekretari i Përgjithshem i Shoqates se Ndertuesve, Arben Dervishi tregon aspektet konkrete se ku ka nisur të ndjehen efektet. "Kemi një renie të shitjeve të apartamenteve, po ta shprehim me shifra në të gjithë vendin janë rreth 4 mijë të tilla të pashituara", shprehet ai. Ndërsa shton se "ka një sërë ndërmarrjesh e firmash qe qysh nga fundi i vitit të kaluar dhe në vazhdim jane pa pune".

Sipas tij kjo ka çuar në uljen e treguesve të ndertimit. Dy janë arsyet kryeosre që kanë çuar në përkeqësimin e situatës ekonomike. E para ka të bëjë me shtrengimin ose zvogelimin e kreditimit nga ana e bankave, dhe e dyta ka lidhje me uljen e reminitancave të emigranteve shqiptare.

Lidhur me renien e kreditimit në sektorit e ndërtimit, apo bizneseve në tërësi, ka paralajmëruar kohë më parë edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili iu ka bërë thirrje bankave t'iu japin kredi bizneseve. Nis nga këto fakte, Shoqata e Ndërtuesve propozon disa masa për të kapërcyer krizën në ndërtim. Dervishi shprehet se "duhet hequr pagesa referuese në sektorin e ndërtimit, pasi kjo eshte kthim ne kohen e socializmit". Po kështu ai kërkon më shumë kreditim për këtë sektor.

11 Komente

1. JO sipas INSTAT

2. Nje zgjidhje eshte ulja e cmimeve

3 kur te vije Koth te na shpjegoje pak cfare eshte pagesa referuese dhe nese ka lidhje me piken 2?

Dervishi shprehet se "duhet hequr pagesa referuese në sektorin e ndërtimit, pasi kjo eshte kthim ne kohen e socializmit".

 

Kthimi ne kohen e skllavo-pronareve eshte me i mire!

"Pagesa referuese" duket si pagat e references mbi te cilat percaktohen kontributet per sigurimet shoqerore dhe tatimi mbi te ardhurat personale. Ironikisht, "paga e references" nuk percakton pagen qe merr punonjesi smiley

INSTAT-i llogarit mbi te gjitha rrugen Durres-Kukes, keshtu qe natyrisht qe s'ka probleme per te sektori i ndertimit.

e llogarit edhe pa rrugen dhe numri megjithese i vogel eshte pozitiv...

Nese do isha kryeredaktor i ndonje gazete qe nuk paguhej nga ndertuesit do dilja neser me kryetitullin:

SHOQATA E NDERTUESVE SUGJERON SE SI TE MBAJME ARTIFICIALISHT LART CMIMET E APARTAMENTEVE!

me cudi se kaq eshte nese ne takimin tjeter te OPEC, Arabia Saudite kerkon subvencionime nga IMF qe te mos ulet cmimi i naftes.

meqe jemi tek nafta, para nje viti, kur cmimi i nje gallon benzine kishte kaluar 4 dollare, dolen disa analiza shume te hollesishme se si ky cmim ishte normal dhe nuk vinte nga kerkesa e larte, por nga rritja e kostove ne nxjerrjen e naftes nga toka. Analizat shpreheshin me shifra te sakta se si tani duhej te germohej me thelle per te nxjerre naften plus kostot e rafinimit, etj, etj, keshtu qe ne mos 4 nje cmim 3.5 e lart ishte normal. Ja kerkesa ra, cmimi u ul poshte 2$ dhe nxjerrja, rafinimi, perpunimi, dergimi vazhdojne perseri.

keshtu edhe me ndertuesit. Cmimet u rriten cmendurisht sepse njerezit kishin nevoje per shtepi dhe kerkesa ne Shqiperi ishte e larte. Tani qe kerkesa ra, eshte normale qe te bien cmimet. Edhe per ate ciftin e ri qe po nderton jeten dhe nuk merr dot kredi, ndoshta eshte me mire te presi dhe 6 muaj ne apartament me qira (urojme te mos jete duke ndare banjen me vjehrren) qe te bien cmimet dhe pastaj te kerkojne kredi.

Gre, jashtë teme por meqë po flisje për naftën... shiko këtë artikullin (italisht... e sidomos edhe andej nga paragrafet e fundit smiley )

Gre,

Nga nje diskutim i vjeter po citoj kete pjesen:

INSTAT thote per rritjen e ndertimit se

Shifra e afarizmit në Ndërtim e vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, 2005=100, është rritur me 51.1 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë 2008 rritja është 4.7 përqind.

Rritja e shënuar në volumin e punimeve civile inxhinierike është 107.4 përqind krahasuar me tremujorin e tretë 2007,ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues shënon rënie 5.9 përqind.

Dmth rritja, nese ka, vjen nga rruga.

Ll.

Ll,

po krahason vellimin e punimeve civile inxhinjerike (qe nuk kam as kuriozitet te di cfare eshte) me shifren e afarizimit ne ndertim. apples and oranges eshte shprehja.

nga nje artikull qe mbaja mend ishte dicka qe psh rritja me gjithe rruget ishte 9 perqind, ndersa pa rrugen ishte 1-2 perqind. Nuk po rri ta kerkoj burimin po mendo keto skenare

A.

rritja gjithsej: 10 perqind

rruga: 20; ndertimi i apart -10 (merre 50 e 50)

B.

rritja gjithsej: 10

rruga: 19

ndertimi: 1

 

me duket se jemi tek skenari B.

 

megjithate ndertimi po provon me te gjitha menyrat te mbaje cmimet e larta dhe nuk po i pergjigjet kerkeses. Renia e shitjeve te apartementeve eshte jo per mungese kredie, por per mungese kerkese. Mungesa e kerkeses pjeserisht vjen edhe ngaqe njerezit presin te bien cmimet e apartamenteve, prandaj edhe nese shteti nderhyn te japi kredi, ata nuk do e pranojne se mund te presin 6 muaj dhe te marrin me pak borxh.

Gre,

Eshte e veshtire te thuash qe ka mungese kerkese, apo mungese oferte per huane pa pasur te dhena te posacme (sa persona kerkojne hua, sa u miratohet, e sa nuk u jepet). Pertej kesaj; shteti s'ka per te dhene kredi ne mase te gjere dhe edhe plani i miratuar ben fjale per pagesen e interesave per nje shtrese te caktuar te popullsise.

Ll.

P.S. Vellimi i punimeve lidhet me shifren e afarizmit (shnderrimit ne para) keshtu qe s'jane tamam tamam "molle e portokaj" smiley

I dashur Gre,

Une per vete nuk heq asnje presje nga ato qe shkruan per kete teme. Eshte fakt qe ne qender te Londres m.q.s. sic thua ti KA RENE KERKESA cmimet e godinave jane ulur per 40%. Po keshtu ne Tokio dhe sidomos ne Spanje. Une nuk jam neoliberal ( tregu regullon gjithshka ) dhe mendoj se ilaci i vetem per shitjen e 4000 apartamenteve bosh eshte ulja e cmimeve, per sa kohe qe kerkesa eshte me e ulet se oferta.

 

 

 

 

Nuk bie dakort qe kriza ka prekur ndertimin. Sektori i ndertimit pati nje periudhe lulezimi frytdhenes te pa pare dhe tani sipas te gjitha ligjesive ekonomike po i nenshtrohet nje rrenjeje normale qe gjithashtu ben mire. Them ben mire, pasi do ta pastroje kete sektor nga shume "firma" te krijuara per perfitime te castit nga dhenja e tenderave mbi baza preferencash politike e me gjere, por do te beje edhe nje rizhvendosje te kapitaleve financiare te firmave te fuqishme ne kete sektor drejt sektoreve te tjere qe risin punesimin dhe zevendesojne importet.

 Per ata qe duan te blejne shtepia, le te nxitojne ne USA ku çmimi i shtepiave ka rene nga 30-50%. Sa per Shqiperine , firmat aty mund t'ua shesin dhe te huajve po te; 

1) kene sajtin e tyre ne internet ne gjuhet anglisht dhe frengjisht.

2) po ti kene te hipotekuara, sepse perendimori apo qofte dhe emigranti s'do qe te kete telashe me burokracine shqiptare, qe siç po duken bathet , po del me e ngaterruar se burokracite perendimore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).