Kosova dhe Unë

Prej se mbaj mend, në shtëpinë time është folur për Kosovën. Regjimi i Enver Hoxhës ishte armiku juaj më i madh. Shqiptarët e Ramiz Alisë dëshironin ta vrisnin Ibrahim Rugovën dhe mua, në vitin 1991. Në politikë hyra për dy arsye: të drejtat e njeriut dhe çështja e Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë të gjatë për Express, jep rrëfimin e tij për Kosovën.

Nga Berat Buzhala & Ilir Mirena 

Kur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte republikani Ronald Regan, një kongresiste demokrate e pat quajtur atë “Teflon President”. Prej atëherë, titullin “teflon”, mediat e rezervojnë për ata politikanë, ose fytyra publike, që janë imunë ndaj shkrimeve dhe kritikave. Opinioni, për arsye të panjohura, i dashuron disa personalitete. Përndryshe, tefloni është një material kimik sintetik, që, mes tjerash, përdorët tek enët e kuzhinës dhe mundëson që ushqimet e fërguara aty të mos ngjitën.

Për Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, nuk ka pasur kurrë shumë kritika në raport me Kosovën. Por, edhe ato që kanë qenë, opinioni publik i Kosovës nuk i ka përfillur.

Shqiptarët e Kosovës me Sali Berishën janë në muaj të mjaltit që nja 20 vjet. E kanë dashur kur ka qenë ai President i Shqipërisë, kur ka qenë lider i opozitës, dhe vazhdojnë ta duan me intensitet të shtuar tash kur është Kryeministër. Pavarësisht temave që hapen në Shqipëri.

Por, pritni... se kjo është marrëdhënie interesante. Kalon prej raporteve shumë të mira, në raporte të shkëlqyeshme.

Ky burrë që ka lindur vetëm tri kilometra përtej kufirit të Kosovës, në Tropojë, deri tash vendin tonë e ka vizituar dy herë, gjatë vitit 2006.

Në vitin 2000, ndonëse u nis për në Kosovë, u detyrua të kthehej prapa në kufi, sepse Shefi i atëhershëm i UNMIK’ut, Bernard Kouchner, e shpiku një arsye për ta penguar. I tha se nuk kishte kërkuar leje paraprakisht. Shumëkush në Kosovë ketë arsyetim e ka konsideruar si tepër cinik.

Kryeministri i Shqipërisë priti ditë më të mira për ta realizuar vizitën e tij. Por, ndonjëherë historia di të bëjë lojëra të ndyra, dhe Berisha u detyrua të shkelte këtu për mort. Herën e parë, erdhi në Kosovë për të marrë pjesë në varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova, me të cilin ndante kujtime më shumë të mira sesa të këqija për plot 16 vjet.

Pasi e kishte mësuar rrugën, nuk shkoi as 6 muaj dhe erdhi prapë. Tash, i ftuar institucionalisht. Mori disa çmime prej institucioneve të Kosovës dhe kudo që shkonte pritej me tupanë.

Kryeministri shqiptar ka premtuar që përpara 30 qershorit të këtij viti do t’i thyejë bjeshkët dhe do t’i afrojë shqiptarët si kurrë më parë gjatë historisë. Ka premtuar që “mezi nuk po pret” ta vizitojë Kosovën sërish, sapo rruga e re të bëhet e kalueshme. Tupanët e vërtetë për Berishën do të bien atë ditë.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dhënë një intervistë të gjatë Gazetës Express. Është kjo një prej intervistave shumë të rralla që Berisha jep për mediat e shkruara.

Ai ka folur për lidhjet e tij me Kosovën, prej kur ka filluar të mbajë mend.

Express: Prej politikanëve të Shqipërisë, pa dyshim se jeni më i popullarizuari në Kosovë. Ju kanë parë me simpati edhe kur keni qenë President i Shqipërisë, edhe lider i opozitës, e edhe tash si Kryeministër. Çka ka thënë Kosova për ju?

Berisha: Vendi ku kam lindur unë është vetëm dy-tre kilometra larg prej Kosovës. Kam jetuar afër Ponashecit, Morinës dhe fshatrave tjera andej kufirit. Kosova, ndoshta, ka qenë tema e vetme politike për çfarë është folur tek ne. Lidhje familjare të afërta me Kosovën nuk kam, por shumë të tjerë të rrethit tim kanë. Unë kam përcjell me interesim shumë të madh zhvillimet që filluan të ndodhin në Kosovë në vitet ’60. Mirëpo, një rol negativ në ketë drejtim luante regjimi komunist shqiptar, që pothuajse zyrtarisht i ka kërkuar elitës politike në Kosovë që të mos pranonin statusin e Republikës, sepse nuk duhet të kishte dy shtete shqiptare. E vërteta ishte shumë djallëzore. Regjimi në Shqipëri e dinte se një Republikë e Kosovës, me të drejta më të mëdha, që do të ishte më e hapur, do ta dëmtonte shumë Shqipërinë. Normalisht, kjo tezë u shkonte shumë për shtati serbëve. Por, kjo nuk është se nuk ka qenë një tezë e shtruar për diskutim në mes të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në vitet ’70.

Express: A ekziston e dëshmuar diku kjo gjë? Pra, që autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë kanë folur për ketë temë?

Berisha: Takimet janë mbajtur këtu në Tiranë. Në Fakultetin e Historisë.

Express: Kush është njeriu i parë nga Kosova që keni njohur?
Berisha: Nuk di cili ka qenë i pari. Por, treva ku unë kam lindur njihet si Malësia e Gjakovës. Kam pasur miq në Kosovë.

Express: Ju nuk keni qenë në Kosovë deri pas përfundimit të luftës...

Berisha: Asnjëherë. As edhe një herë nuk kam qenë. Kolegët e mi vinin, por nuk kam bërë asnjë përpjekje, sepse ndoshta do të vija. E përcillja nga këtu.

Express: Pas përmbysjes së komunizmit, Kuvendi i Shqipërisë pat njohur pavarësinë e Kosovës. A besonit ju në asokohe se vërtet do të bëheshim një ditë shtet, apo kjo ishte vetëm sa për t’u thënë shqiptarëve se po bënit maksimumin?

Berisha: Unë, para se të vendosja definitivisht të futesha në politikë, bisedova me studentët që kisha. Kisha dilemë nëse duhej lënë profesionin e mjekut apo të futesha në politikë. Në fund, vendosa për politikën. Ishin dy arsye: të drejtat e njeriut dhe çështja e Kosovës. Regjimi i Ramiz Alisë në atë kohë i kishte shkrirë të gjitha marrëdhëniet me Sllobodan Millosheviqin. Ka qenë një situatë e rëndë për Kosovën. Njësite gjysmë terroriste në Shqipëri dëshironin ta vrisnin Ibrahim Rugovën në vitin 1991.

Express: Kush dëshironte ta vriste Rugovën?

Berisha: Shqiptarët e Ramiz Alisë. Ekzistojnë dokumente për ketë. Kanë dashur ta vrasin atë dhe mua në Vilë, në vitin 1991, me arsyetimin se po flisnim kundër Enver Hoxhës.

Express: Si është e mundur kjo, kur në vitin 1991 Ramiz Alia u kishte mundësuar të rinjve shqiptarë që të vinin në Shqipëri dhe të ushtroheshin për luftë. Një grup ishte stërvitur këtu. Kishte një marrëveshje...

Berisha: Ishte grupi i parë që erdhi për stërvitje në atë kohë dhe të gjithë ata përfunduan në burgje, kur u kthyen në Kosovë. Të gjithë u arrestuan për një natë. Dikush nga këtu ua dërgoi listat autoriteteve serbe. E përgatitën që të binin të gjithë në duart e policisë sekrete serbe. Mund të bëhet një kontroll i arkivit. Ranë të gjithë dhe u mërzita shumë.

Express: Ju e fajësoni Qeverinë e Ramiz Alisë?

Berisha: Po kush, kë të fajësoj unë? Si shkuan ata? U stërvitën këtu dhe shkuan që të gjithë aty, ranë njëri pas tjetrit. I kanë torturuar në mënyrën më çnjerëzore. I di unë që të gjitha, sepse i ndiqja. Për ketë aspekt, ju them unë. Ky regjim në Tiranë, për 45 vjet, gjahun e parë kanë pasur mbi kosovarët të cilët ishin armiq, ishin titistë. Dhe burgjet, po të marrësh përqindjen e të burgosurve politikë në Shqipëri dhe përqindjen e kosovarëve në Shqipëri, ata ishin përqindja e parë. Udhëheqja politike e Tiranës ka pasur një shqiptaro-fobi ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në demonstrata e 81-shit nuk patën çka t’u bëjnë, sepse fillimisht ishin tërësisht kundër tyre.

Express: Por, për këto demonstrata regjimi në Tiranë e bëri një ndryshim. Reagoi pas një jave....

Berisha: Erdhi Bije Vokshi, e cila solli mesazhin për këto demonstrata. Ajo erdhi me një kredibilitet, sepse kishin respekt për të. Por, ditët e para Tirana zyrtare nuk ka pasur asnjë deklaratë për lëvizjen. Heshti një javë, sepse nuk vazhdoi dot, se vazhduan demonstratat. Ky është realiteti i tyre. Regjimi komunist kishte krijuar një klimë shumë të disfavorshme për Kosovën. Edhe më tej ajo klimë vazhdoi, ideja se mos Kosova po na dëmton ne. Por, ajo nuk shkoi në atë mënyrë, ajo ishte një çështje kombëtare, Kosova nuk ishte një çështje e huaj, ishte çështje e çdo shqiptari. I kam takuar këta të LPK-së në Zvicër, para mandatit tim, i takoja, më dhimbseshin, i doja. Kishin përkushtim, nuk mund të mohoj përkushtimin e tyre. I gjeja duke jetuar në kushte të mjera, por me një përkushtim total. Ishin njerëz të përkushtuar.

Express: Ke provuar t’i bindësh për regjimin e Enver Hoxhës?

Berisha: Prit, prit... Kur u hap shteti shqiptar, i thashë të ndjerit Presidentit Rugova se duhet të takohesh me ta. Kishte mbrapshtanë në mes tyre, është tjetër ajo, por ama ata ishin njerëz që sakrifikonin. Vërshonin nga e gjithë Evropa për t’u mbledhur në Gjenevë. Ato klube dhe ato organizata që i kishin, i përdornin në funksion. Sapo fitova zgjedhjet, i kam pritur, kam kërkuar edhe nga z. Rugova që ata të integroheshin në jetën politikë. Kjo është e vërtetë. Besimi i tyre te Enver Hoxha ishte i gabuar, por përkushtimi i tyre për Kosovën ishte për t’u vlerësuar.

Express: Pas burgosjeve që ndodhën në Kosovë, gjatë presidencës suaj është ndërprerë aktiviteti mes tyre. Pse me njërin sy jeni bërë se nuk po i shihni, keni pasur një obligim ndaj bashkësisë ndërkombëtare?

Berisha: Jo tamam. Nuk është ndërprerë. Nuk kam pasur një kontroll mbi ta, por nuk është ndërprerë. Por u mërzitëm shumë herën e parë kur u arrestuan. Kur u kapën me listë.

Express: Kur ishte takimi juaj i parë me Ibrahim Rugovën, cili ka qenë mendimi i tij për regjimin?

Berisha: Si një politikan kryesor kosovar, ishte tërësisht pro lëvizjes demokratike. Por, natyrisht, derisa regjimi ishte në fuqi, ai e kishte një sens që duhej të fliste edhe me regjimin, mirëpo ka qenë i pa ekuivok në mbështetje të lëvizjes demokratike. Dhe kjo ishte njëra prej arsyeve që donin ta ekzekutonin në vilë.

Express: Prej vitit 1992-1996, Presidenti Rugova në të gjitha vizitat që ka bërë jashtë Kosovës, ka ndaluar në Tiranë. Ka pasur një hapësirë të madhe mediale këtu. Ka qenë një bashkëpunim i jashtëzakonshëm me ju, por pastaj ndodhi një ftohje. Pse?

Berisha: Gjërat duhet parë në tërësi. Rugova, i cili e mëshiroi në një - politikanin dhe misionarin. Misionarin, pothuajse në kuptimin religjioz dhe mistik të fjalës. Rugova në karrierën e tij politike dhe në personalitetin e tij, ka disa merita të papërsëritshme në historinë e kombit, jo vetëm për Kosovë, por për mbarë kombin. Njëra prej tyre është se ai paraqiti më të pabesueshmin për shqiptarin - Gandin. Tërësisht jashtë filozofisë sonë. Qindra mijëra herë mendoja se si ka mundësi që e gjeti këtë durim. E mori Kosovën nga barakat, ku ishte selia e Lidhjes Demokratike, dhe e dërgoi në Shtëpinë e Bardhë, në Zyrën e Bill Clintonit. Thosha çka do të ndodhte po të ishte dikush tjetër në vendin e tij? Ka qenë një periudhë kur Beogradi u ngrit në këmbë për ta rrëzuar Millosheviqin, në vitin 1996. Unë e konsideroja Millosheviqin si të keqën më të madhe. Pra, ka qenë kjo periudhë që kam menduar që kur u ngrit Beogradi kundër Millosheviqit të ngrihej edhe Kosova, por nuk kam pasur asnjë problem tjetër me Rugovën.

Express: E konsideroni të ngutshme ketë tendencë tuajën për të marrë pjesë në demonstrata për rrëzimin e Millosheviqit në vitin 1996, gjë e cila u kundërshtua me forcë prej Ibrahim Rugovës?

Berisha: E vërteta është se në atë kohë Millosheviqit ishte forcuar tej mase, sepse kishte marrë fuqi pas nënshkrimit të marrëveshjes së Daytonit. Nuk mund të them se çka do të ndodhte po të ngrihej Kosova, por unë isha kundër çfarëdo lidhje tjetër të Kosovës me Serbinë, përveç që të organizoheshin demonstratat paqësore. Me demonstrata mendova se mund të lëkundej Millosheviqit, por faktikisht ndoshta Rugova pati të drejtë, sepse më vonë u pa se ato demonstrata nuk e dhanë atë që pritej. Millosheviqi ia doli në një mënyrë prej demoni të japë një zgjidhje politike dhe ta përdorë atë për vete. Të ndjerit Gjingjiq i dha Beogradin, por e rrëzoi. Ishte një situatë krejt tjetër. Në pikat tjera kemi qenë të ngjashëm më Rugovën. Disa herë të unë kanë ardhur boshnjakët dhe kroatët që kërkonin ta nisnin një front të ri lufte në Kosovë. Mendonin se po të hapej edhe në Kosovë fronti, do të mundej Serbia. Unë kam qenë kundër, Rugova ka qenë kundër, kemi pasur ide të njëjta. Rugova ishte një lider unik. Ai e themeloi partinë e parë anti-komuniste në Ballkan dhe arriti ta shtyjë idenë e tij. Ibrahim Rugova, edhe përkundër qëndrimeve të tij për luftën dhe UÇK-në, por fakti që miku im nuk e tradhtoi kurrë vetën e bëri atë të jashtëzakonshëm. Ishte konsistent në linjën e tij paqësore. Askush nuk mund ta qortojë. Një njeri që qëndroi vetja e tij. Është unik, arriti t’i kundërvihet luftës dhe do të zgjidhej në mënyrë plebishitare po të votohej për President pas luftës. Çfarë pati? Gradualisht u shndërrua në simbol besimi dhe nuk hoqi dorë kurrë nga pavarësia.

Express: Ju në atë kohë, në vitin 1996, e kishit një lidhje me Adem Demaçin. Edhe ai në një farë forme ishte për demonstratat e vitit 1996, mandej ai kishte ardhur në Shqipëri për t’ju mbështetur juve për ndryshimin e Kushtetutës në Shqipëri?

Berisha: Unë e kam pasur mik Demaçin. Ai që në fillim erdhi në Shqipëri dhe u pendua se kishte gabuar në raport me Enver Hoxhën. Por jo vetëm unë, edhe ata që po luftonin për lirinë e Kosovës, i dhanë atij një pozicion shumë të rëndësishëm. Dhe kjo gjë nuk ishte pa leverdi, sepse kishte nevojë për figura të rëndësishme. Më duket se ai nuk ishte në nivelin që u prit prej tij. Arsyen nuk e di.

Express: Kur filloi lufta në Kosovë, në vitin 1997, ju ishit në opozitë. Në anën tjetër, shteti shqiptar ishte buzë kolapsit. Ka teori që thonë se lufta e Kosovës dhe trazirat e Shqipërisë kanë një lidhje. U hapën depot dhe numri më i madh i tyre kaluan në Kosovë. A besoni që ka një lidhje në mes të këtyre dy ngjarjeve?

Berisha: Tani... armët do të kalonin në Kosovë, me depo apo pa depo, nuk ka asnjë dyshim. Por, a pat gisht Beogradi në skemat piramidale, të dhënat e mia thonë se po. Sa për armët, nuk janë problem i një lufte më komplekse....

Express: Si është e mundur z. Berisha që në kohën kur nisi lufta, kufirin Kosovë – Shqipëri e kalonin në këmbë mijëra veta, kurse Serbia nuk e merrte asnjë hap për ta stopuar sjelljen e armëve në Kosovë. Më vonë, kjo gjë ishte bërë gati e pamundshme. Pra, pse shteti serb fillimisht lejoi që në Kosovë të futeshin armë?

Berisha: Gjatë gjithë kohës Millosheviqi e ka pasur një qëllim, ndarjen e Kosovës. Nuk ka menduar kurrë që ta ketë tërë Kosovën. Mendonte në një ndarje që do të ishte shumë e dhimbshme dhe fatale për shqiptarët. Millosheviqit mendoi që në proces e sipër do ta realizojë ketë gjë. Ndaj edhe ai, nuk them se nuk e mirëpriti por as nuk e keqpriti sulmin e shqiptarëve në këtë moment. Sepse ai mendonte se Kosova mund të ndahej vetëm me luftë. Për vite të tëra, ai u përpoq me çdo kusht, mobilizoi shumë faktorë ndërkombëtarë. Hartat vinin e shkonin. Ai mendoi se nëpërmjet frontit do të mund ta ndante. Por, e bëri një kalkulim fatal.

Express: A është e vërtetë se një numër i armëve ka kaluar në Kosovë prej shtëpisë suaj në Tropojë?
Berisha: E vërteta është se shtëpia ku kam lindur, me aprovimin tim, ishte shndërruar në bazë të UÇK-së.

Express: E keni pasur më lehtë sepse keni qenë në opozitë?

Berisha: Jo, jo. Në atë kohë kishte ardhur Paddy Ashdown, si përfaqësues i Tony Blair, dhe në mes tjerash më tha: ‘Të të pyes diçka hapur: A je ti komandant i UÇK-së?’. I thashë - jo. Më pyeti ‘po shtëpia jote që është shndërruar në shtab të UÇK-së’, e unë i thashë se shtëpia është e hapur për miq dhe e kemi zakon t’i presim. Mandej më tha se çka t’i thoshte Kryeministri Blair. I thashë, thuaj ‘le t’i ndihmojë UÇK-së sa të mundet’.

Express: A është e vërtetë se nuk keni qenë shumë optimist për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë?
Berisha: Jo, e vërteta është kështu: Dola në konferencë për shtyp dhe thashë se rusët kanë paraqitur një dokument të cilin nuk ka shqiptarë që mund ta nënshkruajë...

Express: A keni pasur kontakte me Delegacionin në Rambuje?
Berisha: Të vazhdueshme...

Express: Dhe...?
Berisha: Dhe... unë deklarova se çdo njeri që do ta firmoste atë dokument, do të mbetet me damkën e tradhtisë kombëtare. Pastaj, seç ndodhi dhe u tërhoq dokumenti. Por, ç’ndodhi pastaj? Ideologjikisht dhe jo ideologjikisht u shpalla si njeri që shtyva firmosjen. Por, ai dokument ishte një tradhti kombëtare. Po të bëje atë, ishte si të firmosje kapitullimin. Bëra një formulim dhe natyrisht akuzova ambasadorin e palës ruse.

Express: Partia socialiste, që është partia e dytë më e madhe në Shqipëri, nuk e fitoi dot simpatinë e kosovarëve. Megjithatë, ishte një Kryeministër i Shqipërisë, gjatë kohës së luftës, Pandeli Majko, i cili është i vetmi që në Kosovë shihet me simpati. Si e vlerësoni ju rolin e tij gjatë luftës?

Berisha: Tërësisht pozitiv. Fillimisht argumentet ishin të ndryshme. Ekzistonin fobira nga më të ndryshmet. Por, ky, për aq sa ishte Kryeministër, ishte nga më pozitivi që do të kishin. Më kërkuan edhe mua që të formulonim disa teza të përbashkëta të luftës, më të cilat në fillim nuk isha pajtuar, meqë shprehnin disa pikëpamje antikombëtare. Më vonë, me ta, ne firmosëm një platformë të përbashkët, dhe këtë e bëmë në Hotel Rogner.

Express: Fatin e tij nuk e ka pasur Fatos Nano, në Kosovë. Ai kishte pasur një takimi në vitin 1997 me Sllobodan Millosheviqin në Kretë. Ndoshta është fajtori kryesor pse socialistë shqiptarë dhe liderët e tyre asnjëherë nuk kanë mundur të kenë doza simpatie në Kosovë? Si e vlerësoni atë takim? Aty, ai edhe kishte bërë një deklaratë të pamatur?
Berisha: Po, jam dakord. Ishte një deklaratë e pamatur, në ndikim të të tjerëve. Në qoftë se Fatosi do të takohej me të, me miratimin e udhëheqjes politike të Kosovës, kjo përbënte ndryshim. Por, që të takohej me të, pa këtë miratim, ishte një gabim. Pa diskutim, ishte një gabim.

Express: Është një vizitë e parealizuar juaja në vitin 2000, në Kosovë. U bllokuat për arsye të panjohura deri më tash. Thuhet se përgjigjes për këtë ndalim ishte Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, i cili asokohe ishte Kryeadministrator i Kosovës. A jeni takuar me Z. Kouchner, a e keni diskutuar këtë çështje bashkë?
Berisha: Kouchner është mik i vjetër. E kam takuar dhe e takoj. Por, nuk e kam diskutuar atë problem ndonjëherë. Unë e kam takuar shumë miqësisht. Bernard Kouchner mbetet ndër miqtë më të shquar të kombit shqiptar dhe mik imi. Ai me shumë ndjenja, me shumë dashuri, punoi për Kosovën. Qe një moment konjukture, dikush ia kërkoi. Ka mundësi shumë që ishte Tirana zyrtare, sepse kishin shumë frikë. Ka shumë mundësi t`ia ketë kërkuar Tirana Zyrtare. Por, kjo nuk ka lëkundur ndjenjat e mia ndaj tij, sepse ai qe fat i madh që qe i dërguari i parë i Perëndimit në Kosovë. Dhe e mbylli me shumë nder misionin e tij.

Express: Një moment tjetër interesant është një vit para shpalljes së pavarësisë. Vizita e Presidentit Bush më 2007. Prapë një dhuratë e madhe për ju. Vjen Presidenti i SHBA’ve dhe i kënaq të gjithë ata që kanë menduar vazhdimisht se Shqipëria ka rol mbi Kosovën. Vjen dhe e deklaron Pavarësinë e Kosovës, në Tiranë...
Berisha: Pavarësia e Kosovës po komplikohej. Mendoj se Shqipëria ia doli të luajë rolin e vet, duke e mbrojtur në mënyrë të palëkundur këtë.

Express: Ju e kishit mik edhe Bushin Plak...
Berisha: Ai ka filluar i pari bisedat për Kosovën...

Express: Kur u takuat për herë të parë, apo jo?
Berisha: Kur jam takuar me Bushin Plak, në korrik të vitit 1992, në takimin parë, ka filluar të flasë për Kosovën, e jo për Shqipërinë. Mori atllasin dhe më tha: “Më thuaj si është puna me Kosovën?”. I shpjegova që Serbia ka synim ndaj Kosovën, dhe ky synim është fatal. I thashë se duhet të bëhet çdo gjë, që ata të mbeten në shtëpitë e tyre. Tutje, Bushi Plak i përcaktoi një kufi Millosheviqit, se në qoftë se zbret ushtrinë në Kosovë - do të përballej me të gjithë bombarduesit, përpos nuklearëve.

Express: Po takimi me Bushin e Ri? Cila ishte gjëja më e veçantë? A dha indikacione kur do të shpallet, sepse u mbajt pak sekrete kjo gjë?
Berisha: Momenti më i veçantë i takimit ishte kur më tha: “Unë dua mendimin tënd. A do ti dy javë, apo sa, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës?”. Ata të Administratës, që ishin aty, u shtangën. Unë i thasë: Merre kohën tënde, aq sa të duhet ty.

Express: E përcollët këtë mesazh në Kosovë?
Berisha: Po, i takova.
 

PO SHKRIHET MURI I BERLINIT MIDIS SHQIPTARËVE

Express: Çfarë raporte keni me Kryeministrin Hashim Thaçi?
Berisha: Shumë të mira, absolutisht shumë të mira. Edhe me Presidentin, edhe me Kryeministrin.

Express: Ka vetëm një vit qyshse Qeveria e Kosovës ka kompetenca më të plota, meqë nga pas lufta ishim nën administrimin e UNMIK’ut. Cilën rrugë duhet ta ndjekë Kosova, si shtet i ri, sipas jush?
Berisha: Mendoj se Qeveria e Kosovës realisht po i përgjigjet stadit në të cilën ndodhet. Mendoj se po tregojnë pjekuri dhe maturi të jashtëzakonshme, e cila është e domosdoshme. Mendoj se po bëjnë përpjeke serioze për të tërhequr investimet. Për të valorizuar burimet që ekzistojnë. Kam informacion se ka një disiplinë doganore, disiplinë fiskale. Janë në një presion të njohjeve, normale është, por edhe për të ecë - ka ecur. Por duhet të jemi realistë, përderisa Rusia ka bllokuar Këshillin e Sigurimit, rruga është zgjatur. Ama është në një rrugë e pakthyeshme. Ka nevojë që të jemi shumë aktivë të gjithë. Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë. Por, është një rrugë e pakthyeshme.

Express: Pra, mendoni se Qeveria e Kosovës po ec në rrugë ne duhur?
Berisha: Po. Për mendimin tim, po. Edhe Kosova po ecën në rrugën e duhur, në tërësi. Edhe opozita po ecën në rrugën e duhur.

Express: Shumë shpejtë do të inaugurohet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë. Sa do të ndikojë kjo ekonomikisht, pos tjerash?

Berisha: Unë mendoj se ka një ndikim të jashtëzakonshëm, jo vetëm ekonomik por në të gjitha aspektet. Ajo i jep Kosovës akses në Evropë. Është një gjë e jashtëzakonshme. Ka një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë.

Express: Ju keni thënë se do ta ndërtoni edhe një rrugë tjetër?
Berisha: Absolutisht, po. Kam premtuar se do t’i ndërtoj akset e shkurtra. Nëse shqiptarët do të më votojnë në mandatin tjetër, do të bëj të gjitha akset e shkurta. Kështu distanca Tiranë – Shkup do të jetë për 100 kilometra më e shkurtër. Do të jetë rruga bregut të Drinit nga Fierza në Koman që do të shkurtojë 120 kilometra Kosovën Perëndimore. Do të afroj Sarandën 100 e ca kilometra me Tiranën...

Express: Ndërtimi i largpërçuesit, ndërtimi i portit për Kosovën, janë kontribute të jashtëzakonshme për Kosovën...

Berisha: Po, po shkrihet Muri i Berlinit midis shqiptarëve.

Express: A do të vini kur do të inaugurohet rruga për Kosovën?
Berisha: Po, pa diskutim. Atë po e pres.

Express: Më në fund, Shqipëria po hyn në NATO. Ne e dimë çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë, por çfarë do të thotë kjo për Kosovën?
Berisha: Shpirti i kombit është një. Nuk ndahet me asgjë. Është një gjë historike për çdo shqiptar.

GJUHA DUHET TË RISHIKOHET

Express: Tani pavarësia është mbyllur, ndërkohë debati për identitetin kosovar vazhdon. Ç’mendim keni ju për këtë? A keni ju problem ta kuptoni, për shembull, gjuhën që e flasin kosovarët?
Berisha: Identitet kombëtar u përpoqën të krijojnë serbët, por dështuan...
Është absolutisht e domosdoshme të rishqyrtohet problemi i gjuhës, sepse gjuha po varfërohet, po dalin fjalë jashtë përdorimit me shpejtësi të madhe. Po del fondi fjalor i saj nga korniza tepër e ngushtë, u përjashtua gjuha liturgjike tërësisht prej saj, që është shqipja më e rrjedhshme. Ata duhet të kenë kurajo. I dhanë një kontribut vendit me drejtshkrimin, nuk e mohoj. Nuk ka asnjë rëndësi a është ky apo ai dialekt...
Po të jetë puna për në gegërishte, gjuha e nobilitietit është e Shkodrës. Por, nuk them se duhet të jetë. E rëndësishme është që të hapen kanalet. Me rëndësi janë prurjet. Unë nuk jam që të vihet as dialekti shkodran. Megjithëse aq sa kanë pasur fisnikëri shqiptarët, aty në atë dialekt ka një fjalor fisnikërie. Por, u larguam tërësisht nga liturgjia. S’kishte pse të largohej, duhej të merrnin nga ajo anët pozitive. Shko në nj kishë dhe dëgjo gjuhën që flitet aty, është shumë e bukur, tingëllon aq bukur. Janë bërë shumë gjëra absurde. Duhet të korrigjohen.

Express: Kush duhet ta bëjë këtë?
Berisha: Akademikët.

Express: Shqiptarët e Kosovës kanë një kompleks se kur flasin nuk kuptohen mirë...

Berisha: Jo, jo, kuptohen shumë mirë. Nuk ka pse të kompleksohen. Por, problemi i rishqyrtimit të disa normave standarde në gjuhë, është i domosdoshëm. Sepse gjuha jonë po varfërohet, është gjuhë shumë e pasur, shumë e bukur. Këtu është e gjithë çështja.

EDHE 35 VJET NË POLITIKË

Express: A do të largoheshit prej skenës politike, nëse i humbi zgjedhjet që po vijnë?
Berisha: Në mënyrë absolute do ta respektoj verdiktin e shqiptarëve. Por, siç më thotë parandjenja ime dhe siç e thashë edhe në Parlament, le të përgatiten që Sali Berisha do të mbetet edhe për 35 vjet në politikë, nëse nuk më thërret i Gjithëfuqishmi. Por, shqiptarët e kanë ndërmend të më mandotojnë edhe një herë

29 Komente

Berisha: Ishte grupi i parë që erdhi për stërvitje në atë kohë dhe të gjithë ata përfunduan në burgje, kur u kthyen në Kosovë. Të gjithë u arrestuan për një natë. Dikush nga këtu ua dërgoi listat autoriteteve serbe. E përgatitën që të binin të gjithë në duart e policisë sekrete serbe. Mund të bëhet një kontroll i arkivit. Ranë të gjithë dhe u mërzita shumë.

"Mund te behet nje kontroll i arkivit" thote njeriu qe ka pasur ne dore arkivat per te pakten 9 vite dhe qe gjoja u fut ne politike per Kosoven. Cudi si s'u kujtua ta bente kete kontroll deri tani....

 

Berisha: Disa herë të unë kanë ardhur boshnjakët dhe kroatët që kërkonin ta nisnin një front të ri lufte në Kosovë.

E pathena: Po te kishin ardhur edhe Malazezet te me propozonin ndonje front te ri kontrabante mund te kisha qene dakort.

Berisha: Por, a pat gisht Beogradi në skemat piramidale, të dhënat e mia thonë se po.

Ne fakt "te dhenat" e tua thane qe kishte gisht edhe Amerika apo ato te dhena i kishe gabim?

 

Berisha: E vërteta është se shtëpia ku kam lindur, me aprovimin tim, ishte shndërruar në bazë të UÇK-së.

E verteta eshte gjithashtu qe shtepia eshte e braktisur....

 

 

 

 

 

 

Po mire, kete artikull e postove per te na treguar kush eshte Berisha nga goja e tij vete, apo ashtu, kot me kot sa per te mbushur peshkun?

Jo per gje, por ti zgjedh te shpotisesh me nje interviste qe i behet nje halabaku qe shkaterroi kombin dhe qe ne te njejten kohe mundohet te na dale si babai i atdhedashurise; por ti o Ll harron qe ca te tjere e kane alergji qe sa i permendet emri asaj plehre...

tani shpjegohu pak...

Po humor o humor, vetem se s'arrita ta mbaroja ate komentin e pare se mu desh te levizja per pune smiley

Berisha: Ishte grupi i parë që erdhi për stërvitje në atë kohë dhe të gjithë ata përfunduan në burgje, kur u kthyen në Kosovë. Të gjithë u arrestuan për një natë. Dikush nga këtu ua dërgoi listat autoriteteve serbe. E përgatitën që të binin të gjithë në duart e policisë sekrete serbe. Mund të bëhet një kontroll i arkivit. Ranë të gjithë dhe u mërzita shumë.

"Mund te behet nje kontroll i arkivit" thote njeriu qe ka pasur ne dore arkivat per te pakten 9 vite dhe qe gjoja u fut ne politike per Kosoven. Cudi si s'u kujtua ta bente kete kontroll deri tani....

Askujt deri tani s'i ka interesuar shume ky muhabet me sa kuptoj. Pastaj ne arkiv, siç e dime, eshte e thjeshte per te hequr por e veshtire per te shtuar. Si te thuash ti " Kerkoni arkivin e Peshkut" e ne te themi qe ke pasur ne dore arkivat per te pakten 9 vite dhe...

 

Berisha: Disa herë të unë kanë ardhur boshnjakët dhe kroatët që kërkonin ta nisnin një front të ri lufte në Kosovë.

E pathena: Po te kishin ardhur edhe Malazezet te me propozonin ndonje front te ri kontrabante mund te kisha qene dakort.

S'ka te beje. Ai tregon nje fakt ti i shton nje ide siper.

Berisha: Por, a pat gisht Beogradi në skemat piramidale, të dhënat e mia thonë se po.

Ne fakt "te dhenat" e tua thane qe kishte gisht edhe Amerika apo ato te dhena i kishe gabim?

Berisha te dhenat nuk i mbledh vete. Ka sherbime sekrete, ka zyra te caktuar qe merren me te. Duhet me i pyet se kush ja ka dhene keto te dhene, jo me u tall kot.

 

Berisha: E vërteta është se shtëpia ku kam lindur, me aprovimin tim, ishte shndërruar në bazë të UÇK-së.

E verteta eshte gjithashtu qe shtepia eshte e braktisur....

Braktisur apo jo paska qene pra.

 

I bukur ky artikull komunisteve u kall daten

E o Matjan, po ja qe ca nuk e rruajne fare...

PS: pse ke ikur nga Shqiperia? Pse nuk kthehesh tani qe pushtetin ne dore e ka nje shqiptar aq i kulluar dhe aq patriot sa Berisha? Se faktikisht, parajse eshte bere aty... Kthehu, he te keqen, te pakten ne qershor te jesh aty per zgjedhje.

O Zotrules mos ja qaj hallin kalorsit pse i varen kembet

per Salen dhe PD do te votoje Mati dhe gjithe shqipetaret

                                                          komunizmi ma nuk dote kthehet

mos u merakos per ikje time

une nuk kam ik prej frikes se tyre

o matjano, shqiptar jam dhe une, dhe saliut nuk kam per tja dhene kurre voten, dhe asqe me ka shkuar ndonjehere mendja per t'ja dhene.

E ke pare Saliun tend ne Hard Talk? Fertele e beri kjo anglezja, ia tha dhe publikisht qe "Ti ke qene anetar i PKSH per mbi 15 vjet bile dhe sekretar organizate!"

Tani, deshe (ti, Mati jot dhe gjithe shqiptaret) te votoje per nje jokomunist? Si voton per mjekun personal te Enver Hoxhes? - Jo se ishte Enveri pacienti, por kur ti dhe une nuk kishim shance te hidhnim syte nga blloku, Berishka jot hynte e dilte ne shtepine ku rrinte kreu i shtetit, me i mbrojturi i gjithe Shqiperise. Sa komunist duhet te kish qene ky Berisha jot? Ti nje provim po pate ne shkolle i shtrydh trute me jave para, po Berisha jot, sa provime ka kaluar nga sigurimi i shtetit te asaj kohe per t'i zene vendin Isuf Kallos?

Dhe nuk thashe se ke ikur nga frika, por se Shqiperine e kane bere vend te padeshirueshem per ty, dhe mua personalisht.

Lider mbarekombetar!  Kontributor i madh dhe figure kryesore ne progresin dhe mbrojtjen e interesave kombetare shqiptare.

Ka folur mjaft mire dhe nga kjo interviste dalin shume pika diskutimi qe preokupojne shqiptaret sot.

Gjuha standarde, roli i regjimit komunist, rezistenca paqesore dhe lufta ne Kosove, integrimi i shqiptareve andje dhe ketej kufirit etj.

Lider mbarekombetar?!

Vetem kaq???!!! Hellooo???!!! Je ne metro mooo...?!

 

Pse jo edhe... i madherishem... gati-gati, le te themi... i hyjnishem!

 

Heil Berisha!!! Gati? Po, po... gjithmone gati!

Une do t'i thoja edhe Edvinit lider mbarekombetar nese do te gezonte respektin dhe popullaritetin e shqiptareve jashte Shqiperise zyrtare sic e gezon Berisha. 

Do t'i thoja edhe Edvinit sikur ky te ishte angazhuar me kohe ne mbrojtje te ceshtjes se Kosoves.  Do t'i thoja pa as me te voglin hezitim sikur Edvini te kishte kontributet e Berishes ne ceshtjen e Kosoves. 

Edvini te vetmin kontribut per Kosoven ka dhenien e "Celesit te Tiranes" kengetarit cetnik, frymezuesit te hordhive te Arkanit ne krimet qe do te benin, Goran Bregovicit.

Happy now?

 

Po mire mor i dashur. Dakort me ato qe thua sipas kendveshtrimit tend, vecse... mos adhuro kaq shume njerezit prej mishi e kockash, sepse e kemi bere njehere ate gafe (keshtu si popull) dhe na ka dal huq!

Kur Komunistat dhe Enver Hoxha luftonte Jugosllavine ( Me gjithe Serbi, Kroaci, Bosnje , Mal i zi dhe Maqedoni) vjerri i Saliut ishte spiun i UDB-s!!!!!

Kujtojme stervitjet e Adem Jasharit dhe vellezerve te tij me 1981 ne Elbasan! Kujtojme vrasjet vellezerve Gervalla ne gjermani nga UDB qe ishin anetare te Sigurimit, demostaratat e Prishtines me 1981 qe ishin shkendijat e para per lirine e popujve te Jugosllavise! Fjalimet e Enver Hoxhes qe praktikisht i shpalli lufte Jugosllavise. Investimi masiv qe beri Komunizmi ne shqiperi eshte i gjithi i arkivuar!!!!   

Kur Socialistet me Majkon u vune perballe luftes me Serbin Saliu donte ti vinte flaken kryeministrise ne Tirane dhe bente thirrje per te marr gjak! Kush e vrau Remzi Hoxhen????  Kush hapi kontrabanden e naftes me Malin e zi dhe Serbin? Kush ka miq personal serb tip Fallziqi?

Me e keqja eshte se ne Kosove ekziston nje injorance shume e thelle ne popull per Saliun.. Por fatmiresisht ata qe drejtojne dhe bene luften per Kosoven e dine shume mire kush eshte Sali Berisha! 

Meqe ra fjala te varri i Adem Jasharit do shkoje Sala?? Se tek perurimi i bustit te Jasharit ne Tirane vetem Ed Rama me Thaci ishin.. 

 

 

 

 

 

O Liqeni te gjithe kosovaret qe kane ardh ne shqiperi ne kohen  E Hoxhes jane burgos ose i jane dorezuar UTB-se yugosllave si agjente e Titiste.

Eshte e verete qe diktatori mbante fjalime por kosovareve u fuste thiken pas

shpine.Studio me shume qe te mesoshe historine e vendit tend............

 

Kur Komunistat dhe Enver Hoxha luftonte Jugosllavine ( Me gjithe Serbi, Kroaci, Bosnje , Mal i zi dhe Maqedoni) vjerri i Saliut ishte spiun i UDB-s!!!!!

 

Kur mer vella? Po kush e beri masakren e Tivarit, une e bera? Kush i tradhetoi partizanet shqiptare, Enver Hoxha i tradhetoi. Kush j'a dorezoi vellezert Kryeziy shkjahut?

 

Fjalimet e Enver Hoxhes qe praktikisht i shpalli lufte Jugosllavise

 

Duhet te thuash edhe per çfare arsye u bene keto fjalime dhe kur.

.........Per interesat e vetvetes edhe djalli mund ta citoj biblen...........
(Shakespeare)

 

"O Popull-tha ne tjeter pastaj -sa gjera behen ne emrin tend"

Me duket se Kosova eshte rast unik ne bote ,e cila edhe pse me 100 "Baballare",prap se prap jetime u rrit.

Kjo interviste e z.Berisha paraqet me pare nje reklame personale paraelektorale, sesa pasqyren reale te opinionit kosovar.

Z.Pandeli Majko eshte i vetmi politikan nga R.Sh.(s'paku nder keta qe ende jane gjalle)te cilin Kosova e deshi me zemer.

Keta te tjeret...........(plotesoni sipas deshires)

 

 

 

nje gje interesante qe nxirret nga kjo interviste eshte arsyeja se perse Rugova u ftoh me Berishen. Sipas kesaj (dhe asaj qe thote Merua tek artikulli tjeter) keta paten kundershti se si duhet te vepronin Shqiptaret e Kosoves ne 96'en. Edhe Merua dhe Berisha thone qe ngritja ne proteste e Kosoves ishte ne kundershtim me ideologjine pacifiste te Rugoves dhe per kete keta tregojne respekt. Berisha thote pak me shume dhe i jep te drejte Rugoves sepse Miloshevici arriti ta shtypte ate levizje kundra tij.

Une mendoj se Rugova ka patur me te drejte se kaq. Qellimi perfundimtar i Shqiptareve ne Kosove perfshi dhe LDK me Rugoven (jo vetem UCK) ka qene pavaresia, ndarja e Kosoves nga Serbia. Nese Kosovaret do ngriheshin ne proteste se bashku me Kroacine dhe levizjet e tjera liberale ne Serbi, do identifikoheshin si pjese e Serbise. Duke ndenjur jashte, ata nuk u perzien me punet e brendshme te Serbise dhe vazhduan me kembengulje ndarjen e tyre. Ne kete aspekt Rugova jo ka patur te drejte, por ka patur shume te drejte. Nese eshte kjo arsyeja e vetme se perse Rugova nuk u afrua me kurre me Berishen deri sa vdiq.... eshte pak veshtire per ta besuar.

Lider mbarekombetar!.. -ja keshtu na thua o POLIC ! Nuk do isha futur edhe pse e ke krahasuar me li- DERR , ate (qe marsh nga ditet e tij) sepse per derkucet  qe ushqehen nga sise dosesh s'mund te kete perfytyrim tjeter.

Por te ben pershtypje nje KARAGJOZ i NDYRE qe po shkel mbi GJAKUN e qindra mijrave shqiptareve per ketej e andej kufirit , po peshtyn e hedh balte mbi vitet te tera  sakrifica , lufte e perpjekje nga me mbinjerezoret e me te zgjuarat , me patriotiket e me trimeroret Shqiptare , sipas situatave e konjukturave  Nderkombetare QE NE VIJIMESI PRUNE nga KRAHINE AUTONOME ne  SHTETIN   e KOSOVES . Dhe ja c'thote nje i Hardallosur me emrin Berisha...." E vërteta ishte shumë djallëzore. Regjimi në Shqipëri e dinte se një Republikë e Kosovës, me të drejta më të mëdha, që do të ishte më e hapur, do ta dëmtonte shumë Shqipërinë ". Thote kjo funderrine historike qe eshte e njejte me bacilin e Murtajes per ate qe u ka bere shqiptareve.

Humor me te vertet z.LL , por sikur ti behej Pyetja e dyfishte :- Perse ne kohen e E.H aktivistet per ceshtjen e KOSOVES ne kuadrin mbarekombetar , perfshi dhe kete ndyresi me emrin Berisha , nuk shiteshin me lista tek SERBET dhe ne kohen e Pushtetit te tij , felliqsires Berisha , arrestoheshin me LISTA ? 

 I nderua GRE Thjesht dhe qarte. Njehere e pergjithmone per te mos krijuar paqartesi ne ate cfare ka ndodhur me te vertete qe provoi koha qe ishte me e DREJTA ose Opsioni i dyte "per mosperhapje( shkallezim ) te konfliktit ne Ballkan " e me gjere !Po ta jap si paradhenie smiley

Kane qen dy OPSIONE. Njeri shperberjes me dhune i JUGOSLLAVISE ne menyre te menjehereshme ne te gjith ish Jugosllavine , ku perfshihej dhe Maqedonia , Shqipria , Vojvodina . Nuk e ke per zorr te kuptosh se ky opsion do te merrte parametra te pakontrollueshem . Kete opsion "Te diturit " e Europes dhe Usa e perdoren si kercenim per SERBET. Dhe besoj te kujtohen vizitat e karrocatave ne portin e Durresit si dhe vizita e sh shtabit te pergjithshem Hungarez etj etj . Ne kete kuader nje lob jo i parendesishem NDIKOI tek hundekryeri duke i nxitur Imagjinaten qe te hynte ne KOSOVE si Skenderbeu ne KRUJE . Kesaj dhe vetem kesaj i sherbeu ky PALO - Burre qe muallis pa piken e turpit tani duke ngatruar e perfshire ne keto Histori ngjarje e personalitete e duke fshehur te verteten. Vetem nje fakt do te kujtoj - dhjetor 1996 kur pas vrasjes se 4 a pese Poiceve serbe deklaroi ne DAVOS se  "Situata mund te dale jasht Kontrollit" Potr tashme situaten e kontrollonte tjeter LOB...Prandaj : - " Zgjedhje te paligjeshme.... deri tek Piramidat" te ndertuara prej tij e te frymezuara po prej te njejtit LOB . Per ndyresi e hipokrite te ketij KALIBRI nuk ka rendesi asnje gje e Vertete...pervec ngazellimit te Policeve e Lefkofeve buze Lumenjve Mat e Drin!

O Idriz, beje si burrat.

Brok e njeh ( krahet e liris), kur e nxoren nga burgu pas 50 viteve, beri te pamunduren te mos dilte, sepse ishte rritur e plakur brenda atyre mureve.

Shpirti i tij nuk e duronte lirin, dhe vari veten.

Pse e kerkon tek te tjeret fajin qe shpirti yt eshte i burgosur, e urren lirin.

Liqen, ke zemrushin tend Fatos Nanon, qe ta jep pergjigjen, sepse ka qene ne Krete me mikun e Kosovareve Milosheviç.

Mos e vur veten ne siklet Lum e prrua..Shprehja eshte shume e thjeshte pa varur veten : Ku di skllavi c;eshte Liria  smileyPo te le te frymezohesh si gjithe jeten pas Mujit e Halilit me teorite "njaj Salia ka qene trim he Burra" smiley Zaten nje pjese shqiptaresh qe flene me idhuj e trima qe u presin koken kucedrave , jane prototipi me i qarte i njerezve te manipuluar. Ne cdo kohe mund ti mashtrosh e ti genjesh sa e si te duash . Sa per te te heqe merakun per trimerite e mencurine e  Saliut , as e ka marre njeri mundimin te shtrengoje muskujt e barkut . Kosoven ti dhe Saliu e keni pas me shekuj ne afersi dhe i keni dhene LIRINE vit pas viti po nuk u linte Enveri qe nga vjeti ooo  . O tuf te marresh!

ps Sqarimin e kam bere per njerez qe kane nje gje qe i dallon nga kafshet Ai quhet TRU dhe vihet ne levizje nga info. Sot ne kohen e teknologjise Nano-iste nuk eshte cudi qe e keni zevendesuar me mikrochipe .Kjo duhet te jete  arsyeja qe gjithmone lexojme te njejtat stereotipe  me fund kurrizi patetik O Komuniste smiley

prape ps : Ne se nuk je me mikrochip si POLUA dhe e ke akoma ate gjene qe quhet tru , na thuaj ndonje mendim te cqyer tendin si ta ka then MIXHA .

Pale mesimet e Enverit, por edhe te Nexhmijes i mbake mend.

"ku din skallvi ç'fare eshte liria" e ke te marrur nga mesimet e nenes parti (nana Nexh).

Ne fakt eshte ku din shtypesi se ç'fare eshte liria.

Si pat thone Nexhi ?; " vermet dojne liri".

mos je ngaterruar gje me emrin zotrote?

sikur i thone crvena zvezda (ylli i kuq) ai qe ke shkruar ti perkthehet ylli i zi... apo keshtu e doje vete? (c'dmth yll i zi?)

per komunistet, jam me ate qe ke thene me siper.

Kete interviste une e lexova nga gazetat ne Shqiperi, dhe te themi te drejten kish shum reklame dhe justifikime nga ana e mavrise.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).