Konfuz

 

Dita me kishte nisur shume ngadale, nje zgjim traumatik i perhershem qe me karakterizon qe kur kam filluar punen dhe duhet te zgjohem qe ne shtate.
Kjo eshte tragjike per mua dhe me kthen ne personin me nervoz deri ne momentin kur pi kafen dhe realizoj qe jam e zgjuar...
 Ecja rruges per ne pune dhe po mendoja sa mire e kupton veten dhe gjithçka rreth teje kur je vetem i pandikuar..
Po mendoja per njerezit ( perfshire dhe mua) te ashper me veten, dhe nuk dija kete autokritke te forte ne ta quaj dobesi, apo mani per te qene perfekt qe persiston apo ndoshta edhe ndjenje inferioriteti ku perpiqesh te shpjegohesh ne lidhje me çdo gje...
 
“Mendoj se ndihen inferiore , ç’nevoje ka individi t’i pravoje njerezve ate, qe ai ne fund te fundit eshte, dhe per te nuk duhet te perbeje problem qe dikush e injoron kete fakt.
C’eshte gjithe kjo nevoje per te qene i kudo pranuar, çnevoje absurde eshte kjo??
Njeriu zorse pranon veten e tij per ate qe eshte, rri ne vezhgim dhe e ndryshon veten e tij shpesh e me shpesh ne perputhje me ate çka ai mendon se beson, deri kur zhgenjehet dhe eshte komplet e lehte deduktueshme qe ndihet keq, kthehet ne patetik, por gjen nje besim te ri, te cilin sikur mos te beje te njejtat gabime (mendon)dhe te tregohet me i zgjuar nuk do arrij te kapet asnjehere ne befasi...
(çka, eshte iluzion i mirefillte faktik)
 
 
Keto ishin pak a shume ato qe kisha ne koke, dhe arrita ne pune.
 Morra vesh qe duhet te shkoja diku, te merrja disa firma, as nuk doja t’ja dija se ku po me conin isha e lumtur qe do leja zyren per pak kohe dhe do levizja.
U futa ne makine, me mungese miresjellje as nuk mbaj mend nese pershendeta njeri, dhe thjesht shikoja, rrugen trafikun njerezit gjethet gjithcka..
Personat qe me shoqeronin ishin te interesuarit qe do perfundonin nje kontrate me ne, po sinqerisht ishin te fundit njerez ne bote me te cilet mund te flisja ne ate moment, kur kisha humbur ne vetvete, dhe cdo meter qe ecte makina ishte harmonik me rrjedhen qe mendimet e mija merrnin…
Diku u permenda, vura re qe rruga te çonte ne “Dajt”, shyqyr thashe, te pakten do vonohem ,dhe nuk e di me kapi nje trishtim ..
Po ecnin diku rreze dajtit neper disa rrugica te harruara, cope-cope, makina shkundeshe e tundeshe, sepse po ecnim shpejt, por… me pelqente tere kjo levizje sikur po me jepte gjalleri dhe rizgjim per te dyten here.
Ato rruge aq te mjera me shtepi démodé, te ndertuara kot me kot, pa pike shije,disa prej tyre ishin njekateshe me themelet e lena nga fshataret ambicioze me prespektiven qe dikur do behet kati i dyte e keshtu me rradhe.
Keto shtepi perdhese ishin te ngritura as gjysem metri nga toka, me tulla te kuqe, dhe me oborre te rrethuara me tela ose me gardhe, sipas rastit.
 Ne rastin me te mire ishin me mur, megjithkete per here te pare nuk me pelqente te perdorja sarkazem dhe ironi por me erdhi keq!
Rruges (si ne cdo lagje fundja,) qe mblidhen femijet edhe aty, neper ato cepa te harruar rruge, rrinin disa femije,
 oh zot… !!!fytyra mutantesh… me vjen keq dhe kur e shkruaj, femije me fytyra burrash. Nuk me besohej qe nuk kishin pike naiviteti feminor ne mimikat e tyre, perkundrazi …
 Fundja ç’faj kishin ato? Asnje! Thjesht kishin lindur ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar ndoshta dhe me prindrit e gabuar..
Me vinte turp nga vetja per ato qe po mendoja, po nuk kuptoja se si ato fytyra nuk ngjallnin ne mua piken e dhembshurise, perkundrazi me veshtirosnin me bezdisnin dhe doja te hiqja shikimin , po rrjedha e mendimeve me kishte gozhduar syte aty, pikerisht aty…
Ndihesha keq, fillova me ne fund tu jepja muhabet edhe bashkudhetareve te mi, dhe po pyesja me kuriozitet se si ja kalonin cfare benin a punonin etj, doja te dija ato qe nuk njihja dhe iu riktheva dhe njehere mendimeve, mbarova pune, dhe magjise se ketij udhetimi pa sens po i vinte fundi…
U riktheva ne zyre kisha nje mal me pune per te mbaruar, po isha kthyer energjike, jeta ime sido qe te ishte mu duk me e mire dhe e vleresova ndryshe nga ç’isha mesuar te beja rendom kohet e fundit…..
 
 

21 Komente

cer ishte kjo ??????

Sidoqofte, nqs ka prurje letrare te pakten autoret e nderuar te marrin mundimin ti redaktojne TE PAKTEN nga ana gjuhesore shkrimet. Kurse adminet ti lexojne te pakten 3 rreshtat e pare dhe te mos e pranojne ta postojne me kaq gabime.

Please autoreshe, fut ca apostrofa, ca paragrafe, ca hapesira midisi fjaleve sepse mungojne deshperueshem.

 

edhe i 5 prej meje.

kur pi kafen dhe realizoj qe jam e zgjuar... 

shqip eshte kjo?!!!!

mire et-ja qe u jep pese te gjitheve, po ty fh me te vertete te ka pelqyer!!!!

gjithcka mund te jete kjo pjese, perveçse letersi shqipe...
 

ok Flok, po e shpjegoj 5-en. E para, nuk e vura une tek Letersia dhe as nuk mendoj se admin-et duhet apo mund te redaktojne shkrimet.

E dyta, e vura 5-en per sinqeritetin e rrefimit, element qe e vleresoj shume neper komunikime. Ja ku vjen autori/ja dhe pa e pyetur njeri  "Si je?", "Si ja kalove sot?", fillon e te rrefen diten e saj me gjithe dembelizmin, perçartjet dhe "fiksasionet - fjale e vjeter", pa u mfshef e pa pas naj pretendim, perveçse te rrefehet. Gabimet e pafundme drejtshkrimore, kam qejf te mendoj se jane shenja identifikuese te origjinalitetit dhe pa-qëllimshmerise se kesaj pjese.

e treta, kuptoj me shume nga nje pjese e tille, se si jetojne e mejtojne te tjeret, sesa nga pjeset qe pas yshtezimit te Planifikimit Familjar ia varën spontanitetit.   

Flmn Flok.

ore, te ndrejten e peses s'do leme njeri te na e diskutoje ne. e ndrejt' e votes, babam!  smiley 

 ndodh ndonjehere te zgjohesh keq dhe ajo cfare mund te besh eshte ta marresh veten me te mire...

4* - per shkak te gabimeve ne shkrim

Konfuzionin e vet,na e futi edhe ne qe e lexuam!

Çohet ne oren 7;00,me përtesë,me tmerr, dhe me konfuzion në kokë,shkon ne punë pa qef dhe nuk di cer pune do të bëj!!!..(i japin nje urdher te shkoj..),...kthehet nga udhëtimi me përshtypje "soditese",gjen një mal me shkresa në tavolinë.(po pse mi?).

Sa dembele, e si nuk mund të bëhesh konfuz pastaj?!!!

I fut dhe nje shkrim, Konfuz,he, se kushedi, dal shkrimtare dhe jemi ne rregull pastaj !!!

 

Po ecnin diku rreze dajtit neper disa rrugica te harruara, cope-cope, makina shkundeshe e tundeshe

fytyra mutantesh… me vjen keq dhe kur e shkruaj, femije me fytyra burrash. Nuk me besohej qe nuk kishin pike naiviteti feminor ne mimikat e tyre, perkundrazi

 

fund tu jepja muhabet

U riktheva ne zyre

 

gjeja qe me habiti pa mase eshte se autori/ja ka zyre

edhe ne zhargon flitet me mire...

 

 

 

smiley

lol

P.S. Mos i bjer me qafe eT smiley

zakonisht ai i ka te klikueshme postimet.

try to click on it smiley

hahaha e di qe i ka te klikueshme , po mua, kur me ka dhene pese kane qene te paklikueshme..  apo prit t'i kontrolloj smiley

tushe per zotin nuk dua te behem e keqe po ky shkrimi me siper me ben te ve duart ne koke...

dhe eshte komplet e lehte

qe do leja zyren

 

Ato rruge aq te mjera me shtepi démodé, te ndertuara kot me kot, pa pike shije,disa prej tyre ishin njekateshe me themelet e lena nga fshataret ambicioze me prespektiven qe dikur do behet kati i dyte e keshtu me rradhe. Keto shtepi perdhese ishin te ngritura as gjysem metri nga toka, me tulla te kuqe, dhe me oborre te rrethuara me tela ose me gardhe, sipas rastit.  Ne rastin me te mire ishin me mur, megjithkete per here te pare nuk me pelqente te perdorja sarkazem dhe ironi por me erdhi keq

e viva... edhe sarkazem di te bej...

Flo, i qeke qep roncem ksaj temes...  smiley 

Nuk e lexova, por pashe i cik nga letersia si me mjes. Foto intriguese; tip Hollande m'duket.

mirmjes pri knejta ti ene Dezi.

C’eshte gjithe kjo nevoje per te qene i kudo pranuar, çnevoje absurde eshte kjo?? Sikur vetem tek kjo te ishe perqendruar do i kishe zberthyer Peshqit hala-hala smiley Po shkon e me merresh me gabime gramatikore atje ku s'kane piken e vleres smiley...dmth ne nje meditim te tille . Ne kena peruru me qindra e mijra rreshta "filosofesh" mulliri ke PPU smiley jo mos te perurojme nje sinteze te tille qe gjithsesi FLET dhe THOTE shume ne rendin e EGOIZMAVE!Pese. Shpjegim vote! Teza te tilla ku shume e shume i vijne verdalle dhe nuk arrijne ti sintetizojne jane PERLA ose Gure Themeli per shoqerite njerezore!Keto thenie te bejne te gjesh veten dhe te ngrihesh mbi veten.

Ziko, ja me thuj, a ka gjo me te merzitshme se me pas te ndrejt gjithmon?

PS Sqaronj qe ket frazen siper nuk e kom timen, e kom pa me i ven.

Em dhe Idriz...Salut! Kapini ca pjeseza ketu nga Yevtushenkua (nga poema Zima Junction)

…….”My dear young innocent,

I used to be just the same myself:

and always wandered what came from where,

and thinking I could manage everything,

always analyzing and fighting

and trying to build a new age out of one’s head.

I was brash, of course, and aggressive,

and didn’t have much time for lamentations

until I needed. Later of course

I wrote my novel, it wasn’t published,

and had my family. Well, you have to live.

Now I’m a hack. There are a lot worse.

Took to the bottle. Disappointed they say.

Not writing now. What is he now, a writer?

He’s not an influence, he’s a custodian

as if his thoughts were public monuments.

Oh there are changes: but behind the speeches.

Elsewhere from what was publicly spoken

this nebulous exercise takes place:

this rumination of yesterday’s silence,

and silence smothering yesterday’s events.”

……

> >

…I was someone good, young, going away.

I felt sad and clean

and sad perhaps because

of having learnt something

and not yet knowing what.

>>

 

 

Teza teza eshte kjo dynja ... smiley Por per rastin kjo na e ka pru ne TAVE pa pate nevoje me e lexu apo me e pa me no nji ven diku !Vec po pate lexu citatet e MAOS! Eshte mesim Emo , eshte leksion qe shpjegon teorine e rratheve. Pranej ka dale dhe ajo teoria e POZITIVIZMIT....fol per i gjo ne kohe jo per te gjith gjonat ne nji kohe...dhe kjo do beje te kesh te NDREJTEN tende te barabarte me te NDREJTEN e tjetrit smiley Po ka dale Desdemona tani. Nji coftine qe e kane myt si klysh mocje dhe thote do ja kaloj LUMES!!!!!!!!!!!!!! Ke nonji gjo ne ket fushe?

uuu idriz qelpsina smiley

cer ke me mu, tashti e ke ene presidentin jevg ke goje me fol ?  smiley

maje !

mu me ka myt jevgu, ene ty kadale kadale do te te mysi smiley

hihihhi

interesante pjesa. mgjths me duket se thjesht po lundronte ne siperfaqe te asaj qe njeriu "eshte".

"Njeriu zorse pranon veten e tij per ate qe eshte."

kte "per ate qe eshte" e kam te veshtire ta konceptoj.... po me duket me teper si germadhe idiomatike, aka klishe gjuhe e mendimi. si mund te pranoj njeriu veten per "ate qe eshte" kur ai as vete s'e di se cfare "eshte", eshte?

Pastaj po te tjeret? kush vendos "ate qe njeriu eshte", individi apo te tjeret? Mundet individi te vendos se c'eshte, ne izolim prej te tjereve? mundet individi te influencoj se c'eshte? Po te tjeret? Cfare eshte Gregor Samsa, njeri apo buburrec?

Psh nafta, ka lloje te dnryshme nafte por nafta vete nuk ka cilesi jashte kontekstit njerezor. Brenda ktij konteksti nafta kategorizohet ne cilesi te ndryshme, dmth shenohet "per ate qe eshte".

http://en.wikipedia.org/wiki/Oil_marker

Ore vertet mendoni ju se kjo eshte letersi !!! Thuajini ore troç kesaj autores te filloje e te lexoje si fillim leximin e klases se trete, pastaj te tentoje te bej letersi...thuajani se do e ndihmoni me shume se keto pesat kot me kot...

Lere pastaj kur fillon e flet per fshataret ambicioze me shtepira demode me prespektive, jeni ore ne vete, po pse e fyeni keshtu letersine ..

Edhe une shkoj shpesh ne Dajt, po atje kam vene re se ke me shume mundesi per te takuar njerez te vertete,  femije faqekuq e te natyrshem, me shume se ne kete pseudo metropolin tone idiot...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).