Kompani të huaja do të asistojnë fushatën elektorale në Shqipëri

Deri tani tre parti parlamentare, PD, PS dhe LSI kanë nënshkruar kontrata me kompani të huaja të marrëdhënieve me publikun për asistencë në performancën e tyre para publikut për zgjedhjet e 28 qershorit.
 
Sipas ligjit fushata elektorale në Shqipëri zyrtarisht do edhe disa javë të startojë. Por faktikisht ajo ka javë që ka nisur. Politikanët kryesorë po lëvizin dhe po marrin kontakt më mbështetësit dhe simpatizantët nga njëri qytet në tjetrin, deri në komuna e fshatra. Po shpalosin programin, po bëjnë premtimet. Në selitë e partitë kryesore janë instaluar tashmë dhe ekipet e konsulencës nga agjensi e kompani të huaja, të cilat do të menaxhojnë fushatën për zgjedhjet e 28 qershorit.

Mikpritësit e tyre në Tiranë po trumbetojnë me të madhe se "ustallarët", që po i këshillojnë, kryesisht amerikanë, janë nga më të mirët dhe me shumë eksperiencë. Kanë këshilluar më herët në fushata elektorale presidentë dhe kandidatë për presidentë, parti politike e organizma ndërkombëtare. Kjo reklamë, që iu bëhet të huajve, është gati e barabartö me entuziazmin e "fitores së sigurtë" në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deri më tani kontrata me kompani të specializuara të marrëdhënieve me publikun kanë nënshkruar Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Cerciz Loloci, drejtor për marrëdhnëiet me publikun në Fondacionin SOROS në Tiranë, mendon se asistenca e këtyre kompanive pritet të japë efekte pozitive në zhvillimin e fushatës elektorale. Por gjithësesi ai nuk e fsheh edhe një lloj skepticizmi se sa do të arrijnë të zbatojnë "recetat" e ekspertëve të huaj politikanët kryësorë. Duke folur për DW, Loloçi, i referohet precedentit të 4 viteve më parë, kur psh dy tö mëdhenjtë PD dhe PS nuk e zbatuan deri në fund kodin e etik të sjelljes, që nënshkruan para fushatës elektorale në 2005-n.

"Kjo u ruajt vetëm në fillim të fushatës. Më pas afër ditës së zgjedhjeve kodi u harrua, nuk u respektua. As studiot e huaja, që u angazhuan gjatë asaj fushate, nuk arritën të ndryshonin situatën", thotë Loloçi.

Por cilat janë aspektet ku politikanët shqiptarë kanë më shumë nevojë të asistohen nga ekspertët e huaj?

Alban Bala, drejtor i agjensisë lokale të marrëdhënieve me publikun, COMPORT, thotë se ata "do të përqëndrohen më shumë tek kërkimi dhe hulumtimi i problematikës, me të cilën ndeshet elektorati. Në zgjedhjet e mëparshme subjektet politike në Shqipëri nuk kanë patur të dhëna të detajuara në këtë drejtim. Bën përjashtim këtu fushata elektorale lokale e Edi Ramës në vitin 2007, ky synohej mbajtja nën kontroll e trendeve të zonës, ku ai konkuroi. Por pa ta shikosh në rang kombëtar kjo është shumë e kushtueshme dhe diçka e re. Pra mendoj se në rradhë të parë kompanitë e huaja do të përqëndrohen tek hulumtimi".

Cerciz Loloçi nga Fondacioni SOROS në Tiranë mendon se shumë energji të huajt do të shpenzojnë, që politikanët shqiptarë të përballojnë debatet televizive me njeri-tjetrin. "Ata do të fokusohen dhe tek lista e premtimeve, që do të bëhen për publikun. Që ato të jenë sa më afër realitetit, sa më afër shqetësimeve të qytetarëve".

A janë krijuar kushtet që asistencën për partitë politike gjatë fushatës elektorale ta bëjnë agjensi a kompani shqiptare?

Alban Bala thotë për DW se kjo nuk mund të bëhet me urdhër, ose me një direktivë. "Kjo funksionon, kur kompanitë e mëdha të marrëdhënieve me publikun të kenë dhe degët e tyre lokale në Shqipëri. Aktualisht ka më shumë filiale të kompanive e agjensive të mëdha për reklama, por fare pak në fushën e marrëdhënieve me publikun. Kjo do të fillojë gradualisht të zhvillohet. Kur kompanitë e mëdha do t'u japin filaleve lokale jo vetëm besueshmërinë për të operuar në treg, por dhe një suport professional të domosdoshëm".

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Angjelina Verbica

8 Komente

Jam kurjoz te di: nga i gjejne partite Shqiptare gjithe keto para per te paguar keshilltaret e huaj?

Jane parate e Gerdecit, eksportit te mishit te bardhe, pluhurit te bardhe apo bimeve medinarkotike. Jane investim per sot qe te jape rezultatin neser kur fituesit te punesuar nga keta investues do te fillojne te punojne per ta ne K.ministri, ministri apo insititucione te tjera qendrore te dhena me voten e popullit.

Nga krimi dhe mafia ne fuqi, ja nga vijne parate.

................ dhe lejet e ndertimit.

Pyetja ime ishte retorike sepse e kuptoj se nga vijne, por a ekziston naj dreq ligji per financimin e partive politike, dhe a ben njeri kontroll??

Mos harro njerezit qe kane bere para me lloj-lloj biznesesh dhe tani duan t'i legalizojne duke dhene ryshfete (me fal, sposorizime) per t'u bere deputete te njeres a tjetres parti.

Ja sikur ta vleresojme teknikisht permbajtjen e kesaj fjale per te kuptuar ne se DUHET te jene prazent kompanite e huaja apo NUK DUHET ose te trajtohen si te PAVLERA "hulumtimet e e kerkimet ".....do të përqëndrohen më shumë tek kërkimi dhe hulumtimi i problematikës...pra e perkthyer ne momentet e zgjedhjeve elektorale Partite ose Perfaqsuesit e tyre per Deputete do te cmohen  si te vlere :

- Se pari dhe se fundi keto hulumtimet do te shpien ne perfundime se:- sa te afte do te jene Kandidatet  per Deputet te manovrojne nepermjet THERRIMEVE  Praktike dhe KAFSHATAVE Teorike per t'ja futur Elektoratit te zones ku duan voten.E perse u duhet kjo Shqiptareve elektorale ? smiley

Kemi kaq kohe qe raporti midis Premtimeve dhe Realizimeve ne praktike ka marre cfaqje teatrale. Lexojme e digjojme konkluzione nga te gjitha llojet e sondazheve dhe ate qe eshte me themelori ne Edukimin e Votuesve nuk e shohim asnjehere te testuar . Nje e drejte Ligjore Kushtutetuese duhet te jete me Patjeter Afatet ne permbajtjen e permbushjen e Premtimeve..e shoqeruar nga  Legjitimimi i kerkeses per heqjen e Mandatit te Deputetit nga zona ku kandidoje e MASHTROJE . Le te testojne kete pike Kompanite e Huaja dhe B U J R U M . Ndryshe do vazhdoje ...e perpjete , sic ka qene dhe do jete smiley Lum fjalamanesh nga MAKROT dhe stina te thata e pa reshje qe s'kemi drita....Bluan Guri i Mullirit por poshte pellembeve asnje grusht MIELL . Hajt mire se te vijne Kompanite e Huaja dhe te VENDIT qe kane bindur njerzit se PS ndaj PD fiton me tre% ose Pd ndaj PS fiton me tre%.Dhe te mos harrojme se shpesh mendimi ne kete fushe eshte uzurpuar nga "puritanet"( ose beresit e rratheve)  qe merren me thashetheme parash se nga vijne e nga shkojne , pa patur nje kuptim te qarte se perse duhen keto TESTIME . Kete nuk eshte se perfaqesohet vetem ne Blogje qe kuptohet qarte nje nentekst (perse ti kene ata parate e mos ti kem une smiley ) Ketu behet fjale se ky mentalitet (i porositur apo jo ? ) dominon te gjithe periudhen e Fushates per edukimin e elektoratit per dhenien e votes.

Eshte per tu çuditur se si mund ta njohin situaten dhe elektoratin shqiptar  kompanite e huaja, kur fare mire kete situate e njeh me mire vet shqiptari. Aaah, nese kompanite e huaja bazohen mbi disa shabllone, standarte , klishe, qe ndaj elektoratit duhet te sillesh keshtu e ashtu, se problemi i varferise dhe taksave sfumohet me reklama dhe paraqitje te jashtme,  aah athere po vazhdoni teatrin, vazhdoni kllounin, vazhdoni ta mashtroni kete popull. Mjere ai popull qe nuk e vret mendjen per ato para qe u shkojne te huajve per konsulenca e reklama, nderkoh qe me ato para mund te ndertohej nje ure per te shkurtuar distancen ndermjet fshatrave apo nje fshati e nje shkolle.  

S'besoj se behet fjale per klishe, por per metoda te caktuara te cilat funksionojne ne... SHBA. smiley

Ke te drejte, leke qe shkojne dem.

Pashe pardje tek NTV nje tubim te Metes. Tribuna ne qender, Meta qe rrutullohej 360°, goca e bukur prapa tij si pjese e dekorit... etj, etj...

Shume politikane (dhe jo vetem) ne Shqiperi e interpretojne eksperiencen perendimore persembrapshti. Kopjojne formen, por harrojne qe ajo eshte e lidhur me permbajtjen. Eshte si te veshesh nje person me kostum, por poshte pantallonave t'i lesh benevreket. smiley

Ok.Shqiptaret edhe njehere si njehere,do shikojne me veshe dhe do degjojne me sy...Shpresoj te mos na behet kusur!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).