Kepleriane

coffee by Dan_DC.

 

-Espresso vetëm diku në Maryland-

Gratë e bukura janë larg, por bukuria
Bëhet befas një hollësi e tepërt dhe vetmia
Ndehet befas kaq kudo dhe një espresso
Po të mbledh si pol’ i jugut meridianët.

Pyjet - drurë me vetmi të dendur,
Dhe luadhet - fije filigramesh fillikat.
Shtriqet çasti pak pas frymëmarrjes
Dhe dek-iku pak para frymëdhënies zgjatet.

Gjerbja, psherëtimë e kthyer mbrapsht
Si setër e vjetër me krem nëpër astar.
Qielli qaset pranë se bota u largua,
Të thara varur retë si vargje me oshaf.

Stukuar qielli me argjila hëne,
Suvà e lashtë ende nuk po bie,
Ka krisje stukos gri e filiza krisjesh,
Mëdyshtaz shiu s’bie, por dhe as nuk ngrihet.

Shi dhe recesion. Lëvozhga e espressos,
Lë rrethore vulën mbi Wall Street Journal,
Njer’zit e mirë larg, të fuqishmit pranë,
Dhe grahës kuajlodhur. Rest area. Maryland.

-Kepleriane-

Ku vrapon ky yll kështu, si Pahom’ i Tolstoit?
Sa qiell i duhet një ylli, a s’mundet
këtu rrotull të vërtitet gjithnjë
si mëzi i mirë me rrezen kapistall?
Ku shkon me bririn e vetëm që qiellin e shpon
me dhimbje Polifemi?
Mos ik! Pse qendrën tjetër kërkon sapo
rreth meje u lakove
si harku i krahut në përqafim,
bash kur u ndjemë aq pranë,
kur oqeanet e mi u ngritën baticash
nga tërheqja jote e përgjithshme?

Dy qendrat në elipse qerthujsh
yjor që nga Kepleri na u bënë mallkim,
shpërqendruar yjet, rrathët herezi
kozmike me funksione të hidhëta gjithësesi,
me domosdo formulash,
theqafje eksponentesh,
ojna orbitalesh ovale ku oshëtijnë
heshtje shtëllungore shtatë shtresa shtegtuar
në parcelat pjellore me plisa ajri të zi;
gjithnjë vërtetuar, por kurrë shpjeguar,
belbëzon natyra në gjuhë të saj,
ç’të rrëmbeu pra, ç’integral idhnak?
me baluke fallso dhe bishtin përdredhur
nga mallkimi Rieman si detaj barrok,
në lakoren ikëse si lak kauboi;
një barazim barbar me skeptër monarku
cakton sipërfaqet në ngastrat e qiellit
sa më pranë që vjen aq më shpejt ti rend
sa më larg që shkon, aq më e ngadaltë,
me ‘slow motion’ largësia jote,
afërsi brutale me at’ qendrën larg
që lumturinë e tjetrit e zgjat pambarim
dhe tënden e mbaron pa filluar mirë.

 

12 Komente

na lodhi koken

A nuk e lexuam  para ca ditesh??Apo qenka shtuar filxhani me gazeten...

I am so cool! I drink espressos and read the Wall Street Journal. Envy me biatches!

POEZI KOTI PA AS NJE LLERE

Blend, falemnderit! Tamam sot ka rastis qe kam ardh prap ne Maryland, pashe qe i kishe nxjerre keto ketu ene qesha me vete. Per foton, si gjithmone!

Kush u merzit nga vjershat, ma boni kabull se nuk ka qene fare qellimi im me ju merzit.

Me te mira.

Cimi

tek ne lulet e bukura i hane gomeret...

 

Sa teme e bukur per t'i thene nja dy-tre fjale.

Me bene shume pershtypje dy nderhyrje ketu :

Mati thote : Poezi koti pa as nje llere.

dhe Blete : tek ne lulet e bukura i hane gomeret.

OK.

Ne lidhje me Matin, do te thosha se me nje drejtshkrim te tille, Mati e shfaq veten si nje njohes jo te mire te letersise. Normalisht, kur nje nderhyres shkruan "as nje" ne vend te "asnje", atehere nuk ia vlen te lexosh kritiken e gjate njerreshtore te tij.

Kurse ne lidhje me Blete, ndodh e kunderta : e ngazellyer nga bukuria e poezive, Blete mendon se ca lexues qe kalojne ketej jane "gomere qe kane fatin e madh te hane lule te bukura." Nuk do te isha kaq i sigurte. Sepse mund te shtrohet pyetja : "po c'behet atehere nese keto lule te bukura nuk i hane as gomeret ?" Hmm...

Kur ca politikane nuk marrin votat nga populli, ata shprehen (ne mjedise te ngushta miqsh) qe ne fakt duhet nderruar populli, se per vete ata jane te pikuar nga qielli dhe te pazevendesueshem. OK, le ta ndryshojme popullin. Ne pamundesi per ta edukuar, of course.

Ne lidhje me poezite, kjo strofe eshte nder me te fuqishmet qe mund te kem lexuar ndonjehere. E kam fjalen, nder me te papertypshmet. Sinqerisht, nuk arrij dot as t'ia fus dhembet, e lere me ta bluaj. Figura te tilla duhet te jene ose jashtezakonisht te panjohura ndonjehere me pare, ose te dala nga ca vetetima neuronesh, te cilet, nganjehere, c'eshte e verteta, nuk dihet mire c'bejne dhe pse e bejne.

Strofa eshte kjo :

Stukuar qielli me argjila hëne,
Suvà e lashtë ende nuk po bie,
Ka krisje stukos gri e filiza krisjesh,
Mëdyshtaz shiu s’bie, por dhe as nuk ngrihet.

Do te isha tejet mirenjohes, nese ndonje lexues i humbur kendej arrin te me thote : per cfare flitet ne kete strofe ?

NUK ARRIJ TE SHOH FARE FARE FARE FIGUREN LETRARE TE SHIUT QE NUK NGRIHET LART NGA TOKA NE QIELL.

Please, help !

OK, as vete nuk e di pse e bera nje postim te tille. Nuk ia vlen. Fundja nuk vjen gje e hajrit nga "gomeret", nder ta dhe une.

Administratoret mund ta fshijne postimin pa asnje brejtje ndergjegje.

Me perulje te thelle,
Nje "turbullues".

Eh Blendo mjeshtri për këto punë... smiley

Fotoja 5*.

yyyyyyy të tjerat i kemi thënë shumë herë.

Ja dhe lule për gomerët -xhan-

97 perse merresh me mua? une nje rrjesht shkrova...

por per ta shtjelluar me tej temen, ishte thjesht reagim ndaj komenteve te deriatehershme. Si e di une kete pune, shpesh duhen disa dite per te dale postimet tek peshku, nderkohe qe vete blogu (ku jane paraqitur keto poezi ne fillim) eshte personal i autorit dhe ka nje dritare automatike tek peshku. kjo per mua justifikon dublikimin e postimit.

diskutimin e vlerave e te metave nuk mund ta kryej se nuk jam aq e afte. di thjesht te them qe me pelqyen krijimet e mesiperme sepse jane delikate dhe te nderthurura mire. Ka ca gjera qe une do te pastroja, por do te me dukej vetja si nje stiliste qe preu deget e qershise ne tarrace se nuk i pelqente forma, pastaj bleu dege artificiale ashtu si i donte dhe ia lidhi trungut te krasitur se i dukej me bukur ashtu.

nejse ceshtje shijesh edhe poezia, edhe qershia.

Te bukura,sidomos e para qe me shijoi me kete kafen e mengjesit

une them kete emigranten ta marrim partizane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).