Kartat, PS braktis Kuvendin. Nishani: Eshtë lojë politike

Balkanweb

Partia Socialiste braktis sallën e parlamentit në shenjë proteste për të hequr atë që ato e cilësojë “taksën e votës” dhe kërcënojnë se nuk do të kthehen në parlament nëse nuk gjendet një zgjidhje.

Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj e cilësoi veprimin si pjesë të qëndrimit konstant dhe koherent të kësaj partie në mbështetje të kërkesës, për të pajisur me kartë identiteti falas të gjithë qytetarët pa pasaportë.

”Ne nuk mund të lejojmë që Sali Berisha të tallet me votën e shqiptarëve, të tallet me të drejtën kushtetuese të shqiptarëve. Deri tani qeveria ka nxjerrë tre vendime, asnjëri nga të tre nuk e ka zgjidhur problemin, por vetëm pranon gabimin e deritanishëm të qeverisë. Përsakohë që dhe një shqiptar nuk e paguan dot këtë taskë të turpshme të varfërisë, ne do të rezistojmë paqësisht që e drejta e votës të mos cënohet. Kërkojmë të hiqet taksa e votës. Të hiqen barrierat për të ushtruar të drejtën e votës” - tha deputetja socialiste Valentina Leskaj në sallën e parlamentit, pak para se i gjithë grupi i deputetëve socialistë të largohej.

Në kundërpërgjigje të kryetares së grupit PS, ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha në parlament se procesi po ecte normalisht brenda të gjitha parashikimeve dhe i cilësoi veprimet e opozitës si “spekulime dhe lojë politike”.

“Pretendimet per një rrezik të sajuar nga ana e opozitës është tërësisht spekulim politik. Ky proces po ecën brenda parashikimeve. Të gjitha komunat e vendit dhe bashkite e vendit kanë në dispozicion materialet..  “- tha Nishani  duke dhënë shfira konkrete se në cfarë faze është procesi i aplikimit dhe pajisjes me karta identiteti.

"Para dy ditësh kanë aplikuar më shumë se 512 mijë shqiptarë, pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të dekurajuar këtë proces. Mbi 400 mijë letërnjoftime janë prodhur dhe janë shpërndarë në Zyrat e Gjendjes Civile, në pritje për tu tërhequr nga qytetarët. Në bazë të parashikimeve deri në fund të muajit maj është e mundur pajisja e 1.5 milionë qytetarëve me karta identiteti".

Lidhur me procesin e pajisjes me karta identitetit të qytetarëve pa pasaportë sipas ministrit të Brendshëm gjithçka po ecën normalisht dhe se në qytetet kryesore procesi i aplikimit mund të jetë drejt përfundimit në fund të këtij muaji.
“Vetëm në bashkinë e Tiranës, ku është dhe numri më i madh i qytetarëve që nuk kanë pasaportë, nga 80 mijë qytetarë të identifikuar si të papajisur me pasaportë, 60 mijë kanë aplikuar.”

Vendimet e qeverisë

Kryetarja e grupit PS-së Valentina Leskaj i cilësoi vendimet e djeshme të qeverisë në lidhje me kompensimin e cmimit për pajisjen me letërnjoftime elektronike të disa kategorive të qytetarëve si zgjidhje e cungur për procesin. “Qeveria nuk ka reflektuar. Vendimi i djeshëm konfuzon procesin dhe është një zgjidhje e cunguar ”- tha kryetarja e grupit PS-së pas seancës parlamentare në një prononcim për NEWS24.

“Ka ende 90 njësi ku nuk janë hapir stacionet për aplikim të kartave, ndërsa nuk ka reflektim për qendrat lëvizëse, që premtoi qeveria”- theksoi Leksaj. Nga ana e tij ministri Nishani, i vetmi përfaqësues i kabinetit qeveritar në seancën e sotme të parlamentit, i cilësoi si subvencione, përfitues të të cilëve janë pensionistët studentët... . Nishani ripërsëriti apelin ndaj qytetarëve për tu pajisur me karta identiteti si një mjet jo vetëm identifikues por dhe që do të shërvejë për dhjetëra shërbime

Kartat, Berisha: Financim dhe ndeshkim

Top Channel

Kryeministri, Sali Berisha, ka shpjeguar me detaje skemen e rimbursimit per leternjoftimet elektronike, skeme e cila sipas qeverise merr ne mbrotje rreth 500 mije persona.

Ketu bejne pjese personat me ndihme sociale dhe ekonomike, pensionistet e fshatit dhe ata qe marrin pensione minimale ne qytet, si edhe studentet.

Te gjitha keto kategori do ta blejne leternjoftimin me 200 leke deri me 15 qershor, por skema e blerjes eshte e ndryshme. Per personat me ndihme sociale dhe ekonomike kuponat do t’i bleje te gjitha komuna ose bashkia dhe pas paraqitjes se faturave kesaj kategori do t’i mbahet 200 leke.

Per studentet kuponat do t’i blejne fakultetet dhe me marrjen e kuponit do te japin edhe keta 200 leke. Sanksionet per studentet lidhen me provimet, pasi nuk do te hyjne ne to, pa paguar per kartat.

Per pensionistet e fshatit dhe ata me pension minimal ne qytet me 1 maj bashke me pensionin do te marrin dhe 1 mije leke plus. Por nese nuk kane aplikuar deri me 15 qershor, sanksioni do te jete i rende.

"Sanksionet do te jene shume te qarta nese parate terhiqen dhe karta nuk merret. Shuma do te mbahet nga pensioni i ardhshem", u shpreh Berisha.

Pas marrjes se ketyre masave per shtresat ne nevoje, kryeministri Berisha komentoi edhe kerkesat e opozites per pajisjen e qytetareve me dokumenta identitetit.

"Eshte nje kerkese e opozites dhe me vjen mire qe ajo e gjen te plotesuar. Opozita vazhdon me kritika, por ky eshte nje problem i tyre", u shpreh Berisha.

Mesa duket keto jane edhe masat e fundit per lehtesimin financiar te disa kategorive, te cilat jane te vlefshme deri me 15 qershor. Deri ne kete date, dy jave para zgjedhjeve, qeveria besohet se do te lere ne fuqi vendimin per te mos lejuar aplikimin e personave me pasaporte.

48 Komente

Skenari i 2007 u be ne 2007-en; Nese PS-ja e drejtuar nga i marri Edvin Rama(dani), guxon te perserise skenarin e shkaterrimit te zgjedhjeve siç e perdori ne 2007, t'a harroje !

Nje here vajti shtema ne çezem ! Kesaj here ka per t'u thyer !

Do Zoti qe te kerkoje shtyrje te zgjedhjeve Rama, dhe t'a shikoje nese zgjedhjet do te shtyhen kesaj here apo jo ...

Ky njeri qenka harbut fare; Po e shikon se s'ka gje ne terezi, dhe vazhdon me metoden e vjeter te çertifikatava te 2007-es per t'i prere rrugen Shqiperise drejt BE-se dhe heqjes se vizave (duke shkaterruar e sabotuar zgjedhjet). Ishte vete opozita e ketij psikopati, qe kerkoi qe ne zgjedhje te votohej vetem me karta dhe me pasaporta, duke hequr çertifikatat - ky ligj u miratua ne dhjetor 2008. Tani ankohen se Shqiptaret po pesojne TAKSEN E VOTEs !!! Harrojne keta se kartat jane me çmim minimal per gati te gjitha kategorite ne nevoje ... ç'fare ka administrata nese njerezit nuk duan te votojne, dhe per rrjedhoje, nuk duan te marin karten ?

vallaj as une s'e marr vesh pse po e bejne kaq te madhe keta kete pune. Nuk eshte se po targetohet ndonje grup i caktuar per t'u lene pa votuar. Fundja le t'u bleje kuponat Rama simpatizanteve te vet ashtu sic po ja u blen edhe Berisha.  

 Keta jane komplet pallosha, vetem zhurme kot me kot. Kush eshte per nje bashkim te ri pertej se majtes dhe se djathtes i gjen 1200 lek per karten, po si gjeti le t'ja japi seksioni i lagjes i partise. 

 

Kush eshte per nje bashkim te ri pertej se majtes dhe se djathtes i gjen 1200 lek per karten, po si gjeti le t'ja japi seksioni i lagjes i partise.

Le ta bjme llogari ate qe partia 'sponzorizon' kartat per simpatizantet e vet:

1.200 * 0.5(vota qe duhen)*2.500.000(zgjedhes qe mund te votojne)*0.20 (te varfer qe nuk e perballojne dot koston)=3 miliard lek (te vjetra) ose 3 milion dollare.

Edhe pak nuk qenkan per nje parti qe eshte jashte qeverise. Dhe kjo pa marre parasysh kostot administrative dhe rrjedhjet e procesit. Nga ana tjeter nuk eshte shume per qeverine e cila ka ndermarre projekte me shumefisha te kesaj shifre.

Personalisht mendoj se diku fle lepuri (ne mos qofte tek llogaria e mesiperme)... Do ta shohim ne ditet ne vazhdim ose ne te kundert (per fat te keq) pas llogarive te zgjedhjeve...

"Edhe pak nuk qenkan per nje parti qe eshte jashte qeverise."

 

E c'thua mo? Po bashkia? Po 5 leje ndertimi jane a derbardhe. Nuk i paska PS 3 meleon ojro!!! Leqe po ata qe sponsorizojne PD-ne, mceftas sponsorizojne edhe PS-ne

 

Nuk eshte hera e pare qe socialistet braktisin parlamentin.Me qe ata nuk kane alternative fituese per keto zgjedhje,po mundohen qe ti demtojne me cdo kusht.Besoj se edhe ata (opozita) i shohin hapat pozitiv qe ka ber kjo qeveri dhe u vjen zor ti pranojne, ndaj perpiqen te bejne zhurme,por asgje nuk ishpeton nga humbja.Prandaj bejne mire ti therrasin elektoratit te vet qe te aplikojne per kartat e identitetit,ashtu sic po ben pjesa tjater e se majtes si LSI dhe PSV91. Me kete rruge qe kane nis vetem do te thellojne

me shume humbjen.

Ore, kurre nuk paskan vajtur ne Parlament ! As i plasi njeriu !

Problemi eshte se keta duan te gjejne me çdo kush nje teme per te mbuluar ekranet e TV, dhe me çeshtjen e kartave po zene teatrin mediatik prej shume ditesh - aq po e teprojne, sa dhe te tyret e kane kuptuar se e kane kaluar masen.

T'i besh thirrje elektoratit se kartat do merren falas, me hir ose me pahir, domosdo qe do dekurajojne njerezit qe e paguajne ate karte 12 mije leke. Dhe pastaj keta maskarenj dalin e ankohen se njerezit spo pajisen me karta ! Po domosdo, njerezit hezitojne te marrin karten tani, se kane shprese t'a marrin falas (edhe pas zgjedhjeve), siç e premton dhe kerkon dite per dite i "marri".

Opozita ankohet se njerezit do ngelin pa votuar : shtroj pyetjen, A i detyron dot njerezit qe te pajisen me karta, kur ata s'duan te votojne ? Ai qe do te votoje or mik, ka pas 4 muaj kohe (janar, shkurt, mars, prill), ka dhe 2 muaj akoma, (maj, qershor) qe te pajiset me karte. Ama ata qe s'duan, nuk ja jep dot me zor !

Nga ana tjeter, eshte e kote te diskutohet per çmimin : 10 € per rrogetaret dhe 2 mije leke (1.5 &eurosmiley per pensionistat, studentet, invalidet, personat me asistence etj ... falas per disa te tjere ...

Ata Hipokrite qe flasin per "TAKSE VOTE", duhet t'i therrasin njehere mire mendjes. Jo per gje, por sepse edhe nese ne zgjedhjet e kaluara, qytetarit i eshte dashur minimumi nje çertifikate, e cila kushtonte rreth 2 mije leke - Tani kaq eshte karta per pensionistet dhe studentet ( 30 % e popullesise), pra sa 1 çertifikate !

- Nese ne 2005 blerja e çertifikates per votim, quhej TAKSE VOTIMI, atehere edhe sot mund t'a quani Karten, si takse votimi  ...

Per sa i perket bojkotit eventual te zgjedhjeve nga Opozita :

Ngritja e Flamurit te Bojkotit te zgjedhjeve apo kerkesa e shtyrjes se tyre, ne Shqiperi ndodhi nje here ne 2007, por kushtet nuk jane me te njejtat. Kesaj here nuk eshte MOTI ai qe eshte problemi, as President Moisiu ! Problemi eshte se kjo levizje le nje shije teper te hidhur. Shqiperia tani qe eshte anetare e Natos, i kerkohet te realizoje zgjedhje normale, me standarte perendimore. Kete na e kerkon edhe BE-ja per heqjen e Vizave. Pra, keto zgjedhje jane JETIKE per te ardhmen e Shqiperise dhe te ardhmen tone, si qytetare Shqiptare. Keshtu, pak rendesi do te kete fitimtari, sesa berja (ME NE FUND) e zgjedhjeve te ndershme, te lira dhe te pakontestuara.

Por duket sikur disa politikane apo A-Politikane ne Shqiperi, vene interesin personal mbi interesin kombetar. Ata qe sot flasin per bojkot apo per shtyrje te zgjedhjeve, t'a dine mire se do te jene SABOTATORET dhe pergjegjesit kryesore, ne rest te deshtimit te ketyre zgjedhjeve.

Dihen pastaj pasojat e nje deshtimi te zgjedhjeve : T'i harrojme per ca vjet te tjera HEQJEN E VIZAVE me BE-ne, dhe t'a shohim me dylbi integrimin Europian.

Prandaj, tentativa te tilla si kjo e sotmja per te perfituar terren politik duke marre peng tere kombin, duhen denuar me rreptisine me te madhe

Lefty je shum realist , keta nuk duan BE, nuk duan viza, ketyre u intereson

vetem te morin pushtetin me cdo cmim qofte edhe me dhune me rrebelim

komunist. Populli duhet ta kuptoje kete mos te tregohet naiv.Sepse karta e re qe do te mori nuk eshte vetem per diten e votimit, por do ti sherbeje,

per gjithcka, nuk do ti duhet te shkoje ma per certifikate, te cilen sa here i 

shkon ne gjendjen civile duhet te paguaj. 

po mirè...me sa shkruhet kètu e mora vesh unè pse ps do qè tè jepen falas...ajo qè nuk kuptova pse pd nuk do??

hahaha te forta fare disa komente, "kush nuk mund ti bleje kartat le tua bleje opozita qe ankohet" hahaahhah hajde rrumpall hajde. Se cpune ka opozita me kartat dhe me zgjedhjet!!!

Eshte detyre e nje shteti ti pajise shtetasit e vet me dokumenta identiteti. Ok passports mund te jene me pagese per shume arsye, po pse per nje pjese te shoqerise keto karta identifikimi mund te jepen falas kurse per nje pjese tjeter jo!!!

Pse PD nuk do pyet ti?

Eshte praktike e njohur kjo nder vende te botes se 3-te!

Ka nje koroborim ( smiley ) midis njerezve qe nuk kane ID-ra dhe njerezve qe nuk votojne! Ne te njejtin vektor!

Tani, ne grupin e njerezve qe nuk votojne, shumica derrmuese nuk e rru se kush fiton, por po te votonin, do votonin kundra qeverise egzistuese. Per kete ka literatyre te bollshme nder biblioteka!

Kujt pra intereson qe numri i njerezve qe nuk votojne eshte i madh, qeverise apo opozites?

Sa me shume njerez qe nuk kane letra (dhe nuk e rrujne me votu) aq me shume rritet pesha specifike e ketyre qe votojne per status quone! Administrata, psh, ka investim bythen e vet ne karrige, keshtu qe do shkoje me votu e tana, 100%! Per ke do votoje administrata? Ashtu, bravo! smiley

I rashe gjate, po librat gjate e kishin!

Shkurt!

Qeveria (cfaredo qeverie) do qe te kete sa me pak votues!Vetem ato qe paguajne! 

Opozita do qe te kete sa me shume votues. Edhe ato qe s'kane/s'duan te paguajne!  

Mrroklle, mund te shtosh edhe faktin qe administrata eshte pajisur tashme me detyrim me karta smiley

pèrgjigje bindèse dhe efikase...p.s. kètu flitet vetèm pèr ata qè nuk kanè pashaportè e jo pèr tè gjithè ata qè kanè tè drejtè vote!!

Epo si i behet hallit o mrrokle?

Mendoj se Lefty ka te drejte 200lek qe ben karta ka bere edhe certifikata ne 2007.Atehere kjo ishte normale tani jo?

Kartat nuk duhet te jepen falas dhe ato qe jepen falas  jane per shtresat e keputura.Pensionistet dhe studentet nese nuk kane 200 lek per te marre karten te mos ankohen se kjo shume eshte qesharake.

Karta ka nje kosto dhe cdo njeri duhet ta paguaje.Gjithashtu karta nuk eshte vetem per te votuar por do te perdoret edhe per te tjera sherbime,pra do te zevendesoje 100% certifikaten.

Ajo qe po ben PS dhe veglat e saj sot eshte miopi ne rastin me te mire dhe idiotesi ne rastin me te keq se edhe nje i paditur e di qe keto jane manovra per te diskretituar zgjedhjet pasi nuk i fitojne dot.

...Tani, ne grupin e njerezve qe nuk votojne, shumica derrmuese nuk e rru se kush fiton, por po te votonin, do votonin kundra qeverise egzistuese...

Nese njerezit nuk duan te votojne nuk mund ti besh me zor ta bejne kete gje.

Ka disa shtete ne bote ku votimi eshte pothuajse i detyruar si psh Greqia por kjo gje duhej bere me ligj.

PS dhe socialistet ka pasur 4 muaj kohe te aplikone dhe ka akoma 2 te tjera.Nese ata nuk aplikojne nuk eshte faji i qeverise.Qeveria do te kishte faj vetem nese nuk krijonte infrastrukturen e nevojshme ,gje qe e ka krijuar dhe njerezit atje punojne edhe te shtunave dhe te djelave.

Asnje organizate  nderkombetare nuk i ka dale ne krah kesaj ideje te PS.Thjesht Rama do te gjeje nje shkak per humbjen e zgjedhjeve dhe prandaj po i fryn ketij zjarri qe do te djege edhe Shqiperine me te.Pasi po i humbi keto zgjedhje humb edhe kreun e PS dhe te bashkise se dashur te Tiranes.Pra humb edhe monopolin e lejeve te ndertimit.

Kjo eshte e verteta.

K'to qe thu ti mund te jene te drejta Solidar... ,

por une po i shpjegojsha atij ma nalt se cer thote literatyra botnore per korrelacionin midis popllit indiferent/fukara dhe perqindjes se robve qe votojne kundra qeverise ne pergjithesi, si dhe korrelacionin midis robve qe s'kane leke apo nuk dun me pagu dhe robve qe s'kane IDs. 

Kjo si pergjgje e pyetjes "pse nuk do PD-ja t'jape karta pa leke!

Ti kujton se ata qe nuk duan ne votojne do te marrin karten nese ajo jepet falas?200 lek edhe nje femije i ka ne Shqiperi jo me nje i rritur.Cmimi i kartes eshte vertet qesharak dhe nje femije e di kete.

Ata qe nuk votojne nuk do te votonin edhe sikur karta te ishte falas.

Kjo eshte pergjigja o mrroklle.

Pergjigja e ciles pyetje eshte kjo e jotja?

Kjo me pelqen tek ishkomunistet.

Sinqeriteti.

Leskaj thote;" ne nuk lejojme qe te talleni me popullin".

Sa e sinqert eshte dreqi.

Po kush dyshon tek siqeriteti yt, moj Leskaj.

 

 

Ore Nishan,

se nuk te ka lezet fare. Loje politike thote . Po mire mer , kur nuk te pelqe loja politike, cer loje te pelqe ty loje luftash ?

Mroklle,

procesi zgjedhor eshte i vetmi aksion politik qe ben opozita ne 4 vjet, se heret e tjera ben gallate. smiley 

Qeveriu e di mire se sa shume pune i prish atij personalisht prishja e procesit zgjedhor, keshtu qe nuk do kete nje gabim te dyte dhe zgjidhjet jane. Neser ne media do kesh perseri ndonje histori te ngjashme me baxhanak apo daje dhendri per pune doganash dhe ta them une qe kjo eshte tregues shume i forte cer eshte duke ndodh. Harroje qeveriun ne kete histori, e kam fjalen personalisht , qeveriu e ka mbaruar hesapin e vet dhe Nishani ishte i vetem trim ne lufte ne kete debatin e djeshem ne parlament per kartat. Si musteqe spice qe eshte nuk e kupton kete hic dhe neser do kemi deshtim te procesit ( pranim i ca kushteve te reja dmth ) dhe ajo gjeja me dy gjashta do i ngelet ne dore Nishanit.

Shif tani cer beri pardje : shkarkoi Drejtorin e Pergjithshem te Doganave, gjasme nje lob qe nuk i godiste dot. Jane nje trume sumqimash ne Fakultetin Ekonomik qe bejne kthesa oret e fundit keta. ( ate shifren qe e deklaroi dje zyrtarisht qe kishte nje firo dje ne dogana afro 1 miliarde te raje per tremujorin e pare e deklaroi fillimisht para nje jave nje eksponente e opozites )

I goditi se e di qe ai qet mire dhe dhe ka nishan . Beri dhe ca arrestime dje dhe ju tha keshtu popullorce rrine mire se ka dhe hapsane. I dogji edhe qe te mos e hapin halen per keto muaj qe kane ngel po edhe qe te mos kete presion per vendosje ne listat e zgjedhjeve. Gjana te thjeshta dmth. Po une di qe ti i do gjanat tulle si ajo historia me dhambe te verdhe, po une kesi gjanash nuk di smiley

Mirepo kjo goditje dmth ky marifeti qe ka bere dje, ato numrat qe thu ti me administraten i ndryshon jo ne favor te qeveriut, sepse behen pasive keta dhe fillojne e dalin nga krahu tjeter, sic kane bere ne shekuj.

I di qeveriu qe gjysma e ketyre kane qene bashkepunetore te Luan Pobratit m`vaktit dhe ja u ka koken ne hale, sic ja u kishte ai.

Ene i gja qeter : mo u sekelldis shume, ka ende kohe per te fol dhe gjana per te fol. Qeveriu e di kete. Qeveriu i Amerikes ne Shqiperi foli qartazi ne te njejten linje si kjo loja politike dhe do kete rritje pretendimesh nga qeveriu i opozites.

Opozita ka dhe nje gur tjeter qe nuk e ka perdor. Une shpresoj te mos e perdore, por ama e ka. smiley

Kjo e fundit ishte me mberthecka, e di, plus qe do ma besh hallall lodhjen qe do te shkaktoj nga leximi i  ketij romanit. smiley

 

E bukura eshte se PS-ja ka deklaruar se : "nuk futemi ne zgjedhje, sikur edhe 1 person i vetem te ngeli pa karte votimi" - (e kane te publikuar edhe tek Gazeta e tyre Zyrtare ZP-ja).

Kjo eshte qe te shkulesh se qeshuri !!! Del tamam tek argumenti yne, se njerezit nuk i detyron dot t'a marrin karten me pahir ... domosdo qe do ngelin pa marre karten, domosdo qe do jene shume njerez qe s'do pajisen, sepse ka shume arsye per kete :

Per mua arsyet kryesore jane :

- Emigrantet qe s'jane fare ne Shqiperi dhe shumica s'ka per te ardhur per votime (shumica e emigranteve vijne ne korrik-gusht, jo ne qershor).

- Ka shume njerez qe nuk e vene ujin ne zjarr, sepse nuk duan te votojne; rrjedhimisht, mund t'a marrin karten me vone

- Ka njerez qe kane pasaporte, dhe mund te votojne me ate, prandaj s'shkojne te aplikojne tani per tani

Nuk diskutohet, ka dhe familje qe nuk e perballojne dot çmimin, por per ato familje çmimi u be 200 lek te reja  dhe nr i tyre eshte i vogel ... a me thoni dot se kush kategori nuk perfiton ulje te ndjeshme te çmimit ?

Qeveria ka vendosur qe komplet muaji PRILL te jete vetem per aplikimet e personave qe s'kane pasaporte. Dmth asnje njeri tjeter nuk aplikon dot gjate muajit prill, vetem ata qe s'kane pasaporte -  te famshmit, 700.000 ... Nga keta, mbi 250.000 kane aplikuar ... pjesa tjeter ka dhe mbi 2 muaj qe ta bej.

Nuk ja ka fajin njeri PS-se, e cila nuk i ben njehere thirrje qytetareve qe te aplikojne per karta; Nuk e ka njeri fajin, kur Rama nuk shkon te aplikoje per veten e tij, qe te jape shembullin. Perkundrazi, duke u marre dite per dite me kete çeshtje, PS-ja dekurajon per te aplikuar edhe ata qe kishin ndermend t'a benin kete gje, sepse te shkretet shpresojne t'a marrin falas

Edhe njehere, perpara se te jape mend Edi per kartat, t'i thote atyre te veteve te aplikojne, dhe te aplikoje vete ne radhe te pare, pastaj te flasi per te tjeret

Shiko Left,

nigjo lalin. Zgjedhjet nuk i ben opozita. I ben qeveriu me ligj. Partite garojne ne votim nuk bejne procesin dhe plotesimin e kushteve.

Nuk eshte mekat te perfitosh politikisht se qeveriu deshton ne zbatimin e ligjit. Pra , nuk ka top nga krahu i opozites. Ate qe donte qeveriu per procesin zgjedhor e dha : kaluan ligjin, Kodin.

Qeveriu lun me NATO  dhe rritje ekonomike 8 % , opozita lun me procesin zgjedhor. Si e thjeshte duket apo jo ?

Dmth Partite garojne, qeveriu garanton proces zgjedhor. Po nuk dul mire bashlke me lojrat politike mrena , perseri faji ngelet tek qeveriu, ndersa demi na behet ne te dyve, se ato kartat me bio dhe metrike nuk do na hyjne shume ne pune mbas zgjedhje, apo vleresimit te procesit si me probleme.

Zerat e qeveriut te perjashtem kane fillu qe tani. Kjo nuk na leverdis shume, askujt.

 

Agjensia e Lajmeve "SOT"   olitike&Itemid=60"> Ceka: Rama të paguajë kartat e identitetit me lejen e ndërtimit të Delijorgjit Nënkryetari i Parlamentit, Neritan Ceka e ka cilësuar largimin e opozitës, si planifikimin e territorit që sipas tij, është i pajustifikueshëm. Përsa i përket kartave falas, propozimit të opozitës, Ceka u shpreh se “le t’i paguajë PS, e cila sot sipas tij, është partia më e pasur në Shqipëri. Sipas Cekës, Rama vetëm me një leje ndërtimi do t’i paguante të gjitha kartat e Tiranës. “40 leje ndërtimi vetëm Delijorgjit, keqardhjen mos ta tregojë mbi paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pas fasadave të lyera me bojë 20 metra pas tyre fillon xhungla urbane, nuk ka vende ku të parkohet, ku të lozin fëmijët”, u shpreh Ceka.  Ai i kërkoi opozitës ta mbyllë historinë e kartave të identiteti dhe të kthehen tek identiteti i tyre. Duke iu drejtuar opozitës, Ceka tha se “humbja në 28 qershor, nuk mund të jetë argument për pajisjen e shtetasve me karta identiteti për të damkosur të ardhmen e zgjedhjeve në Shqipëri”. Sipas tij, qytetarët i janë drejtuar zyrave dhe nuk ka asgjë për të vënë alarmin.  “PS e dinte mirë këtë çështje që karta do prodhohen në një kohë të caktuar dhe nuk ka pse të ngrinte alarme”, tha Ceka, duke shtuar se “qeveria ka marrë disa masa tepër sociale, pajisja e shtresave në nevojë, studentëve, paraplegjikëve, masa që i kalojnë edhe kufijtë e sociales”. Ndërsa, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka quajtur bojkotin e opozitës alibi për të frenuar zgjedhjet. "Ja politika e re, politike qe iken, qe ka frike nga zgjedhjet", tha Topalli. “Ndërkohë, që sot kemi një moment të rëndësishëm, kur do të dëgjojmë raportin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe parlamenti do të flasë për krizën ekonomike, opozita, që paraqitet e 'merakosur', largohet nga salla", u shpreh Kryetarja e Kuvendit, pak çaste para paraqitjes në Kuvend të raportit vjetor të Bankës Qendrore.

Akoma nuk e kuptoni se njeriu i vetem qe nuk ka identitet eshte Edi Rama?

A nuk e kuptoni      qe ai nuk ka qene asnje here politikan dhe as qe ka haber nga politika,ai e thote vete kete cdo dite:un nuk flas si politikan,por flas pertej se majtes e pertej se djathtes, d.m.th. ai eshte pertej ekstremeve majtas e djathtas.Kjo do te thote qe ky eshte super ekstremist

dhe eshte gati qe me shpaten e tij (prej letre) te prese majtas e djathtas, per te mbrojtur aferat e tij koruptive. Emri Don Kishot i shkon per shtat ketij

sharlatani ekstremist

Tironsi thote:

E c'thua mo? Po bashkia? Po 5 leje ndertimi jane a derbardhe. Nuk i paska PS 3 meleon ojro!!! Leqe po ata qe sponsorizojne PD-ne, mceftas sponsorizojne edhe PS-ne

Tironso seriozisht i keni keto qe shkruani, apo si? me duket se ne Shqiperi paradoksi eshte kthyer ne normalitet dhe normaliteti ne paradoks. Ajo qe thoni ju eshte: Opozita le te vazhdoje te vjedhe qe te na mbroje voten tone se nga ana tjeter kete gje ben edhe qeveria!!!! A jeni ne vete more njerez? Kur do te keni pak me shume sens qytetarie (nuk e kam me ty personalisht kete, Tironso)?

Ja, te njejten gje thote dhe ky Xhuvelja e re me siper... kjo i bie le ta kthejme vjedhjen ne institucion, t'i bejme m... shtetit (ne rast se nuk ja kemi bere me kohe)...

 

Ti mohosh shtetasit te drejten per te votuar vetem sepse nuk ka para per te blere karten e identitetit eshte shkelja me flagrante qe nje qeveri i ben lirise dhe demokracise se vendit. Turp per keta njerez qe na drejtojne, turp edhe per ne qe kemi zgjedhur keta per te na drejtuar. 

As Rama nuk ka para qe nuk shkon per te aplikuar?Te pakten te ndjeki shembullin e lidereve te majte si Meta ,Nano e te tjere qe po aplikojne dhe bejne thirrje elektoratit te tyre qe te aplikoojne sa me shume per te rrezuar qeverine aktuale.Rama te ndihmoje popullin e bashkise qe drejton vete,t"ju fali taksat vendore qe po i rrit cdo dite.Sa her ne vit qytetaret bleje certifikata per nevojat e tyre me 200lek copen.Kurse kjo karte do paguhet

nje here dhe eshte e vlefshme per gjithe jeten.Te gjthe ata qe kane te ardhura te ulta,po e morin me nje vlere shume te ulet 200lek sa vlera e nje certifikate.Por te gjitha keto jane perrallat e Rames per te shtyre qendrimin e tij ne krye te PS dhe bashkise. Per te krijuar imazhin e keq te shqiperise ne arenen nderkombetare, gje te cilen u mundua ta bente edhe para pranimit ne NATO me mitingjet qesharake te ngritur mbi fatkeqesine e

te tjereve, thoshte qe ska Nato per Shqiperine.A i keni pare e lexuar mediat e tij mjerane sa here shkruanin ose jepnin lajme shpifse :rrezilohet hyrja ne Nato, jo ky tha keshtu e ashtu etj..etj budalliqe te rendomta.A e keni pare z

Rama qe shonte dere me dere rrugicave te Tiranes me vullnetaret e Enverit

dhe takonte ish spiunet e Enverit e u bente thrrje si dikure Enveri te dalim ne shesh pa dallim feje krahine e ideje kunder qeverise, vetem 2 jave para samitit te Natos?

Po Rama ka pashoc pra! smiley

A nuk ka thone Prijsi qe te morin Karta Identifikimi vetem ato qe s'kane "fashaforta", masanej t'tjeret?

Po ke te drejte, por kjo vlen vetem per muajin PRILL

Rama kishte plot kohe qe te aplikonte, nuk e beri ... te shohim nese do aplikoje ne MAj, kur te gjithe mund te kene te drejte te aplikojne ... por per mendimim tim, ky ka per te aplikuar vetem po fitoje zgjedhjet : ja ketu te jemi !

...smiley

Bej nanji cerre ke shpija mer, se e kan mush Shkodren me parrulla kundra Centralit Berthamor andej, ene ja vloi njani do e mbrojme me lufte kete pune. smiley

Nuk doni investime nga qeveriu ju mer qe ta bajm memedheut  superfuqi te vogel energjitike ne rajon ?

Ai boldi nuk a e imja e ka than i tjeter qi thote gjithmone gjana te quta perqark.

P.S. Di ndonjeri me ma perkthy keshtu me fjale te thjeshta se cdo me than superfuqi e vogel ose me mire te me veje dallimin midis superfuqi e madhe dhe e vogel ? smiley

Di ndonjeri me ma perkthy keshtu me fjale te thjeshta se cdo me than superfuqi e vogel ose me mire te me veje dallimin midis superfuqi e madhe dhe e vogel ?

Kyt pune e ka interpretu Poeti Popull ma mire se t'tane t'tjeret kur ka thane:

 

Floku i Qemolit rrica rrica

U mush Terbufja me milica

Jalla c'osht gjithe kjo fuqi

Vijne kamjonat me gjurdi!

ose ose:

Në Shkozet e në Kashar
S’bohet pushkë me katunar.  

Jalla, Emigranto, sabahile, me konge rebelash? smiley

 

Lum hapsonja cer man mrena

Rrem Demnerin me shtate zemra!

po mer....  smiley  qe ne i tjeter:

Mun aty te Zaranika
Po vje asqeri me muzika.
S’jon muzika, po jonë burie
Se Cen Kavaja gjallë m'dorë s’po bie.

aman sa te pelqen ty me me ba me fole smiley smiley 

Nji shpjegim alla kafesh: Amerika superfuqi e male,Izraeli superfuqi e vocerr

ps. sdi pse je pak jashte teme smiley smiley 

Rama sot doli e kerkoi "kompromis" !!!

Do shpiki ndonje gje te re ky dite per dite ... po harron se nuk e mbulon dot diellin me shosh. E kam fjalen per skandalin e thenies se lejeve te ndertimit (jo Delijorgjit), por lejeve qe i ka dhene Firmes se Shefit te vet te Urbanistikes

PD i mbodhi 40 firmat e deputeteve per komisionin hetimor, dhe t'a shohim pak Edvinin kur te çartoje LIVE pastaj si ne 2003. A do marri prape megafonin i "marri" apo jo ?

Nejse, kot lodhet me kartat ai se ata qe nuk e durojne dot qeverine, i gjejne 2 mije lek per te aplikuar, fundja, ja marrin dhe borxh PS-se.

Ne Greqi leter-njoftimi dhe pasaporta merren KUNDREJT pageses.

Kush nuk paiset me keto dy dokumenta brenda afatit, nuk lejohet te beje ASNJE marr-dhenie me shtetin. (taksa, pensione, patenta, leje qarkullimi etj).

Mund te me thoni se si qendron puna ne vendet ku jetoni ? Flm

Ne kanada dokumenti i identifikimit dhe pasaporta jane falas , biles shteti ju shtron dhe nje dreke personave qe aplikojne per to .

Harrove edhe makinen qe ju jep - te perdorme, por ne gjendje te mire.

Gjithashtu ta mbushin serbatorin me karburant falas .  smiley

Ne Itali karta e identitetit merret kundrejt nje pagese 14 euro, dhe sherben per çdo veprim ku duhet te identifikohet personi.

Aktualisht kemi nje opozite ne panik nga humbja e zgjedhjeve prandaj edhe ndezet ne kete menyre per punen e kartave.

Kerkon qe pas humbjes te kete fijen e kashtes ku te kontestoje zgjedhjet.

Nderkohe qeveria duhet te kete kujdes pasi kjo opozite, e korruptuar dhe aspak e besueshme ne elektorat, kerkon ta fuse qeverine ne spiralen e debatit per kartat duke eklipsuar debatin politik me platforma dhe zgjidhje qe ju parqaqesin shqiptareve ne zgjedhje. 

Eshte e njejta skeme pak a shume qe u perdor ne zgjedhjet lokale me certifikatat, qe u bene qesharake, me nje vule apo me dy vula, te pranoheshin ato qe kishin 3 muaj apo vetem ato brenda dites etj.  Dhe duhet thene qe funksionoi, qytetaret nuk u moren me ate se cfare ofronin kanditatet por me certifikatat.

Karta falas nuk ka askund.  Shtresat ne nevoje merren persiper nga qeveria.  Cfare kerkon opozita tjeter?

Gjithashtu duhet patur parasysh qe qeveria ka per detyre qe te beje te mundur qe kush do te votoje te mund te pajiset me karte, por nuk mund te detyroje njeri.

Dikush qe nuk do te votoje nuk aplikon per karte para qershorit dhe ketu nuk eshte faji i qeverise dhe as nuk mund te behet pajisja 100% me karta.  Kjo qe kerkon opozita eshte qiqra ne hell.

ore rama e ka per alibi kete punen e kartave sepse sipas statutit te partis socialiste po humben zgjedhjet ai duhet te jape doreheqje por ai e din se zgjedhjet i ka te humbura dhe kerkon te manipuloje me kete per te mos dhene doreheqje pra shifni pse ai nuk jep doreheqje nga kryetar bashkie per te kandiduar per deputet sepse nuk ka asnje ide dhe nder . nderin ai e ka lene me gjithe rroba atehere kur shetiste nudo

E ke te pasakte ate qe thua, mistrec.

Ne Kanada ben 200 $ per person aplikimi per dokument  identifikues  nenshtetesie, ndersa ajo dreka  falas jepet diten kur aplikanti merr pasaporten dhe behet nenshtetas kanadez dhe jo diten kur aplikon. Pra te mos i ngaterrojme gjerat  dhe rradhen e tyre.

Une shaka po beja , kurse ti nese e ke seriozisht ja ke futur kot se dreka falas nuk ekziston .

shaka? well...ne kendin e lojrave je fundja  dhe mire ben, por ajo dreka falas (qe ne thelb eshte tip buffet)   ekziston dhe eshte e vertete.

or tej , se nuk ke as pseudonim , ne radhe te pare ti po ngateron gjerat vete , mesa po kuptoj ti flet per emigrantet , ku bej pjese dhe une , dhe per te mare dokumeta identifikimi , paguan njesoj si nenshtetasit kanadeze , kurse kur mer shtetesine , zhvillohet nje ceremoni pa dreke dhe darke dhe pa as edhe nje karamele .

 Po ç'diskutojne kot per çmimin e kartes se identitetit, kur vetem taksa e pastrimit qe duhej te paguanin qytetaret (se pa paguar kete takse nuk merrje dot çertifikate per te aplikuar) ia kalonte çmimit te kartes.  Kete pranvere, une pagova taksa pastrimi 222 mij leke (te vjetra) qe i thone 170 euro. Shumica e njerzeve paguanin nje shifer tek 100 euro + -  vetem per taksen e pastrimit, te cilen e mblidhnin minibashkite dhe komunat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).