27 Komente

Sjellje e goditur megjithese pak e egzagjeruar ne pyetjen e 5-6 vjecarit "per te bere leke ne menyra kriminale".

Pyetja qe do i shkonte djalit per shtat (per moshen qe ka) dhe qe do te ishte me origjinale do te ishte:

"Babi, kur te rritem kam shume deshire te punoj tek MJAFT-I.

Ps.Blend,nuk eshte diskutim dashakeq por mendoj se do ishte me e goditur keshtu.Te lutem mos e fshij.

Blendi po të ishte aq i kujdesshëm, nuk do ta linte të kalonte këtë karikaturë edhe sepse përlyen bizneset e ndershme private.

Sipas autorit, bizneset private bëjnë pare në mënyrë kriminale???

 

KOT FARE!

Po, bizneset e ndershme private, dhe ministrat e ndershem publike bejne pare ne menyre kriminale! Ceshtje sistemi, nuk eshte ceshtje e ndergjegjes se individit...

dmth, ndonjë shok që punon në ndonjë universitet/biznes privat, e fiton bukën e gojës në mënyrë kriminale?

Sa mirë kur na i heqin dyshimet kështu smiley

tjeter kush punon, e tjeter kush e punon.

e sa per universitetet private, s'e di se sa kriminale mund te quhet te shperndash diploma qe a) nuk deshmojne ndonje lloj njohurie b) nuk te hyjne ne pune per ndonje gje dhe c) kushtojne bajagi shtrenjt

Sikur femija te ishte vajze, si do t'i pergjigjej babi?

Babai kishte punuar shumë dhe, mes gjith’ atyre dibranve të uritur, paret natyrshëm mund të ishin ose paksa mangut ose paksa tepër. Mirpo “paret tepër” atëherë quheshin “sufiçit”. Dhe për “sufiçit”, pra për “pare tepër”, të fusnin në burg. Dhe babain t’im, po ta përsëris, jo për “pare mangut”, por për “pare tepër”, e futën në burg ku ndejti disa vjet. Ajo ngjarje që u pasua nga ajo vuajtje, ma ka zbardhur trurin. Prandaj nuk kujtoj. --- shkru Ypi sot te Panorama .Per sqarim duhet thene se SHTETIT i dalin "Deficit"..... Lulit Partise dhe Mixhes ju dalin Patriotikisht SUFICIT  smiley

Une i nderuar Blendi do ta vleresoja nje pergjigje te tipit Lul-Berisha : - Te behesh biznesmen PD-je te keqen babi...Pak rendesi ka ku punon Privat apo Shteteror ! Tani per tani behu anetar debapdikas , me vone anetar forumi , me pas GOPI-st ..dhe hopa...del SUFICIT!!!!!!!

Blend, pa shije dhe e ekzagjeruar. Plus edhe ofenduese per bizneset. 

Pyetja eshte shume e qarte per ata qe DINE SHQIP dhe perfundon me sqarim ...PARA ne MENYRE KRIMINALE ...Nuk perfundon me "Para te pastra" apo thjesht "PARA" . Puritanizmi  le te kaloje ne nje rubrike pastertie tip "Lavatricje "...Jo si ajo qe perdorin biznesmenet e "ndershem" smiley por si ajo qe perdort Tushja per Leveret! smiley

Therese sepse eshte e vertete. Sistemi shqiptar i korruptuar dhe kriminal. atyre pak bizneset e ndershme nuk i ofendon sepse nuk u djeg. po bizneset e baxhanakeve te ministrave, krushqit, cunat e halles, grate, motrat qe kane bere (lexo vjedhur) para me lopate se kane 18 vjet qe rrjepin shtetin dhe publikun.

Klientelizmi, ketu e kisha. Po une nuk marr dot kredi per kete se vetem sa e kam pershtatur. fatkeqsisht nuk e di cili eshte autori i origjinalit per t'i dhene kredi.

ka disa qe kjo u duket e bukur.

ka disa qe habiten pse disave kjo u duket e bukur.

une e fus veten tek te tretet të cilëve: as nuk iu duket e bukur, e as nuk habiten pse disave iu duket e bukur.

Nje version tjeter i mundshem i babait do te ishte: "... kam menduar une per ty, o bir, ...per femijen tend dhe femijen e femijes tend..."  Dhe karikatura do te merrte titullin "Karrierè e gjeneruar"

 mire ministrat, po biznesi privat cne kriminal mer plak?

Kjo ben pjese ne megapolitiken e rames e te Mjaft per te krijuar idene se ne Shqiperi eshte vetem keshtu.Ne Shqiperi ka shume njerez te ndershem,biznesmene te ndershem e punetore,nepunes te zote e te dedikuar.Ka ministra e parlamentare,eksponente partishe shume te zote e te ndershem.Pastaj Ka oqj,ka Mjaft,e Bashki Tirane...Nuk futen te gjithe ne nje thes sepse nuk do ishte e ndershme...Pak a shume siç behej ketej pari para ca vitesh.Shqiptaret jane hajdute e prostituta.E ne nuk duhej te fyheshim sepse nuk ishim te tille.Jo fyheshim edhe shume ,pikerisht sepse nuk ishim e jemi te tille.

Po Mjaft-in ku e pe ketu ti Zana, apo duke qene se e gjithe pergjigja eshte kodra pas bregt s'e vrave shume mendjen qe e fute edhe nje koder tjeter?

Ca pergjigje qe perpiqen gjithnje te shikojne konspiraci te medha tregojne thjesht mosevoluim qe nga mendesia e krijuar nga vitet e para '90-es, eshte e bezdisshme qe vazhdohet me te njejten mendje edhe ne vitin 2009.

Shume mire qe rivure komentin LL.Komenti im nuk fyen askend....Natyrisht shume me mire qe pergjigjesh se sa ti fshish keshtu.Kam frike se vertet po fillon te duket konflikti i interesit...Une nuk shikoj asnje konspiracion.Shoh qarte e pa asnje ekuivok qe jeni ne sherbim te plote te PS,nuk ka asgje te keqe.Konspiracionin e beni ju kur doni ende te mbani asnjeanshmerine .Si nuk u fyekan njerezit e ndershem ,mesues,mhidraulike,nepunes,avokate,ministra ,poltikane kur i futni ne nje thes...Nejse LLukan...Fushate....Ishe shume me mire kur nuk punoje ketu apo ne Amerike...

Socializmin ku ma gjen cen. ama interpretimi jot Cen Cen eshte shume i cekte dhe disi bajat. Mund ta themi edhe qe komenti juaj eshte me politik sesa karikatura vete. Injoroni se Shqiperia lengon nga korrupsioni i permasave kriminale qe kryhet nga bashkepunimi i qeveris me biznese te ministrave. ne kete realitet te cilin ju e shikoni me dylbi dhe nuk e jetoni kjo karikature shkon dhe e ngul thiken mu ne zemer te tmerrit te ketij sistemi kriminal. Kur them kriminal dua te them KRIMINAL.

Cuni:

Babi kur te rritem do te bej shume leke me rruge kriminale!!

Po Goca?

Goca i jepet biznesmenit kriminel per ta bo ortake tek firma!    smiley

me sa shoh une i ati e ka pas per te ardhmen pas 20 vitesh  kur te vijne ne pushtet g-99 dhe mjaft dhe ai pra i biri te behet minister

E bukur kjo!

E ke problem ta printoj ne nje A4 dhe ta vendos ne nje kornize?!

Se mos te rritet menia pastaj?!

ndoshta po ilustrohet absurditeti e klishete cinike te shprehurit e te menduarit ne gjithe brezat !?

leqe prape, edhe kjo do ishte shume cinike me vete. kam pershtpjen se nuk funksionon llogjika e ksaj karikature.

Jo more babi, nuk me ke kuptuar, ç'fare trapi je.

Do behem gazetar!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).