Karamanlis viziton Tiranën

Kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis mbërrin të hënën në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku me homologun e tij Sali Berisha do të nënshkruajnë edhe marëveshjen mbi përcaktimin e shelfit kontinental midis të dy vendeve.
 

Vizita merr një rëndësi të veçantë pikërisht në momentin kur Shqiperia do të dorëzoje aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE dhe gjatë saj zoti Karamanlis pritet të deklarojë mbeshtetjen për këtë hap që po hedh Shqipëria.

Në materialin që vijon u hedhim një vështrim marrëdhënieve shqiptaro-greke, të cilat në dy dekadat e fundit, krahas zhvillimit impresionues, kanë njohur edhe periudha tensionimesh.

Në janar të vitit 1991, kur Shqipëria po hidhte hapat e parë në rrugën e përmbysjes së regjimit komunist, kryeministri i atëhershëm grek, Konstandinos Micotaqis, ishte i pari shef qeverie i një vendi të bllokut perëndimor që vizitonte Tiranën. Në të njëjtën kohë, mijëra shqiptarë vërshonin në territorin grek, me shpresën se do të gjenin aty tokën e premtuar.

Mbështetja që Micotaqis i dha Partisë Demokratike të Shqipërisë që të vinte një vit më vonë në pushtet dhe prania e madhe e refugjatëve shqiptarë në Greqi, ishin dy premisa premtuese për marrëdhëniet dypalëshe, por shumë shpejt ato do të hynin në një rrugë tensionimesh, që do të arrinin kulmin me dy kriza të njëpasnjëshme, në vitet 1993 dhe 1994.

Fillimisht ishte deportimi i një prifti gek nga Shqipëria, që u akuzua për veprimtari antishqiptare. Athina zyrtare i ngriu të gjitha kontaktet me Shqipërinë dhe si masë ndëshkuese përzuri rreth 100 mijë shqiptarë, nëpërmjet operacioneve të ashtuquajtura “Fshesa”.

Në prill 1994, ndërsa marrëdhëniet po normalizoheshin, një komando paraushtarakësh grekë sulmoi një repart ushtarak shqiptar afër kufirit, me epilog një ushtar dhe një oficer shqiptar të vrarë.

Mes akuzave dhe kundërkuzave që vërshonin nga të dy anët e kufirit, qëndronin përsëri emigrantët shqiptarë në Greqi që u përzunë edhe kësaj here në mënyrë masive. Por në mars të vitit 1995 tensioni u kapërcye dhe presidenti i sotëm grek, në atë kohë ministër i Jashtëm, Karolos Papulias, vizitoi Tiranën, ku presidenti shqiptar Sali Berisha, i propozoi nënshkrimin e një traktati miqësie e bashkëpunimi. Traktati u nënshkrua një vit më vonë, në mars 1996, kur Tiranën e vizitoi presidenti i Republikës Helenike, Kostis Stefanopulos.

Prej atij momenti, marrëdhëniet midis Athinës dhe Tiranës u vunë në një rrugë të qëndrueshme normalizimi, pavarësisht se tensionimet e herëpashershme nuk munguan. Por natyra e tensionimeve nuk ishte e tillë që të rrezikonte ecurinë e marrëdhënieve, të cilat tashmë e kanë konsoliduar trajektoren e tyre pozitive.

Nga ana tjetër, tensionimet nuk ndikuan as në vendimin e shpallur si strategjik nga ana e qeverive greke për mbështetjen e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

Muajt e fundit u mbyllën disa nga çështjet e mbetura pezull prej vitesh si, një marrëveshje për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë që ranë në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, dhe ratifikimi nga ana e parlamentit grek i marrëveshjes së stabilizim asociimit të Shqipërisë me BE-në dhe i protokollit të anëtarësimit në NATO.

Një çështje madhore që ende mbetet e pazgjidhur ka të bëjë me pronat e shtetasve në dy vendet respektive, dhe më së shumti të shqiptarëve në Greqi, të sekuestruara si pasojë e ligjit të gjendjes së luftës midis të dy vendeve. Një ligj që, ndonëse është abroguar nga qeveria greke në vitin 1987, ende ruan reminishencat juridike.

Një tjetër problem që më së shumti shtrohet në mënyrë mediatike nga pala shqiptare, dhe shumë rrallë nga Tirana zyrtare, është ai i çamëve, të cilin politika greke e quan se nuk ekziston.

Athina zyrtare nuk bëri asnjë reagim ndaj vendimit të një gjykate shqiptare, për të dënuar me burg kryetarin e bashkisë së Himarës dhe njëkohësisht kryetar i organizatës së minoritetit grek, Omonia, Vasil Bollano. Vendimi u shpall vetëm pak ditë para vizitës së kryeministrit Karamanlis në Tiranë.

“Në kohë të tjera, një zhvillim i tillë, do të shkaktonte tensionim në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe eventualisht do ta minonte një vizitë në Tiranë të kryeministrit grek”, nënvizonte të dielën gazeta autoritare e qendrës së djathtë Kathimrini.

Analistët e shpjegojnë mungesën e reagimit jo thjesht me preokupimin e Athinës për t’u kryer vizita, por më së shumti me faktin se, siç theksojnë, qeveria greke i shtron në një pistë krejt tjetër prioritetet e marrëdhënieve me Shqipërinë.
Në këtë sens, vizita e kryeministrit grek në Tiranë, pritet që t’i zbardhë e t’i konfirmojë këto prioritete.

26 Komente

Me që ra fjala e morët vesh se  Berisha ia shiti Greqisë, në shkëmbim të Vorio-Epirit, 6 km det në Sarandë.............................

Vetem 6? Pak i paska shit. Me sa leke metrin?

E ke gabim,e shiti per 2 firmat qe mori per naton dhe msa.Te dy krahet kan ren dakorte qe mos te zihen me ne goje as camet as vorio-piluriotet.

A eshte ndonje peshk ketu qe ka dijeni specifike mbi marreveshjen per kufijte maritim Greqi-Shqiperi?

A ka mundesi te na sjelle ndonje peshk ndonje artikull konkret (gjthesesi brenda mundesive te gazetarise shqiptare) per kete marreveshje?  

Se pa e pare te zezen mbi te bardhe, s'e bejme dot as te kuqe, as blu ...

Se pa e pare te zezen mbi te bardhe, s'e bejme dot as te kuqe, as blu ...

Ah sa mire e ke thene! 5* smiley

Si siiiii ?!!! Na paskan vjedhur dëtin ?!!!

Monda, c'pret atje, hidh gunen sypeve dhe ec ne llogore t'i tregoç gjoksin dushmanit !

Qe t'u kursej admin-eve punen dhe djersen e ballit te fshirjes se llogjeve tona, nuk po merrem me diskutim garderobe timen smiley

Keshtu qe po s'pertove, lexo nja dy komentet e mia me poshte, dhe me kurse, te lutna shume. 

peshkupauje.com/2009/03/marreveshje-per-vijen-bregdetare-mes-gre

PS: 24 Celsius ketej nga anet e mia, gunen, lekuren e dashit e te dhenve e kam cuar ne pastrim kimik dhe do ta ve ne senduk deri dimrin tjeter.

Bëre mirë që i tregove se përse bëhej fjalë... ta dijë të paktën ... i shkreti ai, nganjëherë i flet goja më parë se koka

kjo marreveshja me gerqine, dhe shitblerja per favore e deteit Shqiptar eshte shqyrtuar edhe ne nje teme tjeter ketu para disa javesh, por asnje nuk solli ndonje gje te sakte (ma merr mendja se as qeveria nuk i ka detajet) ...te pakten koordinata ose ndonje harte

Qe te mos te marrim kot si pushka jevgut , lutemi peshqve te na sjellin  te dhena me te detajuara mbi viziten dhe marveshjet ....

Greket .. erdhen mire e bukur ne mes te Tiranes dhe i realizuan piksynimet e tyre per tre pikat kryesore .... po qeveria jone cfare arriti ne saje te dipllomacise se saj te pjerdhur ...????

Meqenese Vorio- Epiri dhe Cameria (pronesite) u cilesian si ceshtje te paprekura , cfare u arrit per kushtet e emigranteve ne Greqi dhe te ardhurat dhe  dhe pensinet e tyre ne baze te ligjeve nderkombetare ???+

Cfare u arrit per shkollimin dhe gjuhen shqipe ne Greqi dhe pse kjo u anashkalua  me karakter komunal... ???

Nuk u preken as ceshtje reale te se drejtes , jo me ceshtje madhore ....

ps. Zoti kryeminister , te dhjefsha dipllomacine tate !!!!!!!!!

Pyeta dhe andej nga tema tjeter; ca .utin donte ajo ikona ortodokse sot ne Bashkine e Tiranes???

Tironso na sqaro pak si eshte puna e asaj ikones ortodokse! ..sepse edhe kjo, eshte nje shenje inferioriteti!Jazek i qofte Bashkise!

Alooo.... Nuk ka njeri tjeter te shqetesuar nga servilizmi i kryeministrit te ardhshem?

Vetëm ti dhe Polici besoni se do të bëhet kryeministër ai smiley

Edhe mu m'bezdis ai Krishti aty mrapa!

Bile, do me dit i gjo Tironso?

I vuna men ke lajmet para ca ditesh! Kishte prit ky Palla e Gjate ca Kuvajtane me xhybe t'bardha, si neper filma me Chak Norrisin!

E kishte heq delenxhiu konizmen! smiley Une nuk e di a ishte e njejta dhome pritjeje, por di qe Krishti nuk ishte aty mrapa!

Te rruashin bolet (qe s'i paske), mendova me vete!

Qe s'guxon te mbash tenden me ca, dhe me ca te tjere e tund!

Berisha-“Marredheniet tona politike jane vertet shume te mira, jane te shkelqyeshme Ne nenshkruam nje marreveshje dhe nje tjeter eshte gati. Ne shohim se mes vendeve tona nuk ka ceshtje te pazgjidhura”, Top-Channel

 Po kjo tjetra qe pritet te jete gati, per cfare behet fjale?!

The Greek prime minister met with his Albanian counterpart Sali Berisha who will apply for membership to the EU on Tuesday. The two men also discussed  about the Parliamentary elections  in Albania, as well as the contribution of the minority in tightening relations between the two countries. EPT TV

Perulje totale, per Greqine Alpha dhe Omega e lidhjeve me Shqiperine eshte mbrojtja ne max i nenshtestave te vet minoritar, ndersa ne na ka dhene arme te vrasim njeri-tjetrin shteti jon,  na vjedh e na fut predhat rreze shtepive qeveria jone, duan te na vene edhe bomben atomike se fundmi...

Ah medet kur ka per ardhur ajo dite per te pas shtet per Shqiptaret ndonjiher.

 

Opinion.

...Greket kane nje bosht ne diplomacine e tyre kur shkojne ne vizita zyrtare,ne Shqiperi ,kane pika referimi per ceshtje qe i interesojne me shume atyre si komb.Greqia,baraz ambicje,ekspasion!

Shqiperia ka pika referimi dhe ceshtje qe i interesojne ,por nuk ka nje bosht ne diplomaci.,dhe kjo e ben ate inferiore.

Shqiperia,baraz Berisha inferior!

Dje mu kujtuan dy shprehje te vjetra qe qarkullonin per te etiketuar politikanet tane te famshem. "Burre shteti dhe jo gjel deti" dhe ajo tjetra "Burre shteti dhe jo kapak bidoni". Sali mortja dje here me dukej si gjel deti dhe here si kapak bidoni.

Po qe per foto dhe ne ja kemi hudhe . Foton e prure ke PPU te Berishes me SarkozY.... e kemi dominu ! smiley. Kush e rru per gazeta  smiley  Puna eshte se tani qartesohet strategjia e te gjithe kraheve te Poitikes  sone "E duam Shqiperine si gjith Europa" Qarte del edhe ana tjeter e medaljes... duhet te besh PAZARE....Dhe ne pazare ka rendesi cfare shet e cfare blen, ashtu si ne cdo biznes. Qofshin te hajrit edhe prapaskenat e Politikes sone, qofshin te hajrit edhe shitjet , por vetem nje gje ama nuk duhet ta harrojme nga HISTORIA . Kruarja e Bythes sa tek Greku e sa tek ITALJANI duke nencmuar interesa Madhore nen argumente te Politikes Nderkombetare te KOHES ka rezultuar fatale.per Shqiperine. 

Do ishte mire te lexonim komentin a ndonje analisti ose profesionisti per punen e kufinjve, per ate cfare eshte nenshkruar. Fatkeqesisht vetem hamendje ka. Vazhdon erresira e komunikimit dhe informacionit. Pati dicka Anila Basha tek BW, por edhe ajo vetem tym perhapte. Di njeri dicka konkrete?

Njoftim për shtyp Sot dhe dje, media të kontrolluara nga Edi Rama dhe nën diktatin e tij kanë shpifur dhe trilluar lidhur me vizitën e Kryeministrit të Greqisë Kostas Karamanlis sikur gjoja Kryeministri Berisha nuk paska diskutuar problemin e pronave të çamëve. Kryeministri Berisha në këtë takim dhe në çdo takim me zyrtarët më të lartë të Greqisë, ka diskutuar këtë çështje në përputhje të plotë me përcaktimet e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).