Karamanlis nesër në Tiranë. Camët në protestë

Një ditë para vizitës së kryeministrit grek Kostat Karamanlis në Tiranë, shoqata “Çamëria” protestoi sot për t’i kujtuar qeverisë zgjidhjen e cështjes “Çame”.

Qindra çamë tubuan sot në sheshin krysor të Tiranës, sheshin “Skënderbej” duke u shprehur se vizita e kreut të qeverisë greke nesër në Tiranë duhet të shërbejë për sensibilizimin e politikës së dy vendeve për zgjidhjen përfundimtare të cështjes që ka mbetur ende peng i historisë.  Tahir Muhedini kryetari i shoqatës artikuloi edhe një herë kërkesat e tyre drejtuar Greqisë:

“Së pari, të lejohen moshat e mëdha të shkojnë pranë varreve të parëve të tyre për ti nderuar me një tufë lule. Së dyti, të ngrihet një memorial në Tesproti në nderim të viktimave të pafajshme të popullsisë came gjatë viteve 1944- 1945. Së treti, të nisin bisedimet mes dy qeverive për zgjidhjen e cështjes “came” e cila do t’i shërbejë të tashmes e së ardhmes europiane të Shqipërisë e Ballkanit

“Marrëveshjet e qeverisë shqiptare me atë greke sic ishte ajo e ngritjes së dy varrezave të ushtarëve grekë- thanë përfaqësuesit e shoqatës-nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme nëse nuk ka një zgjidhje të plotë për cështjen Came nga ana e shtetit fqinj”

Greqia duhet të ratfikojë konventat për minoritetet thanë protestuesit si dhe të aprovojë edhe ligjin për konservimin e pronave.

Shoqata “Çamëria” pak ditë më parë Iu drejtua ambasadës greke në Tiranë me një letër ku kërkonte të zhvillonet takim me kryeministrin Karamanlis, gjatë kohës që ai do të qëndronte në Tiranë, por mesa duket ky takim nuk do të realizohet.
(s.g/BalkanWeb)

1 Komente

 

Greqia duhet të ratfikojë konventat për minoritetet thanë protestuesit si dhe të aprovojë edhe ligjin për konservimin e pronave.

....Po qeveriu shqiptar kur do te nxjere dhe aprovoje ligjin per konservimin e pronave te shtetasve shqiptare ne shqiperi?....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).