"Jemi të izoluar, fëmijët tanë po flasin serbisht"

SHKODER -Konsiderohen si lagje e qytetit të Shkodrës, po që vetëm të tillë nuk e ndiejnë veten. Bëhet fjalë për banorët e zonës turistike të Zogajve. Ata nuk kanë rrugë, s'kanë mundësi komunikimi normal me pjesën tjetër të qytetit, madje nuk kanë as sinjal për televizionet shqiptare. Mundësia e vetme e tyre për t'u informuar janë kanalet televizive malazeze. Të revoltuar nga ky izolim total, banorët e Zogajve deklarojnë se ata nuk mund të informohen mbi ngjarjet e ndryshme që ndodhin në Shqipëri. "Prej shumë vitesh kemi kërkuar që të dalim nga ky izolim, por askush nuk ka dashur t'ia dijë për ne. Tani jemi të lodhur nga premtimet boshe të deputetëve dhe drejtuesve lokalë. Fëmijët kanë nisur të flasin serbisht, pasi televizioni gjithë ditën është vetëm në stacionet e Mali të Zi", - protestojnë banorët. Ndërkohë, ata shprehen se janë taksapagues të rregullt të Televizionit Shqiptar, ndonëse të privuar nga ndjekja e programeve e informacioneve të dhëna prej tij.
ZOGAJ
Ndodhet në rrëzë të malit të Taraboshit. Deri në fillim të 1990-ës kjo zonë është njohur si fshati turistik i Zogajve. Pas '90-ës, fshati Zogaj së bashku me Shirokën u bënë pjesë administrative e qytetit të Shkodrës. Por, realisht të qenit pjesë e qytetit është vetëm në shkresat zyrtare. Banorët e kësaj zone e konsiderojnë vetëm të shkëputur nga qyteti i Shkodrës. Shkaku kryesor është infrastruktura rrugore. Për të shkuar në Zogaj është një rrugë shumë e ngushtë, njëkalimshe, ku pjesa më e madhe e saj është e mbushur me gropa. Drejtuesit e mjeteve të ndryshme dhe kryesisht të autobusëve që transportojnë turistë, e konsiderojnë si ferr udhëtimin në këtë aks rrugor. Në çdo prag fushate, banorëve iu është premtuar se do të bëhen investime në infrastrukturë, por situata është e njëjtë si këtu e 18 vite më parë.
IZOLIMI
Fshati turistik Zogaj, megjithëse ndodhet poshtë malit të Taraboshit, ku janë të pozicionuara antenat e transmetuesve televizivë shqiptarë, privohet nga e drejta për t'u informuar nga këta të fundit, përveçse nga televizionet e Malit te Zi. Shkak për këtë është bërë mos përforcimi i transmetuesve televizive në malin e Taraboshit. "Para '90-ës, ndiqnim programet dhe emisionet e Televizionit Shqiptar. U bënë gjithë këta vjet që ne nuk mund të ndjekim asnjë kanal televiziv që flet dhe informon në shqip. E vetmja mënyrë informimi apo argëtimi, mbeten televizionet malazeze", - thonë banorët. Sipas tyre, ky problem ndikon direkt edhe në zhvillimin e turizmit në sezonin e verës. Kjo, për faktin se ka pasur plot raste kur pushuesit janë larguar nga Zogaj, vetëm për shkak se nuk kanë pasur mundësinë e informimit nga televizionet shqiptare. Situata bëhet edhe më shqetësuese kur mëson se në këtë zonë nuk shkojnë as gazetat. "Ne realisht jemi të izoluar. Nuk kemi stacione televizive në shqip, nuk na vijnë as gazeta dhe revista. Ne shohim vetëm stacionet e Malit të Zi.
Nëse doni të dinë se çfarë bëhet në Mal të Zi, na pyesni ne. Ndërsa, për në Shqipëri nuk e dimë se çfarë bëhet", - pohon njëri prej banorëve, Ilmi Baleni.

9 Komente

Se vej fare ne dyshim kete qe thuhet ne artikull, por ama sma merr menja se nuk kane ble antena satelitore per me i pa via satellite TOp-Channelin dhe te tjere kanale shqiptare.

Kjo situate eshte ne shume zona te thella te shqiperise, madje dhe ne zona jo te thella. As nuk ja ndjen njeriu per sinjalin televiziv. Te rroje saci !

po mir o, shyqyr qe mesojne gjuhe te huaja qe te vegjel se per shqipen kane kohe deri sa te behen 80 vjec smiley 

Po kjo qeka kryeveper! Se paskam dite! Kjo gje duhet reklamuar dhe me siguri numri i turisteve (sidomos nga Shqiperia) ka per tu shtuar. Une i pari kom per te shku ne kete fshat gjate kesaj vere per 3-4 dite si fillim. Te jesh i shkeputur nga stacionet televizive shqiptare, gazetat etj eshte me te vertete nje relaks i plote qe une e enderoj. Te mos shohesh e degjosh genjeshtrat apo pallavrat e Sules per disa dite, apo deklaratat bajate te Bumcit te plakur para kohe,  prepotencen boshe por mizore te Zhozit, etj.eshte me te vertet privilegj qe ja vlen te paguhet. E nese ketij privilegji i shtohen edhe bukurite e natyres e disa kushte modeste jetese, besoj se ja vlen te provohet.

Me kete rast se cmu kujtuan vitet 80-te kur shkoja me pushime ne vere ne Himare. Pervec kenaqesive qe te jepte  natyra, deti i thelle dhe i paster, bujaria dhe miresjellja e himarioteve, ishte dhe fakti se nuk shikoje TVSH-ne por vetem stacione greke dhe italiane, radion me ze ta larte e mbaje pa frike per te ndegjuar muzike te huaj, njerez qe flisnin  me njeri tjetrin ne nje gjuhe qe ti se kuptoje (greqishte alla himarioteshe); tamam sikur ishe jasht shtetit.  

Pas ca vitesh do kerkojne te quhen minoritet malazez edhe keta te shkretet. Edhe s'do kene faj. Per te pre sinjalin e Vizion + dhe Top Channelit e ngjiti me vrap Sula Taraboshin, po per te vene nje cope ritransmetues per keta s'kujtohet.

smiley

Po jo ri jo.

Se nuk e lene pa e pa Big Brother ata po he smiley

Ska nevoje me shku n'shkolle, shofin BB o tu bofte kurban motra ty smiley

S'e kemi mire me zonat kufitare, po hic fare fare.  Nuk di nga t'ia nisesh, nga fshatrat ne jug qe femijet shkojne ne shkolle ne Greqi, apo nga keta te Zogajve, qe de facto qenkan te izoluar nga memedheu, apo nga fshatrat e Lindjes ku qeveria fyromiane dergon libra te gjuhes "maqedonase" per "minoritetin". 

Per kuriozitet cellullaresh, si ne Llogora e tutje qe te thote cellullari "welcome to Hellas", qe tek Vau i Dejes te thote "Welcome to Montenegro."  Komplet kuriozitet sinjalesh telefonike, te mos ngaterrohet me sinjalet televizive qe behet fjale ne teme.

Kjo eshte faji i shtetit apo me sakte i prefektures, sepse eshte kjo e fundit qe kujdeset qe sinjalet e tv shteterore dhe private te shkojne ne skajet me te largeta qe ajo mbulon administrativisht. Prandaj jane krijuar dhe prefekturat/guvernat, qe edhe nese qeveria per shkak te puneve te shumta qe ka, harron skajet e vendit, jane pikerisht guvernat/prefekturat qe plotesojne ate boshllek apo me sakte perçojne çdo gje ne interes te shtetit. Qeverite shkojne e vijne, por shteti mbetet.  

Vras mendjen si e kane ruajtur gjuhen shqipe keta te Anamalit, perpara viteve 70, pra perpara sesa Partia i coi nje TV vatres se kultures!? smiley

Me ndihmen e radios ndoshta?!

 

P.S.

Si i thojne serbisht: Ik mer qyrrse, se gjuhen fmija e mson prej nones, jo prej antenes?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).