ia kam nje borxh

Ndodh qe kur jam i mbushur me lumturi

te shmangem pak e t'a lejoj te rrjedhe lotin,

sepse e di se i kam borxh vendit tim,

 

e di se endrrat e popullit tem jane me te forta,

me te pastra,

jane me naive

se endrrat e atyre qe kane pare plot endrra

te zhyten kryhuptaz ne llumin e perditshmerise pambarim

e e di se i kam borxh vendit tim,

 

atje pyjet jane djege,

shtretnit e lumenjve jane thellu

bregdeti nuk bahet kurre perfekt,

kopshtaret kopshtin ta mirembajne nuk dine,

e e di se i kam borxh vendit tim,

 

sa here ulem bregdeteve te huaja

e e shoh diellin te perendoje tej kodrave mbushe gjelberim,

e di se i kam borxh vendit tim,

 

sa here me gra te huaja

bej lojna dashurie,

sa here bej dashuri ashtu si ka hije,

sa here ndodh qe te bej nje bisede qe ka kuptim

e di se i kam borxh vendit tim

 

kurdo qe hec ne trena super te shpejte,

apo me avion i shetis qiejt

kurdo ec ne anije te huaja permbi det

nje borxh ia kam vendit tim, me vertet

 

sa here e fshij djersen nga balli,

sa here krahet i luj

cdo mbremje qe punen mbaroj

e di se vendit tim ia kam nje borxh

 

sa here me ndodh ta shoh shqipen dykrereshe

ne fushe te kuqe mbete peng,

sa here degjoj te flitet,

shqip ne cilindo dialekt,

sa here shqiperia loz lojera neper bote,

e humbet,

e fiton,

e di se vendit tim ia kam nje borxh,

 

e kurdo qe nga avioni shoh vendin tim,

sa here dalloj kodrat e bregdetit ne mjegullen e mengjesit,

zemra ime ndihet ne faj,

 

ia kam borxh vendit tim ditet qe me ikin,

punen qe bej ia kam borxh,

ia kam borxh lapsin e letren,

ia kam borxh gjuhet qe flas,

i kam borxh frymen qe marr,

gjithcka jam,

gjithcka kam,

ia kam borxh veten time

vendit tim...

28 Komente

Me pelqeu shume. Tek lexoja,  ndjeja veten "bashkeautor".....

Urime!

kot me tpyt, po vendi jot te ka noj borxh ty?

ma s'pari ma ka qejfi me llogarite ca kam borxh une, masandej ca me kane borxh te tjeret; nese mi shlyejne, mireardhshin, nese jo qofshin dhene per sadaka.smiley

pastaj, xhevahiri si u be, mora vesh se semundjen e poetit po e shfytezojne, si s'mbeten pa i shfrytezu se gjalli e se vdekuri. po prape ne kemi borxhe, a thua do ia dalim ti shlyejme ndonjehere...

 

 Borxhet e mija

Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s'eshte asgje mbytja ne lum a ne dhomat e gazit
I kam borxhe nenes qe s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit qe s'ia hodha pjergullen, 
i kam borxhe dashurise qe ia vodha te dielen,
i kam borxhe krimit qe s'i vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
I kam borxhe fjales qe s'e pashe ne enderr
i kam borxhe korbit qe s'ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit '13 qe s'ia mbylla plaget
i kam borxhe ardhemrise qe ia lashe tek pragu
terin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxh te gjalleve,
u kam borxh te vdekurve;
gurin e varrit e shes
te laj borxhet.

Dhe ve piken ketu.
Tani mund te flisni
per borxhet qe me kini ju.

Xhevahir Spahiu

Komplimente shkinaks.

e dhimbshme.

uff,

meqe ishim ke vace zela :

PO KU KA SI TY O SHQIPERIA IME,

O FISNIKJA PERMBI GUR.....

nuk ka jo, nuk ka si ky atdheu jone qe na hengri ate cike shpirt qe na ka ngel smiley perdite e ka i cike.

Shkinas, zakonisht te vej 5, ket radhe 4 se me trishton mesazhi..smiley...ma fal subjektivitetin.

Tushe me fal po ti nuk ke pse trishtohesh se " nuk i ke asnje borxh vendit tend"  se ti je atje,kurse shkinaks e ndjen pa e thote se eshte larg.

Mjalte,

Une nuk trishtohem ne menyre direkte per borxhet ndaj atdheut.

Trishtohem per ndjenjen qe percjell poezia.  une jam shume e ndjeshme rreth kesaj .

Ketu apo atje, atdheu jone ta ha shpirtin pa dallim.

Trishtohem se mbase borxhet me mbajne mu kendej etj etj

smiley

 P.S. Pastaj varet shume se ca quan secili Atdhe ore ..

Atehere Tushe hajde kendej qe te lashe borxhet.

Ps. sa shpejt e hape fjalorinsmiley

Komplimenti Shkinaks.

Dyshoj se "borxhet" ne Shqiperi shlyhen me  fallco.

Sa me shume qe mashtron aq me lart ngrihesh.

Shkinaks, e fuqishme poezia. Interpretimi im eshte se vendoshmeria naive me te cilen e transmeton borxhin, ndaj vendit tend, eshte shume e fuqishme. por edhe e paster.. natyrore.. jo-egoiste. me vlera. dhe me kryesorja, per mua, Endra e shqiptareve. ehste vertete e fuqishme por jemi ne ata, qe nuk guxojme te enderrojme. nderkaq qe te tjeret, shohin endra me sy hapur.

 

---

 

kjo poezia e Xhevairit ka ironi, smund te rrija pa e thene.

s'mund te rrija pa e thene se poezine e xhevahirit e njita ngaqe me ngacmoi komenti i mesiperm, i kamomilit me duket: kot me tpyt, po vendi jot te ka noj borxh ty?

Gezuar vitiriun.

o jerusalem, mua kjo poezia e Xhevahir nuk me pelqen. menyra se si e shoh, eshte se ne kemi shume borxhe ndaj njerzve e ndaj vetes.. e ndaj vendit sic thot poezia e temes.. por na kujtoka ky guri i cmuar se kemi edhe ndaj tij. thjesht nuk kane te mbaruar borxhet tona. s'e di me nje fjale se si mund te funksionoj ky evokim i GUILT (fajesi.. ndergjegje) qe kerkon te bej poeti tek lexuesit ndaj Atij. Atij kujt? Xhevahirit? Poetit? Apo poetit Xhevahir? kam frike se eshte e veshtire te dallohet se kujt atij, ndoshta te treve, qe dmth se ka nje element trilli ne kete poezi. por ky eshte vecse interpretimi im.

 o jerusalem, mua kjo poezia e Xhevahir nuk me pelqen.....por ky eshte vecse interpretimi im.

 

shume mire, 23, as une nuk thashe qe me pelqeu (larg-e-tutje!) as po beja paralelizma te ndonje intensiteti te posachem. Vetem se vjershen e Xhevahirit ma thirri nga thellesite e bibliotekes, krejt pa qejfin tim, gjithe kjo situate borxhesh prej gjasme ne gjithe kete situate krize prej verteti.

Nuk kish asnjelloj menyre te mos me kujtohej kjo vjershe e xhevahirit, ishte pertej mundesive te mia, nuk i rezistova dot, nuk i bera dot bisht, se gjunjezova assesi, e per rrjedhoje edhe ngjitja. Shpjegimi qe vijoi ishte per te hedhur poshte se nuk behej fjale per kurrfare ironie karshi shkinaksit. Thjesht evokim.

---

Persa i perket ama vjershes shkinaks, mua kjo nuk me duket vjershe. Eshte i lloj gjeje, por nuk eshte vjershe - ne mendimin tim te perulur, te ndershem dhe poashtu te kote. Kur te kem me shume kohe, ndoshta mund te te them me shume. Tani kam shume dhimbje koke, sa jam kthyer nga puna. 

kur shkruajta se poezia e xhevahirit ka ironi. nuk i referohesha prurjes se saj ne kete teme, ose ironi prej teje ndaj dikujt tjetri, por i referohesha poezise se xhevahirit ne drite te ngjarjeve te fundit rreth tij.. me dukej sikur ai e kishte shkruar kete poezi dje ose pardje. kshtu qe ti Jero ske pse ndihesh se ke nevoje t shpjegohesh. smiley

he per he jero, ashtu kam n'plan t'bej .. nuk edi me vone pastaj.

Shume e ngrohte dhe e dhimbshme, shkinaks. smiley

Meqe Zoti te beri te mos jemi ne gjendje te zgjedhim as prinder qe ti pyesnim nese donim te lindnim,e as atdhe per te na pyetur ku donim te lindnim....Sa borxhe qe m'ka atdheu im....Aq shume sa nuk jemi ne gjendje te jemi madje as krejt te lumtur.....Jo shkinas...prej meje ketu ke minimumin....Nuk meriton kaq vuajtje....

Xhevahiri i Xhvahirit eshte Xhevahir! Poezia e tij i ka te gjitha dhe nuk i mungon asnjifaregjeje. Ajo pika ne vargn e trete para fundit, kthesa ne dy vargjet e fundit, pendimi, dhimbja, krenaria etj etj etj. Nejse, nuk eshte vendi per te komentuar ate poezi, por dhe mua si jerusalemit nuk mu ndejt.

Shkinakas, poezia jote ka sinqeritet. Por kjo ama eshte e vetmja vlere e poezise. Te tjera nuk ka. Artistikisht eshte dobet.

Gjithsesi ti dukesh me nje bote te vecante dhe nese punon shume ndoshta dhe do arrish cilesi ne poezi.

Teper sinqerisht.....

cassandra, mund te flasesh per borxhet qe i ke(mi) xhevairit?

.....poezia eshte e bukur, me pelqeu shume...por mendova qe kush na futi ne borxhe jo vetem ne qe jemi jashte atdheut....

.....urrej te fus cdo gje ne politike....por ata plehrat qe cirren se po udheheqin atdheun e na futen ne nato...bene shume nga ne te ndjehemi borxhli vendit tone....ata plehra na kane borxhe ne qe jemi jashte, atyre qe jane atje e shume te tjereve qe nuk jetojne me e qe i kane borxh jeten......

 

ard, borxhi si element poetik eshte birinxhi; kurse si koncept i mirefillte ne lidhje me atdheun (duhet perkufizu edhe ky i her, po po e kalojm, per hater, ngaqe e dum), pra si koncept eshte aq i brishte, sa te ngel ne dore kur te dush.

Em, ti e di qe nuk e fus veten tek "hollesite" (kjo sdo te thote qe jam i trashe smiley ) dhe kur komentoj them ate qe me vjen ndermend ne moment....por sigurisht qe ke te drejte shume....

mirmroma!

ju falemneres. kjo vjersha cuditerisht me ka dale anglisht nga shpirti. ndoshta ndikim i auden, ndoshta ndikim i ndokujt tjeter, ndoshta ndikim i nje udhetimi ne tren nga savona ne pisa. ndoshta ndikim i nje melodie ne piano te cilen jam shume i trashe per t'ia dite emrin te luajtur nga nje student polak ne manastirin e shen franceskut ne pisa. booh, nuk e di ndikim i kujt. por di se pozia eshte origjinal ne anglisht. i owe something to my country. i owe myself to my country. ky ishte perfundimi qe nxora ndersa mendoja ne tren. ndoshta doli anglisht sepse kisha edhe ate mikun tim polak te perzier ne te, ndoshta edhe ate mikeshen time kroate qe me perqafoi me force sepse "tashme jemi ne nato", ate ekuadorenen tjeter, apo ate spanjollen qe kete rradhe nuk ishte. apo ate francezen qe ma ka qejfi apo ate kongolezin te cilit ia ngaterrojme gjithmone kongon. dhe te them te drejten edhe mua nuk ma mbush mendjen ne shqip. ka ende shume per te permiresuar. por te them te drejten endrra ime ne jete nuk eshte te behem poet. te betohem. me ngacmon ideja ete qenit i lexuar e i pelqyer si shkrimtar por me teper ma ka qejfi qe te mos behem rob i shkrimit. kam qejf qe shkrimin ta bej une. e kjo ndoshta ndikon ne gjuhen e papaster, por eshte kjo qe di une, ndikon ne fjalite e copetuara keq, por kete ndjej une.

dhe pasha zotin, po mendoja per emigracionin dhe politiken ne shqiperi e ne vende te ndryshme, po mendoja shume gejra dhe mendova se sa borxhe i kemi vendit tone. i kemi borxh kur ne e blejme vajin me 70 cent dhe lejojme qe ne shqiperi te shitet 2500 lek. dhe te gjitha te tjerat ne rradhe. sepse jemi te paafte per te bere dicka per vendin tone, jemi te paafte per ta ndryshuar vendin tone e fshihemi neper bote ne situata te tjera e komntojme vendin tone qe na ka perzene. por harrojme se ne jemi nje cope e vendit tone, nje cope e ikur qe e kemi lene vendin tone, sic thashe me siper si nje babe plak te vetmuar, apo si nje nene qe se çan dot detin me not. kam punuar me nje cun 17 vjec vlonjat qe kur kendonte labce me dritheronte mishte...

e kjo mund te jete fallco, mund te jete fallco gjithcka. sepse askush e asgje s'eshte aq sa duhet origjinale ne kete jete. as une as ti...

bukur poezia shkinakso por pazar duket qi s'ke bo noj herë. të paktën në itali.

i kemi borxh kur ne e blejme vajin me 70 cent dhe lejojme qe ne shqiperi te shitet 2500 lek.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).