Gratë e Tufinës i ankohen Flamurit për burrat që i tradhtojnë me faturisten e KESH

 

Nga Antena brenda familjes

Një letër nga disa gra të Tufinës i është drejtuar Genc Rulit dhe Gjergj Bojaxhiut. Gratë e Tufinës kërkojnë që gruaja, e cila u mbledh lekët e dritave, të pushohet nga puna, pasi ato dyshojnë se ajo u merr më shumë lekë nga sa duhet burrave të tyre.

Një kopje e letrës mbërriti dhe te Flamuri. Ky i fundit u trondit nga përmbajtja dhe filloi menjëherë verifikimin.

Së pari mori në telefon Bojaxhiun.

- A është e vërtetë kjo që thonë këto gratë për këtë faturisten tuaj? - tha Flamuri.

- S’di ç’të them, - i tha Bojaxhiu. - Për mua është grua shumë korrekte. I kam thënë që, nëse nuk i mbledh lekët në Tufinë, do të të heq nga puna. Dhe ajo m’i ka sjellë në rregull. Se ç’metoda ka përdorur, nuk e di, por mua m’i ka sjellë në rregull lekët.

I shqetësuar mori në telefon Genc Rulin.

- A të ka ardh kjo letra e grave të Tufinës që ankohen për faturisten e KESH që i rropi burrat e tyre duke u marrë lekët? - e pyeti.

- Nuk di ç’të të them, - i tha Ruli. - Mua plani më del në rregull. Më rezulton që kjo gruaja mund të ketë marrë bakshish ndonjë punim artistik nga burrat, por jo lekë. S’kam dëgjuar gjëra të tilla. Shiko se mos kanë zili ato gratë, se mund të jetë e pashme kjo gruaja.

Kjo e hutoi dhe më shumë Flamurin. Nuk dinte ç’të bënte me këtë ankesë. Ta merrte atë burrin në telefon, ai ishte në Poloni dhe akoma nuk i kishte ikur gëzimi i aplikimit në BE. Sidoqoftë, një zgjidhje i duhej dhënë, pasi ai është i ndjeshëm ndaj skandaleve seksuale. Vendosi t’i bëj telefon.

- Më ka ardhë një letër shqetësuese, - i tha Flamuri me druajtje….

- Flamur, aplikimi ishte një fitore e madhe. E kemi meritu me kohë këtë aplikim. Duhet me e festue. Duhet të porosisësh urgjent 200 mijë, … jo 350 mijë..., jo 500 mijë postera, ku të shkruhet “Shqipëria, në Evropë”. Jo, duhet me e bë. S’ka problem për faturën, fol me atë që bën gjithmonë pazare për këtë punë dhe i paguajmë.

- Dakord, doktor, e bëj unë, po desha të të them një ngjarje që ka ndodhur në Tufinë.

- Flamur, na duhen vetëm ngjarje që dëshmojnë identitetin tonë evropian, që jemi një vend që meritojmë Evropën.

- Po, ndaj desha të të pyes, - i tha Flamuri, - se disa gra nga Tufina po ankohen për ngacmime seksuale nga një punonjëse shteti…

- Si, në Tufinë? Po çne në Tufinë, qeveria i ka zyrat në Tiranë…?

- Jo, jo, s’e kanë me qeverinë qendrore, por me një grua, që besojnë se u merr lekë burrave të tyre dhe ata justifikohen se është shtrenjtuar fatura e dritave.

- Flamur, kush është kjo gru…?

- Një punonjëse e Genc Rulit, d.m.th., varet nga Bojaxhiu, d.m.th., e ka fut në punë Sait Dollapi, d.m.th., s’e di, mund ta kem futë dhe unë.

- Flamur, kjo është një gja shumë e rëndë. Dyshoj që e kanë sajuar të tërheqin vëmendjen nga aplikimi në BE. Duan të na tregojnë popull primitiv. Jo Flamur, duhet ta sqarosh këtë. Nëse është e vërtetë, ajo gru për 4 minuta të pushohet nga puna.

- Nuk kemi fakte, - tha Flamuri, - kemi vetëm një letër të atyre grave…

- Shikojini mirë ato gra, Flamur. Nëse janë socialiste, atëherë ajo gru, për të cilën ankohen ato, duhet dekoru dhe duhet ngritë në përgjegjësi, nëse janë demokrate, ajo gru duhet pushu. Jo, se kjo na errëson gjithë suksesin. Fol me Rulin, jo, mos fol me Rulin, fol me Bojaxhiun, jo, as me Bojaxiun mos fol… shiko, takoje vetë njëherë atë gruan dhe shiko ç’tip është, jo vetë jo, se s’dihet, provokon, çfarë të bëjmë me të, çfarë të bëjmë… shiko, mirë shumë, lëre këtë muhabet Flamur, do na e kenë sajuar që të errësojnë hyrjen në BE. Mos u merr me të..

 

Teksti i letrës


Ju çqetësojn disa gra të zonës Tufin, rrethit Tiranës

U banë tre vjet si Drejtorija e Keshit ka sjell në ket zonë nji gru si quhet Merjeme për të shiqu sahatet e energjisë.

Zonja Merjeme nuk paska ardhur për të shiqu sahatet, por paska ardhur për të vazhdu zanatin e saj si prostitutë.

Nu kemi lekë me mbajtur fëmijët me bukë, ato lekë që kanë burrat, ia japin kësaj prostitute.

Lutemi asaj ministrije dhe personalisht ministrit të Energjetikës të na e largojë sa ma parë këtë gru prostitutë nga kjo zonë se na qiti në rrug të madhe, na la fëmijët pa bukën e gojës.

Mbetemi me shpresë

Sa thamë ma sipër, jemi shumë gra, por pak po shkruajmë emrat

(Vijojnë emrat)

44 Komente

Nu kemi lekë me mbajtur fëmijët me bukë, ato lekë që kanë burrat, ia japin kësaj prostitute.

 

hahhahahahahahaahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhaa

smiley flm alisat... shume shume flm, me nisi dita me te qeshur

....kur ske ça ti besh gomarit, i bie samarit....

ne vende te shkojne tja mbledhin burrave, hankoen per sexy Merjemen smiley  

hihihihi "sexy merjeme" smiley kjo meriton e vihet te thenia e dites

thoni ca te doni, por kaligrafia eshte YLL smiley

Do ta kete shkruajtur ndonjera qe ka bere filloren ne kohen e xhaxhit, se atehere benin bukurshkrim.

 Zonja Merjeme nuk paska ardhur për të shiqu sahatet, por paska ardhur për të vazhdu zanatin e saj si përstitutë - (eshte ne versionin origjinal, shif te faqja e gazetes Tema smiley )

Digjni Mejremen qe iu jep burrave te tyre ate qe ato vete s'arrijne t'ju japin. smiley Hahaha!

arrijne apo s'arrijne ato eshte ceshtje dypaleshe.

Tropizma, perderisa nuk kemi nje ankese nga meshkujt, trajtimi i saje do behet duke marre si pikenisje vetem njeren ane. smiley

e pse ngacmoni me moll t'ndalueme si jutubi?

meshkujt jane anku duke iu apelu merjemes pra smiley dmth lumi ka gjetur rrugen me te lehte (kane ikur kohet e kanioneve smiley)

...ose ose, nuk ka ndodhur apsolutisht asgje e tille,
....dhe ato psikopatet-paranojaket-histeriket e deshperuara shofin filma multiplikativ me sy hapur, sa per ti hedhur pak piper jetes se tyre monotone...e mbase xhelozia per sexy Merjemen eshte thjeshte e shtyre sepse ajo i ka te gjitha dhembet ne vend dhe se vesh buze zhapone qe prill...

Tropizma, vetem per ty po sjell tekstin e kenges drejtperdrejt nga youtube, qe te mos ngelet i papershendetur ky dimension interesant i shpirtit tend

 

Bocca di Rosa

La chiamavano bocca di rosa
metteva l'amore, metteva l'amore,
la chiamavano bocca di rosa
metteva l'amore sopra ogni cosa.

Appena scese alla stazione
nel paesino di Sant'Ilario
tutti si accorsero con uno sguardo
che non si trattava di un missionario.

C'� chi l'amore lo fa per noia
chi se lo sceglie per professione
bocca di rosa n� l'uno n� l'altro
lei lo faceva per passione.

Ma la passione spesso conduce
a soddisfare le proprie voglie
senza indagare se il concupito
ha il cuore libero oppure ha moglie.

E fu cos� che da un giorno all'altro
bocca di rosa si tir� addosso
l'ira funesta delle cagnette
a cui aveva sottratto l'osso.

Ma le comari di un paesino
non brillano certo in iniziativa
le contromisure fino a quel punto
si limitavano all'invettiva.

Si sa che la gente d� buoni consigli
sentendosi come Ges� nel tempio,
si sa che la gente d� buoni consigli
se non pu� pi� dare cattivo esempio.

Cos� una vecchia mai stata moglie
senza mai figli, senza pi� voglie,
si prese la briga e di certo il gusto
di dare a tutte il consiglio giusto.

E rivolgendosi alle cornute
le apostrof� con parole argute:
"il furto d'amore sar� punito-
disse- dall'ordine costituito".

E quelle andarono dal commissario
e dissero senza parafrasare:
"quella schifosa ha gi� troppi clienti
pi� di un consorzio alimentare".

E arrivarono quattro gendarmi
con i pennacchi con i pennacchi
e arrivarono quattro gendarmi
con i pennacchi e con le armi.

Il cuore tenero non � una dote
di cui sian colmi i carabinieri
ma quella volta a prendere il treno
l'accompagnarono malvolentieri.

Alla stazione c'erano tutti
dal commissario al sagrestano
alla stazione c'erano tutti
con gli occhi rossi e il cappello in mano,

a salutare chi per un poco
senza pretese, senza pretese,
a salutare chi per un poco
port� l'amore nel paese.

C'era un cartello giallo
con una scritta nera
diceva "Addio bocca di rosa
con te se ne parte la primavera".

Ma una notizia un po' originale
non ha bisogno di alcun giornale
come una freccia dall'arco scocca
vola veloce di bocca in bocca.

E alla stazione successiva
molta pi� gente di quando partiva
chi mand� un bacio, chi gett� un fiore
chi si prenota per due ore.

Persino il parroco che non disprezza
fra un miserere e un'estrema unzione
il bene effimero della bellezza
la vuole accanto in processione.

E con la Vergine in prima fila
e bocca di rosa poco lontano
si porta a spasso per il paese
l'amore sacro e l'amor profano.

 

Natyrisht poezia e de Andre do te dukej me interesante ne proze, nuk arrin te me percjelle gjithe gjendjen trashendentale tek shpirti im ekzegjet, megjithate ka dy tre vargje interesante. Duket qe eshte ngjarje e sforcuar dhe e shpikur, vertet qe eshte veshtire t'i kete ngjare autorit. S'di c'te them per kete poezi!

hahahahhahahahahhahahahaha

l'amour fou, so very electric, these tufina men might as well be catholic.

sol duhen bere patjeter ato netet e filmit surrealist - eshte nje skene me thithje te gishtit te kembes se nje statuje qe prek merjemen brenda secilit prej nesh me 3-4 gjini.

ah duhet te ma transkriptosh edhe ti si soli, keine youtube access-en smiley

por jam thuajse e bindur qe skena eshte e duhura.

Në kohën e xhaxhit, do vendosej një repart ushtarak në një fshat të Dropullit. Dolën gjithë burrat e fshatit të protestonin. Ndërsa gratë (forcë e madhe), dolën kundër burrave. Të vendoset reparti në fshatin tonë.. smiley

Aha, kjo spjegon ngjashmerine e njonit me ty kur isha ne memebalte: desh' kapa per krahu çunin e botes duke mendu se je tina. Pop'll i poshtun! smiley

mbase he wore a mask for u që tu duk si mu. smiley si e thotë edhe Cohen.

Do e shikosh ti kur të shkojë në Francë? Se mendjen për tralala e ke." onmouseover="_GM_EmoticonHandler("mouseover", this)" onload="_GM_EmoticonHandler("load", this)" src="http://mail.google.com/mail/images/cleardot.gif" style="background-image: url(im/emotisprites/grin0.png); background-position: 0px -132px;" framecount="40" />

Shih ketu ti Jacques Perverti (se di pse te kam menduar perhere si nje Jacques ty hahaha), mendjen per tralala e kemi ama hit another note, master! smiley Une kete e pashe ne tetorin qe kaloi, pak meter larg e kisha ene me magjepsi. Tani po u ndodha ne France do e shoh dhe atje. S'kemi c'bejme tjeter perveç te ndjekim Cohen neper bote. smiley

O Sol je i modh!

Do vish knej ne korrik se do jete m'koncert i vetmi i gjalle i treshes madheshtore Brassens-De Andre-Cohen?

E ke fjalen per Leonard Cohen?

Nese eshte ai ne sa korrik eshte koncerti?

jo sol ndalon ne nyc njehere, infektohet derresisht, pastaj vjen drejt vatres se vetme te qyteterimit.

Akoma besoni te perrallat e Mero Bazes ,qe deri dje i thurte lavde S Berishes dhe shante PS-ne e te majten, dhe tani shan Salen e shkon e lepin

peshtymen e tije qe i pati hedh socialisteve?Lereni te merret me artikuj grashe se ai nuk eshte burre.

Sol-o mos e rruj ti per keqndjelljen e Tropizmes. Salla ku vje Nardi m'korrik o e modhe ene s'na e njit dot gripin e derrave.

Nuk  ka ndonje OJF-OJQ apo ndonje parti te beje ndonje deklarate apo ti mbroje gjynaf per zoten se jane financime te humbura e vota te shkuara dem

elsa ballauri smiley

upps jo jo, ne fakt Elses i tako me mbrojt Mejremen smiley

auch,

kush eshte kjo Elsa? (ju lutem mos me sillni nga youtube Elsen e Jovan Bregut smiley )

Meremja e ka kuptu tamam ekonomine e tregut. Hec aty....

merreni me mend sikur Meremj te shkonte personalisht ti shikonte Sahatet e shtepise, per te vendos faturat. hahahhahahaha

 

2vjet per te pare gjith tufinen , sa me nje shtepi me nje tjeter.

 

 

p.s tani po e kuptoj une pse ka drita 24 ore andej, ja ku o paska gjet leke Bojaxhiu hahhahahahah

kjo faturistja qenka e dypunesuar dhe ne  shtet dhe ne privat, duhet te zgjedhe mes hobit  si faturiste dhe.... hobeve te tjera.

Pika grave kane lujt mendsh!  Merjeme hallall ta befte zoti, griji nga paret!   smiley

 Do ja kene arritur qellimit grate e Tufines?

Sa germon arkivave dhe ti . Kaq fiksim t ka ngel. Pyet mer direkt smiley

S'po germoja, e gjeta te artikujt aty anash dhe doja te dija çfare rezultati kishte pasur kjo levizje feministe (meqe te tjeret vetem shkruajne artikuj smiley &nbspsmiley

p.s: Ke te pyes direkt? Ka ndonje nga Tufina ne ppu? smiley

p.s.s: apo eshte me mire: levizje nga grup i organizuar femrash?

iris, shif letren tjeter si kan rrjedhe punet smiley

"

Ju çqetësojn disa gra të zonës Tufin, rrethit Tiranës

Sikur n'prillt shku nji vit tamom pri letres. Ju çhelshin karejfila asaj qy shkoi, kjo nusja u ka duk sagllom nfillim.

Ene burrat ton kadosha, tashi kon msu me e kurdis sahatin vet. Pri mjesi nmromje qisim vetm sytë tona.

Me nershmni ju lutna ktheni prap harabelen se na u plaken burrat para vakti. 

Se a me rrit kalamojt mo par, a me rrit burrat qi kon lujt mensh tu na ble levere si te merjemes.. Na nimoni, o zot o pereni.

Mbetemi me shpresë

Sa thamë ma sipër, jemi shumë gra, por pak po shkruajmë emrat

(Vijojnë emrat) "

Letra Nr. 3

Na falna qi ju cqetsojna perseri po turpja per t gjallet osht.

Qi kur ka hik njajo ruspia mereme , kena gjet gazep me kta lloshat ton. Mir se qeveriu na e ka rrit cmimin e elektrikut blu e kriza ka rrit ene cmimin e prasit por jena shtu ene me kalamoj.

Ju lutna shum e Me dor n Zemer ju kerkojme t na ktheni at Meremen, melhem per krizen e burrave se, vallaj, po na marrin frymen.

Ne grat e bashkume ne tuf te Tufines ,

Me shpres t perenis presim haber,

Nrroft Sal berisha!

pOSHT eDi rAMA

 

shenim: Ju t'lexushmit na ftilloni pse qyshkur ka hik mosqoftja, Seferi i thret shoqes stina Pinoke me llafe gjasme italjone, anima xhemela, qe ju shuft Seferit rakia mgurmozt. hera funit ka qen per sh.Valentin. ket e ke nga Rasija.

Ne pritje te nji pergjigjevet, na u ka lehtsu icik halli me ket njoftimin e do diteve mo pare se gjoja gjinja e kon per zakon te qahen kot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).