gjyshja e Aurores

E pati filluar shkollen e mesme edhe Aurora, vajza e Idrizit te Las Cen, qe bashke me Driten e Las Miz ishin te vetmet vajza nga fshati i tij. Kur mengjeseve benin rrugen bashke per ne qender te komunes dhe asaj i skuqeshin faqet nga te ftohtit Shkelzenit i ziheshin syte dhe nje Zot e din se si permbahej per te mos ia perkedhelur floket e valezuara. Ajo thoshte "miremengjes!" aq embel, sa tashme dita nuk kish me kuptim pa ate urim. Perdite Shkelzeni mundohej te gjente pretekste nga me te ndryshmet per te fituar sa me shume kohe me te dhe Aurora, me nje buzeqeshje te çuditshme, e pranonte kete shoqeri edhe pse e dinte se gojet e liga flasin. “Po le te flasin gojet e liga, mjafton te jesh i paster ne shpirt”, - mendonte ajo.

Aurora ishte e varfer, vinte nga nje familje qe nuk kishte patur mundesi te ngrihej, por qe e mbante gjithnje koken lart ne nje menyre qe te detyronte te kishe respekt. Flisnin se babai i Las Cen kishte qene dikur nje nga burrat me te pasur te zones e ndoshta te Shqiperise, kishte qene dikur edhe ambasador i shtetit te ri ne Itali.

Ndersa Shkelzeni ishte nga familja e Can Ymerit, familje qe gjate gjithe kohes se shtetit komunist kish pasur privilegje te medha. Edhe pasi ra komunizmi familja e ruante nje pozicion te privilegjuar ne katund. Nuk i kishin bere keq ndokujt, thjesht kishin ditur te manovronin me rrjedhat e historise qe kishin perlare edhe katundin e tyre, ndaj askush nuk iu mbante meri per ndonje te keqe. Ishin edhe ata nje familje e respektuar. “Prandaj, - mendonte Shkelzeni, nuk kish asgje te keqe ne shoqerine e tij me Auroren”. Ai madje e shihte si pajtim ndermjet dy koheve qe kishin ngrene njera-tjetren, por ky gjykim ishte me teper i pare me syte e deshires se sa te logjikes dhe kur sheh me syte e dashurise gjithçka te duket e lehte, e bukur dhe e mundshme.

Aurora, e cila ndaj kesaj shoqerie nuk kishte asnje rezerve, ishte me e rezervuar ne shprehjen e saj, “ndoshta pak e ndrojtur si femer malesie”, - mendonte Shkelzeni, por qe shpesh shfaqte shenja sikur dinte diçka me shume, nje diçka qe do t'i ndryshonte gjerat nese do te merrej vesh.

Ishin ne vit te katert kur ai po e kuptonte se po ikte koha dhe se pasi te mbaronte shkolla do te ishte veshtire te takoheshin prape. Gjerat do te ndryshonin dhe askush nuk mund t'i parashohe rrjedhat e jetes. Ai e dinte se Aurora do te ishte nga te parat qe do te vazhdonte nje shkolle te larte. Edhe ai vete e kishte ndermend te vazhdonte, por gjithnje nuk i dihej universitetit qe do t'i pranonte e largesise nga njeri-tjetri. Prandaj nisi te gjente pretekste per te shkuar deri te shtepia e saj, ku njohu nga afer Idrizin e Las Cen, nje burre punetor dhe gruan e tij qe vinte nga nje rreth tjeter, diku nga jugu dhe qe ruante akoma tipare bukurie, pavaresisht kohes qe kish kaluar dhe qe i kish lodhur te gjithe. Mbi te gjithë njohu gjyshen e Aurores, tek e cila pa Auroren vite me te vjeter. Ishte e habitshme se sa shume ngjasonin gjyshe e mbese. Me sa dukej, per shkak te ketij ngjasimi duheshin shume. Shkelzeni ishte shpesh xheloz per kete dashuri, por ndiente se ishte e pamundur t'i ndante, se ishte e padrejte edhe thjesht te provonte. Atehere ishte ne fillimet e mendimit te madh filozofik dhe per kete rast mendonte se "ai qe ndan dy te dashuaruar ben nje nga krimet me te renda ne jete dhe do ndeshkuar me ferrin me djeges qe ekziston". Ndoshta me vone ne jete do te gjente edhe dhjetera arsye te tjera per te denuar njerez me ferr, sepse njerezit prandaj e kane shpikur ferrin, per te denuar dhe per te bere te vuajne te gjithe, sidomos ata qe ne kete jete arrijne te jene te lumtur; por njehere ai do te vazhdonte te donte Auroren dhe do te pranonte edhe dashurine e saj per gjyshen, majft qe ajo te ish e lumtur; do te pranonte te ndante faqet e saj me gjyshen, me kusht qe buzet t'i kishte te gjtha per vete.

Nje dite, kur ishte per dreke te Las Qil, axha i tij i madh, Shkelzeni degjoi muhabete, ne dukje te pafajshme, qe s'i kish degjuar me pare dhe qe do te donte te mos i kish degjuar kurre.

- E mbani mend nanen e Idrizit sa e bukur ka qene ne rini te saj, - hidhet e thote La Qil dhe Shkelzeni ve re se si shkelqejne syte e pleqve te pranishem.

- Por nuk pranoi te na e jepte asnjerit nga ne katundareve, - hidhet e thote La Baz. - Ishte mesuar me burra te huaj e me pare me sa dukej. Mire qe ish Hyseni me shkolle e pranoi te martohej me te.

- Ndoshta nuk ta ka dhene ty, por s'i dihet sa te tjere e kane provuar. E mban mend si e pat heqe shamine dhe ecte me kryet zbuluet qysh atehere. I pat marre zakonet e italianeve dhe s'ka lene feste pa shkue, kur grate tona hedhin valle vetem neper dasma kusherinjsh. E gjeti Hysenin, qe ia pat marre shkolla mendte, gjeti tenxherja kapakun e u martuan, por ua ka zbute shpinen kooperativa edhe atyne. S'iu desh per gja shkolla e bame neper shtete te huaja. Neper ara me ne e shtyne jeten. Iu jane vrare duart te shkreteve, duart e buta, por qenia hala e ruan pak bukuri. Edhe tash ne pleqni e mban veten me te madhe.

- Po domosdo, - hidhet Da Time, gjyshja e Shkelzenit, e prekur ne sedren e saj prej gruaje qe s'e kish shuar koha, - s'do mend qe ajo eshte me e bukur se te gjitha ne. Ja ka pase marre doren me mbajte veten kur punojte neper bordellat e Romes. Ia kam pa me syte e mi vulen e kurves ne shpatullen e djathte. Asnjeres prej nesh burrat s'ia kan ba qejfin sikur asaj Hyseni. Gjithmone i ka mbajte buzet e kuqe e floket e lyme edhe kur nuk kishte buke per te ngrene. Nuk thone kot e paç fatin e kurves!

- Po te mbesen, ate Auroren, ate qe e keni ne klase ju, - thote La Qil, duke u drejtuar nga Shkelzeni dhe Arbeni, - e keni pare sa shume i ngjason. Ve bast se edhe ate do ta heqin prej ketu dhe do ta shpien ne shkolla jashte, si te gjyshen. Edhe ajo do te marre zakonet e gjyshes dhe do behen si dy pika uji.

Arbeni, i cili i di muhabetet e Shkelzenit me Auroren, hedh nje shikim tinzar nga Shkelzeni dhe pastaj nga i ati, duke e ditur se ndoshta edhe ata e kane marre vesh kete muhabet dhe prandaj behet i gjithe ky diskutim per grate e huaja. Kjo ish metoda si jepeshin mesimet ne familjen e tij. Ndersa Shkelzeni po vdiste nga kurioziteti per te ditur me shume, per ta njohur me mire, por prape i vinte turp te pyeste. Askush ne jeten e tij s'e kish marre menjane per te folur me te, per t'i treguar diçka vetem atij, per t'i dhene nje keshillle, nje qortim apo mesim. Ish mesuar te rritej duke marre keshilla dhe mesime kolektive dhe vetem urdhra personalë dhe tani nuk guxonte te pyeste. Me kujdes ngrihet nga tavolina dhe iken. Duke ikur i duket sikur kap nje buzeqeshje mjaft ironike ne cepat e syve te Las Qil. Nuk e dinte se ate dite i kish hyre ferrit me kembe; se ajo bisede s'ish nga ato çaste qe ta ndryshojne jeten; se ajo bisede do ta detyronte te linte ne gjysme universitetin dhe do ta shpinte ne rrjedhen e njerezve medioker, te atyre qe jetojne dhe as e vrasin mendjen pse jetojne.

Nga ajo dite nuk gjeti me pretekste per te vizituar shtepine e Aurores. Sa here e shihte ne rruge para sysh i shfaqej vula e kurverise ne krahun e djathte te gjyshes dhe ironia ne syte e axhes se tij dhe mundohej t'i shmangej. Aurora ishte e njejta, vetem se sa here e shihte e pershendeste me nje buzeqeshje, te cilen ai tashme arrinte ta shihte qe s'ish e pafajshme, arrinte ta dallonte keqardhjen poshte saj, ate keqardhje qe kish qene gjithnje aty dhe per te cilen ai çuditej. Çfare di kjo vajze qe me torturon keshtu? - dhe s'dinte ku te fshihej. Per fat po mbaronte shkolla dhe ajo do te ikte e ai do te ikte. Luste Zotin qe t'i shpinte ne dy qytete te ndryshme, sepse turpi dhe dashuria po i hanin zemren. Arrinte te kuptonte se ish e veshtire qe te pajtonte Auroren dhe familjen e tij, sidomos pas atyre bisedave qe nuk i lejonin qe ta sillte Auroren ne mesin e nje familjeje qe nuk e respektonte. Gjithnje do te kish frikera ne zemren e tij, gjithnje do te kish gjera qe nuk duheshin thene. Megjithate, nuk dinte si te merrej me vesh me zemren e tij kur degjoi se Aurora do te ikte jashte shtetit per shkollen e larte. Ndoshta nuk do ta shihte me! Me ke do te krijonte familje ajo pjese e zemres se tij? A do te ishte e lumtur jeta e saj?

Ne mbremjen e matures ishte Aurora ajo qe e mori ne vallezim dhe e ftoi pastaj te dilnin ne ballkon. Atij i dukej sikur syte e te gjitheve ishin drejtuar nga ata kur u ndane nga shoket, por ish Arbeni i Las Cil ai qe e shtyu: "Ik se ky eshte çasti me i madh i jetes tende".

Ishin ne ballkonin e shkolles nga ku shiheshin majat e maleve ende me bore dhe pyjet e sapombuluara me gjelberim, pranvere qe ne malesi vjen vone. A kish si te mos ish i lumtur njeriu ne ato çaste?! Ndenjen ashtu pa folur. Pastaj Aurora ia mori faqet nder duar, ia drejtoi syte nga syte e saj dhe si per t'i fryre zjarrit qe digjej ne zemren e tij ia puthi buzet. Nje puthje e lehte, por qe mjaftoi per ta lene vulen e saj perjete. Si nuk kish ditur asnjehere ne jeten e tij t'i shfrytezonte çastet?!

- Mos fol, - tha ajo. - S'ka gje! E dija se keshtu do te ndodhte. Eshte ende heret te kuptohesh ne nje vend si i yni, sepse na kane denuar te mbetemi ne vend numero. Ndoshta dikush do te njohe historine dhe na ruan ne si nje antikuar. Mos u merzit per mua. Perpiqu te jesh i lumtur, sepse une besoj se do te di te jem e lumtur dhe lumturia eshte njohja e se vertetes, njohja e vetvetes dhe e atyre qe ke prane. Kjo ka rendesi. Le te jemi te lumtur!

Ai deshi te thoshte diçka, por ajo ia puthi buzet edhe njehere dhe iku brenda. Mbeti vetem, me zemren te lexuar fjale nga zeri i embel i vajzes qe donte dhe qe duhej t'i kish thene se e donte, se jeta e tij nuk do kish kuptim pa te.

Flladi i bjeshkeve qe i ledhatonte floket i jepte me shume hov zjarrit qe ndezi puthja se saj. Diku nder imazhet qe i ngaterroheshin neper koke ish edhe e papercaktuara vule e kurverise se gjyshes se saj, si per te prishur festen.

 

Ajo iku dhe do te kalonin vite deri sa ta shihte perseri. Nuk kishte mundur as te pyeste, nuk dinte ke, nuk dinte nga t'ia niste. I vinte turp te pyeste per nje vajze, se burrat nuk mund te dashurohen pas bishtit te nje femre, e kane dhe kaq. Me vone nisi t'i beje te vetat llafet qe flisnin njerezit lart e poshte. Nisi t'i klasifikonte grate si te lindura kurva ose te lindura te ndershme dhe arrinte deri aty sa puthjen e Aurores ate dite ne ballkon ta cilesonte si shenje te asaj kurverie. Po zemra, zemra ç'kish qe dridhej sa here degjonte ate kengen: "I want to spend my lifetime loving you", te cilen ne mbremjen e matures e vune dy-tri here ngaqe deejay nuk i njihte kenget dhe vinte cilen CD t'i kalonte i pari nder duar. Me ke e kish vallezuar ate kenge?!

 

Do te kalonin vite... Sa çuditshem qe kalojne vitet, tash dashuron e tash dashurite e tua jane kthyer ne kujtime. Shkelzeni do ta linte shkollen, sepse besonte se te studionte nuk kish ndonje vlere te madhe per rrjedhen e jetes se tij dhe do te nisej per kurbet. “Te pakten nese me ndodh diçka do te me nxjerrin kenge”, - ironizonte, por edhe atje nuk do te bente hajer te madh. Seç kishte nje plogeshti ne jeten e tij, sikur dikush t'ia kish lidhur te dy krahet aq sa i vinte rende t'i levizte. Besonte se duke ndenjur larg vendit te tij do te arrinte te fshihej nga turpi e nga vulat e turpit qe e ndiqnin pas kudo. Nganjehere mendonte te bente para aq sa te behej i fuqishem, ndoshta mjaftueshem per te ndryshuar rrjedhen e jetes. Pavaresisht se pastaj ndihej i paafte per te ndryshuar, pasi nuk e kishte ende te qarte se çfare duhej ndryshuar. Thelle-thelle e dinte se duheshin ndryshuar fjalet e asaj dreke te axha i tij, por nuk dinte si, ndoshta duke ndryshuar menyren se si e shohin jeten njerezit e tij.

 

Aurora ishte zhdukur ne asgje, shume larg prej tij. Ishte nisur per nje shkolle ne Itali, me sa mori vesh per pikture dhe pas ndonje viti e kishte ndjekur pas edhe familja e saj. Gjyshja kish ikur e fundit, ende gjalle per t'u rikthyer ne vendin e rinise se saj.

Dikur edhe Shkelzeni ish nisur per Itali, ne kerkim te fatit, larg anktheve. Po punonte ne Milano. Nje dite vjeshte, duke qene se i pelqente shume te shetiste ne kembe, i zbret trenit ne "Garibaldi" dhe niset ne kembe neper "Corso Como". Kur arriti ne kryqezimin e rruges "Moscova" iu duk sikur njohu nje fytyre qe doli nga galeria ne anan tjeter te sheshit. Zemra i rrahu fort. Nxiton ta arrije. I duket sikur koha ka nisur te rrjedhe me nje shpejtesi marramendese ndaj therret: "Aurore! Aurore moj!" Vajza elegante kthen koken. Ishte ajo, po pra ishte ajo, e kish gjetur prape. Kishin kaluar vite, por Aurora e habitur nga surpriza nuk kish harruar asgje. Kthehet dhe i hedh duart ne qafe. Malli qe i kish djegur te dy sa vite nuk pyeste me per formalitete. Ai e shtyn paksa, e sheh drejt e ne sy, sikur donte te shihte sa ish rritur, sikur donte te kuptonte sa s'kish ndryshuar, pastaj e perqafon edhe me me force dhe ajo leshohet ne krahet e tij.

 

Ne nje nga lokalet e rruges "Brera" Aurora i tregon jeten e saj. Ajo tregon se ishte nje piktore mjaft e njohur ne rrethet artistike te Milanos, se si kuadrot e saj shiteshin mjaft mire, gje qe i lejonte te jetonte jeten e saj e qete dhe pa probleme. Familja e saj jetonte ne Lecco, nje qytet jo shume larg dhe ishin mjaft te qete - te pakten ketu nuk i ndiqte pas e shkuara, “edhe pse e shkuara, - thote ajo, - ka mjaft gjera qe do te doja t'i mbaja perjete me vete, sepse jane kujtimet e bukura te se shkuares qe na ndihmojne te ecim perpara ne jete.”

Gjyshja e Aurores nuk kish dashur te ndahej me te mbesen, prandaj kur Aurora kish mundur te merrte nje apartament per vete gjyshja ishte transferuar tek ajo dhe tani jetonin gjyshe e mbese bashke. “Kujdeset per mua, - thote Aurora. - Me ka mesuar gjithçka per jeten nga kendi i saj i veshtrimit dhe tani do te shohe se sa i ve ne jete mesimet e saj.”

Atij i vjen turp te flase per jeten e tij. Nuk di çfare te tregoje per jeten e tij te mbetur pezull dhe Aurora nuk kembengul. E fton ne shtepine e saj: “Keshtu do te takosh edhe gjyshen se ajo te donte jashtezakonisht shume dhe kur ikem i kish ngelur peng qe nuk te pershendeti.”

Ne shtepi eshte gjyshja e rrethuar nga kuadro te shperndara ngado neper mure, kuadro te bukura edhe pse Shkelzeni nuk merr aq shume vesh nga piktura. E godet thjeshtesia e punimit, figurat e qarta, nje lloj poezie ne cilendo nga keto piktura. Ne murin e dhomes se ndenjjes eshte varur nje pikture, e cila paraqet hijet e dy te dashuruarve qe puthen me sfond malin me bore dhe gjelberimin pranveror te pyjeve; pamje qe ai e ka pare edhe me pare. Ai ndalet para kesaj pikture dhe gjyshja i thote se eshte nje nga pikturat me te mira te saj, “por qe kritiket habiten se si ajo nuk pranon ta shese edhe pse i kane dhene nje mal me para per te”. Gjyshja hedh syte tinez mbi te mbesen.

- Ka gjera ne jete qe nuk mund te shiten kurre, - thote Aurora, - e per me teper gjera ne te cilat ka nje cope zemre. Sidoqofte, kam patur fat, - vazhdon. - I kam borxh vendit tim, sepse duke e marre si model, duke pikturuar vendin tim, te shkuaren time te eger, kam fituar mirenjohje dhe para. Jetoj pa problem tashme. Nganjehere mendoj se ne jete eshte fat vuajtja, pasi eshte mesues shume i mire.

- E ne Shkinak te gjithe kujtojme se ke ikur pergjithnje, - thote ai.

- Ka vende nga te cilat nuk iket kurre, - nderhyn gjyshja, - dhe si une, si Aurora jemi te lidhura me ate vend, duam apo nuk duam. Ai vend ka qene nisja dhe mberritja jone, - thote ajo. - Me kane munguar aq shume gjera. Atje perdite e gjeja nje motiv per te qene e lumtur sadopak, ndryshe nga shumica e njerezve qe me rrethonin. Dikur kam qene femija i preferuar i babait tim, i cili besonte ne barazine e mashkullit dhe femres. Ai na dergoi te dyve, mua dhe vellain, neper shkolla. Vellai im mbeti ne France pasi mbaroi lufta dhe si partizan qe ishte fitoi mjaft te drejta. Une isha ne Rome kur filloi lufta. Beja pjese ne nje grup studentesh antifashiste qe pati vendosur te luftonte per paqen. Te gjithe patem vizatuar ne shpatullat tona nga nje trendafil, per te sfiduar kohen qe nuk besonte te e bukura. Ishim fiksuar pas supernjeriut, por njeriu mbetet njeri, nuk ka super apo nennjeri. Kjo shenje ishte per te treguar se iu perkisnim edhe grupeve te majta qe luftonin per paqen ne bote. Atehere ishim nje grup idealistesh qe vinim nga vende te ndryshme, te bashkuar ne auditoriumet e qytetit te perjetshem. Kur mbaroi lufta u ktheva ne Shqiperi, sepse besoja te vendi im, besoja se duhet te merrte dikush guximin per te thene mendimin e vet ndryshe dhe atehere mundet qe te gjithe ta mendonin ndryshe. U perpoqa ne fillim t'i ndryshoja gjerat, u mundova te ndiqja festat qe organizoheshin ne fshat, sepse dikush duhet te guxonte, sepse po te niste qe nga fshati, atehere do te ishte me e lehte per qytetin e vendit tim te ndryshonte mentalitet. Im ate ka patur para, prandaj per komunistet nuk ishim shume te deshiruar. Kisha nje vella ne France dhe kjo mjaftonte qe te mos na linin t'i afroheshim qytetit. Ndoshta neper festa me prisnin mua dhe ne nje nga keto festa njoha Hysenin. Edhe ai ish kthyer, sepse besonte se vendi i tij kish nevoje edhe per te per te ndryshuar. E kishin caktuar mesues ne Buzemadh. Ngadale me bindi se ishte e veshtire qe vetem ne te dy te ndryshonim boten, se i kishim te gjithe kunder, se mjaftonte qe te arrinim te ishim te lumtur per veten tone, te mos pranonim te dorezoheshim dhe do te ishim nje hap para per vendin tone. Ishte ai qe me bindi te ndryshoja menyren e te jetuarit. Dikur vendosem te jetonim bashke me Hysenin, sepse kishim nevoje per njeri-tjetrin, kishim nevoje per dike qe te na kuptonte. Nuk na lane asnjehere te transferoheshim ne qytet. Tim shoq e hoqen edhe nga puna dhe na shpune neper ara. Kujtuan se ishte e lehte te na thyenin. Hyseni punonte edhe neper ara me te njejtin zell si ne oret e mesimit e kjo gje e mori para kohe. Me la vetem me djalin. Po atehere kisha Idrizin, tim bir qe nuk e lejuan te shkonte ne asnje shkolle, por qe u rrit i mençur e i qete dhe me pas pata femijet e Idrizit. Kur i lindi vajza e pare i vura emrin Aurore, sepse e dija se ajo ishte drita qe me rrethonte e me izolonte nga ajo kohe dhe u mundova ta rris te bukur e te ditur. U mundova ta bind se lumturia ekziston dhe se gjendet kudo dhe jam krenare per vajzen time. Shiko se si ka gjetur dore per ta hedhur jeten ne pelhure! Mundet t'i jape nje kuptim vuajtjes tone dhe ta ktheje ne lumturi! Kam qene ndryshe nga grate e tjera te fshatit e ndoshta per kete te gjithe burrat me kujtonin pre te lehte dhe kjo me ka krijuar shume armiqesira. Per kete arsye me urrenin edhe grate qe me kishin hapur zerin si femer e perdale, por qe ne fakt me kishin hale ne sy, sepse isha ndrysh prej tyre, por nese dikush nuk e merr guximin te ndryshoje i pari, atehere nga do te vije ndryshimi, s'e kuptoj?! Per kete arsye e kam rritur Auroren time me besimin te ndryshimi, per ta bere te afte qe te mundet ta ndryshoje ajo ate qe nuk munda une. Dhe ja, Aurora ime! Ja ku eshte e rritur dhe e pavarur! Ja ku eshte femra qe enderroja te isha une kur isha studente ne Rome, atehere kur si ketej detit si andej ishte e veshtire per femrat qe te ishin te pavarura. Tashme po rritet vajza ime, por une rri ketu me te qe te mos e lejoj te gaboje, te mos beje zgjedhje te gabuara per shkollen e saj, te mos beje zgjedhjen e gabuar per shoqerine saj, te mos beje ne asnje menyre zgjedhjen e gabuar ne dashurine e saj. Ti e ke patur ne klase dhe ndoshta te ka rene ne sy: ajo ka qene e dashuruar me nje djale kur ishte ne shkolle. Hiqej sikur kjo te mos kish ndodhur, por une e kam rritur vete Auroren time dhe di ta kuptoj kur ajo bie ne dashuri, arrij ta kuptoj kur po e ze gripi, para se ta marre vesh ajo vete. Vajza u dashurua ne ato male dhe atje ka lene nje pjese zemre. Nuk arrita ta kuptoja se kush ish ai djale qe mori zemren e drites sime, por mire qe e pata pergatitur vajzen per rreziqet qe te sjell zemra, sepse po te zu te papergatitur te shtie ne udhe pa krye, nga te cilat eshte veshtire te dalesh. Po tani e ka marre veten. Nganjehere, kur mjegulla te lejon te shohesh larg malet me bore seç e kap nje mall vajzen, por Milano eshte i madh, te rremben, te magjeps dhe çdo gje pastaj eshte e huaj. Tashme po mundohem te mos e le te bjere pre e qytetit, te mos lejoj qe t'ia fale zemren e saj qytetit.

 

Keto tha gjyshja, nusja e Las Cen, te urtit Las Cen qe s'i pyeti kurre zerat e miletit, por jetoi i qete krah gruas se tij, i bindur deri ne fund se u kthye ne Shqiperi per ta njohur dhe per te jetuar me te dhe se kjo mjaftonte per ta bere te lumtur, nderkohe qe Shkelzeni nuk ua ndante syte kraheve te fishkur te zonjes qytetare qe vinte nga malet e tij, ku ish ende i vizatuar nje trendafil i kuq, simboli i nje pranvere socialiste qe nuk erdhi kurre - vendit te saj i kish rene vetem dimri qe thante petalet e paçelura mire.

Ne keto kohe vajzat i blinin rrobat vetem e vetem qe te mund te vinin ne dukje tatuazhet e tyre, por ne krahet e gjyshes se plakur ne malesine e tij ishte e çuditshme te shihje nje tatuazh. Ishte kjo vula e turpit, ishte kjo vula e kurverise per te cilen kishte folur gjyshja: nje tatuazh i thjeshte ne shpatullen e nje vajze, ndoshta paksa guximtare per kohen e saj - po per kete gje eshte krenare e gjithe malesia e tij, per guximin qe kane; ndoshta shenja e mbetur nga nje shaka shokesh, a ndoshta shenja e mbetur nga ndonje dashuri, per te cilat lexojme ne librat qe tashme jane klasike.

Aurora sikur zihet ne faj. Ndoshta gjyshja e saj ka folur shume, Ç'iu duhet te huajve se kush eshte gjyshja e saj? Ç'iu duhet kur kurre nuk kane dashur ta dine dhe kur gjithnje kane hedhur balte mbi jeten e saj guximtare? Ajo eshte e lumtur qe e ka gjyshen me vete, te pakten ne pleqeri te kete ate jete qe ka dashur ta kete gjithnje edhe pse jo me ne vendin e saj, atje ku ka dashur te jetoje gjithnje. Aurora beson se e di pse gjyshja e beri gjithe kete rrefim para nje njeriu qe duhet te ishte thuajse i huaj, sidomos tashme qe kishte nisur te kishte boshlleqe ne kujtese, por ajo e di se ky ishte fjalimi i mbetur peng i gjyshes qe nga koha e gjimnazit, kur ajo besonte se Aurora kish rene ne dashuri edhe pse Aurora nuk i kish thene gje kujtonte se e dinte cila ishte dashuria e saj. Ndoshta prandaj fati e kish sjelle Shkelzenin deri ketu, per ta takuar rrugeve te nje qyteti te madh e per te degjuar fjalimin e gjyshes, sepse, pas minutave te para mes habise dhe mallit, Aurora nuk po ndjente gje per kete djalosh, i cili dikur kish qene nje djalosh qe nuk kish ditur ta ndihmonte te behej grua. Tashme qe Aurora ishte grua dhe grua e pjekur shfaqej serish, i parritur, me syte qe duket sikur kane mbetur te ngulitur ne nje kohe e nje vend te larget. Aurora ndien se nuk ka nevoje per dike si ai. Ajo jeton ne nje qytet te madh, mes nje mizerie njerezish qe vrapojne dhe asaj i duhet te vrapoje, por per te permbushur nje premtim te sajin bere vetvetes e fton te rrije ate nate ne shtepine e saj.

Te nesermen, kur po e percillte te dera, gjyshja i arrin dhe thote:

- Pse nuk i fal nje pikture djaloshit qe ka ardhur te na beje vizite. Nuk eshte mire keshtu, do te flasin keq per ty Aurore! Jepi nje pikture, ate pikturen qe mban varur ne mur, te cilen sa here e shoh me duket sikur me sjell ftohte.

- Eh moj gjyshe! Neser do ta leviz e ta shpie ne studio.

Gjyshja afrohet e puth Shkelzenin ne faqe. I uron rruge te mbare dhe i kujton se nuk duhet t'i harroje ate dhe vajzen e vogel te saj, por te vije prape t'i shohe, ndersa, duke e puthur ne faqen tjeter, Aurora i kujton se kohet qe kane ikur eshte veshtire te kthehen ndaj "Mirupafshim!"

Shkelzeni, i mesuar te mos kembengule ne jeten e tij, thjesht iku; iku me shijen e dy puthjeve ne faqet e tij, puthjen e dy koheve ne te njejten fytyre, puthjen e dy grave te vendit te tij, por qe per te qene te lira duhet te ikin, te ikin larg.

 

Nje nate, ne nje emision per kulturen ne nje nga televizionet italiane ishte e ftuar Aurora dhe gazetarja e pyet per misterin e madh te jetes se saj:

-Pse nuk keni pranuar ta shisni pikturen e puthjes ne ballkon edhe pse keni patur oferta shume te mira per te?

-Ato jane kujtimet e mia dhe besoj se eshte e veshtire qe dikush te dije te kujdeset per te, pasi askush nuk mund t'i dije vlerat e verteta te saj, - dhe shton me buzeqeshje, - ndoshta perveç gjyshes sime.

Shiko se ku ka mbrri Aurora, - thote Arbeni i Las Cil, i cili ka mbaruar universitetin dhe ka ardhur ne Itali si emigrant per t'i dhene nje shtyse jetes se tij.

Ato çaste Aurora po tregonte me dhembsuri per vendlindjen e saj dhe grate e vendlindjes.

- Nuk eshte kushedi çfare, - thote Shkelzeni. - Une kam fjetur me te dhe nuk eshte kushedi çfare.

Ne zemer i leviz diçka, diçka qe e ben te ndihet i turperuar per fjalet qe sapo tha, nje levizje qe do ish e fundit qe ndjeu per ate grua, nje rrahje zemre ndrysh. E ndjeu se pas kesaj qe tha s'do te ishte me dikushi. Kishte nje jete boshe perpara, nje jete ne lufte te perhershme me tatuazhet.

Arbeni e sheh drejt e ne sy, sheh boshllekun e i ngre zerin televizorit.

25 Komente

Me shume se e bukur. Faleminderit qe shkruan.

muse, faleminderit qe me lexon. do te thoja edhe une se nuk dua qe te me bejne komplimente, por dua. qe kur shkruaj, qe kur mendoj se do e bej publike ate qe shkruaj do te thote se kam nevoje qe dikush te me perkrahi. do te thoja se komplimentet me kane bere te shkruaj.

lulian, cka gjithe keto pikepyetje? emri, tregimi, dicka tjeter qe se kuptoj dot? pyetjen pak me te gjate qe te mund te pergjigjemsmiley

Eshte nje nga tregimet me te bukura qe kam lexuar ketu tek peshku, urime autorit per punen e bere. Megjithese fundi te them te drejten nuk me pelqeu shume, ndoshta prisja dicka tjeter, por autori ka bere zgjedhjen e vet:

Nuk eshte kushedi çfare, - thote Shkelzeni. - Une kam fjetur me te dhe nuk eshte kushedi çfare.

sorry man, po kjo fjali ma heq komplet ate shije qe e perjetova gjate gjithe tregimit.

Shkinaks, me le pa fjale. Duhet te ishin pikecuditse ndoshta. E kam lexuar te teren ne nje gjendje ngjethjeje, sidomos qe kur filluan rromuzet e te vjeterve per Shkelzenin. Eshte kthese 180 grade nga "making love", dhe pikerisht ajo per te cilen te flisja aty, plasje e tullumbaces se epifanise morale poetike. Nuk dija ca te thosha, me kupton?

tenk ju lulian! e mora me mend se duhet te ishte dicka e tille. faleminderit. sidoqofte nga tregimet e mia eshte ai per te cilin jam ndoshta me krenar. me pelqen shume e mendoj se kam arritur te them dicka.

ketlina, great expectations e dickens ka dy funde. njeri per publikun njerin per veten e tij. mundesha te shkruaja se u bashkuan, mundesha te shkruaja se ajo iku e su pane me, mundesha te beja pak happy ending. por me sa e njoh une njerezimin me dilte keshtu. rezultati eshte i tille. ndoshta do te shkruaj ndonje tregim tjeter me fund ndryshe. faleminderit sidoqofte.

respekte.

jo, jo, mos e trazo ate fjali! mund te bije ne banalitet. smiley

Per sa i perket tregimit, ndoshta ca shpjegime ne rrefim nuk do ishin te nevojshme, si te thuash, i jep cdo gje "llokum"  lexuesit.

flm nejse me paske lexuar shume mire, edhe une te njejten gje po mendoja sidomos kur takon gjyshen tek shtepia shume i sterholluar tregimi ketu duket sikur te merzite pak me shume detaje dhe hollesi, sikur personazhi mezi ka prite per te gjitha dyshimet qe ka pase ne te kaluaren, gjyshja ia jep ashtu llokum si thua ti ne goje, thua kjo gjyshe eshte vertete e vecante dhe ti lexon mendimet????

Me thene te drejten, nuk i referohesha kesaj kletina, me teper e kisha me pershkrimet  e psikologjise se personazheve, qe mua ne disa raste me duken te teperta. Psh, ne rastin ne fjale, s'kam asgje me tregimin e gjyshes, por me reagimin e brendshem te Aurores qe eshte i pershkruar ne menyre aq haptazi sa nuk i lejon lexuesit ta zbertheje vet.

Per mua, fakti qe ajo nuk deshi t'i fale nje pikture djalit, do ish mese i mjaftueshem. Por ceshtje shijesh personle, me pelqejne gjerat e ndera. smiley

wow

kjo paska qene shume e bukur smiley

good job Shkinas !

Shum bukur shkinaks.

ps: desdemona kot skina nji menje un ti tushja

po po treshe  smiley

Falemnderit shkinaks.  E lexova me nje fryme.  Jo vetem qe eshte tregim shume i bukur po ka brenda edhe shume te verteta shqiptare, sidoms fundi i tregimit. Personazhet jane aq te goditur sa me duket sikur i kam takuar me pare.

Hej, ku jane letraret e peshkut? Pse s'doli teme kryesore ky tregim? Eshte gjynah te mos lexohet.

 

Shkinaks, pershendetje edhe nje here. Doja te thosha edhe dicka tjeter ne lidhje me kete tregim. Kesaj rradhe do te ve ne dukje nje mangesi. Ki parasysh qe sa me shume qe e dua letersine, aq me i rrepte jam me te, prandaj perpiqu te mos me keqkuptosh.

Je treguar shume "i ashper" me Auroren. Shkelzenin dhe Gjyshen e ke lemuar mire, iu ke hyre ne brendi te shpirtit dhe i ke pershkruar aq mire sa qe te me pyesesh neser te them se dy tipa te tille i kam njohur vertete. Ndersa Aurora eshte distante. Auroren e ofron per se largu, prej televizorit, i shohim luhatjet e jashtme, por nuk e kuptojme forcen e brendshme qe e shtyn. Te jep pershtypjen se ajo eshte e pavarur nga njera ane, madje e pavarur edhe nga gjyshja, te ciles nuk i ka treguar gje per dashurine, e megjithate karakteri nuk eshte zhvilluar ne menyre te pavarur. Gjithe sa dime per te eshte qe eshte mbesa e gjyshes. Qendron edhe keshtu si eshte. Qendron qe lexuesi te ndjeke trajektoren e Shkelzenit dhe vetedijen e tij per faktin qe eshte nje kurrkush ne jete. Por nuk qendron ashpersia e Aurores. Do ha mbrapsht llafin qe te thashe me larte e do them se kam frike se me Auroren mund te kesh bere te njejtin gabim si me ate rrefimtarin tek "making love". E justifikon shume kollaj epifanine artistike. Nuk te duket se Aurora psh, nuk e njeh mire veten? Jep nje fije shprese se e ka kuptuar ekzaltimin bosh te nje ndjenje adoleshente deri ne fetishizem, kur i thote gjyshes se te nesermen do e coje pikturen ne studio, por zhgenjen kur ne skenen tjeter sqaron se pikturen nuk e ka shitur akoma, sepse vlerat e saj, ia di vetem gjyshja. Nese vlerat e kesaj pikture i di vetem gjyshja, atehere pse e ka cuar pikturen ne studio, larg syve te gjyshes? E nese nuk e ka bere kete, nese ai llaf qe do e conte pikturen ne studio ishte sa per te hequr qafe per momentin gjyshen dhe Shkelzenin, atehere pse nuk e sqaron, qofte me nje fjale te vetme?

Nuk e di a me kupton. Mbase e kam shume gabim. Mbase ke dashur te japesh idene e dickaje enigmatike tek Aurora, te mbartur nga karakteri enigmatik i gjyshes, por ki parasysh qe ne qofte se karakteri i Aurores eshte enigmatik, ajo nuk mund te mos jete ne dijeni te prezences se kesaj enigme, nuk mund te mos e vuaje kete enigme. Dhe nga tregimi, nuk duket se e vuan.

Pershendetje Shkinaks

kjo eshte fjalia me e bukur ne tregim ku shpjegohet shume qarte personaliteti i dyfishte (por edhe i shumefishte) i Shkelzenit.

"Ish mesuar te rritej duke marre keshilla dhe mesime kolektive dhe vetem urdhra personalë dhe tani nuk guxonte te pyeste."

por nuk me pelqen marredhenia e gjyshes me te mbesen , sidomos ne nderhyrjen e gjyshes ne jeten e saj sepse duket sikur Aurora eshte produkt i gjyshes, dhe duket edhe sikur asaj (Aurores) i pelqen kjo gje ... dmth e pranon pra nuk kemi nje karakter te Aurores te ndare nga ai i gjyshes....

"Tashme po rritet vajza ime, por une rri ketu me te qe te  MOS E LEJOJ  te gaboje, te mos beje zgjedhje te gabuara per shkollen e saj, te mos beje zgjedhjen e gabuar per shoqerine saj, te mos beje ne asnje menyre zgjedhjen e gabuar ne dashurine e saj."

keshtu i bie qe ajo fjalia e pare te vlej dhe per gjyshen e Aurores, e cila e ka rritur mbesen e saj si nje projektim te saj , te deshirave te saj ... Aurora ehste pa vullnet te lire ...

Atehere nje pyetje per te gjithe ju: Ku ndryshon Aurora nga Shkelzeni?

E bukur shume, Shkinaks. Edhe mua do te me pelqente qe Aurora te ishte portretizuar me qarte nga ana shpirterore. Me duket gati e ftohte qe ne fillim. Kur gjyshja me poshte rrefen qe e kishte mesuar t'u rrinte larg rreziqeve te zemres qe e vogel, me pas e kishte mesuar te ishte e pavarur, me duket sikur gjyshja ka mbrujtur nje njeri, qe ndonese kerkon lumturine dhe do ta gjeje ne gjerat e vogla e te perditshme, i largohet gjithnje e me shume asaj. Me duket sikur Aurora nuk eshte Aurora, sepse s'ka qene asnjehere e lire te zgjedhe, por ka qene gjithnje mes kudhres dhe cekanit te gjyshes qe e ka gdhendur sipas idealeve te saj, qe s'e mohoj qe jane te bukura. Sepse me krijohet ndjesia qe, ne njefare menyre, Aurora ia perplas fytyres pavaresine, suksesin e vet mikut te saj te vjeter, qe kishte guxuar ta paragjykonte pa pasur asnje faj.

Edhe fundi me pelqen, se s'kishte si te ndodhte ndryshe, nje njeri qe tashme eshte futur ne rrjedhen e atyre qe thjesht vegjetojne, nuk do te pergjigjej ne menyre tjeter. Ai kurre s'do te kishte pasur kellqe t'i kerkonte ndoshta ndjese per ato ndodhi te pashprehura me fjale, por te ndjera nga te dyja palet.

Urime. smiley

mirmrama!

aurora! a mundemi ndonjehere te jemi perfekte? kjo eshte problemi i aurores qe ka ngele peng i nje jete te sakatuar. dhe prape me vjen nder mend ai personazhi i great expectations. sepse edhe aty kemi nje personazh te gdhendur nga dikush tjeter. gjyshja eshte perpjekur te modeloje auroren qe ne lindje, i ka vene nje emrin aurore, dhe e ruan si syte e ballit. por ndoshta nuk ka arritur te jete perfekte. nuk e ka ruajtur aq sa duhet nga rreziqet e zemres. por kjo ndoshta e ben me te mire si personazh edhe auroren, te mos qenit perfekte. kjo nuk do te thote qe aurora nuk e ka krijuar nje personalitet. per me teper kjo do te vihej re kur aurora e percjell pergjithnje edhe pse gjyshja e fton te kthehet shkelzenin. personazh kryesor i tregimit eshet shkelzeni, ndaj ngjarja zhvillohet pak a shume ne optiken e tij. dhe rreth botes se tij. ndaj aurora eshte personazh dytesor. edhe gjyshja del vetem ne fjalimin e saj, ne fjalet qe te tjeret thone per gjyshen, ne gjerat qe shkelzeni degjon e nuk jane fjalet e autorit qe e pershkruajne. dhe eshte gjyshja qe kushtezon edhe auroren ne syte e shkelzenit. por aurora dhe gjyshja jane personazhe dytesor. duhet shkruar nje tregim tjeter ku te flasim per auroren. ndoshta me vone. ja kam pase nise per ta martu auroren me flamurin, nje tjeter personazh i tregimeve te mia. por nuk ia kam dale. ndoshta me vone do ia nis perseri.

sa i takon atyre fjalive ne fund do te thoaj edhe une se nuk di si ti pergjigjem. mundet qe aurora te jete si puna ime, qe i harroj gjithnje ku i ve gjerat. i harroj gjithnje premtimet e bera. por ndoshta aurora e ka spostuar ne studio pikturen e cila eshte bere e famshme dhe del ne televizor. eshte bere dicka publike, po per te vazhdon te jete nje kujtim privat. dhe prandaj nuk e shet. si ate fanellen qe ma kane bo shoket dhurate ne vit te trete e ende e vesh dhe ngado shkoj e mabj me vete. ne cante bashke me flamurin.

ky eshte nje shpjegim nga lexues i jashtem. ai autor do te thoja se ka dale keshtu. eshte joperfekte.

a mundet ndonjehere te jemi teresisht perfekte?!!

edhe te making love, tregimi eshte i dobet. por eshte fryt i dy oreve te nje te diele, dhe aty eshte gabimi te nxjerrit te dikujt perfekt karshi tre te tjereve. duhet rishikuar. dhe do ta bej. se ajo ideja qe doja te jepja vazhdon te me pelqeje dhe te me duket se qendron. por ne tregime kam nje personazh dhe te tjeret ne optiken e tij. pastaj kur flet ne vete te pare eshet evshtire te mos e besh veten perfekt. se defektet e veta askush si sheh.

Shkinaks. E lexova prape. Sipas leximit te maxinquaye. E kisha gabim. Ky tregim eshte perfekt.

"une e kam rritur vete Auroren time dhe di ta kuptoj kur ajo bie ne dashuri, arrij ta kuptoj kur po e ze gripi, para se ta marre vesh ajo vete [...] po mundohem te mos e le te bjere pre e qytetit, te mos lejoj qe t'ia fale zemren e saj qytetit."

Dhe paralajmerimi i gjyshes per tragjedine e brezave del me vone, Auroren e ka zene gripi ne TV, kulmin e qyteterimit, me pikturen larg syve te gjyshes, te pashitur, sepse vlerat ia di vetem gjyshja. Dhe kete tashti e di edhe Shkelzeni:

"- Nuk eshte kushedi çfare, - thote Shkelzeni. - Une kam fjetur me te dhe nuk eshte kushedi çfare."

Eshte e vlefshme pyetja qe ben maxinquaye me larte. (Falemnderit maxinquaye).

"Kishte nje jete boshe perpara, nje jete ne lufte te perhershme me tatuazhet."

Qe mund te vleje edhe per Auroren.

"Kishte nje jete boshe perpara, nje jete ne lufte te perhershme me qytetin."

Ashtu si Shkelzeni nuk e shpetoi dot Auroren, dhe Aurora nuk e shpetoi Shkelzenin, nuk pa dot tek ai te urtin La Cen.

Shkinaks. Mos i hiq asnje presje. Eshte tregim perfekt. Nje nga te vetmit te tille ne peshk.

Shkinaks, me vjen keq qe po te komentoj kaq vone (per mungese kohe)

Pyetja e pare; ti je nga Kosova? Te pyes sepse te autoret kosovare kam hasur tek - tuk nje fare lirshmerie qe tek autoret (me emer shqiptare) nuk e kam hasur, kjo per faktin se realizmi socialist ua ka sakatuar talentin... Jo te gjitheve kuptohet... Me pelqen atmosfera qe krijohet perreth krijimeve te tua, e tejkalon lokalen... Edhe N.Roshi ka nje atmosfere te vecante ne tregimet e tij, edhe nje tregim i Luian Kodres qe flet per nje teater absurd ku spektatoret behen aktore... me pelqen jashte mase...

E meqe jemi te Luliani do thoja se nuk jam dakort me vrejtjen qe te ka bere per pershkrimin e figures se Aurores nepermjet fjaleve te gjyshes, une jam ok me kete, me duket mjeshteri nga ana jote kjo ... Por nuk jam dakort me ate fjaline ku pesonazhi thote se tablone do ta marre ne studio, duket e vaket Aurora ne ate pasazh...

Tregimi merr kthesen qe duhet me ate fjaline ku heroi deklaron "ajo nuk eshte gje", nese nuk do te merrte kete kthese do me dukej nje tregim i rendomte... rreshtat qe nga ajo fjali e poshte jane me te bukurat ne kete tregim, pergezime...

Por vazhdoj te kem ndonje rezerve per menyren tende te rrefimit, te sugjeroj edhe nje here qe fjalet e autorit t'i vendosesh ne goje te ndonje personazhi, dhe te jesh me i kursyer ne sqarime, sic ke qene ne rreshtat e fundit...

Edhe dicka tjeter qe kam vene re tek ty, ke ndonje fjali qe tingellon ironike dhe njekohesisht e natyrshme ne shkrimet e tua, dmth duket se te del vetvetiu ashtu fjalia, pa e patur fare si qellim kete gje... Dhe kjo mua me duket se eshte karakteristika me e vecante jotja. Pergezime. (merri si komplimente edhe vrejtjet...)

mirembrama prape!

une jam nga malesite e prizrenit, nga luma, por ne ket ane te kufirit. do te thoja se ne asnje prizem nuk jam kosovar, me teper se sa nje skraparlli. jam nga shkinaku i kukesit.

edhe mua me pelqejne kosovaret. shija qe me ka lene "OH" e pashkut eshte e pashlyeshme. por edhe te tjeret.

e di se c'ka mund te jete ne tregimet e mia qe edhe une e ve re; mundet te jete fakti qe une besoj se e gjithe bota eshte njelloj keshtu qe per tu ngjare shkrimtareve te medhenj nuk ka nevoje te flasim si me kane prej parisi, po si me kane prej shkinaku. dhe ke shkruar per boten. sepse si parisi si shkinaku jane pjese e botes. dhe te dy kane historiarat e tyre per te treguar. te cilat sa ndryshojne me njeri tjetrin aq i ngjasojne jetes.

faleminderit per komplimetat, edhe kritikat jane te vlefshme. me ndihmojne ne tregimet e tjera. sepse keto qe i quaj te perfunduara kam frike ti prek se mos i prish.

 

...."Nisi t'i klasifikonte grate si te lindura kurva ose te lindura te ndershme..."

Kam pershtypjen se ky eshte thelbi i te gjithe tregimit, ku per shkak te tij pasojne te gjitha ngjarjet dhe marredheniet midis personazheve... Per sa kohe do te egzistoje kjo lloj mendesie ne mendjet e shqiptareve, gjerat sdo te ecin per mire... great job man... smiley
 

Ncncncnc... u pa puna, me paska ngele mua te them qe nuk me pelqeu. Nejse, s'eshte ndonje gje e madhe, une s'kam dashur "usuran" e famshme te Pound e jo me Shkelzenin e shkinaksit.

C'eshte trillimi ?
Trillimi eshte nje genjeshter.
Por c'lloj genjeshtre ?
Kemi dy lloje genjeshtrash :
1. genjeshter qe ka pamjen e se vertetes dhe qe mund te duket me e vertete sesa vete nje e vertete e mirefillte.
2. genjeshter qe ka pamjen e genjeshtres.

Rasti 1 quhet trillim letrar i arrire.
Rasti 2 quhet trillim letrar i deshtuar.

Ne c'raste kemi 1 dhe ne c'raste kemi 2 ?

Trillim 1 perftohet kur ai eshte nje puzzle copezash te verteta, te shkeputura dhe ndoshta pa lidhje me njera-tjetren, por qe te cilat, ne nderthurje e siper, fillojne te paraqesin nje pamje te vecante, autentike, me te vertete sesa vete copezat e verteta.

Trillimi 2 ia beh kur ky puzzle nuk ngjet, kur zamku nuk kap mire, kur ka nje si goditje cekici per t'i ngushtuar mire copezat me njera-tjetren. Mirepo, sic e dine te gjithe, goditjet e medha (me cekic, me gur, me grusht, etj...) sjellin, ne pergjithesi, nje mpirje. Trillimi del i mpire. Nuk ka force, eshte i plogesht.

Orwell ka shkruar "Ferma e kafsheve". A flasin pulat ? Jo. Por rrofte alegoria ! Dhe atehere pulat flasin dhe c'te folur qe bejne ! Me mire se shume e shume te zote pulash. Po pse na duket sikur pulat flasin vertete dhe pse na duket qe ne i kuptojme pulat me mire se raportet e kongreseve te PPSH ? Sepse pulat flasin duke perdorur mendimet, ndjenjat, mbresat, shpresat, frikat, zhgenjimet e njerezve. Dhe atehere ne e shohim veten te kthyer ne pula. Ne jemi vete pulat qe flasim ne ferme. Trillimi kthehet ne nje te vertete te madherishme, qe ska Wittgenstein qe e hedh poshte me citatet e tij.

E me vjen keq por kjo magji nuk ka ngjare ne kete pjese. Historia ngec ne kufinjte e trillimit te genjeshtert. Fatkeqesisht.

Pse keshtu ? Do te jap nje arsye, shpresoj te qelloj ne shenje : autori eshte pertac. Autori ka nje mendim minimalist mbi letersine, mbi trillimin, mbi lexuesin.

Lexuesi i keq eshte shume i keq. Jo vetem qe atij i pelqen te rrije ne batakun e vet, por ai deshiron ethshem qe ta mbaje dhe shkrimtarin e tij te dashur aty, me te. E nese nje shkrimtar mbledh rreth vetes lexues te keqinj, atehere ai gjendet ne rrezik. Shpetimin, ky shkrimtar, mund ta gjeje vetem tek nje grusht i vockel lexuesish te mire, qe ngrihen si nje tip barriere perballe ketij shkrimtari. E keshtu fillon kalitja dhe stervitja e ketij shkrimtari per ta kaluar barrieren.

Te uroj fat dhe suksese.

hurbinek!

pershendetje. nuk di sa nga tregimet e mia ke lexuar por besoj se keto tregimet e mia hyjne te ajo kategoria e trete, perpjekje per te treguar jeten si letersi gje qe nuk ia dal dot kurre, se jeta eshte bere nga dikush tjeter, e une nuk jam aq i afte sa ta them te gjithen.

une nuk kam pretenduar asnjehere te jem shkrimtar, shkruaj sepse kam nevoje te shkruaj, sepse ndoshta eshte e vetmja menyre qe kam per tu bere deri diku i kuptueshem, se kajde maloku i rame ne fushe heret, neper shkolla, emigrant, nuk perkas kerkun, nuk kam gjuhe te perbashket me aske. nuk botohem ne asnje nga periodiket e letersise, nuk kam muhabet me shkrimtare si shkrimtare, por si shoke, nuk bej pjese ne asnje klan, jetoj me punen qe bej e qe nuk ka te beje fare me letersine. ndaj nuk ka problem pse lexuesit e keqinj me lene shkrimtar te keq, me mjafton qe me thua shkrimtar se as qe e pretendoj. 

per mua e rendesishme eshte qe shkrimi im te kete nje motiv, nje moral, qe lexuesi duke me lexuar te vrasi mendjen, e njoh une kete personazhin?! keto pulat qe permend ti mos e kane marre shembullin nga komshiu im, nese do isha une ne nje gjendje te tille si do beja? keto me mjaftojne. te tjerat ua kam lene shkrimtareve profesioniste. 

sa i takon gjuhes e kam te fejuaren korrektore nga jugu, por e shkreta ka ra ne hall me tregimet e mia se s'di ti korrigjoje, se c'kane nje dicka qe po t'ua prekesh i vret.  ndaj jam ok.

do te perpiqem qe patjeter ne tregimet qe do bej me tej te bej me mire, nese do mundem, por nderkohe kaq di. akoma nuk kam lexuar ndonje roman qe te mos kete ngjarje te sforcuara ne te. jane munduar me luften dhe paqen nuk di te mbaroje. une per efekt kohe i kam me shkurt.

faleminderit qeme lexon, dhe kurdohere je i mirepritur me kritikat. besoj se me ndihmojne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).