Gjykata e Lartë rrëzon Apelin, rikthen hetimet për dosjen 'Basha'

TIRANË- Gjykata e Lartë ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dosjen 'Basha', akuzuar për shpërdorim detyre dhe favorizime në tender në rrugën 'Durrës- Kukës'. Vendimi është marrë në seancën e sotme, ku gjykata i ka hapur dritën jeshile nisjes së hetimeve për një nga çështjet më të debatuara së fundi.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka rrëzuar si të pavlefshëm vendimet e dy gjykatave, atë të Faktit të Tiranës dhe atë të Apelit, të cilat i cilësuan hetimet për ish ministrin e Transporteve, Lulzim Basha si jashtë afateve, duke deklaruar kështu mbylljen e hetimeve.
Sipas saj, ka qenë jashtë kompetences së Shkallës së Parë dhe Apelit shqyrtimi i kësaj dosjeje dhe me vendimin e marrë kanë shkelur Kushtetutën.
Pas kësaj, ajo që u cilësua si çështje e mbyllur rikthehet edhe një herë. Prokuroria, që formuloi akuzat ndaj ministrit të Jashtëm, kërkoi shfuqizimin e vendimeve të marra. Sipas Gjykatës së Lartë, për Bashën ende nuk kishte nisur çështja.

Mbyllja e dosjes

Mbyllja e dosjes "Basha" u bë në datën 10 të këtij muaji, kur Gjykata e Lartë i cilësoi të pavlefshme hetimet ndaj Lulzim Bashës, ish ministër i Transporteve dhe aktualisht ministër i Jashtëm, akuzuar për abuzime me fondet në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Me një vendim të prerë gjykata e ka quajtur kërkesën për gjykim të pavlefshme, duke u shprehur se hetimet e bëra pas datës 6 nëntor janë të pavlefshme.

 

Për pasojë, edhe akti sipas të cilit ish kreu i Transporteve, Basha është i pandehur nuk është i vlefshëm. "Hetimet për ministrin Lulzim Basha janë jashtë afateve hetimore"- është deklaruar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Vendimi i Gjykatës së Lartë për pavlefshmërinë e akuzave ndaj Bashës dhe drejtorit të rrugëve Andi Toma është i formës së prerë. Kolegji Penal vendosi që ministri të mos jetë më i pandehur duke hedhur poshtë kështu aktin e Prokurorisë për të.

 

Pas një hetimi prej më shumë se një viti, Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për "shpërdorim detyre" dhe "favorizim në tendera" lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Punëve Publike. Dëmi i shkaktuar sipas Prokurorisë nga ish-ministri dhe ish-drejtori i rrugëve është 232 milionë euro.

23 Komente

A ka ndonje te fushes te na sqaroje WTF po ndodh me kete ceshtje se une e humba fillin.

Basha eshte pretendent per te kandidu per deputet ne Elbasan smiley

Vendimi i fundit i Gjykates se Larte nuk ka asgje te cuditeshme dhe nuk bije ndesh me vendimin e dates 10.04.2009. Gjykata e shkalles se pare, ne rastin konkret zonja Hajdari, nuk ishte kompetente te shqyrtonte kerkesat per pavlefshmeri ( po keshtu edhe Gjykata e Apelit qe e la ne fuqi vendimin e saj). Sipas ligjit procedurial, ne fazen e hetimeve paraprake pavlefshmeria mund te ngrihet para prokurorise, ndersa me mbylljen e hetimeve, kompetente per shqyrtimin e kerkesave per pavlefshmeri te akteve te hetimeve paraprake eshte gjykata qe do te shqyrtoje themelin ( ne rastin konkret Gjykata e Larte). Pra, vendimi i zonjes Hajdari ishte i kundraligjshem, ndersa vendimi i Gjykates se Larte i dates 10.04.2009 mese i drejte dhe i ligjshem.

Lesh arapi!

Hajde gazeta hajde! Vallaj gjynof letra qe harxhojne. Te pakten te dalin vetem ne ternet.

Hehehe!

Vini re qe Saliu nuk eshte ne Shqiperi! Vetem dy-tri dite mungon ky miku, shikoni si i vijne mendte te tereve!

Imagjinoni nje bote pa Saliun neper kembe (alegorike)! smiley

Do jete pak a shume si koha kur u zbulua makina me avull, ose elektriciteti! smiley

Publiku do perfitoje shume, dhe ne pergjithesi jeta do behet me e kollajte!

Shhhhhhhhhttttttttt   se po te degjon polici dhe kushedi se ca ndodh smiley

Mrroklle mire e ke tina po halli o qe se kush na shpiku ene ate "karrigen elektrike" (=Ramen) kshu qe i ka ene ca perdorime te keqija shpikja e elektricitetit.

Kur te heqim qafe ate "denimin me vdekje" (qe o rreziku kryesor per ate ven) do mund te lumturohemi pa kufi per "ardhjen e dritave"

A m'kuptooooove?

Vallaj s'e kisha menue kaqi thelle! smiley

Rama-karrige elektrike?

Cer s'po nigjojme! Po qysh e hypin moj kalit, s'i jap kon! smiley 

 

Po po ... vazhdoni se mire e keni. S'keni me ça merreni tjeter, mire qe ju solli perendia Gerdecin dhe Durres-Kukes, se alternative tjeter s'ka opozita

Nese pranoni po ju shpegoj une se cfare ka ndohur.

Ne praktike ka pasur tre sete procedurash.

Seti i pare: Ankohen Armand Teliti dhe Andi Toma Per Afatin hetimor. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane i jep te drejte dhe hetimet mbyllen.(18 nentor 2008) Prokuroria e apelon si vendim. (Vendimi Gjyqtarit Sokol Tona)

Seti i Dyte: Ankohen Lulzim Basha per njoftimin e akuzes pasi eshte bere jashte afatit Hetimor. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane i jep te drejte duke e deklaruar njoftimin e akuzes te pavlefshem (15 dhjetor 2008). Prokuroria E apelon Vendimin (Vendimi I Gjykateses Fatmira Hajdari)

Seti i Trete: Perpara se Gjyqtarja Fatmira Hajdari te jepte vendimin e saj Prokuroria me 5 dhjetor 2008 i con dosjen per gjykim Gjykates se Larte. (gjyqi i Themelit te Ceshtjes)

Seti i Pare: Gjykata e Apelit Tirane me 23 dhjetor 2008 le ne fuqi vendimin e Gjykatesit Sokol Tona. (vendimi ne lidhje me Afatin Hetimor, Andi Toma, Armand Teliti) Prokuroria Ushtron Rekurs kunder ketij vendimi ne Gjykatn e Larte.

Seti i Dyte:   Gjykata e Apelit Tirane me 03.02.2009 le ne fuqi vendimin e Gjyqatres Fatmira Hajdari (vendimi ne lidhje me pavlefshmerin e e njoftimit te akuzes - Ankues Lulzim Basha). Prokuroria ushtron rekurs kunder ketij vendimi ne Gjykaten e Larte.

Seti i trete: Gjykata e LArte e cila do te Gjykonte themelin (kolegji prej 5 anetaresh i kryesuar nga Spiro Spiro) zhvillon seancen e pare me 30 janar 2009 por ngaqe mungonte Lulezim Basha e shtyn seancen per me 27 shkurt 2009. Ne kete kohe Apeli ishte shprehur edhe ne lidhje me afatin edhe ne lidhje me pavlefshmerine e njoftimit te akuzes. vendimet e Apelit jane te Fromes se prere (Gjykata e LArte shqyrton ligjshmerine e vendimeve te formes se prere) dhe duke qe vendime gjyqesore qe i perkasin fazes se hetimeve paraprake gjyqatret qe gjykojne themelin nuk kane te drejte te shprehen ne lidhje me to. Pra nuk kane te drejte ti shqyrtojne. E Thene me shkurt Kolegji penal i kryesuar nga Spiro Spiro nuk kishte te drejte (nuk kishgte kompetence) te shikonte bazueshmerine ne ligj te vendimeve te Gjykates se Shkalles se Pare (Vendimet e Sokol Tones dhe Fatmira Hajdarit, te lena ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane) pasi ishin gjyqatre qe gjykonin themelin e ceshtjes. Avokatat Kerkuan psuhimin e gjykimit meqe nuk ka te pandehur. Kolegji i Spiros e shtyn shpallejn e vendimit me date 16 mars 2009.

16 mars 2009 bie dite psuhimi dhe Kolegji i Spiro Spiro e shtyn shpalljen e vendimit me date 10 prill 2009.

25 mars 2009 i vjen radha te shqyrtohet rekursi ne Gjykaten e Larte (tjeter kolegj i ndryshem nga Kolegji i Spiros) kunder vendimit te Gjykatesit Sokol Tona i lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit (relatore Majlinda Andrea). Gjykata e LArte e le ne fuqi kete vendim, duke mbyllur perfundmisht setin e pare te procedurave.

8 Prill 2009 i vjen rradha te shqyrtohet rekursi ne Gjykaten e Larte (tjeter kolegj i ndryshem nga Kolegji i Spiros) kunder vendimit te Fatmira Hajdarit i lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit (relator Andi Celiku). Gjyqi nuk behet pasi lulzim Basha dhe Avokati i tij Zef Nika paraqesin raport mjekesor si te semure. Seanca Shtyhet per me date 29 prill 2009.

10 prill 2009 duke qene se Vendimi i Famira HAjdarit i lene ne fuqi nga Apeli nuk ishte prishur ende nga Kolegji Kompetent ateher Kolegji i kryesuar nga Spiro nuk kishte rruge tjeter vec se te pushonte gjykimin pasi vendimi i apelit ishte i formes se prere dhe zyrtarisht deri ne ato momente Lulezim Basha nuk ishte i pandehur. Keshtu mbyllet seti i trete i procedurave.

29 Prill 2009 Kolegji Penal kompetent merr ne shqyrtim vendimin e Fatmira Hajdarit lene ne fuqi nga Apeli dhe me date 30 prill 2009 shpall vendimin duke i prishur ato. Pra i jep cilesine e te pandehurit Lulezim Basha. Ky vendim mbyll setin e dyte te procedurave.

Nese madate 8 prill do te ishte zhvilluar ky gjyq qe u be me 29 prill atehere me 10 prill Kolegji i Spiros nuk do ta pushonte gjykimin dhe gjyqi do te vazhdonte normalisht por Lulzim Basha dhe avokati i tij ishin semure!!!!!!!

Pak a shume kjo qe situata gjyqesore dhe proceduriale qe e beri lemsh kete ceshtje. Shpresoj tju kem sqaruar disi smiley

Bregdetar, dmth nese nje i pandehur eshte i semure 1-2 muaj, ka shume mundesi t'ja hedhe bY.thes se kalon afati i procedurave???!!! Fatmira Hajdari mos eshte e veja e Azem trimit??? Oboboooooooooooo.

O bregdetar, sqaro gazeten shekulli, se ne jemi te sqaruar.

Me duket se ka dy gjykata te larta.

Nje e shtetet.

Nje e shekullit

 

Gjykata e Larte i ka bere te pavlefshme hetimet e Prokurorise me vendimin e 2-3 javeve me pare. Sot Gjykata e Larta ka gjykuar vetem se dy gjykatat e shkalleve me te ulta, nuk kane qene kompetente te gjykonin ankesen e Bashes.

Nderkohe qe vendimi per hetimet, te cilat ishin jo ligjore, mbetet i njejte, sipas vendimit te meparshem.

Bregdetar!

Falemnerit shume per sqarimin! Eshte hera e pare qe po e lexoj kete pune kaq qarte!

Vras mendjen, si eshte e mundur qe mediat tona nuk kane nje djale si ty qe t'i sqaroje keto pune me dy-tri rrjeshta!
Dita e kukumjackes me i llaf paska qene muhabet soome nga ana e Loolit te Vogel sa me i kariku i' cike muxhahidinet e PD-se! smiley

M'behet qejfi qe drejtesia shqiptare nuk eshte shitur akoma per nje pjate gjelle

Faleminderit shume edhe nje here! smiley

Rammstein Gjykata e Larte me vendimin e dates 10 prill nuk i beri te pavlefshme hetime dhe veprimet e prokurorise sepse nuk e kishte kete kompetence. Ajo thjesht mori ne konsiderate vemdimin e Shkalles se Pare dhe Vendimin e Apelit per shpalljen e pavlefshme te njoftimit te akuzes. Ata nuk kishin fuqi ta prishnin ate vendim. Kete fuqi e kishte kolegji qe e beri me 30 prill.

Eshte e vertete qe formalisht vendimi i Kolegjit te Kryesuar nga Sprio eshte ende ne fuqi por tashme prokuroria ka ne dore nje mjet tjeter procedurial: KERKESA PER RISHIKIMIN E VENDIMIT TE FORMES SE PRERE.

Sipas nenit 450 te Kodit te Procedures Penale.... 1.Rishikimi mund te kerkohet:

a) kur faktet e vena ne themel te vendimit nuk pajtohen me ato te nje vendimi tjeter te formes se prere.....

Pra ne kete rast faktet e vena ne themel te vendimit te Spiro Spiro, sipas te cilit nuk ka te akuzuar pasi njoftimi i akuzes eshte i pavlefshme, nuk pajtohet me faktet e vendimit tjeter te formes se prere te dhene me 30 prill sepse keto vendime jane vete te pavlefhsme, pra nuk ekzistojne me.

Bregdetari,e ka sqaruar shume mire,por keshtu duhej te ndodhte,sepse Prokuroria ka gati dy vjet qe heton,dhe me nje vendim te kolegjit te GJL,"mos plotsim afatesh,dhe pezullim te ceshtjes"nuk mund te kalohet kaq lehte!

Eshte ne nderin e njeres pale,(Prokurorise) qe te coje deri ne fund ceshtjen ne Gjykate,ne vendin e caktuar,ne sheshin e mejdanit,per akuzat ndaj nje personi me post te larte,dhe deputet si Lulezim(e) Basha.,pavarsisht se pala e akuzuar nuk pati cip,te shkonte ne gjykate!...por e kaloi ne menyre "profesionale" me nje "tejkalim afatesh te akuzes"pa u lagur,pa u ballafaquar!!

Pra "rishikimi" i ceshtjes (se bujshme) sipas nenit 450 te Kodit te Procedures Penale ,qe Bregdetari na e solli sagllam, tregon se ne Pallatin e Drejtesise, ka shenja jete!

Sepse ben muuuu..si lopa,qe nje hetim serioz,i kushtueshem,te kethehet ne nje zhurme per as gje!!

Dhe objekti i zhurmes ,te ngrefet me duar ne xhepa si fitimtar pa e provuar betejen e gjyqit!!!!

 

Bregdetar, shume faleminderit per sqarimet. Ishin mese te kuptueshme.

Bregdetari, shume faleminderit per shpjegimin profesional. 

Bregdet i kenushemsmiley Shpjegim teknik teper i kuptueshem. flm... Po me vjen keq qe nuk eshte vleresuar tek prurjet ne PPU per te njejtin problem ku Tabori MIXHIST , u hodh ne "aksion sulmi" kunder Karles smileypasi u shpall ai vendimi i tejkalimit te afateve .E gjithe retorika e diskutanteve  jo te HARDALLOSUR bente nje pyetje shume te thjeshte : PO Hajdutet te kapur e zbulluar nga Institucioni Shteteror KoN. ShtEtiT...kush jane ? Dhe gishtin e drejtonin tek ai qe quhej Lul Basha!Ne se ke ndonje "  taborist mixhargumentues" afer , a ka mundesi ti cytesh me na thane ndonji kuptim te ketij vendimit te ri te GJ.L! Na jena shume te interesuem me na diftu ne se asht brenda STANDARTEVE a jo GJ.L ? smiley

Ky bregdetari do jete person i rendesishem.

Bregdetar faleminderit per prurjen, jemi shume te kenaqur e te emocionuar nga kjo paraqitje e drejte e pa thojza.

Edhe nje here faleminderit.

Pashe parashtrimin kronologjik te ceshtjes "Basha" nga Bregdetari dhe sic ai e ka parashtruar nga ana kronologjike, meriton pergezime.

Por nga ana tjeter, per hir te informimit korrekt te opinionit, me duhet te them se, pamvaresisht se jam nje kundershtar politik i ish te pandehurit Basha, juridikisht analizimi dhe kokluzionet e nxjerra nga Bregdetari jane te gabuara. Gjykoj se bindjet tona politike nuk duhet asnjeher te mbivendosin ato profesionale, e anasjellta po duhet te ndodh, pasi ne momentin qe bejme kete te dyten, e shnderrojme politiken ne nje mjet te fuqishem efektiv per konsolidimin e shtetit te se drejtes ne Shqiperi.

Por per shkak te kohes se kufizuar, qe kam ne kete moment qe po shkruaj, me duhet qe argumentet kunder konkluzioneve te Bregdetarit ti jap ne nje moment te dyte

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).