Gërdeci vazhdon të marrë rrogën

Në Ministrinë e Mbrojtjes e tregojnë si anekdotë: Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar kohë më parë një shkresë zyrtare në këtë institucion, duke kërkuar që t’i afrohej ekspertizë e kualifikuar ushtarake për një problem të lidhur me hetimet për tragjedinë e Gërdecit. Shkresa, sipas rregullit, i bie në dorë një zyrtari të ministrisë, drejtor i një sektori nga më të rëndësishmit, i cili gjithashtu është i pandehur në këtë çështje. Përtej humorit të zi që afron kjo histori, e vërteta është ngjethëse: të paktën 15 zyrtarë, ushtarakë e civilë të Ministrisë së Mbrojtjes, pjesë e listës së gjatë të të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit, vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave drejtuese të saj. Madje, secili nga ta ndodhej të dielën e shkuar në sheshin “Skënderbej” dhe në mitingun festiv të organizuar nga qeveria shqiptare për hyrjen në NATO. Një situatë që shkon në kufijtë e absurdit, që shkon direkt ndesh me ligjin, por që tashmë, një vit pas tragjedisë, ngjan e natyrshme vetëm në institucionet shqiptare, të cilët e interpretojnë ligjin si llastik. Rasti klasik i ish-drejtorit të Tatimeve, Arben Sefgjini, i pandehur në çështjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës, që në kohën kur u fut në arrest shtëpie, vazhdonte detyrën dhe firmoste shkresat zyrtare në kuzhinën e tij, tashmë shtohet me rastet e përsëritura të Ministrisë së Mbrojtjes. Çfarë e bën shtetin shqiptar të ngjajë me një ngrehinë që drejtohet me vullnet politik, por jo me ligj. Sefgjini u mbrojt atëherë direkt nga kryeministri Berisha, që edhe pasi e largoi atë nga drejtimi i Tatimeve, e emëroi prefekt në Lezhë.

Të pandehur në detyrë

Ligji për Statusin e Nëpunësit Civil, me numër 8549, i 11 korrikut 1999, i ndryshuar, nuk është kund tjetër më i qartë se në përgjigjen që i jep skandalit që po konsumohet ditë pas dite, që prej dy e më shumë muajsh në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai sanksionon në nenin 22 të tij, se çfarë duhej të ndodhte me të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, menjëherë sapo ata marrin këtë status të ri nga hetimi: duhet të lënë zyrat e tyre dhe të pezullohen nga detyra. “Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve ligjore për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. Në mbarim të kësaj periudhe, nëpunësi civil rimerr vendin e tij në shërbimin civil, me përjashtim të rastit kur dënohet me heqje lirie”. Dhe më pas, neni 22 vazhdon: “Nëpunësi civil pezullohet: kur ndaj tij fillon ndjekja penale, për shkak të detyrës ose për krime të rënda, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar”.

E njëjta situatë është dhe për ushtarakët - ata përfshihen në ligjin për gradat,  të cilët duhet të lënë detyrën, ose më saktë duhet të ishin pezulluar prej saj deri në momentin që gjykata të shprehej për fajësinë apo pafajësinë e tyre. Por në Ministrinë e Mbrojtjes ndodh ndryshe. Më së paku një neglizhencë e pakuptimtë, por pa lënë shkas që të mos mendohet dhe për një situatë të lënë në këtë mënyrë qëllimisht, për të ndikuar në cilësinë e hetimit gjyqësor, për ta penguar e deformuar atë. Vetë situata lë të hapura të gjitha zgjedhjet e mundshme, për arsyet sepse ndodh një gjë e tillë. “Anekdota” që tregojnë në ministri për fatin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, është një argument më shumë dhe serioz për këtë hipotezë të dytë.

Të pandehurit ende në detyrë mbajnë poste kyçe në ministri. Lista e gjatë me 15 persona, civilë e ushtarakë, kryesohet nga numri dy i Forcave të Armatosura, gjeneral Agim Lala dhe ushtarakë të tjerë të rangjeve më të ulëta, por të gjithë në funksione drejtuese. Lala tashmë është dhe komandant i forcës së bashkuar, post që e ka marrë pas largimit nga kjo detyrë të Gjeneral Shpëtim Spahiut, aktualisht edhe ky me statusin e të pandehurit. Te civilët bie në sy Adriatik Mema, ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë, dërguar me studime jashtë shtetit nga ministria dhe Rezart Tërshana, drejtor juridik i Ministrisë së Mbrojtjes.

Në shkelje të hapur ndaj ligjit, ministria nuk ka marrë për asnjë nga këta masën e pezullimit nga detyra. Ligji përcakton se me marrjen në dijeni të ndryshimit të statusit të këtyre zyrtarëve, sekretari i përgjithshëm në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, përpilon listën e të pezulluarve, e cila duhet të firmoset nga ministri Oketa. As njëra dhe as tjetra nuk ka ndodhur, përveçse vazhdohet edhe më tej me këtë situatë paligjshmërie dhe absurditeti.

Të tjerët

I pari që u detyrua të linte detyrën e tij, vetëm tri ditë pas shpërthimit në Gërdec, ishte ish-ministri Mediu, i cili dha dorëheqjen. Më pas u detyrua të linte edhe imunitetin e tij si deputet. Pas tij, ish-drejtori i “Meico”-s, Ylli Pinari, i cili u arrestua po tri ditë pas tragjedisë. Kohë më pas u larguan nga detyrat që mbanin, gjeneralët Spahiu e Bahja e pas tyre, edhe ish-shefi i shtabit, Luan Hoxha. Dosja e çuar në Gjykatën e Lartë mban plot 28 të pandehur, por më shumë se gjysma e tyre, 15 punonjës civilë e ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes vazhdojnë të qëndrojnë ende në punë, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Marrin rrogën e qëndrojnë në detyrë, edhe pse Prokuroria e Përgjithshme i konsideron ata fajtorë për shpërdorim detyre.

 

 

Sefgjini

Ishte rasti më komik i qeverisjes “Berisha”. Ish-drejtori i Tatim-Taksave, i pandehur në procesin “Hoxha”, u mbyll në arrest shtëpiak dhe drejtonte institucionin nga apartamenti i tij. Punonjësit e tij i dërgonin me korrier shkresat zyrtare në shtëpi dhe ai firmoste prej andej. Vetë kryeministri i doli në mbrojtje nëpunësit të lartë, sipas mënyrës së tij të zakontë: ai nuk është shpallur fajtor.

 

 

GËRDECI - 2008

Të pandehurit:

1. Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, “shpërdorim detyre” dhe “favorizim në tenderë”

2. Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, “shpërdorim detyre”

3. Agim Lala, ish-zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, “shpërdorim detyre”

4. Shpëtim Spahiu, ish-komandant i Forcës së Bashkuar, “shpërdorim detyre”

5. Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse, “shpërdorim detyre”

6. Armand Tartari, drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes, “shpërdorim detyre”

7. Ndue Marku, ish-drejtor i Harmonizimit të Legjislacionit, “shpërdorim detyre”

8. Ardian Mullahi, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë, “shpërdorim detyre”

9. Adriatik Mema, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, “shpërdorim detyre”

10. Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit, “shpërdorim detyre”

11. Dashnor Çaushaj, kryetar i Komisioni i Kategorizimit të Municioneve, “shpërdorim detyre”

12. Zenun Fero, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, “shpërdorim detyre”

13. Hysni Coçka, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, “shpërdorim detyre”

14. Hilmi Laçaj, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, “shpërdorim detyre”

15. Fari Toska, anëtar i Komisioni i Kategorizimit të municioneve, “shpërdorim detyre”

16. Rezart Tërshana, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Fishekëve, “shpërdorim detyre”

17. Besnik Dauti, anëtar i Komisionit të çmimeve të fishekëve, “shpërdorim detyre”

18. Agim Babameto, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Fishekëve, “shpërdorim detyre”

19. Fiqiret Mato, drejtor i uzinës mekanike në Gramsh, për “falsifikim dokumentesh”

20. Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Poliçan, për “falsifikim dokumentesh”

21. Gëzim Oshafi, anëtar i Komisioni të Çmimeve të Municioneve të Rënda, “shpërdorim detyre”

22. Denis Hajdari, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Municioneve të Rënda, “shpërdorim detyre”

23. Jorgo Mino, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Municioneve të Rënda, “shpërdorim detyre”

24. Fatbardh Kuçi, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Municioneve të Rënda, “shpërdorim detyre”

 

Tab

Të pandehur në arrest në burg

25. Ylli Pinari, ish-drejtori i “Meico”-s, “vrasje me dashje më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash”; “shpërdorim detyre” e “falsifikim i dokumenteve” në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre” nga Kodi Penal Ushtarak

26. Mihal Delijorgji, administrator i shoqërisë “Albademil”, “vrasje me dashje më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash” dhe “shkatërrim prone” në bashkëpunim

27. Dritan Minxholi, drejtor teknik i shoqërisë “Albademil”, “vrasje me dashje më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash” dhe “shkatërrim prone” në bashkëpunim

28. Sokol Ngjeçi, ish-inspektori i ndërmarrjes shtetërore “Meico”, “vrasje me dashje më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash” dhe “shpërdorim detyre” në bashkëpunim

 

 

Tab

Të pandehurit në detyrë

a. Punonjës civilë

 

1.         Rezart Tërshana, aktualisht drejtor i Drejtorisë Juridike

2.         Armand Tartari, drejtor i Financës

3.         Adriatik Mema, sekretar i përgjithshëm, me status te nëpunësit civil dërguar me studime.

4.         Agim Babameto, përgjegjës sektori

5.         Denis Hajdari, jurist te Prokurimet

 

b. Ushtarakë me statusin e ushtarakut ne detyrë:

 

6.         Agim Lala, Komandant i Forcës së Bashkuar

7.         Jorgo Mino, specialist

 

c. Punonjës të tjerë në punë:

 

8.         Fari Toska,

9.         Fiqiret Mato,

10.       Gëzim Oshafi,

11.       Hysni Coçka,

12.       Lavdi Shatro,

13.       Zenun Fero,

14.       Besnik Dauti,

15.       Fatbardh Kuçi,

 

Box

L i G J i Nr. 8549, datë 11.7.1999 “PER STATUSIN  E NËPUNËSIT CIVIL”

 

 

Neni 22

 

Pezullimi

1. Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve ligjore për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. Në mbarim të kësaj periudhe, nëpunësi civil rimerr vendin e tij në shërbimin civil, me përjashtim të rastit kur dënohet me heqje lirie.

2. Nëpunësi civil pezullohet:

a) kur ndaj tij fillon ndjekja penale, për shkak të detyrës ose për krime të rënda, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar;

b) gjatë periudhës së thirrjes nën armë;

c) gjatë periudhës në të cilën ushtron një funksioni politik sipas dispozitave në fuqi;

&ccedilsmiley për periudha studimi më shumë së 6 muaj, të ndërmarra me nismën e vetë nëpunësit, por në lidhje me profesionin që ai ushtron.

3. Gjatë periudhës së pezullimit nëpunësi civil nuk paguhet. Në rastin e parashikuar në pikën 2 shkronja “a” të këtij neni, kur çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë deklarohet i pafajshëm, nëpunësit civil i jepet paga bazë që nga momenti i pezullimit.

4. Periudha e kohës së pezullimit nga detyra merret në konsideratë për llogaritjen e vjetërsisë në shërbimin civil.

Marrë nga revista “Mapo”

4 Komente

Dalin letrat se kush ka qene Firma qe ka bere punimet ndertuese ne Gerdec.

Gjeneralet fillun te nxjerrin letrat : Libraria Kadare eshte financuar nga parate qe jane fituar nga ndertimi i fabrikes se Gerdecit.

11 Qershor 2007

E mer Ismail mer Ismail.

po he i here, jepi ti shofim...thanks

lum si ne , na u rriten djemte !!

smiley

 

Bashke me fotokopjet e dokumentave perfshihet edhe ky tekst:

 

1.    Firma Trans Digging Construction nga
  dokumentat bashkangjitur vertetohet pa asnje dyshim qe
 eshte
  firma e cila ka kryer punimet per ndertimin e fabrikes
 se
  Gerdecit. Dokumenti A (fq1;2) dhe tregojne
 procesverbalin e
  marrjes se dokumentave nga Prok. Pergjithshme dhe
 Dokumenti
  B (fq 1;6;23) tregon mbi informacion shqetesues te
 Policise
  Ushtarake ne lidhje me punimet e kryera ne repartin e
  Gerdecit nga nje firme private Trans Digging
 Construction.
  Ky informacion i eshte bere i ditur si Ministrit te
  Mbrojtjes z. Mediu dhe Shefit te Shtabit z. Hoxha dhe
  rezulton se asnjeri prej te dyve nuk jane dukur te
  interesuar per te zgjidhur problemin. Dokumenti C (fq
 1;2;3
  & shkresa nr.1217) tregojne procesverbalin e
 marrjes se
  dokumentave nga Prok. Pergjithshme si dhe shkresa nr.
 1217
  tregon mbi nje informacion qe Brigada Ajrore i kerkon
  Komandes se Forces se Bashkuar mbi punimet e firmes
 private
  Trans Digging Construction. Pra keto dokumenta te
 verteta
  tregojne qe
   Trans Digging Construction eshte kompania qe ka
 kryer
  punime ne Gerdec per ndertimin e fabrikes se
 demontimit.. Me
  pas ne fundin e Shtatorit 2007 Gerdeci I kaloi si
 prone
  kapitale MEICOs me urdher te Ministrise se Mbrojtjes.
 Dhe
  gjithe keto fakte te pakundershtueshme Prokuroria e
  Pergjithshme ka kohe qe i ka pasur.
  2.    Nga dokumentacioni del qe prokuroria e
  pergjithshme, znj Ina Rama, se bashku me prokuroret e
 dosjes
  "Gerdeci", si Zamir Shtylla, Sokol Stojani, Kujtim
 Luli,
  Arqile Koca etj kane pasur dijeni mbi keto dokumenta
 dhe
  fakte, dhe biles i kane marre dhe me proçesverbal por
 del
  fare qarte se keta prokurore me e pakta nuk jane
 thelluar
  aspak mbi firmen Trans Digging Construction ose nga
 padija
  ose nga frika, dhe me e keqja dyshohet se kane pranuar
 te
  bejne kompromis me politiken duke mos hetuar mbi kete
 firme
  qe i ngjan nje kutie pandore.
  3.    Te kater aksioneret e kesaj firme (i
  pesti ndodhet ne paraburgim) NUK JANE THIRRUR per te
  deshmuar qofte dhe njehere te vetme ne prokurori. Ky
 eshte
  se paku nje devijim mbi hetimin e thelluar te
 Gerdecit, dhe
  se shumti eshte nje marreveshje e heshtur mes
 politikes dhe
  prokurorise.
  4.    Gjithashtu dhe ne nje nga dokumentet
  bashkangjitur vertetohet qe kjo firme ka pasur lidhje
 ose te
  pakten kishte njohuri mbi aktivitetin e ALBADEMIL pasi
 nje
  nga aksioneret Flora Xhillari i ka dorezuar ne studion
 e
  Noterise Mallguci & Sadushaj, nje prej notereve
 NIPT-in
  e kompanise ALBADEMIL. Pra nje aksionere e Trans
 Digging, i
  dorezon nje firme noterie NIPT-in e ALBADEMIL dhe nga
 ana
  tjeter keto dy firma kane te perbashketa mbiemrin
 Delijorgji
  dhe aktivitetin e tyre ne ish repartin ushtarak te
 Gerdecit.
  Pra e thene hapur, Trans Digging Construction ndertoi
  "fabriken" ne Gerdec, ndersa AlbaDemil zhvilloi
 demontimin e
  municioneve. Kjo eshte shume domethenese dhe sa me
 shume te
  germohet aq me afer duken lidhjet biznes-politike dhe
  rrjedhimisht aq me e paafte del prokuroria.
  5.    Nuk eshte aspak e vertete ajo qe
  deklaroi Fahri Balliu ne konferencat e tij per shtyp,
 ne gazeten e tij dhe ne emisionin Zone e Lire qe ajo
 firme nuk kreu asnje dite germime dhe nuk zhvilloi asnje dite
  aktivitet. Nuk e kuptojme se si mund te mbrohet ky
 njeri nga keto fakte te pakundershtueshme.
  6.    Dikush nga politika dhe nga prokuroria
  duhet te mbaje pergjegjesi per fshehjen e fakteve te
  pakundershtueshme te kesaj firme dhe mos thellimin e
  hetimeve ndaj kesaj firme dhe njerezve qe fshihen pas
 saj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).