Gërdeci rekord, 400 dëshmitarë në gjykatë

Prokuroria kërkon si dëshmitarë për të zbardhur tragjedinë e Gërdecit: ministria, deputetë, ushtarakë, civilë dhe familjarë të viktimave. Gjithsej janë 400 dëshmitarë që mund të zbardhin vdekjen "aksidentale" të 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve, si pasojë e keqmenaxhimit të një punishteje demontimi municioni, e vendosur afër qendrave të banuara, aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Tiranës. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të akuzës, sipas të cilave 400 dëshmitarët do të kërkohen të paraqiten në Gjykatën e Lartë gjatë zhvillimit të procesit për dosjen "Gërdeci". "Lista me emrat e tyre është dorëzuar në gjykatë në datën 13 mars 2009", thanë burimet nga akuza. Sipas burimeve, mësohet se në listën e personave që janë kërkuar për t‘u marrë në pyetje gjatë gjykimit, janë edhe dy ministra dhe ish-ministra të qeverisë. Lista e dëshmitarëve vijon më pas me punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarakë të Shtabit të Përgjithshëm, vartës të të pandehurve, si dhe me banorë të zonës së Gërdecit, persona të plagosur dhe punonjës të fabrikës së demontimit që i shpëtuan ngjarjes tragjike.

Mësohet se 230 dëshmitarë janë punonjës të "Albademil"-it, "Meico"-s dhe familjarë të viktimave të Gërdecit. Ndërsa pjesa tjetër janë ushtarakë, punonjës dhe ish-punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes. Ata duhet të vërtetojnë ngjarjen e Gërdecit, ku më datë 15 mars 2008, rreth orës 12:00, sapo kishte filluar pushimi i drekës, dhe disa punëtorë kishin filluar me nxitim transportimin e barutit, i cili ishte i paketuar në thasë plastikë i ndodhur në natyrë, në një sasi të madhe në sheshin e kapanonit. Ndërkohë, në këtë ambient janë shfaqur flakët e para, pranë një karroce, e cila ka qenë e ngarkuar me disa thasë me barut, pranë një grumbulli thasësh baruti. Kjo karrocë përdorej nga grupi i punës i të ndjerit Qemal Deliut. Prokuroria e Përgjithshme për këtë ngjarje ka regjistruar procedimin penal nr.3, viti 2008, dhe ka ushtruar ndjekje penale në hetimet paraprake në ngarkim të 30 të pandehurve të sjellë për gjykim. Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se kjo karroce është salduar nga i ndjeri Qemal Deliu në banesën e tij, disa minuta para se të shfaqej zjarri. Zjarri ka filluar të përhapej me shpejtësi në drejtim të kapanonit. Punëtorët, duke parë se ishte e pamundur që të shuhej kjo vatër zjarri, kanë filluar të largohen nga dy drejtime kryesore, që ishin porta e hyrjes në ndërmarrje dhe nga një portë anësore e kapanonit. Në këto momente ka ndodhur shpërthimi i parë në sheshin para kapanonit, i cili është pasuar nga shumë shpërthime të tjera të njëpasnjëshme, për shkak të sasive të mëdha të barutit të depozituar si në ambientet para dhe brenda kapanonit, ashtu edhe në të gjithë territorin e "Ish-Brigadës së Tankeve", ku ushtronte aktivitetin shoqëria "Albademil shpk". Kjo ngjarje tragjike shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen rëndë të 27 personave, 109 personave të plagosur lehtë, 67 personave me dëmtime të tjera të lehta nga kjo vepër penale, 61 personave të tjerë të trajtuar në spitale, për të cilët nuk është mundësuar përcaktimi i shkallës së dëmtimit dhe shumë dëme të tjera. Prokuroria thotë se 5829 personave u është shkaktuar dëm material në vlerë 2141343616 lekë, nga vepra penale e shkatërrimit të pronës me eksploziv, që përfaqësojnë shkatërrime dhe dëmtime banesash, biznesesh, orendish të tyre, fermash bujqësore dhe blegtorale. Shtetit i është shkaktuar dëm material në vlerë 102500000 lekë nga vepra penale e shkatërrimit të pronës me eksploziv, që përfshin shkatërrimin dhe dëmtimin e objekteve sociale, shkollave, zyrave dhe orendive të tyre.

 

12 Komente

Ka kater dite ky shkrim per Gerdecin ketu e asnje peshk nuk e merr mundimin as ta lexoje...E pra a nuk ishte beteja e forte e admineve tane Gerdeciii?  smiley

Zana,

Kam nje tundim ti kunderpergjigjem asaj qe the me te njejtin ton, por sa per miresjellje po te ve ne dukje qe ne krye te shkrimit ke daten kur eshte postuar. Shikoje edhe njehere dhe mos u tall me fatkeqesi te renda.

Ll.

Eshte prurje juridike qe nuk ka fort interes pasi ceshtjeve te tilla u dihet perfundimi. Kosta me aksident te "provuar" nga experte amerikane....Ylli Pinari ne burg ...( me pashaporte amerikane pas ca muajve)... Delijorgji do lere Klubin Dinamo dhe do marre Tironen..Mediu do marre Min. E Jashteme etj etj ....dhe  " ushtaraket qe sollen gjith kete katraure do perfundojne te habitur prapa hekurave" smiley ...  dhe ti dhe une e dashur Zane duke rrahur uje ne havan . Gerdeci eshte DEGJUAR dhe SHUME besoj..deri ne metropolet e medhaja . Por ajo qe ka RENDESINE me te madhe eshte se rimon ne vergjet e bejteve popullor e qe tarshegohen ne shekuj per  qeveri MBERTHECKASH e GERDECKASH te dal nga GOP-et! smiley

peace people tani qe jemi ne NATO kerkohet maturi vetepermbajtje pjekuri etj etj etj smiley

mire dita para se gjithash e diten e mire....

Gerdeci eshte nje nga arsyhet pse Berisha nuk eshte ftuar ne darken me Obamen pardje! Megjithe lutjet e Berishes per nje ftese, diplomatet amerikane as nuk kishin denjuar ta degjonin.. Sipas nje burimi te brendshem, konfirmuar edhe nga jashte as nje kryeminister apo president nuk eshte takuar me Berishen!

Per sa i perket shkrimit a do te thirret Shkelzen Berisha te deshmoje..  Pasi emri i tij do te dale gjate gjyqit dhe deshmive..   smiley

 

LLukan...mos u bej edhe ti si ata per te cilet punon.Nuk u talla per Gerdecin...e pata lehtesisht me "zellin",ose me mire instrumentalizimin qe keni vene ju ne kete çeshtje.Jane dy gjera te ndryshme apo jo??

Zana mos i kalo idiotlleqet e tua tek te tjeret. Te thashe qe ja kepute kot per daten, u perpoqa edhe te isha i sjellshem e tani kthehesh e me tregon vendin e punes. Rri aman, mos u bej me qesharake se sa me pergjigjen e pare.

Ll.

gerdeci eshte diskutim mbyllur

kush ka dy pare mend ne koke e di se kush jane fajtoret dhe do beje aq sa ka ne dore pas pak ditesh

te vetmit qe kerkojne debat akoma sot jane legenet qe shpresojne ne memorien e pjerdhur te turrmave. 

 

 

Ne reformat demokratike , me e rendesishmja ka qene qe prokuroret te pajisen me kalendar.

Gjykata sipas ligjit duhet ta ktheje mbapsht dosjen e akuzes.

Motivi eshte se akuza ka bashkangjitur "korrupsionin ???" me fatkeqsin.

Jane dy çeshtje qe duhet te gjykohen te ndara.

Edhe ne qofte se vertetohet se ka pasur korrupsion, çfare lidhjet ben akuza, midis korrupsionit dhe fatkeqsis.

Cilat jane motivet e akuzes, qe ne mungese te korrupsionit , nuk do ndodhte fatkeqsia.?

Sikur prokuroret te ishin te pajisur me kalendar, do e kuptonin se ka kaluar koha e denimeve kolektive.

Me shqeteson pyetja " cileve i ka borxh prokuroria, qe "sulmon" qeverin, duke lene te kuptoje, shikoni ne si prokurori po bejme te pamunderen per ta hequr qafe kete qeveri" ??????????'

 

Ceshtja Gerdec, akoma nuk ka filluar.

Njerezit jane te pa informuar me ate qe ka bere vaki atje dhe me mekanizmin qe u perdor per te arrit atje.

4 Maj 2009 fillon gjyqi. Shikoni se mos kete te penduar aty. Yll Pinari, Luan Hoxha nuk eshte Vehbi Alimuca apo Maksude Kadena qe mund te beje burg per Safet Zhulalin apo Aleksander Meksin.

26 viktima te vrara, jo te aksidentuara. Vrasje masive.

Kur Fatmir Mediu ti pergjigjet pyetjes se perse ai neglizhoi informacionet e marra nga NATO se qarqe te caktuara jane te interesuara per akte qe do sabotonin hyrjen e Shqiperise ne NATO atehre do jemi dhe me te qarte.

Ose me mire pyetja do ishte : perse Fatmir Mediu nuk e informoi Kryeministrin per informacionin qe ai kishte marre ne Bruksel 2-3 jave perpara se te ndodhte Gerdeci ? Apo e kishte njoftuar ?

Kete le ta thote kur ta pyesin.

Pastaj do shikojme se cdo me thene te qeverisesh ne menyre te sukseshme. Ceshtja eshte me e thjeshte : di apo nuk i di rradhet e puneve, e nese nje informacion i rezervuar hudhet ne kosh te plehrave nga Ministri i Luftes atehere jane dy gjera qe duhet te merren ne konsiderate : ose nuk di ose e ben me dashje.

Edhe sikur te pranojme rastin e pare 26 viktima nuk duhet te quhen viktima aksidenti, se kjo pune cdo gje mund te jete po vetem aksident jo.

Per cdo viktime duhet 100 vjet burg. Jane 30 te pandehur ? Le ti ndajne ne kete forme : 26 here 100 pjestim 30. smiley

Koth, a jane keto dokumenta pjese e akt-padise apo jane thjesht informacione qe diskutohen ne Tirane? Une nuk e di nese eshte apo jo aksident por pamjet qe ne pame te fisk fare, deshmite e lexuara neper gazeta mbi kushtet e sigurise te kesaj fabrike ishin skandaloze dhe burim i padiskutueshem aksidentesh. Pra, nese e gjykon te arsyeshme, na ndrico pak me shume mbi ato cka di...

400 vete deshmitare!

Tregon se eshte nje ceshtje qe do te kete nje vendim te bazuar mire nga ana e gjykates.,nje ceshtje qe do te hedh poshte"idene e nje aksidenti ose gabimi njerezor".

400 deshmitare do tregojne se ceshtja e Gerdecit nuk ishte  nje aktivitet bisnesi pularie ,qe "qeveria nuk dinte se cbehej aty"!

Besoj se vendimet gjysore te gjykates qe perkojne edhe me hyrjen ne Nato,do te tregojne edhe idene tjeter shume te rendesishme"se ligji ne shqiperi eshte i barabarte per te gjithe njesoj"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).